Struktura e tike e kanunit
Yamamoto KAZUHIKO
Tezat e profesorit japonez Kazuhiko, mbi etikėn e shoqėrisė njerėzore pa shtet
A ėshtė forma origjinale e etikės nė shoqėrinė njerėzore?
Fiset Gege nė malėsitė veriore tė Shqipėrisė kanė njė kod zakonor tė njohur me emrin Kanun. Nė njė shoqėri fisnore sikurse ajo e Shqipėrisė Veriore, ku sistemi gjyqėsor nuk funksionon mirė, njė akt hakmarrjeje i kryer nga pala e dėmtuar, ėshtė sanksioni mė i fundit pėr tė ndėshkuar njė dėmtues ose njė palė ofenduese, njė hap i domosdoshėm pėr tė rivendosur dhe pėr tė ruajtur rendin shoqėror nė shoqėrinė njerėzore. Nė Shqipėrinė Veriore, njė akt hakmarrjeje kundėr njė ofenduesi i cili kryen njė akt tė shėmtuar, tė cilin Kanuni e konsideron si njė veprim joetik, gjykohet si njė akt drejtėsie. Ēėshtja si lind dhe zhvillohet etika dhe rendi shoqėror nė njė shoqėri pa pushtet shtetėror, pėrbėn njė nga enigmat qė qėniet njerėzore pėr njė kohė tė gjatė janė pėrpjekur ta zgjidhin. Me tė drejtė ėshtė supozuar qė para se nė shoqėrinė njerėzore tė shfaqej pushteti shtetėror, qėniet njerėzore kanė jetuar nė njė shoqėri ku ky pushtet mungonte. Thomas Hobbes ishte i pari qė tregoi se njė kontratė shoqėrore pėrbėnte fillesėn e rendit shoqėror nė njė shoqėri pa pushtet shtetėror. Rousseau, Nietzsche dhe Girard propozuan teori mbi fillesėn e rendit shoqėror, mbėshtetur nė teorinė e kontratės shoqėrore tė Hobbes. Megjithatė, tė gjitha kėto teori duhet tė kenė dėshtuar nė zbullimin qė, njė shoqėri pa pushtet shtetėror ka etikėn e vet personale, e cila ėshtė zhvilluar nė mėnyrė tė vetvetishme si rezultat i njė kulture pagane. Shoqėria fisnore e Shqipėrisė Veriore, ku Kanuni ushtron pushtet normativ nė vend tė pushtetit shtetėror, ka etikėn dhe rendin shoqėror tė pėrpiluar sipas mėnyrės sė vet. Nė kėtė kumtesė do tė sqaroj konceptet etike tė Kanunit dhe do tė propozoj njė teori tė re mbi origjinėn e etikės dhe rendit shoqėror nė shoqėrinė njerėzore, duke pėrdorur strukturen etike tė Kanunit. Pjesa Veriore e Shqipėrisė pėrbėhet nga njė terren i thyer malor me gryka tė thella ku bėn pėrjashtim njė rrip i ngushtė pėrgjatė bregut tė Detit Adriatik. Popullsia e kėsaj zone, e cila flet dialektin gegė tė gjuhės shqipe, ka ruajtur strukturat fisnore tė bazuara nė Familjen, Vllazninė dhe Fisin, deri sa diktatori shqiptar Enver Hoxha e shkatėrroi atė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Malėsitė e Shqipėrisė Veriore qė prej Mesjetės i janė nėnshtruar kodit fisnor zakonor tė quajtur Kanun. Kanuni ėshtė transmetuar gojė mė gojė mes fiseve shqiptare deri sa frati franēeskan Shtjefėn Gjeēovi, mė sė fundi, ia arriti tė pėrpilonte kodin, i cili u botua pas vdekjes sė tij mė 1933, nėn titullin Kanuni i Lekė Dukagjinit (Lopasic 1992: 89-105).
Konceptet etike tė Kanunit
Kanuni i mbledhur dhe kodifikuar nga Shtjefėn Gjeēovi pėrbėhet nga 1263 nene. Meqė neni 1181 ėshtė i ngjashėm me nenin 1081, atėherė kemi tė bėjmė nė fakt me 1262 nene (GJEĒOV 1989 [1933]: 198, 208). Tipari mė dallues i Kanunit ėshtė se ai lejon burrat tė hakmerren, veprim ky qė funksionon si njė sanksion kundėr dhunimit tė tė drejtave tė tė tjerėve. Nėse njė akt hakmarrjeje i kryer nga pala e ofenduar nuk mbėshtetet nga koncepte etike, ai rezulton nė veprime tė mbrapshta dhe dhunė pa fund. Fakti qė pėr disa shekuj Kanuni ka funksionuar si njė kod zakonor nė Shqipėrinė Veriore dhe nė Kosovė, i cili krijoi mundėsi popullit tė ruajė rendin shoqėror duke i zgjidhur konfliktet nė bashkėsi, tregon se popullsia nė kėtė hapėrsirė e konsideron aktin e hakmarrjes tė pėrcaktuar nė Kanun, si njė veprim etik. Nė mėnyrė tė dukshme koncepti i hakmarrjes ėshtė guri themeltar i cili potencialisht mund ta zhdrivillojė strukturėn etike tė Kanunit. Meqenėse Kanuni e pėrcakton nė mėnyrė tė qartė se gjaku i derdhur duhet tė shpaguhet, kuptohet se hakmarrja ėshtė e lidhur pazgjidhshmėrisht me konceptin e "Gjakut". Kėrkimi i shkaqeve tė njė dhune tė tillė kaq shpaguese, e cila si pasojė rezulton nė gjakderdhje, na pajis ne me ēelėsin pėr tė shkuar drejt koncepteve tė cilat ndėrtojnė strukturėn etike tė Kanunit. Ėshtė e lehtė tė zbulosh se katėr konceptet, "Betimi"-"Beja", "Besa" (besa ėshtė njė betim pėr armėpushim), "Nderi" dhe "Miku", bashkėshoqėrohen me "Hakmarrjen". Pėr shembull, kur njė burrė ėshtė fyer, ai ka tė gjitha tė drejtat pėr ta rivendosur nė vend nderin e tij duke vrarė fyesin. Kur njė burrė ose njė mik ėshtė vrarė, gjaku i derdhur duhet tė shpaguhet. Nė kėtė mėnyrė, qė tė katėr konceptet, "Betimi", "Besa", "Nderi" dhe "Miku" do tė puqen mbi konceptin e "gjakut" nėpėrmjet njė dhune hakmarrėse. Cili ėshtė sfondi etik qė e bind njė burrė tė vrasė njė ofendues kur ai ėshtė i turpėruar ? Pse ėshtė i detyruar njė burrė tė kėrkojė shpagim kur miku i tij vritet? Kur pėrpiqemi tė kuptojmė strukturėn etike tė Kanunit duke pėrdorur gjashtė konceptete: "Betimin", "Besėn", "Gjakun", "Nderin", "Mikun" dhe "Hakmarrjen", ne nuk ia arrijmė ta bėjmė njė gjė tė tillė, sepse na mungon njė lidhje e rėndėsishme nė mes kėtyre koncepteve. Atėherė unė zbulova se teoria marebito (miku-hyj) propozuar nga Shinobu Orikuchi, njė folklorist dhe shkrimtar japonez, ishte njė ēelės pėr zgjidhjen e kėsaj mėdyshjeje. Sipas tij, hyji shfaqet i maskuar si mik ndėr ritualet fetare tė Japonisė sė Lashtė. Kur Hyji-Zoti, i maskuar si njė plak, viziton njė fshat dy herė nė vit pėr ta bekuar popullin, njė mikpritės duhet ta trajtojė mikun-hyj me njė mikpritje tė veēantė (ORIKUCHI 1972 [1954]: 3-62). Nė kėmbim tė mikpritjes, miku-hyj i jep njė bekim mikpritėsit, bekim qė siguron lumturinė dhe shėndetin e familjes mikpritėse. Nė ritualin e pritjes sė njė miku-hyj, ofrimi i ushqimit ndaj kėtij tė fundit ėshtė njė moment i njė rėndėsie kritike. Nuk ka rituale tė njė miku-zot vizitor pa ushqim qė hahet nė njė pėrpjestim tė drejtė dhe sė bashku.
Duket se shqiptarėt e kanė konceptin e "Mikut" dhe traditėn e mikpritjes tė ngjashme me atė tė japonezėve tė vjetėr. Kanuni thotė: "Shpija e Shqyptarit āsht e Zotit e mikut" (Nenin 602). Miku duhet tė nderohet me bukė, kripė dhe zemėr. Neni 608). Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare shkruan: ""miku brenda portės (shtėpisė) sė dikujt, pėr njė shqiptar ėshtė mė i shenjtė se sa ēdo gjė tjetėr "Miku, nė jetėn e Shqiptarit pėrfaqėson kategorinė mė tė lartė etike, mė tė rėndėsishme se sa lidhjet e gjakut". Krahasimi i kulturės dhe traditės nė mes shqiptarėve dhe japonezėve antikė na ēon ne tek koncepti i "Ushqimit", i cili ėshtė njė element i domosdoshėm i kuptimit tė Kanunit. Nė kėtė mėnyrė, ne zbuluam shtatė koncepte etike nė Kanun: "Betimi", "Besa", "Gjaku", "Nderi", "Miku (miku-zot)" "Ushqimi" dhe "Hakmarrja".
Vijon
Pėrktheu dhe pajisi me shėnime Romeo GURAKUQI
Kazuhiko Yamamoto punon aktualisht si profesor nė Institutin Shkencor tė Shėndetit nė Universitetin e Kiotos, me gradėn M.D dhe Ph.D. Fushat e tij specializimit janė Mjekėsi e Brendshme, Shkenca e Shėndetsisė, Antropologji Psikologjike, Antropologji Kulturore mbi Etikėn. Ndėr studimet e tij mė tė rėndėsishme nė fushėn e Etkės hyjnė: Struktura Etike e Kanunit, Illiria, Struktura Etike e shoqėrisė Homerike, Kanuni i Lekė Dukagjinit i ngashėm me Kodin japonez "Mitochin", Origjina e moralit dhe rendit shoqėror me njė shoqėri pa pushtet shtetėror. Studimi qė po paraqesim nė kėtė numėr e mė pas nė numrat nė vazhdim ka pėr qėllim njohjen e etikės sė Kanunit nė origjinėn, shkėlqimin dhe rėnien e tij. Mendimet dhe tezat janė vetėm tė autorit dhe pėrkthyesit dhe ne kemi respektuar atė duke mos bėrė asnjė koment.
Milosao.
Krijoni Kontakt