Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Terminologjia fetare dhe gjuha shqipe

    “TERMINOLOGJIA FETARE DHE GJUHA SHQIPE”

    Mė 6 qershor 2005, nė mjediset e Hotel “Tiranės”, u mbajt Konferenca Shkencore me temė: “Terminologjia Fetare dhe Gjuha Shqipe”.
    Kjo konferencė u organizua nga Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė sė Akademisė sė Shkencave nė Tiranė, Instituti i Studimeve Albanologjike nė Prishtinė, Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetėrimit Islam nė Tiranė, me tė cilėt bashkėpunojnė bashkėsitė fetare dhe institucionet e tyre pėrkatėse.
    Synimi kryesor i konferencės pėrfshin tre drejtime kryesore:
    - Tė vėrė nė dukje pėrvojėn e vlefshme tė derisotme nga tė gjitha trevat shqiptare, me qėllim qė kjo pėrvojė tė pėrgjithėsohet.
    - Tė vihen nė dukje probleme nga praktika e sotme, nė veēanti nevojat pėr zgjidhje tė reja dhe pėr tė mėnjanuar luhatjet e panevojshme, largimet nga natyra e shqipes dhe nga rregullat e saj tashmė tė ngulitura, ndikimet e panevojshme nga gjuhėt e huaja etj.
    - Tė pėrvijohen disa drejtime pėr punėn e ardhshme, duke dhėnė propozime pėr zgjidhje me rreze tė gjerė dhe qė tė kenė aftėsinė tė pranohen e tė zbatohen nė praktikė.
    Nė kėtė konferencė mbajti njė kumtesė dhe Mitropoliti i Korēės, Hirėsia e Tij Joan Pelushi. Kumtesėn e tij po e botojmė.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Mbi disa probleme nė terminologjinė e teksteve filozofiko-fetare

    Nga Imzot Joan Pelushi

    Pėr arsye qė tashmė dihen, trashėgimia nė shqip e literaturės filozofiko-fetare nuk ėshtė e pasur dhe terminologjia e saj nuk ėshtė e pėrcaktuar qartė. Sot, pėrkthimet dhe krijimet nė rrafshin filozofik e fetar kanė marrė njė farė zhvillimi. Por, fatkeqėsisht, si nė shumė fusha, edhe kėtu, tendenca pėr tė pėrkthyer ka pėrfshirė edhe shumė persona qė nuk janė kompetentė pėr ato qė pėrkthejnė. Si pasojė shihet njė pėrdorim jo i saktė i termave tė ndryshėm, qė nė vend tė sqarojnė dhe tė mbushin boshllėkun e madh nė fushėn e mendimit, shkaktojnė njė pėshtjellim akoma mė tė madh, madje nė disa raste terminologjia e pėrdorur shkon deri nė kufijtė e tė pakuptueshmes. Kjo nuk vjen nga mungesa e fjalėve, por nga moskultivimi pėr njė kohė tė gjatė i mendimit dhe i literaturės fetare dhe filozofike. Nė fakt, gjuha shqipe ėshtė e pasur me fjalė qė japin nuanca tė ndryshme, por kėrkohet njė lėvrim dhe pėrcaktim i terminologjisė pėr kėto disiplina, pa pėrjashtuar edhe krijimin e neologjizmave.
    Kėshtu qė pėr tė bėrė tė mundur pėrkthimin e saktė tė mendimit filozofik dhe fetar, ne na duhet tė kemi terma tė pėrcaktuar qartė. Dhe pėr kėtė duhet filluar nga themeli, nga termat bazė. Mendimi fetar dhe filozofik i qytetėrimit evropian ėshtė ngritur mbi sintezėn e hebraizmit dhe tė helenizmit, edhe kur ato paraqiteshin me hebraizmin nė formėn e krishterizuar dhe me helenizmin nė atė tė romanizuar. Mendimi filozofik i Mesjetės u ngrit mbi kėto dy mendime, duke qenė njėkohėsisht trashėgimtar dhe sintetizues i prurjes biblike (judeo-kristiane) dhe asaj klasike (greko-romake). Terminologjia e kėtyre dy mendimeve ishte bazė pėr formimin e terminologjisė fetaro-filozofike tė Mesjetės, terminologji e cila vazhdoi nė formė edhe nė mendimin e mėvonshėm dhe atė bashkėkohor, ndonėse shpesh jo nė pėrmbajtje. Prandaj, pėr tė pasur njė pėrkthim tė saktė nė literaturėn fetaro-filozofike duhet filluar me pėrcaktimin terminologjik tė mendimit tė vjetėr klasik dhe atij biblik.
    Nė procesin e pėrgatitjes sė teksteve doktrinalė dhe nė pėrpjekjet pėr tė pėrkthyer pjesė nga mendimi i vjetėr biblik dhe ai klasik, kemi hasur nė disa sfida, tė cilat kėrkojnė zgjidhje pėr ta ngritur gjuhėn tonė tė mendimit fetaro-filozofik nė standardin e gjuhėve tė tjera tė kultivuara. Meqenėse kjo ėshtė njė fushė e gjėrė qė do tė kėrkonte njė hapėsirė tė madhe diskutimi, do tė ndalemi pėr tė shtjelluar nė detaje vetėm disa prej tyre, pėr tė kuptuar se sa i rėndėsishėm ėshtė pėrcaktimi i qartė i terminologjisė.
    Terma tė rėndėsishėm nė literaturėn filozofike dhe fetare janė frymė dhe shpirt, prandaj dallimi dhe pėrdorimi korrekt i kėtyre fjalėve ėshtė i domosdoshėm. Parimi shpirtėror, i cili i kundėrvihet atij trupor, si nė rastin e mendimit grek (Platonist, Neoplatonist apo Gnostik), apo qė nuk shihet vetėm nė antitezė me trupin, si nė antropologjinė hebraike tė Dhiatės sė Vjetėr, tregohet me pėrdorimin e dy termave: nė hebraisht ruah dhe nefesh dhe nė greqisht pnevma dhe psiki. Pėrkthimi i zakonshėm nė LXX i termit hebraik ruah ėshtė pnevma (264 herė nė LXX) dhe i nefesh ėshtė psiki. Nė latinisht ekuivalenti i ruah-pnevma ėshtė spiritus dhe i nefesh-psiki ėshtė anima. Pėrdorimi i fjalėve ruah, pnevma, spiritus pėrkon nga kuptimi me fjalėt nefesh, psiki, anima dhe shpesh kėto dy fjalė pėrdoren nė tė njėjtin kuptim. Por ndonėse kėto dy terma, si nė traditėn biblike hebraike, ashtu edhe nė shkrimet e autorėve tė lashtė klasikė, pėrfshirė kėtu edhe Platonin, pėrdoren si ekuivalentė, pėrsėri shikohet njė nuancė nė pėrdorimin e tyre. Pėr shembull, fjala frymėzim jepet gjithmonė nė traditėn hebraike me termin ruah. Edhe nė autorėt e vjetėr klasikė grekė jepet gjithmonė me pnevma, po ashtu si edhe nė latinisht me spiritus, duke ruajtur nė kėtė mėnyrė njė lloj nuance tė ndryshme nga nefesh, psiki, anima. Ashtu si hebraishtja ruah, edhe pnevma e spiritus janė pėrgjegjėse pėr tė folurėn profetike apo ekstatike, ose pėr tė folurėn e frymėzuar nė pėrgjithėsi. Po ashtu edhe Shkrimi i Shenjtė nė pėrgjithėsi i pėrdor termat ruah, pnevma, spiritus dhe nefesh, psiki, anima pothuajse nė tė njėjtin kuptim. “Ti nuk do ta lėsh (nefesh, psiki, anima) shpirtin tim nė Sheol” thotė Psalmisti. Dhe nė njė vend tjetėr thotė, “Nė duart e tua e lė (ruah, pnevma, spiritus) frymėn time”.1 Madje nė Librin e Sirakut 38:23 fjala hebraike nefesh ėshtė pėrkthyer me pnevma. Shėn Joani pėrdor fjalėn psiki kur Zoti thotė se “shpirti im ėshtė i tronditur”,2 ndėrsa nė njė vend tjetėr nė tė njėjtin kuptim pėrdor fjalėn pnevma, “Jisui u trondit nė frymė.”3 Shembuj tė tillė janė tė shumtė.
    Por nė dy tekste tė Shkrimit tė Shenjtė duket sikur bėhet njė dallim ndėrmjet pnevma dhe psiki.
    Mbėshtetės tė teorisė trikotomiste pėrpiqen t’i shikojnė kėto pjesė si mbėshtetje biblike tė teorisė sė tyre.4 Kėto dy tekste gjenden nė letrat e Apostullit Pavėl. “Sepse Fjala e Perėndisė ėshtė e gjallė dhe vepruese, mė e mprehtė se ēdo shpatė me dy tehe dhe depėrton deri nė ndarjen e shpirtit (psikis) dhe tė frymės (pnevmatos), tė nyjeve dhe tė palcave.”5 Po nė tė njėjtėn mėnyrė apostulli vė nė kontrast njeriun frymor ose shpirtėror (pnevmatikon) me njeriun natyror (psikikon).6 Gjithashtu, nė disa shkrime tė Etėrve tė shkretėtirės, sidomos nė shkrimet asketike, bėhet njė dallim midis pnevma dhe psiki7. Shėn Pavli i pėrdor termat pnevma dhe psiki, jo si dy elementė tė ndryshėm, por njeriun frymor (pnevmatikon) si lartėsimin mė tė madh tė shpirtit. Pėr Shpirtin e Shenjtė (ose Fryma e Shenjtė) gjithmonė pėrdoret ruah/pnevma/ spiritus: hebraisht Ruah Hakodhesh, greqisht to Pnevma to Agion dhe latinisht Spiritus Sanctus.
    Fjala pnevma (frymė) ėshtė pėrdorur pėr tė treguar shpirtin e rilindur qė jeton nė kungim me hirin e Shpirtit tė Shenjtė. Ajo tregon lartėsimin e shpirtit nė gjendjen e tij tė parė, nė gjendjen e tij natyrore, e cila ishte deformuar nga mėkati. Kėshtu fryma (pnevma) ėshtė vetė shpirti (psiki) nė aftėsitė e tij mė tė larta, me anė tė tė cilave ai kupton dhe pėrjeton realitetin hyjnor. Po nė tė njėjtėn mėnyrė ėshtė pėrdorur fjala frymė edhe nė letrėn e Apostullit Juda. Ai i quan ata qė krijojnė ndarje nė Kishė si “njerėz mishor qė s’kanė frymė-pnevma”8, domethėnė njerėz jo tė rilindur, njerėz qė nė shpirtin e tyre nuk vepron Shpirti i Shenjtė dhe qė janė nėn zotėrimin e pasioneve mishore. Por ndonėse nuk ka bazė pėr tė supozuar se apostull Pavli po shprehet si trikotomist, pėrsėri kemi pėrdorimin e dy termave tė ndryshėm dhe pėr njė saktėsi tė transmetimit tė mendimit tė tij, do tė duhej qė nė pėrkthim tė jepet me ekuivalentėt e tė dy termave.
    Po ashtu nė mendimin e vjetėr grek haset shpesh ndarja e pjesėve tė ndryshme tė shpirtit dhe pėr kėtė pėrdoren terma tė ndryshėm. Duke filluar me trikotominė platoniste, e cila ėshtė fillimi i ndarjeve tė mėvonshme, dhe duke vazhduar me pėrdorimet e Platonizmit tė Mesėm, Neoplatonizmit, Plotinit, Gnostikėve etj., shihet pėrdorimi i tė dy termave. Pėr t’i pėrkthyer nė shqip kėta autorė ėshtė e nevojshme tė kemi terma tė qartė korrespondues, pėr tė pėrcaktuar drejt dhe saktė nuancat e holla tė kėtij mendimi. Do tė ishte pothuaj e pamundur tė pėrktheheshin disa autorė tė vjetėr, si p.sh. Filoni dhe, si rrjedhojė edhe tė gjithė komentarėt e rinj rreth tyre, pa njė terminologji tė saktė tė fjalėve pnevma dhe psiki. Kėshtu qė pėrpara nesh shtrohet ēėshtja e pėrcaktimit nė shqip tė kėtyre dy termave.
    Nė pėrkthimet nė shqip ruah/ pnevma ėshtė dhėnė me fjalėt frymė dhe shpirt. Nė Formulėn e Pagėzimit (1462) dhe nė Mesharin e Gjon Buzukut (1555) pėrdoret termi Shpirt - Shpirti i Shenjtė. Po e njėjta fjalė pėrdoret edhe pėr psiki/anima. Edhe nga autorėt e tjerė tė mėvonshėm veriorė, si Budi, Bogdani etj., pėrdoret Shpirt i Shenjtė. Nė botimin e Ungjillit, gegėrisht, 1872, pėrkthim i K. Kristoforidhit, pnevma pėrkthehet me fjalėn shpirt. Po me tė njėjtėn fjalė shpirt pėrkthehet gjithashtu edhe psiki. Nė botimin toskėrisht mė 1879 pnevma ėshtė pėrkthyer frymė. Po ashtu edhe nė botimin e dy librave tė parė tė Dhiatės sė Vjetėr, mė 1884, si edhe nė libra tė tjerė (si Psaltiri etj.,) ėshtė ruajtur kalkulimi ruah/pnevma me frymė dhe nefesh/psiki me shpirt. Edhe nė botimet e mėvonshme nė toskėrisht ėshtė ruajtur kalkulimi pnevma-frymė dhe psiki-shpirt. Kėshtu nė gegėrisht ėshtė pėrdorur forma Shpirti i Shenjtė dhe nė toskėrisht Fryma e Shenjtė. Nė pėrkthimet e librave liturgjikė nė shqip, Imzot Noli pėrdor Shpirti i Shenjtė nė vend tė Fryma e Shenjtė. Po ashtu edhe nė botimet e fundit tė Kishės Orthodhokse ėshtė pėrdorur forma Shpirti i Shenjtė. Gjatė kėsaj dekade nė botimet e ndryshme tė Shkrimit tė Shenjtė janė pėrdorur tė dyja fjalėt si frymė ashtu edhe shpirt. Ndėrsa psikikon (I Kor. 2:14-15) ėshtė pėrkthyer nė mėnyra tė ndryshme: nga Kristoforidhi ėshtė pėrdorur fraza si shtazė, (si edhe nė latinisht lidhja anima-animal); nė botime tė mėvonshme ėshtė pėrkthyer natyror, fjalė qė nė kuptimin teologjik nuk ėshtė e qartė dhe madje mund tė shkaktojė njė konfuzion. Mė afėr qėndron fjala gjallėsor.
    Fjala frymė lidhet mė mirė etimologjikisht me ruah/pnevma. Ajo ka tė njėjtėn rrėnjė me greqishten pnevma dhe sanskritishten pran (pra+an). Frymė ka nė shqip edhe kuptimet e tjera qė kanė nė gjuhėt e tyre ruah, pran dhe pnevma. Fjala shpirt, ekuivalente me ruah dhe pnevma ėshtė njė huazim nga latinishtja spiritus. Pėrdorimi i fjalės shpirt apo frymė ėshtė i barazvlefshėn dhe i saktė nga ana teologjike, si edhe nga ana gjuhėsore. Por nė mungesė tė njė fjale shqipe tė pėrpunuar teologjikisht, e cila do tė jepte kuptimin e nefesh/psiki/anima, mund tė pėr pėrdorej fjala shpirt. Ndonėse nė shqip frymė dhe shpirt kanė dhe pėrdoren pothuaj nė tė njėjtin kuptim, pėrsėri ndėrmjet tyre ka njė nuancė tė hollė qė ndoshta do tė na lejonte t’i pėrdorim nė kuptimet e mėsipėrme. Por nėse mund ta pėrdorim si emėr shpirt pėr tė dhėnė psiki, nuk do tė mund ta pėrdornim dot si mbiemėr, sepse nėse psikikon do tė pėrkthehej shpirtėror do tė ndryshohej rrėnjėsisht kuptimi. Siē e pėrmendėm edhe mė sipėr mė afėr fjalės psiki mund tė ishte gjallesė ose gjellė qė nė shqipen moderne ėshtė pėrdorur mė tepėr nė kuptimin e ushqimit, por tek autorėt e vjetėr, si Buzuku dhe tek arbėreshėt ka edhe atė tė jetės.
    Pėrkthimet nuk mund tė bėhen nė mėnyrė mekanike dhe jo nga kushdo. Pėrveē njohjes sė gjuhės kėrkohet edhe njohja e asaj qė pėrkthehet. Kėtu nuk bėhet fjalė vetėm pėr njė zgjedhje ose preferencė, si pėr shembull, pėrdorimi olokaust apo i gjithėdjegur, por pėr fjalė qė janė shumė tė rėndėsishme pėr njė pėrkthim dhe kuptim tė qartė tė diskutimit filozofik apo fetar. Gjithashtu do tė ishte shumė e vlefshme, edhe pėr terma tė tjerė, pėr tė ruajtur njė formė qė do tė tregonte tėrė nuancat e termit, sepse pėrveē kuptimit gjuhėsor termi ka edhe zhvillimin e tij historik.


    1 Shih Ps. 15:10; 30:6. (Renditja e
    psalmeve ėshtė dhėnė sipas LXX).
    2 Joani 12:27
    3 Joani 13:21
    4 Teoria trikotomiste ėshtė ajo teori qė
    e ndan pėrbėrjen e njeriut nė tri pjesė:
    trupi, shpirti dhe fryma. (soma, psiki
    dhe pnevma ose nous)
    s Hebrejtė, 4:12.
    6 I Korinthianėt, 2:14-15 dhe 15:46-47.
    7 Ndonėse qėllimi i kėtij shkrimi nuk
    ėshtė pėrcaktimi teologjik i kėtyre dy
    termave, pėrsėri ia vlen tė theksohet
    se ndonėse tek disa Etėr tė hershėm tė
    Kishės mund tė gjenden formula nė
    dukje trikotomiste, vizioni i tyre pėr
    njeriun ėshtė dikotomist. Mėsimi i tyre
    mbi njeriun duhet parė nė tėrėsinė e
    tij dhe jo duke shkėputur vetėm ndonjė
    thėnie tė tyre.
    8 Juda, 19.

    (vijon nė numrin e ardhshėm)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Pėr dy terma tė tjerė tė rėndėsishėm tė Shkrimit tė Shenjtė na duhen pėrsėri dy terma nė shqip.
    Bėhet fjalė pėr termat Perėndi dhe Zot. Nė pėrdorimin popullor kanė tė njėjtin kuptim, por nė Shkrimin e Shenjtė pėrdoren me nuanca tė ndryshme. Te Jahve shihet njė Perėndi dhe Zot personal dhe imanent, njė Hyjni e zbuluar te populli i Izraelit, emri personal i Perėndisė sė Moisiut. Nė pėrkthimin e LXX termi hebraik Elohim zakonisht, me pėrjashtime tė vogla, pėrkthehet me Theos.9 Ndėrsa Jahve (mė saktė Adonai, sepse shkruhej Jahve por lexohej Adonai dhe pikėsimet e zanoreve ishin ato tė fjalės Adonaļ) pėrkthehet nė mėnyrė strikte me Kirios. Nė latinisht janė ruajtur po ato ekuivalente: Elohim me Deus dhe Jahve me Dominus. Po i njėjti kalkulim ėshtė ruajtur edhe nė gjuhėt moderne, si nė frėngjisht, anglisht, gjermanisht italisht, spanjisht, rusisht etj, jo vetėm pėr Elohim dhe Jahve, por edhe pėr ruah/pnevma dhe nejesh/psiki.
    Nė shqip zakonisht, por jo gjithmonė, ėshtė ruajtur po i njėjti kalkulim: Elohim me Perėndi (ose Hyu) dhe Jahve me Zot. Por nė shumė pėrkthime ato janė pėrdorur nė vend tė njėra-tjetrės. Kėtu nuk flitet pėr gabime doktrinale, por pėr tė pasur njė pėrkthim tė qartė dhe qė tė ruajė tėrė nuancat e mendimit biblik. Buzuku pėrdor fjalėn Zot pėr tė dy termat Elohim/ Theos dhe Jahve/Kirios. Tek Kristoforidhi ruhet kalku Elohim/Theos me Perėndi dhe Jahve/Kirios me Zot. Po ashtu nė pėrkthimin e Dom Simon Filipajt kemi Elohim/ Theos/Deus me Hyji dhe Jahve/ Kirios/Dominus me Zot.
    Fjala Perėndi i pėrshtatet termave Elohim/Theos, sepse tregon Hyjninė nė pėrgjithėsi dhe nuk pėrdoret pėr njerėzit. Termi hebraik Adon/Adonai, fjala qė lexohej nė vend tė Tetragramit, pėrdorej edhe pėr njerėzit. Po ashtu edhe ekuivalenti aramaik Mare pėrdorej pėr Zot, por edhe pėr njerėzit nė kuptimin e sunduesit, zotit. Fjala Zot i ka tė gjitha kuptimet e Adon/ Kirios. Ky term edhe nė shqip pėrdoret jo vetėm pėr Hyjninė, por edhe pėr njerėzit. Pėr kėtė arsye mendoj se ėshtė e domosdoshme tė kemi dy terma nė shqip pėr tė ruajtur nuancat e tė dy termave tė Shkrimit tė Shenjtė. Dhe tashmė ne i kemi nė pėrdorim kėto dy terma nė shqip: pėr Elohim/Theos fjala Perėndi dhe pėr Jahve/Kirios fjala Zot. Ajo qė mbetet ėshtė vetėm konsensusi pėr t’i pėrdorur kėto dy terma nė kuptimet e mėsipėrme.
    Nė pėrpjekjet pėr tė qartėsuar terminologjinė ne duhet tė mbėshtetemi edhe nė trashėgiminė tonė. Pėrpjekja pėr tė ndryshuar gjėra qė tashmė janė konsoliduar nė shekuj nuk ėshtė serioze. Njė term i tillė i rėndėsishėm ėshtė ngjallja. Nė botimet e fundit po pėrdoret gjithnjė e mė tepėr ringjallja. Pėr tė rujatur traditėn unė mendoj se duhet tė pėrdoret ngjallja. Nė kėtė formė pėrdoret tek Anonimi i Ungjilli tė Pashkėve, si edhe nga autorėt e vjetėr si Buzuku, etj. Po nė kėtė formė ėshtė nė traditėn gojore. Gjithmonė shpallja ėshtė bėrė duke thėnė Krishti u Ngjall. Nėse pėrdorimi i ringjall ka ardhur nga imitimi i gjuhėve perėndimore, apo nga mendimi se ky term ėshtė mė i saktė, sepse tregon qė Krishti u ringjall, nė tė dyja rastet nuk ka bazė, as gjuhėsore dhe aq mė pak doktrinale. Nė aramaisht, gjuha qė ishte mė afėr me ngjarjen historike dhe nėpėrmjet tė cilave u pėrhap nė tėrė botėn veprimi i ngjalljes sė Krishtit, jepet me fjalėt kum, qė ka kuptimin e ngritjes. Pėrshėndetjet nė aramaisht, hebraisht dhe arabisht pėrsėri kanė rrėnjėn kum (arab. El Messieh kahm!; hebr. Ha Masheeha houh kam!) Nė greqisht Christos anesti! dhe lat Christus resurrexit!, kuptimi ėshtė i ringritjes. Ndėrsa nė angl. Christ is Risen!, pėrsėri kuptimi ėshtė Krishti u ngrit.
    Njė tjetėr term i rėndėsishėm i literaturės fetare nė pėrgjithėsi dhe i asaj liturgjike nė veēanti ėshtė kungimi. Me fjalėn kungim ėshtė pėrkthyer fjala greke koinonia, nė latinisht communionis (qė do tė thotė bashkėsi, shoqėri, pjesėmarrje, bashkėpėrjetim). Shėn Pavli (II Kor. 13:14 ) e pėrdor kėtė fjalė pėr pjesėmarrjen nė fazat e detajuara tė jetės sė Krishtit. Nė shqip ėshtė pėrkthyer me fjalė tė ndryshme (tė gjitha i kanė kuptimet e koinonia), si kungimi, bashkėsia, pjesėmarrja dhe shoqėria. Buzuku e pėrdor fjalėn kungim, por pėr II Kor. 13:14 pėrdor fjalėt tė ngjėruomit me paqt tė Shpirtit tė Shenjtė. Kostandin Kristoforidhi dhe Imzot Theofan Noli e kanė pėrkthyer “dhe shoqėria e Shpirtit tė Shenjtė”, ndėrsa nė Librin e Shėrbesave tė Shenjta (botuar mė 1961) ėshtė pėrkthyer “dhe pjesėmarrja e Shpirtit tė Shenjtė”; po ashtu ėshtė dhe nė Librin e Shėrbesave tė Shenjta tė Kishės Orthodhokse (botuar 1994). Nė pėrkthimin e Dom Simon Filipajt dhe nė disa pėrkthime tė tjera ėshtė bashkėsia e Shpirtit tė Shenjtė. Mendoj se duhet pėrdorur fjala kungim, ngaqė kjo fjalė, sė pari, ėshtė njė fjalė e vjetėr e fondit terminologjik fetar shqiptar, dhe ka po atė kuptim, siē ka fjala e pėrdorur nė greqisht dhe latinisht, prandaj do ishte mirė tė ringjallet; dhe sė dyti, duket sikur e shpreh mė mirė kuptimin linguistiko- teologjik tė koinonia. Fjalėt e tjera si pjesėmarrje, shoqėria, bashkėsia, ndonėse janė tė sakta, japin vetėm njė aspekt tė koinonia. Ndėrsa fjala kungim i pėrfshin tėrė kuptimet e tjera, si pjesėmarrje, bashkėsi, shoqėri dhe bashkėpėrjetim.
    Njė tjetėr ēėshtje nė unifikimin e Shkrimit tė Shenjtė, nė rastin tonė Biblės, ėshtė pėrdorimi i emrave. Nė botime tė ndryshme emrat shkruhen ndryshe. Nė traditėn orthodhokse dhe katolike kemi disa prej emrave, pavarėsisht nga arsyet, qė kanė shqiptime tė ndryshme.
    Tashmė ka ardhur koha qė tė unifikohen dhe tė pėrcaktohen sa mė shumė qė tė jetė e mundur. Pavarėsisht nga preferencat e shumėkujt nuk ėshtė e lehtė tė pranohet diēka qė duket si e huaj pėr njė komunitet. Duhet punuar qė, duke ruajtur trashėgiminė dhe veēorinė e ēdo komuniteti, tė arrihet njė pėrbashkėsi sa mė e madhe. Kjo kėrkon pėrpjekje dhe mirėkuptim pėr tė krijuar njė terminologji dhe emėrtime sa mė tė pėrbashkėta, qė asnjė nga komunitetet tė mos cėnohet dhe as tė mos ngurtėsohet dhe tė izolohet nė njė geto kulturore, gjė qė do tė kishte pasoja tė mėdha nė izolimin kulturor dhe komunikues tė vetė kėtyre komuniteteve. Ky izolim do tė pengonte zhvillimin e mendimit shqiptar dhe do tė krijonte “gjuhė tė ndryshme”, duke penguar komunikimin jo vetėm ndėrmjet komuniteteve tė krishtera, por edhe nė gjithė bashkėsinė shqiptare. Vlen tė pėrgėzohet pėrpjekja qė po bėhet pėr njė pėrkthim tė pėrbashkėt tė Dhiatės sė Re, dhe tė pranuar nga tė gjitha komunitetet e krishtera, proces qė ėshtė nė vazhdim dhe pėr tė cilin dėshirojmė qė tė ketė sukses. Njė tjetėr aspekt i rėndėsishėm ėshtė edhe pėrcaktimi i termave nė pėrkthimet e shkrimeve asketike, ngaqė kėto shkrime flasin shpesh pėr teknikalitete tė pėrcaktuara qartė. Duke bėrė analiza tė sofistikuara tė natyrės dhe psikologjisė njerėzore, ato kanė krijuar njė terminologji pothuajse shkencore.
    Ashtu si nė ēdo fushė tė shkencės, si p.sh. nė atė tė psikologjisė dhe tė psikiatrisė, ku tashmė ėshtė krijuar njė terminologji e pėrcaktuar, ndryshimi i sė cilės do tė sillte njė konfuzion tė madh, po ashtu edhe nė literaturėn asketike, pėrdorimi me vend i termave tė caktuar ėshtė i domosdoshėm. Duke u nisur nga disa pėrkthime, jo direkte tė literaturės asketike, tė bėra nga persona pa pėrgatitjen teologjike, shihet njė pėrdorim jo i saktė i termave, gjė qė tradhton pėrmbajtjen. Do tė ndalem nė disa prej tyre.
    Termi logismos - nė shumės logismi - kupton nė pėrgjithėsi nė shkrimet asketike jo mendimin nė kuptimin e zakonshėm, por mendimin e provokuar nga demonėt dhe prandaj i cilėsuar shpesh, sidomos nė literaturėn asketike, me mbiemrin i keq ose demoniak. Ai mund tė tregojė edhe njė mendim tė frymėzuar hyjnishmėrisht, por gjithmonė njė mendim tė imponuar nga njė forcė e jashtme. Ta pėrkthesh atė vetėm literalisht, do tė thotė tė mos ta pėrkthesh, sepse pėrkthimi vetėm mendim do tė keqinformonte.
    Kėshtu, duke marrė parasysh edhe pėrkthimet nė gjuhėt e tjera, nė pėrkthimet e reja tė literaturės asketike, ne kemi pėrdorur njė neologjizėm: termin mendim ndėrhyrės, ngaqė ai ndėrhyn nga njė forcė jashtė mendjes.
    Gjithashtu janė dy terma teknikė shumė tė pėrdorur nė literaturėn asketike: gr. diakrisis dhe diorasis, pėrkthyer nė latinisht e para me togfjalėshin clarus-qartė dhe videre- shikoj (nė gjuhėt neolatine chiaroveggenza, clairvoyance etj.) dhe i dyti me discerna. Nė pėrkthimet shqip herė janė pėrkthyer me tė njėjtėn fjalė dhe herė me fjalė tė ndryshme. Mendoj se duhet tė pėrdorim dy fjalė tė dalluara qartė, ngaqė tė dy termat teknikė tė literaturės asketike tregojnė dy gjėra tė ndryshme. Diorasis, clairvoyance, shpreh atė aftėsi apo fuqi mbinatyrore, dhuratė e hirit tė Shpirtit tė Shenjtė, qė mundėson pėr tė parė apo ndjerė objekte ose veprime, qė ndodhin larg nė hapėsirė apo nė kohė, tej shikimit tė zakonshėm fizik. Fjala greqisht ka kuptimin e shikimit pėrmes diēkaje nga di pėrmes dhe orasis shikoj. D.m.th. shikoj pėrmes, tejshikoj. Edhe nė gjuhė tė tjera ka po atė kuptim. Nė pėrkthimet tona ne kemi pėrdorur pėr diorasis termin tejshikim.
    Tejshikimi ka njė ndryshim tė vogėl nga termi tjetėr asketik (gr. diakrisis, lat. discerna), i cili tregon mė tepėr njė dhuratė shpirtėrore qė e lejon dikė tė dallojė ndėrmjet tipeve tė mendimeve qė hyjnė nė mendjen e njeriut. Nėpėrmjet kėsaj dhurate, fitohet dallimi i frymėrave - domethėnė, aftėsia pėr tė dalluar ndėrmjet mendimeve apo vizioneve tė frymėzuara nga Perėndia dhe atyre tė ardhura nga demonėt. Pėr kėtė term ne kemi pėrdorur fjalėn dallim.
    Nė kėtė paraqitje tė shkurtėr, vetėm sa i kemi prekur disa nga problemet kryesore dhe si pėrfundim mund tė themi: se qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė pėr ta zgjidhur problemin, por pėr ta hapur atė, sepse pėrcaktimi i njė terminologjie, tė pranuar nga njė rreth i gjerė, ėshtė frut i njė pune dhe diskutimi tė gjatė dhe gjithėpėrfshirės. Nė zhvillimin e sotėm tė pėrkthimeve dhe nė situatėn e nevojės sė qartėsimit dhe konsolidimit tė mendimit fetar nė vendin tonė, ėshtė koha pėr tė pasur njė fjalor tė termave filozofikė dhe teologjikė, tė hartuar nga kompetentė tė kėtyre fushave, pėr tė bėrė tė mundur dhėnien nė shqip tė mendimit filozofiko-fetar me saktėsi dhe me tėrė forcėn dhe nunacat e tij. Pėr tė realizuar kėtė, do tė ishte nevoja tė ngrihej njė grup, i pėrbėrė nga gjuhėtarė dhe teologė, tė cilėt duke u mbėshtetur nė trashėgiminė e deritanishme dhe duke respektuar traditėn e ēdo komuniteti, tė pėrpiqen tė jenė krijues pėr tė arritur njė pėrbashkėsi tė njė terminologjie tė pėrcaktuar qartė. Mendoj se tashmė ka ardhur koha tė mendohet edhe pėr kėtė, qė edhe studenti i shqipes tė mos ketė mė njė ngatėrrim terminologjik dhe si pasojė edhe njė ngatėrrim filozofik dhe teologjik.


    9 Nė pjesė tė veēanta tė Pentateukut- Pesėlibėrshit ėshtė Jahve qė ėshtė pėrkthyer me Theos, p.sh. nė Eks. 16 pesė herė nė Eks. 10 dhjetė herė; Nu. 22 11 herė.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2006
    Postime
    172

    Ndryshimi midis fjalėve Frymė dhe Shpirt

    Ndryshimi midis fjalėve frymė dhe shpirt

    Duke parė se nė Shkrimin e Shėnjtė pėr tė dhėnė shpesh herė tė njėjtėn ide, vėrehet pėrdorimi i fjalėve tė ndryshme.
    Si p.sh. Frymė-shpirt (shqip)
    Spirit- anima (latinisht)
    Pneuma-psihi (greqisht)
    Ruah-nefesh (hebraisht)
    Por megjithėse kėto fjalė nė pamje tė parė duken si tė njėjta, ato brenda tyre mbartin njė ndryshim kuptimesh ndoshta shumė tė hollė. Ky dallim ka sjellė si pasojė krijimin e njė teorie “trikotomiste”, e cila ndan qėnien njerėzore nė frymė, shpirt edhe trup. Teori tė cilėn e mbėshtesin mbi disa citate biblike, si p.sh “Sepse fjala e Perėndisė ėshtė e gjallė dhe e punės edhe mė e mprehtė se ēdo thikė me dy presje edhe depėrton gjer mė tė ndarė tė shpirtit (psihi) edhe tė frymėsė (pneuma) tė nyjeve dhe tė palcave...” (Heb 4: 12) edhe “ Edhe vetė Perėndia i paqtimit u shėnjtėroftė juve tė tėrė, edhe u ruajtė tėrė fryma (pneuma) edhe shpirti (psihi) edhe trupi pa palavi...” (I Thes 5: 23).
    Por gj.th.sh nė Shkrimin e Shėnjtė shohim qė kėto fjalė zėvendėsojnė njėra tjetrėn si nė Psallmi 15: 10 “Sepse ti nuk do ta lesh shpirtin (psihi) tim nė Sheol...”, dhe Psallmi 31: 5 “Nė duart e tua e besoj frymėn (pneuma) time...”. por tė njėjtėn gjė mund tė dallojmė edhe nė Dhiatėn e Re si: “Ndashti shpirti (psihi) im ėshtė i turbulluar...” (Joani 12: 27) dhe “Jisui pasi tha kėto u turbullua ndė shpirt (pneuma) ...” (Joani 13: 21).
    Por duke parė tekstin greqisht me fjalėn psihi (shpirt) shpesh herė nėnkuptohet jetė si: “Sepse ai qė do tė dojė tė shpėtojė jetėn (psihi) do t’a humbasė atė. (Mat 16: 24) dhe nė Joani 12: 25 fjala “jetė” identifikohet me atė “psihi”. Ndėrkohė qė nė greqisht pėrdoret fjala “psihi” qė ėshtė korespondente me fjalėn “shpirt” nė shqip sot. Gj.th.sh nė Dhiatėn e Vjetėr fjala “psihi” ka kuptimin e jetės (gjėllim ose gjallim).
    Gjen. 1: 24 “Le tė pjellė dheu shtėzė tė gjalla ...” (Tė Bėrėt )
    “Tė prodhojė toka qėnie tė gjalla...” (Zanafilla, ABS)
    « αγετο η γη ψυχην ζωαν » “eksagageto i gji psihin
    zoan” (greqisht)

    Gjen 1: 30 “...edhe ē’do shtėrpiri...qė ka jetė...” (Tė Bėrėt)
    “Dhe ē’do kafshe ...dhe ka nė vetvete njė frymė jete”.
    (Zan ABS)
    «ψυχη ζωης» “psihi zois” (greqisht)
    Gjen 2: 7 “...edhe i fryjti ndė fyej tė hundės sė atij frymė jete...”
    “Tė Bėrėt”
    “...i fryu nėvrimat e hundės njė frymė jete...” (Zan ABS)
    «...ενεφυσησεν εις το προσοπων αυτου πνοην ζωης, και
    γενετο ο ανθροπος εις ψυχην ζωσαν...» “enefisisen is to
    prosopon aftu qe egjeneto o anthropos is psiqin zosan”
    (greqisht)
    Gjen 9: 4 “Po mish me jetėn e ati, me gjakun e ati nuk do tė hani”
    (Tė Bėrėt)
    “Po nuk do tė hani mish me gjallėrinė e tij, d.m.th me gjakun
    e tij” (Zan ABS)
    «πλην κρεας εν αιματι ψθχης ου φαγεσθε» “plin kreas en emati psiqis aftu u fageste” (greqisht)
    Lev 17:11 “sepse jeta e mishit ėshtė nė gjak...” (Lev ABS)
    «...η γαρ ψυχη πασης σαρκος αιμα αυτου εστε...» “i gar i
    psiqi pasis sarkos ema aftu esti” (greqisht)
    Tė njėjtė gjė mund tė shohim edhe tek (Deut 12: 23). Ku fjala psihi ka kuptimin e jetės, gjėllim. Por tek (I Kor 2: 14) shohim qė fjala (psihi), shpirt, ka kuptimin natyrė.
    Edhe tek libri “Eksaimeron H 7/β” shohim.
    Kėtu shėn Vasili jep njė sqarim mjaft tė qartė duke cituar Gjen1:24. Thotė: “ Qė tė mėsosh ku ndryshon shpirti i kafshės edhe i njeriut ..., tani dėgjo pėr shpirtin, (gjėllimin) e qėnieve tė pallogjikshme (kafshėve)”. Sipas Shkrimit tė Shėnjtė (Lev 17: 11), shėn Vasili vazhdon: “Gjaku kur mpikset bėhet mish dhe mishi kur prishet kthehet nė dhe’, pra shpirti i kafshėve ėshtė diēka e dheshme. Pra ekziston njė lidhje gjak mish dhe mish dhe’ edhe anasjelltas. Sigurisht shpirti (gjėllimi), i kafshėve nuk ishte i fshehur brenda nė dhe’ para se tė shfsqej, por zuri fill pasi u dha urdhėri nga Perėndia. Ky shpirt i tyre ėshtė i njėjtė sepse e njėjtė ėshtė edhe karakteristika e pallogjikshmėrisė sė tyre. Ndėrsa pėr kafshėt shpirti ( gjėllimi) vjen nga dheu sipas (Gjen 1:24), nė tė kundėrt shpiri i njeriut, pra gjėllimi vjen nga “fryma e jetės”, qė atij i hukati Perėndia nga vrimat e hundės Gjen 2: 7. Pra shohim qė njeriu u bė me shpirt tė gjallė, sepse Perėndia i dha atij “frymė jete”. Ku tregohet se shpirti (gjėllimi, jeta) ėshtė pasojė e shkakut, pra e frymės qė Perėndia i “fryu” njeriut.
    Gjė tė cilėn e mbėshtet edhe shėn Makario i madh qė thotė: “shpirti ėshtė jeta e trupit, dhe Fryma e Perėndisė jeta e shpirtit” (Omilia I ;7). Sepse shpirti e ka jetėn qėnien e tij nėpėrmjet Frymės sė Shėnjtė: “Me anėn e Frymės sė Shėnjtė gjallėrohet ē’do shpirt” (Dogmatika I fq 136).
    Tė njėjtėn ide shohim edhe tek Grigori i Nisės, i cili thotė: “Shpirti ėshtė mė lart se trupi, dhe nė po tė njėjtėn analogji thotė, se fryma ėshtė mė e lartė se shpirti. Shpirti nuk shihet si i ndarė nga fryma, por fryma shihet si pjesa mė e thellė (lartė) e tij dhe thotė: “Stadin e frymės qė sheh tek pėrsosmėria nė qytetarinė (mbretėrinė) e Perėndisė”. Ide pothuaj tė njėjta si tek tradita Siriane ku dallohen stadet trup, shpirt, frymė.
    Por kjo ide vjen mė e qartė nė Dhiatėn e Re, sepse nė shumė vende shihet lidhja shpirt frymė. Si tek Herenjtė 4: 12 “Sepse fjala e Perėndisė ėshtė e gjallė edhe e punės edhe mė e mprehtė se ēdo thikė me dy presje, edhe depėrton deri nė tė ndarėt tė shpirtit (psihi) edhe tė frymės (pneuma), tė nyjave e tė palcave...”


    Nė kėtė kuptim ėshtė pėrdorur nga apostulli fjala frymė nė vende si: (I Thes 5: 19), (Rom 12: 11). Kėtu apostulli nuk po mendon pėr tė gjithė njerėzit nė pėrgjithėsi, por vetėm pėr tė krishterėt. Po nė tė njėjtėn mėnyrė apostulli vė nė kontrast njeriun frymor (pneumatikos) me njeriun natyror (psihikos), (I Kor 2: 14-15; 15: 46-47). Pra me njeriun frymor (pneumatikos) nėnkuptohet njeriu qė ka marrė Hirin shpirtėror nė pagėzim edhe qė e kultivon nė vetvete kėtė Hir. Ndaj edhe apostulli Judha, njerėzit e pa rilindur i quhan mishorė (psihiki), njerėz qė nė shpirtin e tyre nuk vepron Fryma e Shenjtė (Judha 1: 19).
    Edhe shėn Irineu kur flet pėr frymė nėnkupton pėrsosjen e shpirtit nga Hiri i Frymės sė Shėnjtė.
    Por nė gjuhėn shqipe, megjthėse ekzistojnė dy fjalėt frymė dhe shpirt, kėto fjalė shpeshherė zėvendėsojnė njėra tjetrėn. Pra nė vend tė frymės pėrdoret shpirt. Dhe per vetė faktin se gjuha shqėipe ėshtė njė gjuhė, dokumentat shkrimorė tė sė cilės janė shumė tė vonė nė kohė; gjė qė sjell si pasojė humbjen e gjuhės, ndoshta jo tėrėsisht por nė mėnyrė tė pjesėshme. Kėshtu nė gjuhen shqipe nuk ekziston ndonjė fjalė autoktone qė tė japė kuptimin e fjalės “psihi”.
    Gjithashtu Ilirikumi ka qėnė njė zonė e cila njėherė ishte nėn influencėn e lindjes (bizantit) edhe njeherė nėn in fluencėn e perėndimit (latine). Kėshtu pra nė gjuhėn shqipe pėr kuptimin “psihi” shohim tė pėrdoret fjala shpirt, e cila ka rrėnjė latine, “spirit” qė korespondon respektivisht me fjalėt “pneuma” (greqisht) dhe “ruah” (hebraisht). Ndoshta kjo gjė krijon edhe problem nė pėrdorimin e fjales “shpirt”, e cila pėrkėthen njėherė fjalen “pneuma” dhe njėherė fjalėn “pshi”, tė cila ndonė se nuk shprehin pjesė tė ndryshme, shprehin nocjone tė ndryshme.
    Po nė pėrkthimin e kėtyre fjalėve ekziston edhe njė problem tjetėr i shfaqur nė kohėn e pėrkthimeve. Sepse siē lart-pėrmendėm gjuha shqipe ka kaluar njė krizė nė lėvrimine saj nėn perandorinė Otomane. Si pasojė shumė fjalė humbėn kuptimin e tyre origjinal duke devijuar nė kuptime tė tjera. P.sh fjala “dliri” ka humbur kuptimin e saj tė parė (liri) dhe perdoret sot me kuptimin (pastėri, qashtėrti), ose fjala shqipe “ujėdhesė” ėshtė zėvendėsuar nga fjala “ishull” me rrėnjė latine “izola”. Gjithashtu edhe fjalė tėtjera tė huazuara kanė humbur kuptimin e tyre origjinal, p.sh fjala turke “rospie” qė kishte kuptimin (vajzė e bukur dhe e shkathėt) sot nė shqip ka marrė kuptimin (kurvė), ose fjala “budalla” e cila nė kuptimin e saj origjinal d.m.th (njeri qė pėr momentin kryen njė veprim tė gabuar) sot pėrdoret me kuptimin (njeri i metė nga mėndja).
    E njėjta gjė ka ndodhur edhe me fjalėt frymė edhe shpirt. Gj.th.sh dhe mentaliteti i popullit ndryshoi nė lidhje me kėto fjalė, duke j’u pėrshtatur derivimit tė tyre. Kėshtu pėa kur thuhej: “sa frymė janė” nėnkuptohej sa krerė bagėti ose sa kafshė. Ndėrsa kur pyetja drejtohej pėr njerėz thuhej: “sa shpirt ka ajo shtėpi”. Kjo pėrbėntė edhe arsyen qė sa herė fjala “pneuma” tė pėrdorej nė lidhje me njė njeri tė pėrdorej “shpirt”, ndėrsa sa herė pėdorej “Agjio Pneuma” tė pėrkthehej “Frymė e Shėnjtė”.
    Megjithatė pėrdorimi “qenie frymore”, pėr kafshėt ėshtė i drejtė nėn idene e qėnieve tė pallogjikshme, pra qė merr frymė. Gjė e cila nė greqisht shprehet me fjalėn “pnoi” dhe jo me fjalėn “pneuma” e cila ėshtė fryma jetike qė njeriut j’u dha nga Perėndia me anė tė hukatjes (fryrjes). Dhe nėse fryma (pnoi) ėshtė thjesht frymėmarrje, fryma (pneuma) ėshtė esenca, ajo qė Perėndia i dha njeriut kur e krijoi sipas ikonės sė Tij.
    Kėto janė disa probleme qė parashtron nė gjuhėn shqipe fjala frymė edhe shpirt, sepse asnjėherė nuk ka ekzistuar njė fjalė e pėrpunuar teologjkisht pėr tė dhėnė kuptimin e saktė tė kėtyre fjalėve. Por megjthėse ato nė shqip shpeshherė zėvendėsojnė njėra tjetrėn, ndėrmjet tyre ekziston njė ndryshim, ndonėse ai nė dukje ėshtė shumė i hollė. Pėrsėri kėto fjalė kanė nė pėrdorim kuptimin e tyre frymė pėr (pneuma) dhe shpirt pėr (psihi).

Tema tė Ngjashme

  1. Studiues tė gjuhės shqipe
    Nga Eni nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 30-01-2018, 10:23
  2. Pėrgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  3. Ali Riza Ulqinaku (1855-1913)
    Nga Marsel nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 13:23
  4. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Dorėshkrimi shqip i Teodor Shkodranit nga viti 1210
    Nga ALBA nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-04-2004, 16:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •