Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    hmmm Maska e Niko D'Angelo
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Minnesota, USA
    Postime
    127

    Mbeshtes Vellezerit Dhe Motrat E Mija Studente Per Itali

    Qeveria Italiane ka bere fyerjen me te madhe ndaj popullit shqiptar qe nuk u jep viza studenteve shqiptare per Itali, duke fyer rinine tone, te ardhemen dhe inteligjencen e kombit tone. Mbeshtes qendrimin e studenteve shqiptare, per vize dhe ne keto momente u them atyre qe jam me ta deri ne fund edhe pse larg ketu ne USA. Italianet ta kerkojne falje qe u shprehen: Rrezik Klandestin. Jam me ju vellezer dhe motra. Luftni per te drejtat tuaja deri sa ti fitoni. Kemi njeri-tjetrin perderisa nuk kemi shtet te na mbroje. Koken lart vellezer dhe motra.
    Winners Don't Quit

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet nė Bllog
    17
    Eshte e lehte te akuzosh, por jo aq e lehte te kerkosh falje me vone pasi ke bere akuza te paqena fale mosinformimit sic duhet. Sot ne Itali ka me shume studente shqiptare se ne cdo vend tjeter europian, dhe kjo fale ndihmes te pakursyer te popullit italian.

    Studentet shqiptare nuk protestuan thjeshte ndaj ambasades apo qeverise italiane por ndaj abuzimeve qe jane bere ne dhenien e vizave kundrejt pagesave ne shume te medha. Si gjithmone shumat nuk kalojne ne duart e italianeve por ne duart e shqiptareve qe kane lidhje me ambasaden.

    Vete amabasadori italian ne Tirane e mori ne shqyrtim kete ceshtje dhe u gjykua qe zgjidhja me e mire eshte rimarja ne interviste e te gjithe studenteve.

    Une nuk i ve faj shtetit italian qe dyshon per dhenien e vizave pasi imazhi qe i kemi krijuar vetes ne shqiptaret me krimin e organizuar nuk luan ne favorin tone.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,408
    Postimet nė Bllog
    17
    Ambasada Italiane me ne fund hap dyert

    Manjola Zeka /Moren fund vuajtjet e nxenesve shqiptare. Ambasada Italiane eshte treguar dje bujare me studentet shqiptare duke dhene mjaft viza. Sic deklarojne vete nxenesit, vizat me te shumta jane marre nga ata studente te cilet kane kerkuar te drejta studimi per Mjekesi, Farmaci, Arkitekture, Inxhinieri etj. Nuk ka pasur shume pyetje dhe intervista ka qene shume e shkurter. "U futa per here te dyte dhe e mora pa problem fare vizen. Me bene nje interviste te thjeshte sa per procedure dhe kaq. Megjithese gjate ketyre diteve kam qene e shqetesuar, nuk mora guximin qe t'i pyesja pse me refuzuan heren e pare, " pohon per gazeten "KJ" nje gjimnaziste nga Tirana. Deri ne oren 11.30 minuta kane qendruar tek zyra konsullore dhe me pas ne oren 14.30 minuta tek Ambasada Italiane kane mbaruar pune. Por mes tyre ka pasur dhe nga ata qe presin per te marre vizen perseri sot, ose me daten 9 shtator. "Uen e mora vizen dhe do te nisem menjehere sot per te mos humbur kohe. Provimin e pare e kam neser, keshtu qe shpresoj te arrij ne kohe, te pakten sa te paraqitem," pohon Albani nje tjeter gjimnazist nga rrethi i Librazhdit. Por akoma te pasigurte ndjehen ata gjimnaziste qe do te marrin vizen me daten 9 shtator. Pasi u kane telefonuar shoket qe nga Italia dhe u kane thene se Universiteti Italian nuk ka bere asnje shtyrje date, pra, nuk ka bere asnje favor. Por, gjithsesi, shpresojne nje here qe te fusin vizen "ne xhep" dhe me pas te veprojne. Shume pak

    kane qene ata qe jane kthyer mbrapsht. Pasi gjate intervistet qe u eshte bere pala italiane ka dyshuar se ata nuk do te shkojne me te vertete me studime se nuk i kane dhene si duhet pergjigjet. Nderkohe behet e ditur se per nje vajze ambasada ka pasur dyshime "per rrezik prostitucioni" dhe i ka kerkuar qe vellai qe e pret ne Itali te depozitoje nje shume te madhe liretash, per te vertetuar plotesisht ate qe deklaroi vajza nga Lushnja. Tani kane mbetur pak dhe kane frike qe te flasin sic duket me emra, por nje zemerim duket qarte ne fytyrat e tyre. "Kemi degjuar mbreme ne televizor nga Ministri i Jashtem, Ilir Meta, se ata qe jane refozuar nga pala italiane, jane ata nxenes qe e kane mesataren gjashte. Por kjo nuk eshte aspak e vertete, pasi kriteret i vendos Universiteti Italian dhe ne aplikimet qe kemi bere nuk ka pasur nje kriter te tille. Madje kete vit per here te pare u hoq mesatarja per ata qe duan te studiojne ne Itali," pohojne disa prej tyre njezeri. Nje problem tjeter shqetesues per ta eshte dhe "thashethemi" i fundit; falsifikimi i diplomave. Nuk e pranojne ne menyre kategorike kete "bisht" tjeter pasi para dy muajsh i kane derguar per verifikim ne Universitetin Italian dhe kane marre pergjigje pozitive. Kjo sipas tyre i eshte shtuar justifikimeve te tjera te kota qe i kane nxjerre pengese deri sot.





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Si cdo gje ne kte bote dhe ITALIA ka dy fytyra.
    ITALIA e Verdit ..Italia e PUCINIT..e Bertinit dhe PAPES Gjon Pauli
    dhe Italia e Romano Prodit e asaj GABRIELES se Ambasades Italiane (qe vodhi Bizhuterit qe kish len pa vjedhur PPSH-ja njerzve te Mjere per nji viz te Qelbur ne Itali).. italia e Barezve ,shokve te skafisteve e Mafiozeve tane.
    Italia eshte si ne.
    Nji shtet i qelbur e i korruptuar ne themele.

    Fatkeqsia jone eshte se ITALIA e sidomos kjo e Jugut u be Model i Kapitalizmit DEMO_SOCIALIST qe kemi sot kte Shqiperi te ndyre.

    Kush mori viz italiane?

    Bllokmenet gezonin privilegjin e hyrje daljes ne Ambasaden Italiane dhe ne Itali ne Kohen e Komunizmit ne kohen kur Pader Meshkalla me shoke dergjej burgjeve.
    Bllokmenet moren Pasaportat dhe Vizat kur u be "Demokracia".

    Ja sot kush ka drejtqendrim ne ITALI..

    lexoni..
    .............
    PESCARA (4 shtator) - Nexhpi Kacuri ėshtė ndaluar sot nė provincėn e Peskarės, pranė banesės sė njė prej fėmijėve tė tij me ish-gruan, qė ėshtė motra e Xhuljeta Petallit, e arrestuar ditė mė parė, me akuzėn pėr trafik minorenėsh. Kacuri ėshtė akuzuar pėr rrėmbim personi, vjedhje, fallsifikim dokumentash, favorizim tė emigracionit klandestin. Ai punon aktualisht nė Pratola Pelinja dhe ka lejen e qėndrimit nė Itali. Shqiptari i arrestuar ėshtė baba i njė djali dhe njė vajze, respektivisht 13 dhe 16 vjeē, tė cilėt janė hequr nga kujdestaria e prindėrve dhe i janė besuar njė instituti. Arrestimi, sipas zėdhėnėsit tė prokurorisė, ka tė bėjė me hetimin e Xhianpiero di Florios mbi trafikun ilegal tė minorenevė nga Shqipėria nė Itali. Nga hetimet ka dalė se Kacuri ka bėrė disa udhėtime sė bashku me bashkėshortėt Petalli, duke i kthyer ata nga Bari pėr nė Shqipėri pa fėmijėt e tyre. Nė kėtė mėnyrė mendohet se kanė hyrė nė Itali ilegalisht mbi 62 minorenė. Ndėrkohė mėsohet se gjatė hetimit, ēifti Petalli nuk ka preferuar t'u pėrgjigjet pyetjeve tė hetuesit Xhip Kamilo Romandini.

    ed/ko (ANSA/BalkanWeb)
    -------------

    Keta plehra hyjne e dalin ne ITALI ..Keta perfaqsojne Kombin tone ne ITALI..Ata perfitojne Demokracine Italiane..

    Por akoma sot ka njerez ne Shqiperi qe nji jete te tere enderruan te Shkojne nji here te Shikojne KOLOSEUMIN ose Galerin UFICI, ose capella Sistinen..ose LA SCALEn..ose Firencen dhe te kthehen perseri ne Shqiperi..por kush i jep Viz atyre njerzve Fisnike..
    Jo ...Ambasada Italiane eshte nji cerdhe mafiozesh ashtu sic ka qene kto 50 vjet..
    Nji MAFIE.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 04-09-2002 mė 18:04

  5. #5
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Studentet (ajka e kombit)

    Mbeshtes protestat e tyre por ne te njejten kohe jam kundra thenieve te tyre,
    ''Jemi studenta nuk jemi refugjat''

    Refugjat ishte edhe Ajn Shtajni.

    Turp i botes shqipetaret ne kete fillim mijevjecari te ri skan akoma krah si te shqiponjes te levizin te lire, te studjojne e te marin viza sic e do rregulli po flen me jave te tera ne radhe si fansat e tenisit gjate kampionatit ne wimbeldon. Fajin e ka shteti Shqiptar, qeveria ose ndoshta edhe ministria e arsimit dhe e puneve te jashtme qe i len prinder femij vajza e djem te torturohen si ne ikjet e para ne kohen e ambasadave.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

Tema tė Ngjashme

  1. Tė jesh a tė mos jesh studentė? Kjo ėshtė ēėshtja.
    Nga banago nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-05-2006, 11:25
  2. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  3. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  4. Keshille per vellezerit dhe motrat muslimane!
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 09:48
  5. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •