Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 220
  1. #41
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    Harta e tij te kujton rrefimin e Olaf Jansen i cili ne 1829 hyri e bashku me te atin dhe me anijen e tyre ne boshllekun e tokes ne veri. Mendohet se aty eshte hyrja kryesore ndoshta, per ne boten e nendheshme

    Sipas David H.Lewis ne librin e tij Misteret e Piramides (pjese nga e cila kam postuar tek tema Mistere) hyrjet per ne boten e nendheshme jane shtate. Sipas te dhenave qe u deshifruan ne disqet e gjetura ne brendesi te Piramides se Madhe ne Giza, bota e nendheshme e quajtur Urim ka keto hyrje: (po citoj nga materiali i postuar njehere)

    Njohuri mbi shtate hapjet e Urimi, njera ne qendren magnetike te tij (Poli i Veriut), dy ne rajonet e mesit (rajoni i Jukatanit), nje ne Kuadratin Lindor (Shtetet e Bashkuara), dy ne krahun e kundert magnetik (Polin e Jugut) dhe nje ne mes te kuadratit oqeanik (Atlantik). Banore te nentokes ne kuadratin lindor dhe ne mes te gjysem sferes se perimetrit (Zona e Amerikes se Jugut) banor te solar 500 ne 1000 (qe do te thote se civilizimi i nendheshem ka ekzistuar prej 500 mije vjetesh solare) Baza e energjise Fizionike ne themel te sferes (kjo i referohet berthames se lenget te Tokes ose energjise se brendeshme).

    Hapesira te krijuara nepermjet drites per te hyre mbas strukturave (qe do te thote se hapesirat e nentokes te banuara nga ky civilizim ishin krijuar nga rreze lazeri perreth qyteteve per te krijuar mundesine e lidhjes midis tyre.) E njejta metode ishte pershkruar ne librin e Rampas, HEREMITI. Shtate prej te shtatave te fizionit dhe 63 nga ndarja e atomeve (qe ka kuptimin qe nga 70 qytete, shtate prej tyre kane energji ne formen e fizionit te lenget ndersa 63 perdorin perdorin ndarjen e atomit, neutronit dhe fotonit) dhe vija e nisjes drejtohet nga forca dhe lazeri. (Kjo ka kuptimin e nje fushe force speciale qe perdorej per te siguruar sistemin shtytes per anijet komzike duke i dhene drejtimin e duhur nepermjet teknologjise lazer.)

    Energjia per driten e lenget (fizionin) merrej nga qendra e pese planeve te ndryshme dhe nxirrej dhe kultivohej nga fushat e forces magnetike.

    Te gjitha strukturat e nendheshme te siguruara nga brendesia e berthames se berthames dhe te perpunuara me lazer strukturoheshin nepermjet ngritjes pezull (ka kuptimin qe te gjitha ndertimet strukturale metalike siguroheshin nga brendesia e tokes dhe vendoseshin nepermjet ngritjes pezull duke perdorur lazerin).

  2. #42
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,699
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Citim Postuar mė parė nga Darius
    Kur flitet per gjigandet styx nuk eshte fjala per Nefilim. Mbase eshte nje rrace pasardhese e tyre por jo Nefilimit e mirefillte dhe si rrjedhim as Anunaki. Plus qe per Anunakit teoria me e forte eshte qe kane qene reptilian humanoid dhe Nefilimet i bie te jene krijimi i tyre gjenetik ose sic presupozohet mund te jene Fallen Angels. Largimi i tyre per nentoke (nje pjese e tyre) sipas Stitchin u be ne momentin kur konflikti midis Enkit dhe Enlil arriti kulmin si dhe zemerimi i Anu-s per 'shthurjen' e Nefilim dhe obsesionin e tyre per femren njerezore solli si rezultat vendimin per te permbytur Token dhe zhdukur rracen e krijuar.
    Askund nuk kam permendur Nefilim ne postin tim.
    Ne fakt mendoj se gjigandet nuk kane lidhje me eksperimentet gjenetike Anunaki. Ne se ndonje komposit gjenetik eshte prodhuar nga raca aliene, keto kane pasur tipare reptilus-ornitologus, ku te ngjashmit me zogjte zevendesojne te ngjashmit me gjarperin. Mumje te llojit te dyte jane gjetur me shumice ne piramidat. Piktura te ornitologus qahajallare ka ne mjaft libra te vjeter te cilat i kane shpetur ndeshkimit human. Hibride te tjere humanoide kane qene sirenat, herpiet, gorgonat etj.)

    Ne se Nefillim kane qene krijim i pare gjenetik i Annunakit, cfare ka qene femra njerezore qe permend; nje krijim gjenetik (sikur na ke shkruar per majmun femer) apo aborigjinal? Ne se femra ishe aborigjinale, perse nuk paska edhe meshkuj aborigjinale?

    Pervec ketyre me lart, nuk shoh pergjegje qofte edhe te afert mbi tre pyetjet aspak rastesore qe kam bere ne postin paraardhes.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #43
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Citim Postuar mė parė nga Styx
    Askund nuk kam permendur Nefilim ne postin tim.
    Ke te drejte. Te kam lexuar duke patur ne mendje nefilim dhe do jem sugjestionuar nga mendimet.


    Ne fakt mendoj se gjigandet nuk kane lidhje me eksperimentet gjenetike Anunaki. Ne se ndonje komposit gjenetik eshte prodhuar nga raca aliene, keto kane pasur tipare reptilus-ornitologus, ku te ngjashmit me zogjte zevendesojne te ngjashmit me gjarperin. Mumje te llojit te dyte jane gjetur me shumice ne piramidat. Piktura te ornitologus qahajallare ka ne mjaft libra te vjeter te cilat i kane shpetur ndeshkimit human. Hibride te tjere humanoide kane qene sirenat, herpiet, gorgonat etj.)

    Ketu eshte dhe nyja qe ben lemsh cdo gje. Referenca ime e pare ishte nga materialet e Stitchin. Nese pranojme (qofte dhe apriori) qe gjigandet skane lidhje me nefilim atehere prania e tyre ne te njejten periudhe eshte e rastesishme?

    Ne se Nefillim kane qene krijim i pare gjenetik i Annunakit, cfare ka qene femra njerezore qe permend; nje krijim gjenetik (sikur na ke shkruar per majmun femer) apo aborigjinal? Ne se femra ishe aborigjinale, perse nuk paska edhe meshkuj aborigjinale?
    Kjo eshte pyetje 1 milion dollareshe. Dhe per kete pergjigjen do e jap vetem sipas Stitchin. (askush tjeter ska guxuar te mendoje me larg). Ninursag krijoi forcen puntore ne Toke duke perdorur genet e primateve ekzistues (per te cilet nuk mohohet qe kishin treguar shenja disi inteligjence) dhe genet e saj. Ne kete pike nuk percaktohet nese ajo krijoi nje femer dhe prej saj vazhdoi zinxhirin e "prodhimit" me femra te tjera e me pas me meshkuj apo e anasjellta. Pra fakti qe u zgjodh nje femer sdo te thote se ska patur dhe meshkuj aborigjinale. Te pakten ky eshte deduktimi im. Ketu dua te bej nje shmangie te shkurter meqe doli si argument. Nga konspiracistet (sidomos ata qe ngulmojne per ekzistencen e reptilianeve midis nesh) thuhet se ketu ka lindur dhe termi Gjaku Blu. Nga te gjithe dihet qe ky gjak perfaqeson aristoktracine dhe ne fakt eshte gjaku mbreteror i Ninursag (si vajza e mbretit Anu) dhe nga kjo linje gjaku u vazhdua me pas ne Babilonine e Lashte, Egjyptin e Lashte, Rome, Mesjete dhe deri ne ditet tona me perfaqesuesit e Shtepise Windsor, Orange, etj.

    Pervec ketyre me lart, nuk shoh pergjegje qofte edhe te afert mbi tre pyetjet aspak rastesore qe kam bere ne postin paraardhes.
    Edhe per kete ke te drejte. Po e citoj perseri shkrimin tend qe te jete me i fresket:

    Citim Postuar mė parė nga styx
    Perse Gjigandet kishin frike mos ngaterroheshsin me Zot (erit)?
    E quaj frike, sepse vetem kjo mund te detyroje nje race te tere te emigroje nden dhe.

    Perse Gjigandet qene e vetmja race qe mund te ngaterroheshin me Zot(erit)? Mbase sepse Annunaki qene gjigande gjithashtu? Kjo teori bie ne kundeshtim me faktin qe densiteti i Nibirut eshte 20 here me i larte se ai i tokes.

    Ne se Gjigandet mund te ngaterroheshin me Zot(erit), perse u fshehen xhuxhet? Edhe keta, jeteojne ne nje jete paralele me tokesoret, por jashte realmit te njeri tjetrit.
    I vetmi qe ka informacionin me te plote dhe nga ku te gjithe marrin burimet e tyre te references, eshte Stitchin. Gjigandet jo vetem per shkak te shtatelartesie se tyre por edhe te teknologjise qe kishin ne dispozicion i benin shume te afert me perendite e sumereve. Stitchin flet qarte per tempujt ku rrinin vetem perendite, mjetet e tyre fluturuese dhe me te afertit me ta ishin gjigandet. Ne asnje moment nuk kam vene re ndryshime ne permasa te gjigandeve dhe vete Anunakit. Nga ku mund te deduktohet qe ose se kane patur kete ndryshim ose informacioni nuk ekziston. Por ai flet per jetegjatesine e tyre shifra e te cilesh eshte madheshtore. Vetem ne tekstet biblike e gjen ate te perseritur me te njejten korrektese si ne ato sumeret. (ne fakt bibla ka perdorur shume tekste te vjetra).

    Mendimi im per fshehjen e gjigandeve nen toke eshte i tille (dhe ketu mbase do e perzjej dhe me civilizimet e zhdukura). Nese pranojme kete skenar, dmth ekzistencen e gjigandeve, ate te civilizimeve shume te avacuara, faktorin alien si dhe ate natyror... ndryshimet ne Toke (per te cilat jam i bindur qe jane ciklike) jane ditur dhe jane pritur nga keto rraca. Dhe per te shmangur zhdukjen nje pjese e tyre, ndofta ajo me e ndergjegjshmja u futen nen toke dhe mbas ndryshimeve qe pesoi globi, me gjendjen e mjerueshme qe u katandis pjesa e mbetur ne siperfaqe, luftrat, kanibalizmi, perpjekja per mbijetese e disave dhe egersia, pushtimet dhe mania e gllaberimit te mbreterive midis atyre qe arriten te ruajne nje pjese te civilizimit te tyre, i shtyn pjesen e futur ne toke qe te vazhdonin dhe te rrinin aty duke krijur nje civilizim paqesor larg konflikteve dhe brutalitetit te rracave te siperfaqes.

    Ne lidhje me faktin qe Annunaki kane qene gjigande kjo nuk eshte aspak kontradiktore. Pasi nese pranojme qe kane qene reptiliane, njeri nga tiparet kryesore qe pershkruhet sot nga te rrembyerit (abductees) qe cohen neper bazat e nendheshme apo triangular ufo, ajo qe permendet e para eshte shtatelartesia e reptilianeve qe varion nga 6.5 kembe deri ne 12 kembe. Kjo eshte paksa jashte teme por e permenda thjesht per ilustrim.

    Persa i perket xhuxheve kam te njejtin mendim si ai qe shpreha me larte ne lidhje me gjigandet.

    Pyetjet jane interesante dhe do doja te lexoja mendimin tend ne lidhje me to.

  4. #44
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,566
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 3 postime
    Ne kerkim te PLANETIT X

    Nibiru apo planeti X nuk eshte thjesht teoeri e pamarre ne konsiderate nga shkenca. Edhe pse informacioni real eshte shpesh here i izoluar (ajo qe ndodh ne te vertete ka gjithnje variant zyrtar dytesor ndryshe per ndryshe) ka levizje ne te cilat mund te shohesh nje lloj interesimi apo levizje ne lidhje me PLanetin X.
    Ne vitin 2006 nje kompani nga Uellsi, beri nje hap me para ne kerkimin e informacioneve hapsinore me te shumta ne lidhje me Planetin X.
    Eamonn Ansbro, drejtori i Kingsland Observatory, do te gjente nje website ne te cilin hidheshin info per ndertimin e softeve astrologjike dhe te njohurive te tilla. Ky ishte website i Tim Long dhe kompanise TiGra Networks. Pas kontaktit me keta te apasionuar qe merreshin me programim dhe astrologji, u arrit ne realizimin e nje projekti. Jane ne loje dy observatore astrologjike automatike te vendosur ne County Roscommon, Irland. Keta te fundit kane dy instrumente primare -nje "36-inch Newtonian Reflector", teleskopi me i fuqishem ne ishujt britanike, plus nje tjeter teleskop "16-inch Schmidt Cassegrain".Qellimi i tyre eshte qe te vezhgojne hapesiren ne kerkim te planeteve te vogla (njohur ndryshe edhe si Edgeworth-Kuiper Belt Objects -EKBOs-) dhe studimit te asteroideve....POR nje prej qellimeve kryesore dhe primare nder te tjere eshte edhe PLANETI X. Informacioni i kesaj qendre eshte lehtesisht i transmetueshem dhe kontrollueshem sepse eshte e lidhur me qendrat me te rendesishme boterore. Teknologja e perdorur eshte mjaft e perparuar.


    .... . . . . . . . . . . . .....


    Nese Anunaki krijoi njeriun, kush e krijoi anunakin e pare?
    pellazget kishin mitin e ndertimit te universit dhe jo te jetes ne toke e ashtu si ata eshe qyteterime te tjera.
    Ne lidhje me ate qe thote me siper Styx, per punen e shpendeve dhe te reptileve.-Ajo eshte e vertete dhe shume e dallueshme. Ne piramidat e qyteterimeve te Amerikes se jugut, ka pasur deshmi nga njerez qe kane pare figura te ngjashme me njeriun per nga forma, por te veshura me drite dhe me pupla shume ngjyreshe. Keto shfaqje apo vegime , merrini si te doni jane e kunderta e atyre qe tregojne per qenie reptiloide ne piramidat e Egjiptit apo edhe ne vende te tjera. Veshja e vendasve e cila eshte e mbushur me pupla dhe ngjyra, eshte pikerisht respekti qe i bejne ata ketyre qenieve.
    Ne greqine e lashte apo ne Pellazgji, kishte dy orakuj te cilet kishin fuqine kryesore ne ate kohe. Dodona dhe Delfi. Dodona ka lidhje me fuqine e marre nga dy shpendet (ketu mednohet se femra qe u soll aty fliste nje gjuhe qe dukej sikur cicerinte prandaj hidhet poshte varianti i pellazgeve vendas qe thonin se ishte nje pellumb i zi ai qe bente parashikimin). Po te shohim prape te Dodona aty eshte element magjik era, dmth ajri. Ndersa Delfi ka pasur elementin gjarper si element magjik. Megjithate Apollo ndalesen e pare dhe dhuratat e para te gjigandeve te veriut i ka te lidhura me pellazge dhe me Dodonen.
    C lidhje kane keta te fundit me Anunakin?
    Hyperborea eshte lidhja.
    A jane njerezit te lire apo jane te skllaveruar?
    Nese mendohet se u krijuam si eksp. gjenetik i vizitoreve ateher ne gjak eshte edhe fuqia qe shumica s di. Por mund te shihet problemi edhe ne nje menyre tjeter, kthyer anasjelltas. Po sikur te jemi ne me te vjeter se Anunaki?
    Kete nuk mund ta di njeri.
    Skllaveria e njeriut (nese eshte e tille) per se sherben. Mire ne fillim njeriu germoi neper miniera po pastaj. Vetem kaq?
    Per se i duhej ari Anunakit nese jane Zoter e normalisht te pavdekshem?
    Nuk besoj se mineralet kane vlere me te madhe se enregjia. Nese toka eshte nje mekanizem i perkryer dhe Universi po ashtu duhet patjeter energji. Ajo eshte baza e cdo gjeje. Ketu per mendimin tim eshte edhe celesi ose pika e dobet e diskutimit. Akoma nuk eshte spieguar qartesisht nga njeriu nese ka shpirt vetedije apo quaje si te duash ate gjendje qe mund te jete post-vdekjes, post-materies. Nese shikon perfundimet qe kane arritur edhe mjeke skeptike qe kane studiuar Near death exp. ateher i jepet nje pergjigjie shkencore:
    -Po ka vetedije. Rrjedhimisht ka shpirt, detyrimisht ka energji brenda kujtdo. Nje njeri=shpirt....shume njerez=nje planet plot me energji. Kujt mund ti duhet kjo energji?..Kete deri diku e shpjegon edhe David Icke i cili mendon se ne dimensin tjeter, vuatja dhe shpirti i njeriut jane ushqim per mbijetese i qenieve reptileve qe jetojne paralel me ne por jo ne dimensionin tone.
    Nese ka pasur tradheti ne Nibiru dhe ka pasur hedhje nga froni atehere afrohesh te hedhja e engjejve rebele nga qielli apo te mitologjite e ndryshme te cilat permendin ringritjen e nje princi, zoti apo ylli te rrezuar nga pushteti.
    Teorite e konspiracionit mendohet se jane dhe baza e luftrave boterore, ku ne fund fare mendohet qe do te shkaterrohet besimi te krishterimi dhe te myslimanizmi duke lene ne ajer njerezit duke i lene pa nje pike ku te cojne besimin e tyre (energjine e tyre?!). Ky do te jete edhe momenti i shfaqjes ne toke se princit te rrezuar apo yllit te rene. Gjithsesi e verteta eshte sh veshtire per tu kuptuar.
    Nese njeriu shihet si inferior, ateher miqt e mi kthejini syte nga i ashtuquajturi "djall" se toka eshte pikerisht INFERNUS...

  5. #45
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    ?
    Nese mendohet se u krijuam si eksp. gjenetik i vizitoreve ateher ne gjak eshte edhe fuqia qe shumica s di. Por mund te shihet problemi edhe ne nje menyre tjeter, kthyer anasjelltas. Po sikur te jemi ne me te vjeter se Anunaki?
    Kete nuk mund ta di njeri.
    Pa marre ne konsiderate krijimin ose jo gjenetik, fuqia qe kemi si qenie eshte shume e madhe por na mungon koshienca qe jemi te tille. Pra sjemi te ndergjegjshem per forcen qe kemi dhe kjo si rezultat i nje bllokimi gjenetik (te pakten sipas Stitchin). Me pare qeniet e kishin kete aftesi dhe prandaj thuhej They became as great as Gods dhe perfshi ketu jetegjatesine e tyre disa qindra vjecare, madje dhe me shume, ata kishin cdo tipar te krijuesve. Sa mund te lejohej kjo gje. Sa mund te lejoje krijuesi krijesin e tij te barazohet me te dhe te marri guximin te pushtojte ato kufij qe vete krijuesi i dominonte (kujto kullen e Babelit per te cilen shume thone qe nuk ishte aspak nje kulle e thjeshte).
    Ndersa per faktin nese jemi ose jo me te vjeter se vete Annunaki kjo varet nese kronologjia eshte e sakte. Rreth 500 mije vjet sjane pak por sjane dhe asgje ne raport me epokat gjeologjike dhe ne nje Toke me moshe 4 miliard vjecare. Pikepytjet jane te shumta dhe mozaikut i mungojne shume pjese. Psh cfare duan te tregojne te ashtuquajturat Ica Stones (rreth 15 mije sic thuhet zyrtarisht por ne fakt jane 40 mije) ku pershkruhen qenie njerezore bashkekohese me dinosauret (triceraptos, ankilosaurus, brontosaurus, diplodocus, etj)? Guret sjane datuar dot ndonese jane shume te vjeter (gjykuar nga shtresat ku u zbuluan) por ne dime qe dinosauret u zhduken 60 milione vjet me pare. The Ica Stones of Peru. Nga ana tjeter cfare ben nje kub hekuri (qartesisht produkt i nje teknologjie inteligjente) brenda nje guri me moshe 2 miliard vjecare? Apo gjurme kembesh gjigande te fosilizuara me moshe 130 milion vjecare? Apo gjurmet e qarta te ures qe lidh Indine me Sri Lanken dhe qe ka nje moshe 150 milion vjecare? Sa te verteta jane te dhenat (ndonese te zbehta) per civilizimin qindra miliona vjecar ne Toke? A ka ndonje te vertete mbi faktin qe ky civilizim fillimisht erdhi nga Prycon? Thjesht per kuriozitet lexoni intervisten e famshme te Lacertas per te cilen thuhet qe eshte reptiliane. The Lacerta Files

    Pikepyetjet jane te shumta. Gjeja me e mire eshte informacioni sa me i bollshem dhe mendimi i pavarur i pa influencuar nga "shkenca" e sotme. Te pakten arkeologjia dhe antropologjia kane deshmuar disa here qe sjane aspak te pavarura nga suprimimi i te vertetes mbi te kaluaren tone.

  6. #46
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,566
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 3 postime
    Per vite me rradhe shkencetaret kane fshehur nje te vertete te madhe. Fotot shokuese bere per planetin Toke nga hapesira. Ne akujt e polit te veriut nga hapesira mund te shihet e fotografohet lehtesisht nje vrime e madhe. Nje pamje e tille eshte pare edhe ne Venus dhe mendohet se nje strukture te tille me civilizim qe jeton ne brendesi te planetit mund te kete edhe ne Mars.
    Se fundmi, fizikanti rus Fedor Nevolin u be i famshem per teorine e tij "Fizike e re, gjeografi e re" ku mes te tjerash ai thote se eshte i bindur se Toka eshte me boshllek ne brendesi dhe ne mes te saj ndodhet nje Diell i vogel, ku mund te jetohet fare mire. Teroria e tij eshte me e gjate dhe eshte ne vazhden e te tjerave sepse ai nuk eshte i vetmi qe ka kete mendim.


    """""""""""""""""""""""""""""""""""""""""""

    Ne 1947 nenadmirali i marines amerikane, Richard Bird beri nje fluturim ne Polin e Veriut ku dhe pa ate qe pa Kolombi-nje bote tjeter..te re.
    Fillimisht pa nje perzierje drite me ngjyre te verdhe, te kuqe dhe vjollce e me pas iu shfaq nje si vargmal. Ai fluturoi dhe su besoi syve kur pa pyje lumenj dhe kafshe si mamuthe. Temperatura qe shenjonte termometri ishte 23 grade celsius.
    Habia e tij ishte me e madhe kur pa makina te cuditshme fluturuese. Radioja e tij u bllokua dhe nuk punonte me.
    Bird, tregonte se ai kishte takuar nje rrace qe na kalonte disa mijera vjet ne civilizim e ne zhvillim. Ata ishin te ngjashem me njerezit nga pamja, por me te bukur dhe kishin nje pamje teper spirituale.
    Ata kishin gjetur forma te tilla energjie qe mund te siguronin cdo gje. Vendi quhej Arianni.
    Ata ishin perpjekur qe te kontaktonin me njerezit, por ishin perzene dhe mjetet e tyre ishin qelluar . Ata vendosen perfundimisht qe te jene pjese e jetes se humaneve vetem nese kur ata te jene ne piken e vetshkaterrimit. I treguan Bird se si ishte civilizimii tyre dhe ne fund e shoqeruan dhe e lane te lire.
    Gjate qendrimit ai u takua me Mjeshtrin i cili i rrefeu se si njerezimi do te kalonte momente te veshtira deri prane vetshkaterrimit. Mjetet e tyre kishin si simbol kryqin nazist. Gjuha qe iu drejtuan atij ishte anglisht me theks nordik gjermanik. Ne fund kur e lane te lire e porositen qe ti jepte mesazhin njerzimit. Bird takoi presidentin e USA dhe i rrefeu ngjarjen.
    Autoriteteti thane qe te mos fliste me njeri per ate qe kish pare. Gjithe jeten ai u vezhgua dhe iu kontrollua rreptesisht cdo levizje.

    kjo eshte ne menyre te shkurter historia e Bird. Ajo qe nuk me bind eshte gjuha e folur (po te jete e vertet se flisnin gjermanisht ateher i bie te kete takuar SS ose ndryshe keta te fundit te ishin imitues te ketij civilizmi). Besoj se Bird mund te kete pare hyrjen e vertet po nuk duhet nenvleresuar fakti qe nese ai zbuloi rastesisht ate qe s duhej si e lane te lire "miqte" e Presidentit dhe nga ana tjeter, perderisa Mjeshtri kur e takoi i tha qe jemi perpjekur te vijme ne kontakt dhe te lidhemi me ju por na kane qelluar, ateher s kishte nevoje per mesazhere sepse nga qeverite dihej se kishte qenie te tjera (nese jane civilizim tjeter gjithnje). Pervec kesaj, disqet fluturues nuk besoj se jane mjetet me te mira per qenie shpirterore apo ndryshe qenie te cilat mund te shfrytezojne cdo energji dhe pse jo te transformohen edhe vte ne trajta te ndryshme energjie.
    Per mendimin tim fakti eshte.. por ditari mbase eshte edhe i manipuluar.

  7. #47
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,566
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 3 postime
    Deri tani kemi diskutuar ne kete teme per planetin Nibiru ose Nebiru ose PLANETI X , per civilizime qe solli ky i fundit etj etj..por me e rendesishmja eshte se si u be ky planet pjese e sistemit tone diellor, pasi ai nuk ka qene gjithnje pjese e tij.
    Ketu hyn ne skene nje tjeter yll shume i permendur qe nga koherat me te lashta te njerezimit. Behet fjale per Sirus A, i cili eshte nje yll shume i shndritshem dhe eshte nga me te afermit. Ai eshte vetem 8.7 vjet drite larg nesh. Krahas tij ndodhet edhe "vellai" i tij i vogel Sirus B i cili dallohet vetem me teleskop (Tribuja Dogon ne afrike eshte nje pre cudive me te medha sepse di pozicionet e tyre qe prej kur s mbahet mend....qe kur s kishte teleskope fare).Teorikisht besohet se eshte edhe Sirus C.
    Se fundmi eshte zbuluar se sistemi yne diellor dhe sistemi Sirus udhetojne nper univers si nje sektor i vetem rreth qendres se galaksise.
    500 000 vjet me pare Sirus B egzistonte si nje yll gjigand i kuq me i kuq se marsi madje-sipas legjendave se Arkadise se lashte. Pas nje shperthimi ai u be i bardhe si eshte sot. Kjo ngjarje monumentale kozmike, shksktoi edhe pasojat e saja. Nje prej planetevet te sistemit Sirus, i cili eshte ky qe ne po diskutojme, pra Nibiru-i ashtuquajturi i planeti 12, (personalisht mendoj se eshte i 13. Qe ketu edhe zanafilla e ketij numri-BARAT)--pra nje prej planeteve te ketij sistemi doli jashte orbite nga shperthimi dhe ra pre e forces gravitacionale te diellit tone.
    Kete gje Zecharia Sittchin NUK E POHON si origjine te hyrjes se Nibiru ne sistemin tone, por fakti qe ai kryen orbita te kryqezuara me ato te planeteve te tjere bie ne kundershtim me ligjesite e universit dhe te sistemeve. Nibiru eshte katapultuar ne drejtim tone. Sirus eshte sistemi nga i cili mund te vijne pergjigjet dhe nuk eshte vetem Nibiru.
    Ose mund te jene Sirus A, B dhe Nibiru.
    Gjithsesi cdo gje ka lidhje me rebelimin (Sirus shpertheu apo Nibiru u nxorr jashte sitemit?) dhe nuk eshte vetem rebelimi i tokesoreve po mund te kete nisur si konflikt ne sistemin e Sirus.
    Tribuja DOgon thote se Sirus A eshte shume i rende pasi ka nje materie te vecante. Ata thone se edhe Sirus B edhe pse shume here me i vogel peshon po aq sa i pari ne mos me shume pasi eshte i perbere nga materiali me i rende ne Univers.

    ps.
    me drejtimin e temes nen kete lloj ere mund te beni edhe lidhje me pellazget
    C ne do thoni ju...c lidhje kane pellazget me kete perplasje yjore..
    Kane lidhje me permbytjen biblike. Sipas tyre Dodona eshte vendi ku ka dale arka e Noes pas permbytjes. Sipas plutarkut Isis dhe Athinaja jane te lidhura mes tyre sepse u vetkrijuan ose erdhen nga vetja e tyre.... kjo e fundit e ka bere arken e Noes me dru lisi nga Dodona, vetem se Noe nuk ishte Noe por Deukalion (sipas mitologjise se grekeve te lashte) dhe e shoqja ishte Pyrrha. Nese Pindari thote se Pellazgu i pare ishte qe kur ne kupen e qiellit s ishte fare hena, thote qe kjo rrace ishte primare.

  8. #48
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Dogonet jo vetem kishin dijeni per Siriusin por ata deklarojne qe kane ardhur nga Sirius. Plus qe Sirius e gjejme dhe tek Egjiptianet e Lashte. Madje vete piramidat sic arriti te zbulonte Robert Bauval jane ndertuar ne menyre te tille qe me linjezimin e tyre tregojne pozicionin e Sirius, por jo sic eshte tani. Sic ka qene mijera vjet me pare. Kete gje do e shpjegoj me detaje kur ti vije rradha kapitullit ne librin Gjurmet e Civilizimeve te Lashta.
    Tani do kisha nje propozim. Kjo teme le vend per shume zgjerime dhe kalime neper subjekte te tjera keshtuqe le te perpiqemi ta mbajme brenda qellimit te saj. Pra ate mbi mundesine e ekzistences se Nibirut dhe rrolin e ketij planeti ne historine e Tokes. Per Noahn kam bindje krejt ndryshe dhe besoj se Mali Ararat eshte kandidati me i mundshem per vendodhjen e varkes. (arkes).

    Me kujtove Pindarin jo per faktin qe thote se Pellazgu i pare ishte qe kur...
    po per faktin qe thote kur ne kupen e qiellit nuk ishte fare hena...
    Ne shume legjendja dhe mite te vjetra, shume te vjetra, hena nuk permendet fare. Nuk ju thote dicka kjo gje?

  9. #49
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,600
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Darius po ne kete foto qe qenka zbuluar ky monument i Annunakit...e din cfare kuptimi ka dhe ketu forma me duket me ndryshe disi koka e ngjajshme si i Ujkut:


  10. #50
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Jo sjane aspak si te ujkut. Perkundrazi jane teresisht reptiliane. Shikoji me vemendje dhe do i dallosh. SHiko flegrat e hundes dhe syte. Fotot qe ke ti sjane te qarta po ne ato te tjerat duket shume here me qarte.

  11. #51
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,566
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 3 postime
    Megjithese ujrat duken te qeta ne siperfaqe, Nibiru nuk duket se do te na beje nje vizite te qete. Mendohet se do te zhduket 90% e njerezimit nga katastrofa e tij...gjithnje nese nuk ndodh mrekullia, e cila mund te jete ardhja e nje shpetimtari.
    Aty dhe vetem aty-ne literaturen e lashte te hebrejve-mund te lexosh mbi katastrofat e lashta dhe te gjendet edhe kronologji e sakte e lashtesise. Bazuar ne to vihet re datimi i katastrofave. Nje aspekt eshte kalendari dator i cili tregon vendndodhjen e Tokes ne orbiten e saj. Aspekti i dyte eshte viti. Mund te numerohen rreth 14 katastrofa duke bere numerim mbrapsh qe nga shek XVII para krishtit dhe do te perfundoje me katastrofen e fundit, ashtu si pershkruhet ne Librin e Isaiahs dhe ne Talmudin hebre.

    Kalendari dator dhe i muajit te katastrofave, por pa vitin. Pese nga te 14 katastrofat jane te datuara keshtu dhe ato jane:
    -Permbytja e Noahut ose Noes, 24 tetor (diten)
    -Shkaterrimi i Sodomo-Gomorrah, 20-21 mars (naten)
    -Katastrofa e Eksodus, 20-21 mars (naten)
    -Katastrofa e Gideon, 20-21 mars (naten)
    -Katastrofa e Fundit*, 20-21 mars (naten)

    -------------------
    *katastrofa e fundit eshte shkaterrimi i trupave asiriane te mbretit Sennacherib ne Pelusium, Sinai. Ky shkaterrim u soll nga forcat kozmike.
    -------------------------------

    Shkaterrimi i fundit u be ne ate qe u quajt nata e Kryqezimit, jo e krishtit , normal...por e atij qe kryqezon udhet, ose orbitat.
    Keto dhe te tjera tregojne se ka nje kronologji katastrofash e cila eshte e sakte

  12. #52
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Shikoni kete dokumentarin e shkurter mbi Nibirun dhe sumerianet. Nuk eshte ndonje gje kush e di se cfare po prape ka disa fakte te permbledhura dhe te perzjera me mitologjine dhe lashtesine. Do mundohem te gjej ndonje version te plote dhe ta bej upload ne google video. Tani qe forumi na e jep kete mundesi do jete me e lehte per te paraqitur video te madhesive te ndryshme.

    http://video.google.com/videoplay?do...uration%3Along

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    me duket se do ripare tema per arsye se planetet e ashtunjohura jane vetem 8 tashme.

  14. #54
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Ska rendesi numri. Mbas heqjes se statusit te planetit Plutonit le te themi tani qe eshte planeti i 11 (duke marre ne konsiderate dhe dy miniplanetet e tjere qe vazhdojnet e numerohen.
    Pra ska rendesi numri. Ose le ta quajme Planeti X dhe jemi brenda

  15. #55
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,566
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 3 postime
    ne njeren prej fotove jane simbole pellazgo - ilire qe jane perdorur edhe ne monedha. Ne foton tjetren shihet simboli i yllit me gjashte cepa rrethuar nga sfera qe simbolizojne planete. Kjo gdhendje eshte sumere. Duket se pellazget kane qene ne dieni te plote te Planetit X, vendndodhjes, formes se tokes etj.
    Ata jane qene qyteterim ku pushtetin e kishin prifterinjte ose te diturit. A eshte Piramida e Bosnjes me vjetra ne Bote, 12 000 vjecare?
    Nese keshtu atehere sumeret jane pasardhes te nje qyteterimi tjeter. Enunaki shpesh paraqiten edhe si shqiponja, krahas reptileve.
    Piramida e Bosnjes mendohet te perfundoje se pastruari e te zbulohet teresisht ne vitin 2012.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  16. #56
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Te gjitha simbolet e mesiperme jane jo vetem tek pellazget dhe iliret por edhe tek sumeret, madje edhe me pare se tek ata.
    Gjithe brezi i arqipelagut te paqesorit i ka keto simbole, madje edhe Yonaguni ne Japoni. Ketu ka qene kolonizimi i pare i qyteterimit qe levizi nga ekstremi jugor i Paqesorit ne drejtim te veriut duke populluar dhe krijuar dhe civilizimin sumer. E kam fjalen per te njejten rrace qe sot gabimisht quhet si bjond me sy bojqielli... pra arianet shtatelarte, bjond, flokekuq dhe geshtenje te celet dhe me sy bojqielli dhe te blerte. Ose emri tjeter qe njihen, LEMURET.

  17. #57
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    Ata jane qene qyteterim ku pushtetin e kishin prifterinjte ose te diturit. A eshte Piramida e Bosnjes me vjetra ne Bote, 12 000 vjecare?
    Nese keshtu atehere sumeret jane pasardhes te nje qyteterimi tjeter.
    Kam bindjen e plote qe sumeret jane vazhdimi i nje qyteterimi shume me te hershem dhe qe regresuan per faktore te ndryshem dhe qe si perfundim sollen qyteterimin sumer.

    Persa i perket Piramides se Bosnjes nuk e di datimin e saj por di ate tjetren qe ato te Egjyptit jane datuar thjesht me hamendesi dhe te gjitha te dhenat tregojne per nje vjetersi shume me te madhe.

  18. #58
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,566
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 3 postime
    Ketu eshte faqe interneti per te tere ata qe jane te interesuar per kete teme.
    Eshte goxha e pasur me informacione dhe mbi te gjitha trajtohet problemi nga shume pikeshikime te ndryshme, duke perfshire shume studiues te tjere pervec Zecharia Stichin.
    Ne kete faqe gjenden te grumbulluara materiale shkencore, profeci, artikuj te ndryshem etj
    Fatkeqesisht nuk kam kohe qe ti perkthej ndaj po hedh edhe linkun qe ti lexoni ne angl.
    Mund te perktheni ndonje artikull e ta sillni ne forum nese deshroni. Momentalisht eshte nje nga temat me djegse ne TOKE.
    Ngrohja ne mes te dimrit, stina e beharit qe mendohet te jete me e nxehta prej kushedi se sa kohe, mos-shumimi i peshqve te cilet nuk kane hedhur akoma vezet qe duhet ti kishin hedhur te pakten nje muaj me pare, mos shtegtimi i shpendeve dhe corientimi i sistemit te tyre te orientimit qe mbeshtetet te fusha magnetike tokesore, perben aktualisht shqetesimin kryesor te shkencetareve....te cilet per here te pare e dine se po vjen nje ndryshim BIBLIK (jo fetar se ka shume fe qe e permendin diten e gjykimit apo te shkaterrimit).

    Vetem dicka doja te shtoja ne lidhje me kete teme. Ketu ka pika te erreta pambarim dhe vend per diskutim te pafund...por nese anunaki erdhe dhe gjeten terren te pershtatshem per jeten (e cila ne mos gaboj egzistonte qe me pare)
    ...ateher pse te mos marrim parasysh variantin qe njerezimi u skllaverua...nje njerezim i cili mund te kete pasur nje zanafille te njejte me ate qe ka pasur Nibiru...nen nje konflikt luspash dhe flatrash...ku ka zoter me KRAHE E PUPLA dhe zoter ME LUSPA ...

    gjithsesi per tu afruar te realja apo shkencorja ( ), keni linkun e meposhtem

    http://www.planetxvideo.com/intro.php
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  19. #59
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,942
    Faleminderit
    0
    673 falenderime nė 479 postime
    Citim Postuar mė parė nga BARAT
    ...ku ka zoter me KRAHE E PUPLA dhe zoter ME LUSPA ...
    Aty me rri Prandaj dhe hodha ne forum linkun per materialin e Lacertas...

    Ketu me poshte keni nje video interesante mbi Planetin X. Eshte e shkurter por me interes.

    http://video.google.com/videoplay?do...uration%3Along

  20. #60
    Perjashtuar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,566
    Faleminderit
    0
    4 falenderime nė 3 postime
    Nje gje me habit disi. Nese planetet e sistemit tone kane ndikimin e terheqjes se Diellit dhe fale tij rrotullohemi dhe qendrojme ne nje sistem, atehere c ne Nibiru, i cili paska ngecur ne sistemin tone, kryen nje orbite ovale dhe mbi te gjitha pse kjo orbite nuk e ka ne qender Diellin (gje qe me duket e pamundur nese ky planet rrotullohet rreth Diellit po ashtu si te tjeret e sistemit)

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sumeret - Epika E Krijimit
    Nga Darius nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 15-08-2011, 13:30
  2. Nga se rrezikohet planeti Toke?
    Nga Kryeplaku nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 16-01-2010, 09:48
  3. Nga hapėsira yjore, fotoja e parė e njė planeti jashtė sistemit diellor
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-11-2008, 13:50
  4. Planeti Tokė pa njerėz! Ēfarė do tė ndodhte?
    Nga DYDRINAS nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-12-2006, 14:19
  5. Arkivat e Misterit
    Nga mad nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 20:38

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •