"Trashegimi pa kufi" rinderton Voskopojen
E Enjte, 28 Korrik 2005
Korce:Voskopoja dhe zhvillimi i saj ka sjelle ne qytetin e Korces perfaqeses te nje fondacioni francez i quajtur "Trashegimi pa kufi" i cili mes vemendjes per restaurimin dhe kthimin ne identitet te monumenteve te rralla ne vende te ndryshme te botes ka mare ne mbrojtje ne Shqiperi Voskopojen. Ne nje takim me prefektin e Korces Niko Peleshi eshte kerkuar edhe mbeshtetja e ketij institucioni ne planin strategjik te zhvillimit te kesaj zone turistike dhe historike ne vend. Plani strategjik i zhvillimi prezantuar ne prefekturen e Korces eshte hartuar me komunen e Voskopojes dhe fondacionin francez "trashegimi pa kufi" dhe ka si qellim zhvillimin shoqeror, mjedisor te Voskopojes dhe vlerave unikale te saj. Pritet qe strategjia e zhvillimit ekonomik dhe social te ece paralelisht me zhvillimin e kesaj zone ne pikpamjen e ndertimeve mbas vendimit te KRRTSH-se per masterplanin e Voskopjes e cila do te ngrihet mbi ate ekzistuese duke ruajtur vlerat e saj dhe do te shtrihet ne nje siperfaqe prej 180 mije hektaresh. Prefekti korcar ka garantuar vemendjen e strukturave te shtetit per kete zone me nje status te vecante ne pikmamjen kulturore dhe historike, ndersa retsaturimi i kishave dhe manastireve mbetet nevoja me urgjente ne kete zone. Aktualisht fondacioni franzec qe ka mare persiper te hartoje planin strategjik te Voskopojes qe daton ne fillim te shekullit te XVII-te, eshte duke restauruar kishen e Shen Thanasit qe vjen qe nga krijimi i Voskopojes, ndersa afresket dhe ikonat e saj mbajne per autor vellezerit Zografi.
Irena Vreto
Krijoni Kontakt