Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17

    Restaurimet e kishave dhe manastireve orthodhokse

    "Trashegimi pa kufi" rinderton Voskopojen

    E Enjte, 28 Korrik 2005

    Korce:Voskopoja dhe zhvillimi i saj ka sjelle ne qytetin e Korces perfaqeses te nje fondacioni francez i quajtur "Trashegimi pa kufi" i cili mes vemendjes per restaurimin dhe kthimin ne identitet te monumenteve te rralla ne vende te ndryshme te botes ka mare ne mbrojtje ne Shqiperi Voskopojen. Ne nje takim me prefektin e Korces Niko Peleshi eshte kerkuar edhe mbeshtetja e ketij institucioni ne planin strategjik te zhvillimit te kesaj zone turistike dhe historike ne vend. Plani strategjik i zhvillimi prezantuar ne prefekturen e Korces eshte hartuar me komunen e Voskopojes dhe fondacionin francez "trashegimi pa kufi" dhe ka si qellim zhvillimin shoqeror, mjedisor te Voskopojes dhe vlerave unikale te saj. Pritet qe strategjia e zhvillimit ekonomik dhe social te ece paralelisht me zhvillimin e kesaj zone ne pikpamjen e ndertimeve mbas vendimit te KRRTSH-se per masterplanin e Voskopjes e cila do te ngrihet mbi ate ekzistuese duke ruajtur vlerat e saj dhe do te shtrihet ne nje siperfaqe prej 180 mije hektaresh. Prefekti korcar ka garantuar vemendjen e strukturave te shtetit per kete zone me nje status te vecante ne pikmamjen kulturore dhe historike, ndersa retsaturimi i kishave dhe manastireve mbetet nevoja me urgjente ne kete zone. Aktualisht fondacioni franzec qe ka mare persiper te hartoje planin strategjik te Voskopojes qe daton ne fillim te shekullit te XVII-te, eshte duke restauruar kishen e Shen Thanasit qe vjen qe nga krijimi i Voskopojes, ndersa afresket dhe ikonat e saj mbajne per autor vellezerit Zografi.

    Irena Vreto

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Kisha e Shėn Athanasit, ne kerkim te identitetit

    E Shtune, 23 Korrik 2005

    Nje nga kishat me te vjetra te Voskopojes ajo e Shen Athanasit do ti nenshtrohet procesit te restaurimit qe i ka munguar qe prej nje shekulli. Kisha e Shen Athanasit

    nje nga 24 kishat e Voskpojes qe iu ka mbijetuar shkaterimeve dhe shekujve aktualisht ne gjendje vajtuese do te restaurohet ne muret rrethuese te saj si dhe ne afresket e rralla te saj. Kisha e cila eshte Monumenet kulture daton shekullin e XVII-te dhe eshte ndertuar nga 5 mjeshtra te njohur nga Kosturi, ndersa pikturat murale te saj ne pjesen me te madhe te tyre jane veper e vellezerve Shpataraku. Nje pjese e mire e ketyre afreskeve jane tejet te renduara, ndersa ne procesin e restaurimit jane resaturatoret franceze ata qe kane mare persiper me teknikat e tyre te larta ti japin imazhin e munguar kesaj vepre te rendesihme te kultit dhe historise. Projekti qe ka startuar vetem disa dite me pare ne Voskopoje do te mundesohet ne bashkepunim me specialistet shqiptare te Instituit te Monumenteve dhe shoqates franceze te restauratoreve. Jane plot 6 ekipe restauratoresh qe jane zhvendosur ne Voskopoje te cilet do te punojne per 6 muaj per te restauruar nje veper te rralle ende ne kushte te veshtira ne Voskopoje sic eshte kisha e Shen Athanasit.

    Irena Vreto

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Pėrfundojnė restaurimet nė afreskėt e hajatit nė Shėn Thanas

    J.Gjanēi

    Pėrfundon faza e restaurimit tė pikturave murale nė Kishėn e Shėn Thanasit nė Voskopojė, e cila funksionon si njė kantier-shkollė ndėrkombėtar. Objekt ishte pikėrisht kjo kishė e vitit 1724 pėr arsye se ofron njė bashkėsi tė jashtėzakontė pikturash murale pasbizantine tė shekullit XVIII. Puna e kryer gjatė tri javėve konsistoi nė konsolidimin e pikturave murale tė hajatit dhe nė konservimin e faqes lindore tė kishės. Sipas drejtores sė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Edlira Ēaushi, e cila edhe punonte nė restaurim, ėshtė vera e vitit tė katėrt qė ky Institut kryen punime nė kėtė objekt. Edhe pse pėrfundoi kantieri-shkollė, puna restauruese do tė vazhdojė me dyert, dritaret dhe murin rrethues tė kishės. IMK ka mundur tė sigurojė fonde pėr kėtė objekt me vlera tė padiskutueshme, me njė arkitekturė e pikturė tė spikatur nga autorėt vėllezėr Zografi. Krahas punės restauruese, studiues gjermanė e italianė kanė marrė pėrsipėr qė tė kryejnė edhe studime rreth vlerave tė pikturave murale dhe t’i botojnė ato nė njė botim shkencor nė muajt e ardhshėm. Nė Voskopojė, ku nė shekullin XVIII lulėzoi qyteti me tė njėjtin emėr, dhe pati zhvillim ekonomik, demografik e kulturor intensiv, janė ruajtur vetėm pesė kisha dhe njė manastir. Brenda tyre ruhen afreskė madhėshtorė tė pikturuar nga mjeshtėr tė pikturės sė re bizantine. Kishat ortodokse tė Voskopojės sot janė nė gjendje tė mjerueshme, edhe pse Voskopoja prej disa vitesh ka hyrė nė listėn e 100 monumenteve botėrorė nė rrezik. Ashtu si dhe vitin e kaluar nė iniciativėn ndėrkombėtare tė shkollės-kantier janė pėrfshirė Instituti Kombėtar i Trashėgimisė Kulturore nė Francė nė partneritet me Institutin e Monumenteve tė Kulturės nė Shqipėri dhe “Trashėgimi pa Kufij“. Kėtė vit nė kantierin shkollės pėrfaqėsoheshin edhe Shkolla e Mastrihtit (Vende tė Ulėta), Instituti Qėndror pėr Restaurimin nė Romė, dhe Universiteti i Marburgut (Gjermani).

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Pėrfundoi restaurimi i kishės sė Profetit Ilia nė fshatin Goriēaj tė rrethit tė Lushnjės

    Kisha e fshatit Goriēaj ėshtė njė kishė e tipit bazilikė. Si tė gjitha kishat nė Myzeqe, ajo ėshtė e ndarė nė tri nefe me kolona druri, tė cilat lidhen me njėra-tjetrėn me harqe jokonstruktive, tė realizuara me ēatma. Ajo ka gjithashtu, tavan druri tė dekoruar.

    Nga elementet dhe nga natyra e ndėrtimit kisha duhet tė jetė ndėrtuar nė fillim tė shekullit tė XX-tė. Kėtė e tregojnė edhe fasadat e dekoruara me elemente neoklasike, e zakonshme pėr ndėrtimet e atyre viteve. Pavarėsisht se nuk ėshtė njė monument kulture, kisha mbart nė vetvete elemente karakteristike dhe unikale, tė denja pėr t’i ruajtur dhe pėr t’ia transmetuar brezave qė do tė vijnė.

    Vlerė tjetėr shumė e rėndėsishme ėshtė ajo shpirtėrore pėr banorėt vendės, tė cilėt kanė kohė qė dėshirojnė ta shohin kishėn e tyre tė restauruar. Kjo kishė ka rėndėsi, sepse ka mbledhur dhe mbledh banorėt e disa fshatrave, njė traditė e hershme e besimtarėve tė asaj zone. Nė tė, si nė kohėt e hershme, edhe nė ditėt e sotme kryhen Liturgjia Hyjnore, pagėzime, martesa, shėrbesa varrimi, pėr tė gjithė komunitetin.

    Vetė mjedisi pėrreth rruga, selvitė, varret tregojnė qė ky kompleks ruan ende anėn funksionale tė shėrbimit ndaj besimtarėve. Me kėrkesėn e besimtarėve tė zonės pėr ta pasur kishėn funksionale si mė parė, si dhe me dėshirėn e madhe tė Kryepiskopit Anastas pėr restaurimin e kishave tė vjetra, program ky qė vazhdon prej vitesh, Fortlumturia e Tij akordoi njė fond prej 5 milion lekėsh tė rinj pėr realizimin e punimeve.

    Nė kishė u kryen kėto ndėrhyrje: rikonstruksioni i tavanit dekorativ, ribėrje e kolonave tė naosit sė bashku me kapitelet dhe harqet pėrkatės, realizim dhe vendosje e Tryezės sė Shenjtė, pajisja me dyer dhe dritare druri, shtrimi i dyshemesė, realizimi i gjinekonitit (katit tė dytė), suvatime dhe lyerje tė brendshme dhe tė jashtme, punime drenazhimi rreth kishės, shtrimi i trotuarit rreth saj etj.

    Fshati Goriēaj dhe zona pėrreth tij do tė kenė kishėn e profetit Ilia, tashmė tė restauruar pėr tė kryer ceremonitė e tyre.

    Ark.Rest. Gentian (Joan) Stratobėrdha

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Kontributi i Kishės pėr restaurimin

    Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė, krahas pėrpjekjeve kolosale qė ka bėrė dhe bėn nė tė gjitha fushat pėr rimėkėmbjen e saj nga gėrmadhat, i kushton njė kujdes tė veēantė ruajtjes, evidentimit dhe restaurimit tė trashėgimisė orthodhokse. Deri mė sot, nėn kujdesin e drejtpėrdrejtė dhe mbėshtetjen financiare tė Fortlumturisė sė Tij, Kryepiskopit Anastas, ėshtė bėrė e mundur tė kryhen ndėrhyrje restauruese nė 60 kisha e manastire, monumente kulture.

    Duke u nisur nga viti 1991 dhe deri nė fund tė vitit 2008, janė shpenzuar miliona euro. Ndėrkohė investimet pėr vitin 2009 vazhdojnė me restaurimin e dy manastireve dhe tė njė kishe, fond ky qė arrin nė shumėn 620 mijė euro. Mė poshtė po japim tė dhėna mbi disa nga restaurimet e kryera deri mė sot. Kisha e Shėn Nikollės, Grabovė, Gramsh, shek. XVIII. U restaurua nė vitet 1997-2001. U krye rikonstruksioni i plotė dhe rindėrtimi i pjesėve tė shembura dhe u restaurua tavani dekorativ.

    Kisha e Manastirit tė Shėn Joan Vladimirit, Shėnjon, Elbasan, shek. XI-XIV, u restaurua plotėsisht, pasi nė gjendjen ekzistuese kishin ngelur vetėm muret e degraduara.

    Kisha e Shėn Marisė, Leusė, Pėrmet, fillimi i shek. XIX, u restaurua nė vitet 1999-2000, duke ndėrhyrė nė themelet e dėmtuara nga rrėshqitja e shtresave tė tokės dhe u bė restaurimi i plotė i saj. Nė interierin e kishės u restauruan afresket, ikonostasi dhe tė gjitha elementet e gdhendura nė dru.

    Kisha e tė Gjithė Shenjtorėve, Himarė. Kjo kishė qė ishte shumė e dėmtuar, pasi ishte pėrdorur si depo, u restaurua plotėsisht nė dy faza, 1993-1994 dhe 2000-2002.

    Manastiri i Shėn Dhimitrit, Qeparo, datohet qe nga viti 1760. U restaurua plotėsisht kisha dhe konakėt e saj.

    Kisha e Fjetjes sė tė Tėrėshenjtės, Vrahogoranxi, Gjirokastėr. U pikturua nė vitin 1622 nga Onufėr Qiprioti. Restaurimi u krye midis viteve 2001-2004, duke u bėrė konsolidimi i plotė i tė gjitha elementeve arkitektonike dhe konstruktive si dhe pastrimi e konservimi i pikturės murale.

    Kisha e Fjetjes sė tė Tėrėshenjtės, Zervat, Gjirokastėr. Nė njė gur tė murosur nė kambanore mban datėn 1553. Punimet u kryen midis viteve 2002-2005, duke bėrė restaurimin e plotė tė kishės dhe nė pjesėn e brendshme restaurimin e afreskeve dhe tė ikonostasit.

    Manastiri i Ardenicės. Kisha ėshtė pikturuar nė vitin 1744 nga vėllezėrit Zografi, ndėrsa ikonostasi nga hieromonaku Konstandin Shpataraku. Janė bėrė punime restaurimi nė konakėt, katholikon dhe nė paraklisin e Shėn Triadhės.

    Manastiri i Shėn Kozmait nė fshatin Kolkondas, Fier. Kisha e Shenjtit daton nė vitin 1814, por manastiri mendohet tė jetė mė i hershėm. Fillimisht u hoqėn nga kompleksi i manastirit volume tė mėdha dherash tė sjella nė kohėra nga ndryshimi i shtratit tė lumit Seman, dhe gjatė kėtyre punimeve u zbulua dhe afresku i Shėn Kozmait. Kisha kryesore u restaurua nė vitet 1996-2000. Nga viti 2007 dhe nė vazhdim nė kėtė kompleks janė duke u restauruar pjesa e mbetur e kishės sė Shėn Marisė, paraklisi i Shėn Kozmait dhe konsolidimi i konakėve tė zbuluar.

    Kisha e Shėn Gjergjit, Libofshė, Fier. Daton shek. XVIII dhe u pikturua nė vitin 1782 nga familja e njohur e Zografėve. Restaurimi u krye nė vitet 1996-1998, duke pėrfshirė rindėrtimin e kambanores, konsolidimin dhe restaurimin e kishės dhe konservimin e tavanit dekorativ dhe pikturės murale.

    Manastiri “Fjetja e sė Tėrėshenjtės”, Zvėrnec,Vlorė. Faza e parė e ndėrtimit i pėrket shekujve XIII-XIV, dhe e dyta shek. XVIII. Restaurimi i kėtij kompleksi u krye nė kohė tė ndryshme, nga viti 1999-2003. U bė rikonstruksioni i plotė i konakėve, restaurimi arkitektonik dhe konstruktiv i kishės, konservimi i pikturės sė mbetur dhe restaurimi i ikonostasit. Pėr lidhjen e tokės me ishullin ku ndodhet manastiri u ndėrtua njė urė druri 290m e gjatė.

    Manastiri i Shėn Jorgjit nė fshatin Ēukė, Sarandė, shek. XVII. Restaurimi ka nisur nė vitin 2005 dhe nė vazhdim. ēshtė bėrė rindėrtimi dhe restaurimi i konakėve tė rrėnuar, konsolidimi i mureve rrethues dhe i oborrit, restaurimi arkitektonik dhe konstruktiv i kishės, si dhe pastrimi e konservimi i pikturės murale.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet nė Bllog
    17
    Ligjet parashikojnė qartė se kush janė pėrgjegjėsit pėr ruajtjen e monumenteve

    - Kisha Orthodhokse ka restauruar plotėsisht 65 nga 165 objekte qė mbajnė statusin monument kulture tė trashėgimisė sonė kulturore

    - Z. Apollon Baēe ka kėrkuar qė Kisha Orthodhokse tė marrė nė mbrojtje kishat nė jug tė vendit, duke i mbrojtur kėshtu, edhe nga vjedhjet. Cili ėshtė reagimi juaj?

    Nė marrėveshjen e vitit 2009: NDĖRMJET KĖSHILLIT TĖ MINISTRAVE TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ DHE KISHĖS ORTHODHOKSE AUTOQEFALE TĖ SHQIPĖ- RISĖ “PĖR RREGULLIMIN E MARRĖDHĖ- NIEVE TĖ NDĖRSJELLA” thuhet: Objektet e kultit qė kanė statusin e monumentit tė kulturės t’i kthehen nė pronėsi Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe do tė mbrohen e trajtohen nga ligji pėr trashėgiminė kulturore. Duke bėrė njė pėrmbledhje tė pėrafėrt tė numrit tė kėtyre monumenteve, kemi 165 kisha monumente kulture tė periudhės bizantine dhe pasbizantine (pa futur kėtu bazilikat rrėnojė tė periudhės paleokristiane), te cilat sipas detyrimit ligjor duhet t’i kthehen Kishės sonė, por pėr tė cilat shteti vazhdon tė ruajė detyrimin pėr t’i mbrojtur dhe restauruar.

    Pra, nuk ėshtė i pranueshėm njė kthim selektiv dhe as nuk mund tė imagjinohet, siē tė krijohet pėrshtypja nga intervista e z. Baēe, se shteti nuk ka mė detyrime pėr ruajtjen e tyre. Legjislacioni ėshtė i qartė. Ligjet si ai penal, edhe ai i trashėgimisė kulturore, parashikojnė se kush janė pėrgjegjėsit pėr ruajtjen e atyre monumenteve. Nuk mendojmė se ėshtė e nevojshme tė pėrmendim kėtu fraza tė tėra tė ligjeve nė fuqi, por e rėndėsishme qė njerėzit dhe strukturat pėrkatėse duhet t’i njohin mirė kėto ligje, qė mė pas t’i zbatojnė ato ashtu siē janė parashikuar. Monumentet ligjėrisht duhet tė mbrohen nga shteti dhe shteti ėshtė ai qė duhet tė pėrgatisė strukturat pėrkatėse dhe sistemin mbrojtės tė tyre.

    Pėrveē kthimit tė tė gjitha kishave tė rrėmbyera dhunshėm nga monizmi, Komuniteti Orthodhoks i Shqipėrisė kėrkon edhe kthimin e gjithēkaje tjetėr tė grabitur: ikonave, arkivave, librave e enė- ve tė shenjta, trojeve tė vendeve tė shenjta etj. Pra, nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje godinash.

    Sa pėr afirmimin e z. Baēe, se Kisha duhet t’u ngjitet maleve pėr tė ruajtur e riparuar kishat monument dhe nuk ka pse te ngrejė kisha tė reja (aty ku sot ndodhen shumica dėrrmuese e besimtarėve), nuk ia vlen tė ndalesh, se nga sa duket ka tė bėjė me paragjykimet personale tė artikullshkruesit dhe jo me postin e tij.

    - Si ėshtė gjendja e kėtyre kishave dhe si kujdeset pėr to Kisha Orthodhokse?

    Ėshtė gjithashtu e ēuditshme qė kėto thėnie dalin nga njerėz tė cilėt e njohin shumė mirė kontributin e Kishės Orthodhokse nė kėta 20 vjet nė fushėn e monumenteve tė kulturės. Pikėrisht nė Voskopjojė Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė po restauron aktualisht kishėn e manastirit tė Shėn Prodhromit, e cila ėshtė monument kulture e kategorisė sė parė, pa harruar faktin qė nė vitet ’98 -’99 Kisha Orthodhokse nė bashkėpunim me degėn e monumenteve nė Korēė ka investuar njė vlerė tė madhe pėr restaurimin e kishės sė Fjetjes sė Shėn Marisė, kishės sė Shėn Kollit dhe kishės sė Taksiarkėve. Si qytetarė, si besimtarė, por dhe si shtet dashamirės tė trashėgimisė sonė kulturore duhet tė falėnderojmė Kishėn dhe veēanėrisht Kryepiskopin Anastas, tė cilėt nė kėtė periudhė tė errėt tė monumenteve shqiptare kanė restauruar plotėsisht mė shumė se 65 nga 165 objekte qė mbajnė statusin monument kulture tė trashė- gimisė sonė kulturore. Duke filluar gradualisht qė nė fillim tė viteve 90 -tė , restaurimi i tyre nga Kisha Orthodhokse ėshtė bėrė nė mėnyrėn mė profesionale tė mundur, duke ndjekur nė mėnyrė tė pashembullt detyrimet qė kanė ndaj ligjit tė trashėgimisė kulturore.

    Kujtojmė kėtu se Kisha ka restauruar plotė- sisht dhe nė pėrputhje me tė gjitha ligjet e shtetit perla tė trashėgimisė sonė kombėtare si manastiret e Zvėrnecit, Ardenicės, Shėn Joan Vladimirit, Shėn Kozmait, Kakomesė, Shėn Jorgjit apo kisha me vlera tepėr tė veēanta e tė rrezikuara tė shkatėrroheshin si ajo e Leusės, Vllahogoranxisė, Zervatit, Libofshės, Shėn e Premtes etj. Gjithashtu, janė edhe 160 kisha tė rrėnuara, qė nuk kanė qenė futur nė listėn e monumenteve tė kulturės, tė cilat janė riparuar apo ringritur. Pėrse ky kontribut i Kishės nuk pėrmendet pothuajse fare, dhe kujt i vjen keq pėr kėtė? Pse Kisha Orthodhokse nuk falėnderohet pėr 8 milionė eurot e investuara nė restaurimet e monumenteve tė kulturės, tė cilat vetė shteti shqiptar i ka pėr detyrė t’i ruajė e t’i restaurojė? Pa pėrmendur kėtu qė Kisha Orthodhokse nė kėto 8 milionė euro tė investuara nė monumentet e kulturės i ka paguar shtetit tė gjitha tatimet. Nė momentin qė shteti ynė, nuk ka mundėsi tė ndėrhyjė fuqishėm nė monumentet e kulturės sė kėsaj kategorie, pse nuk e lehtėson Kishėn Orthodhokse nga barra e taksave qė rėndojnė investimet nė monumentet shqiptare tė kulturės, pėr tė pėrmirėsuar mirėmbajtjen e tyre? Ėshtė dhe ana tjetėr e medaljes: Ka monumente qė vazhdojnė tė pėrdoren ende nga organet shtetėrore. Apo dėgjon qė njė drejtor lokal i monumenteve tė kulturės kėrkon tė marrė nė zotėrim njė manastir dhe ta menaxhojė atė pėr tė pėrfituar nga turistėt. Kėto situata, pavarė- sisht se nuk janė shumė tė pėrsėritura, na bėjnė tė mendojmė sikur disa njerėzve i ka mbetur koha nė vitin 1967 dhe duan tė rishtetėzojnė kishat, por tani pėr tė pėrfituar ata vetė ekonomikisht. Pra, do thoshim, se para se tė hidheshin shashka tė tilla pėr tė tėrhequr vėmendjen nga problemet reale, duhet falėnderuar Kisha Orthodhokse pėr gjithė kėtė kontribut dhe tė zbatohen ligjet ekzistuese, tė cilat obligojnė si nė njohjen e pronėsisė sė Kishės, por edhe shprehen pėr detyrimet e shtetit nė ruajtjen e vlerave tė kulturės kombėtare.

    Thoma Dhima
    (Botuar nė Gazeta Shqiptare)

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Deklarata finale e Asamblese se Primateve te Kishave Orthodhokse
    Nga arbereshi_niko nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-11-2008, 11:41
  3. Kryepeshkopi Anastas zgjidhet president i Kėshillit Botėror tė Kishave
    Nga Kryeplaku nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-09-2006, 02:09
  4. Mėsimet e nxjerra nga dhuna nė Kosovė
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20
  5. OIKUMENE – Kėshilli Ekumenik i Kishave
    Nga eVerteta nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-05-2006, 13:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •