Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Nga arratisja në SHBA, në profesionin e shkrimtarit”

    Intervista/Flet autori i dy vëllimeve me poezi, Zef Mirakaj

    “Nga arratisja në SHBA, në profesionin e shkrimtarit”

    Yllka parllaku


    Fillimisht të jep përshtypjen e një qytetari të thjeshtë nga Veriu i Shqipërisë. Por tek vazhdon të flasë, me shprehje të theksuara gegërishte, aty-këtu ndërhyn ndonjë fjalë anglisht si për të na kujtuar se jeton prej 35 vjetësh në Amerikë. Ai është një shtetas amerikan dhe vjen në Shqipëri për të promovuar librin e tij “Ky asht vendi im”. Zef Mirakaj, i cili jeton prej viteve ‘70 në Amerikë, rikthehet për t’i bërë lavde dhe për të përkëdhelur, duke i kushtuar një libër të tërë, dashurisë së tij të përjetshme, Shqipërisë. Një vit pas botimit të librit të parë me poezi “Gjurmët”, Zef Mirakaj vjen për të promovuar vëllimin e tij të dytë. Në një intervistë për gazetën “Tirana Observer”, ai rrëfen arratisjen nga Shqipëria, jetën në Shtetet e Bashkuara dhe arratisjen e tij më të fundit drejt poezisë.
    Mund të na tregoni si u arratisët nga Shqipëria?
    Nga djepi u rrita 25 vjet në internim. Arrita aty ku nuk mbante më, duke u zhvendosur me gjithë familjen në kampe të ndryshme internimi nëpër Shqipëri, deri sa vendosa të arratisesha, pa i treguar askujt. Më 30 qershor 1970, u nisa nga Ksamili me not dhe mbërrita në Korfuz. Pasi kalova një periudhë tremujore hetimi në Janinë u zhvendosa po për tre muaj të tjerë në kampin e refugjatëve në një qytet të vogël në jug të Athinës që quhet Lavio. Kështu që pas gjashtë muajsh u nisa për në Amerikë.
    Ç’ mund të na thoni për momentin e parë kur shkelët në Amerikë?
    Në Amerikë mbërrita në dimër të ’70-ës në një kohë me dëborë dhe ngricë, por unë kisha dy xhaxhallarë, Kol dhe Pal Bib Mirakaj, të cilët jetonin në Nju-Jork. Kur mbërrita në dhjetor të ‘70-ës qëndrova tek Pal Mirakaj, ndërsa xhaxhai tjetër kishte vdekur. Për dy tri ditësh nuk kam pasur kohë as të fle, sepse kisha shumë vizita. Ishte një rast shumë i rrallë, diçka e papritur që një njeri kishte arritur të arratisej nga kampi i internimit dhe të mbërrinte në Amerikë. Ndërsa me familjen arrita të bie në kontakt një vit pas arratisjes.
    Si u integruat në jetën në SHBA, pasi sot jeni edhe një qytetar amerikan?
    Gjëja e parë që bëra sapo shkova, u regjistrova në shkollë. Gjetëm një program, posaçërisht për personat me azil politik, ku për 13 muaj rresht studiova në degën e Bankës dhe gjithashtu mësova gjuhën. Në të njëjtën kohë bëja edhe shkollën e natës për të mësuar sa më mirë anglishten. Menjëherë pas programit, fillova të punoja në bankë dhe më pas në siguracione. Vendosa që të vazhdoja shkollën e lartë dhe u regjistrova në një parauniversitet 2-vjeçar “Passaic Community College”, për Shkenca Sociale. Në të njëjtën kohë u regjistrova me korrespondencë në Universitetin e Santa Barbarës në Kaliforni për Shkenca Politike. Për 8 vjet arrita t’i përfundoj të dy universitetet. Pasi mbarova studimet më mbajtën si pedagog në Universitetin e Santa Barbarës, ku qëndrova vetëm për dy vjet. Por të ardhurat nuk ishin as sa gjysma e atyre që bëja kur punoja si menaxher banesash. Kështu që hoqa dorë nga puna e pedagogut dhe tashmë kam 28 vjet që merrem me këtë punë, deri edhe sot.
    Si u ndiet kur shkelët për herë të parë në Shqipëri pas 22 vjetësh?
    Për herë të parë pas arratisjes, jam kthyer në Shqipëri më 20 nëntor 1992. Unë kam bërë një poezi që titullohet “Kthimi n’ Atdhe”, që është pjesë e vëllimit të parë me poezi “Gjurmët”. Më mirë se kurrkush tjetër e thotë ajo poezi se çfarë ndiej.
    Përse vendosët që të botonit vëllime në poezi?
    Meqenëse hoqa dorë nga fusha ime në të cilën edhe jam specializuar, analiza politike, vendosa të merresha me një lloj tjetër shkrimi. Kisha shkruar edhe më parë poezi, disa prej tyre datojnë madje që në vitin 1961 dhe në periudhën kur jetoja në Amerikë. Nuk m’u dukën kryevepra po as të këqija jo kështu që vendosa t’i botoja. Por kryesisht, pjesa më e madhe e tyre janë shkruar midis viteve 2001-2003.
    Çfarë karakteri ka libri juaj i dytë me poezi “Ky asht vendi im” që do të promovohet ditën e shtunë?
    Në vëllimin e dytë me poezi rrëfej jetën time, jetën e bashkëvuajtësve të mi. Kaloj tek e shkuara, e djeshmja dhe e përmbyll me të sotmen. E nis me mjerimin e atdheut tim, por e përfundoj me këngë, sepse shpresoj dhe besoj se një ditë do të bëhet mirë. Indirekt ka të bëjë edhe me karakter politik, në pothuajse të gjitha poezitë, ana politike mbetet në sfond si për shembull në “Pranverë vjeshtake” apo “Të nënshtruemit”. Një gjë di të them për vëllimin e dytë të librit, që fjalët janë të ardhura prej zemrës.

    Gjashtë vjet në Shqipëri

    Rrjedha e jetës së tij amerikanë është ndërprerë kur ai u kthye të jetonte në Shqipëri në vitin 1992. Kryesisht merrej me politikë, duke qenë se kjo ishte dega e tij dhe kur erdhi në Shqipëri në tre katër vitet e para nuk u aktivizua në asnjë drejtim. Në vitin 1997 hedh kandidaturën si deputet i pavarur, por nuk fiton. Pas gjashtë vjetësh, menjëherë pas trazirave Zef Mirakaj u largua për në Amerikë ku jeton edhe sot. Së fundi, ka ndër duar një libër tjetër, por kësaj radhe të shkruar në anglisht që titullohet “Girafe”.

    Jetëshkrimi

    Zef Mirakaj lindi më 1943 në Iballë të Pukës

    Më 1970 u arratis nga Shqipëria drejt Amerikës, ku studioi për Shkenca Sociale në “Passaic Community College” dhe Shkenca Politike në Universitetin e Santa Barbarës

    Organizator dhe aktivist kryesor i të gjitha lëvizjeve antikomuniste shqiptare të mbajtura para OKB-së në SHBA.

    Ka botuar vazhdimisht disa artikuj rreth jetës në Shqipëri në revistat dhe fletoret shqip si: “Shqiptari i lirë”, “Dielli”, “Buletini katolik” dhe “Lajmëtari i të mërguemit”.

    1983-1986 drejtor i gazetës “Lajmëtari i të mërguemit”, një organ politik i bllokut kombëtar indipendent. Në të njëjtën kohë edhe kryetar i këshillit drejtues të këtij grupimi politik.

    Punon prej 28 vjetësh si menaxher banesash në Nju-Jork, SHBA

    Gjurmët e para

    Libri i parë me poezi i autorit Zef Mirakaj, “Gjurmët” doli në botim në gusht të vitit 2004. Autori thotë se botimi është një lirikë që kryesisht nuk ka të bëjë vetëm me idilin, dashurinë për një femër. “Kjo femër mundet të jetë edhe atdheu im. Një dashuri që i ka fillesat e saj që në epshet e para rinore, duke i kënduar një vajze pas së cilës kam qenë i dashuruar tmerrësisht”, thotë Mirakaj.

    Përsëri për Shqipërinë

    “Ky asht vendi im”, libri i dytë i autorit, i cili do të promovohet ditën e shtunë, është një vazhdueshmëri i atij të parit. Zef Mirakaj shpjegon se vëllimi përmban 84 poezi, kryesisht të shkruara në gegërisht me përjashtim të dy poezive që janë të shkruar në atë që i thonë gjuha e njehsuar. Ashtu sikurse edhe vëllimi i parë, libri i kushtohet kryesisht Shqipërisë, duke treguar edhe copëza jete të autorit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema të Ngjashme

  1. Arratisja nr. 2, Rizai sfidon Greqinë
    Nga RaPSouL në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-02-2009, 10:31
  2. Krijimet e Riselas
    Nga risela në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 10:50
  3. Arratisen dy të burgosur me helikopter nga burgu grek
    Nga nosselgae në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 10-09-2006, 13:56
  4. Arratisen 3 të burgosur nga paraburgimi i Fierit
    Nga Ujku'80 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 09:11
  5. Arratisja e madhe
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 06:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •