Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 54
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Të jesh prind-është obligim, peshë dhe kënaqësi

    Të jesh prind-është obligim, peshë dhe kënaqësi

    Të sjellësh në jetë një qenie të re, që është produkt i dashurisë së një qifti, është obligim shoqërorë dhe detyrë patriotike. Ta edukosh drejtë dhe sipas normave morale është peshë e madhe dhe njëkohësisht të presish produktet e atij investimi është kënaqësi e madhe.

    U martuam me dashuri, e filluam jetën në një harmoni të plotë, të lumtur dhe të gëzuar. I dhuruam dashuri të pakufi njëri-tjetrit. Kaluan vite e vite dhe dashuria jonë nuk na dhuroi produktin e saj, nuk kishim fëmijë. Ndjenja jonë e dashurisë ishte në rrezik te zbehej, por me një forcë të paparë i rezistonim tundimit të akuzës së ndërsjellë. Vitet kalonin dhe ne në kërkim të shërimit kalonim nga një ordinancë në tjetrën.
    Filloi viti i shtatë i martetsës, dhe… sihariq, arrijtëm më në fund ta kurorëzonim dashurinë tonë, arrijtëm ëndërrat tona, shpresat tona ti bënim realitet. Erdhi janari, muaj i ftohët dimri, viti i mbrapsht për Kosovën, por një ditë e këtij muaji ishte ditë me një shkëlqim të veçantë, ditë kur zemrat këndonin dhe kur jeta merrte një kahje tjetër, kahjen e një rruge plotë shpresë, një rruge plotë dritë, një rruge plotë premtime.
    Në sportelin e spitalit të gjinekologjisë pritnin dhjetra qytetarë duke u interesuar për gjendjen e të afërmeve të tyre. Unë me një droje të shprehur në fytyrë, i afrohem sportelit në mënyrë që të pyes mamin se mos ka gjë të re. I them emrin e gruas sime dhe nga ana tjetër marr përgjigjen, të përcjellur me buzëqeshje të theksuar: Gruaja juaj ka djalë, dhe fillon të më tregoj proporcionet, gjendjen, mënyrën e lidnjes, kot më fliste, unë isha në një gjendje tjetër agregate, isha fluid që e përshkonte tërë atë hapësirë dhe dilte edhe jasht holit të spitalit sikur donte që lajmin e gëzuar ta përcillte në mbarë Kosovën dhe tu thoshte: Ehejjjjjjjjjjjjjjjjjj edhe një pushkë iu shtua Kosovës ehejjjjjjjjjjjjjjjjjj.
    Jeta ndërroi ngjyrat e saja, tani më nuk ishte e mugët, nuk ishte e zymtë, nuk ishte gri, tani jeta kishte ngjyrat e ylberit, ngjyrat më të bukura që ajo mund ti ketë.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    football Maska e football
    Anëtarësuar
    11-07-2005
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    42

    Cool

    Citim Postuar më parë nga Poeti

    Djali te te roje dhe ta keni me jete, por do te isha kurioze te dija se cfare do ti shtohej Kosoves po te ishte vajze

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga football
    Djali te te roje dhe ta keni me jete, por do te isha kurioze te dija se cfare do ti shtohej Kosoves po te ishte vajze
    .
    .
    Kosoves do ti shtohej nje trimereshe e cila do te rriste dhe edukonte trima te rinje dhe ushtare te rinje per Kosoven.
    P.S. Eshte thene:Nje ushtar i ri Kosoves,duke u bazuar ne thenjet e popullit,edhe pse e dijme te gjithe se Kosova kishte edhe shume femra me arme ne dore dhe do te kete edhe ne te ardhmen.
    Kerkoj falje nese jemi keqekuptuar gje.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Poeti, te te rroj djali jete te gjate ne paqe e lumturi!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Me emocionove me cfare ke shkruar, djalin ta kesh me jete dhe me
    vellezer e motra te tjere mbas tij.
    Qenka detyre e rende te jesh prind por ama te fal emocionet me te bukura
    qe ke provuar ndonjehere. Une te gjithe njervze i uroj sic thone andej
    nga Shkodra...:
    Mos te lashte zoti pa to...!

  6. #6
    Fotoja e maturës :) Maska e Kinezja
    Anëtarësuar
    04-07-2005
    Vendndodhja
    Qyteza buzë liqenit - Pogradec
    Postime
    76
    Te te rroje djali sa malet e shqiptarise.
    Buzëqeshja i pasuron ata që e pranojnë, por nuk i varfëron ata që e japin.

  7. #7
    football Maska e football
    Anëtarësuar
    11-07-2005
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    42

    Smile

    Citim Postuar më parë nga Poeti
    .
    .
    Kosoves do ti shtohej nje trimereshe e cila do te rriste dhe edukonte trima te rinje dhe ushtare te rinje per Kosoven.
    P.S. Eshte thene:Nje ushtar i ri Kosoves,duke u bazuar ne thenjet e popullit,edhe pse e dijme te gjithe se Kosova kishte edhe shume femra me arme ne dore dhe do te kete edhe ne te ardhmen.
    Kerkoj falje nese jemi keqekuptuar gje.

    Nuk ju kam keqkuptuar aspak. Por meqenese une kam nje dobesi te vecante per cdo femije, cfaredoqofte te jete (djale apo vajze) nuk mund ta konceptoj rritjen e tyre me imazhin e ushtarit apo te ushtares. Jam kundra luftrave me pushke dhe jam pro e zgjidhjes se problemeve ne menyre paqesore dhe llogjike. Le ti imagjinojme femijet tane studente dhe te suksesshem ne karieren e tyre te ardhshme.

    Me mallengjeve me menyren se si nje baba mund te shkruaje kaq ndjeshem per krijesen e re keto rreshta te bukura, por ma prishe ne fund me ate imazhin e (ushtarit-ushtares) qe me kujtoi kohen e Enverit.

    Ta keni djalin me jete te gjate dhe tjeter here me vajze.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Football,

    Ti flet për kohën e Enverit, kurse unë për kohën e para 6 viteve kur ende ishim nën thundrën e armikut tonë-sërbisë, prandaj e thash ushtarit, apo ushtares, sepse po të mos ishin këta ushtarë/e nuk do të mund të komunikonim sot bashkë. Por edhe nga tradita kombëtare që e kam cekur në postimin e mëhershëm.
    Nuk ka vend për keqkuptime
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Vazhdimi…

    Nga hapësirat ku fluturoja, ktheva sërish në hapësirat e holit te spitalit dhe në qast mu kujtua ajo që këtë frut e kishte sjellur në botë, gruaja!! Si nuk më ra ndërmend të pyesja si ëhstë ajo?!
    Ia them shqetësimin tim motrës kujdestare në sportel, dhe ajo fillon të qesh! Zotëri më thotë, gruaja juaj ka lindur me operacion dhe është në shok-dhomë?! Keni pasur fatin që iu kanë shpëtuar edhe gruaja edhe djali. E pyes a mund ta vizitoj? Jo, jo nuk mundemi më thotë, nuk lejohen vizitat në shok-dhomë. E shoh se sa isha i humbur, e dija dhe pyesja!
    Ika me informatat e siguruara, dola nga holi i spitalit, dhe më dukej sikur nuk ecja, por fluturoja. Nuk dija kend të informoja së pari, babain dhe nënën në fshat, motrën e martuar në qytet apo motrën tjetër në Francë?! Apo të dilja në qendër të qytetit dhe të ia ipja në kup të qiellit, ti tregoja tërë botës gëzimin tim?
    Më afër e kisha motrën, shkova dhe ia thash, filloi të qaj nga gëzimi. Nuk prita më gjatë ika për në fshat kurse ajo mbeti të thërras motrën në Francë. Babai dhe nëna ishin duke pritur ndonjë lajm dhe posa më vërejtën bën që të dy drejt meje me sy të hapur sikur donin të më përpinin. Po iu thash, më në fund edhe unë u bëra baba dhe ju gjysh dhe gjyshe, urime. Ua thash aq thjeshtë sa edhe vet u habita. Më vonë duke analizuar veprimet e mia të asaj dite, kisha vepruar ashtu, tani nga frika se sa do të jem prind i mirë për djalin tim, sikur ishin ata për mua!?

    Historia dyjavore e qëndrimit në spital.

    Java e parë e qëndrimit në spital ishte e nevojshme për këndelljen shëndetësore të gruas sime pas operacionit, plotësisht e kuptueshme, por java e dytë, ah java e dytë!
    Në fund të javës së parë, gruaja më njohton (pasi nuk lejoheshin vizitat në repartin e lehonave) se djali ynë kishte humbur 25% nga pasha e tijë trupore! Asgjë më nuk mund të më ndalonte që të bindem vet për gjendjen e tijë, nuk mund të më ndalonte as roja në derën e repartit, as mjekët, as motrat, askush. Një njeri i qetë sikur jam unë, u shëndrrua në një bishë të egër që nuk pyeste për asgjë.
    Fruti ynë i dashurisë, i pritur kohë të gjatë, shkaku i moskujdesit të mjekëve dhe motrave ishte në boksin e ushqimit me oksigjen, kishte të vëna në kokë instalimet e reinhalimit. Kërkohej ushqim artificial për te dhe në spital nuk gjendej asnjë dozë!!! I sigurova me shumë mund duke e kaluar tërë qytetin dhe ia dorëzoj gruas, ngase nuk kisha më besim në askend.
    E pyes motrën kryesore, si mundi të ndodhë një gjë e tillë me djalin tonë, si lejuat këtë.
    Ajo më thotë: Përse nuk keni treguar se nuk keni pasur fëmijë për 7 vite?! Egërsohem edhe më shumë dhe ia them: Përse duhej ta dinit këtë, a nuk janë të gjithë këta fëmijë me të drejta të njejta, apo ata fëmijë që kanë lindur pas 9 muaj martese, nuk meritokan kujdes?
    Kaloi edhe java e dytë e traumave të mia dhe të familjes sime, traumave që lanë pasoja në shpirtin tim dhe të familjes. Afrohej momenti kur djalin tim do ta mbaja në duar dhe do ti shprejha tërë dashurinë time, do ti tregoja se sa shumë e dua dhe se sa e ka përmbushur jetën time, sa i ka dhënë kuptim dhe sa e ka pasuruar atë.

    …vazhdon
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Nisim rrugën për tek reparti i gjinekologjisë, unë nëna ime dhe vozitësi (një fqinj imi, ngase unë nuk kisha guximin të marr timonin në dorë shkaku i emocioneve në rritje).
    Në radhën e gjatë të pritjes u futa dhe unë bashk me nënën, e cila mezi priste momentin ta mbante nipin në duar. Unë edhe ashtu i kisha duart e zënë me kuti ëmbëlsirash të cilat fillova ti shpërndaj që nga roja e gjer tek motra kujdestare në katin e tretë, më ngjante vehtja në babadimrin dhe thesin e tijë me dhurata. Në hyrje të spitalit aty ku një javë më parë isha në gjendje të rrëzoja apo edhe të theja gjithëçka, sot me buzëqeshje të thellë në buzë i ofrova rojes kutinë me ëmbëlsira (nuk di në iu falënderova apo i kërkova falje) të cilën e mori edhe ai me buzëqeshje dhe duke iu treguar të tjerëve historinë time të një jave më parë.
    Gruaja kishte zbritur dhe ishte përkrah meje, edhe ajo tani në pritje. Ia thirrën emrin dhe ajo u afrua ta marrë djalin, unë zgjatja kokën mbi të tjerët që të mos vonoja as edhe një moment ta takoja shikim me fëmiun tim. Sekondat më dukeshin vite…më dukej sikur diça nuk është në rregull, sikur ata dy po vonoheshin së tepërmi. Shikoja nënën dhe kërkoja nga ajo të më tregonte se çfarë po ndodhë, përse ende nuk dolën, e pyesja me sy çfarë ndodhë aty mbrenda!? Më në fund, edhe momenti gjatë i pritur, momenti i pritur mbi 7 vite, momenti kur do të mirrja në duar produktin e dhashurisë sonë, kur do të takoja shikimin tim me atë të qenjës tani më të dashur për mua. E mora në duar dhe vetëm sa kapa shikimin e tij, mu duk sikur më lëshoi zemra, mu këputën këmbët dhe më humbi fuqia, shpejt ia përcolla nënës sime, sepse kujtoja që do të më binte nga duart!? Qudi! Mezi prita ta takoja, e tani nuk kisha guxim ta mbaja në duar, ta përqafoja, ti thonja sa shumë e dua…Ikëm që të katër në veturën e cila na pristë në oborrin e spitalit dhe morëm rrugën e kthimit tonë në shtëpi, rrugën e takimit të parë të djalit tim me familjen e gjëra, me të gjithë ata që të grumbulluar në banesën tonë të mbushur hare prisnin të bëheshin pjesë e lumturis sonë, pjesë e gëzimit tonë, pjesë e dashurisë që djali ynë do ta merrte nga të gjithë ne.
    Hyrja në banesë ishte sa gazmore aq edhe e mbushur me lotë gëzimi, aq mallëngjyese dhe aq pompoze, hyrje me të gjitha nuansat që ka jeta, me buzëqeshje, me britma, me lotë, me këngë. Djali shikonte sa andej-këndej i humbur në zhurmën që bëhej, i humbur në ambientin që e rrethonte dhe më bëhej se me shikim kërkonte nënën e tije, personin e parë që kishte njohur dhe personin e vetëm që në një mënyrë mund ta identifikonte….

    …në vazhdim, pagëzimi..
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  11. #11
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Wow nje baba kaq i sinqerte per ndjenjat e tij ...

    Te te rroje djali O Poet

    ps: mos harro te na thuash si ja vure emrin .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  12. #12
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anëtarësuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Citim Postuar më parë nga shkodrane82
    Qenka detyre e rende te jesh prind por ama te fal emocionet me te bukura
    qe ke provuar ndonjehere. Une te gjithe njervze i uroj sic thone andej
    nga Shkodra...:
    Mos te lashte zoti pa to...!
    U'r so sweet! Fatkeqesisht, jo cdo njeri mendon si ti. Besome per kete!

    Urime!
    If I Only Could....

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga BRADYKININ
    U'r so sweet! Fatkeqesisht, jo cdo njeri mendon si ti. Besome per kete!

    Urime!
    Moj goce e mbare, ku e di ti si mendojne njerezit. A thua ka njeri qe s'do te kete mjalte te tij?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. #14
    Shamikuqja!!! Maska e BRADYKININ
    Anëtarësuar
    07-01-2004
    Vendndodhja
    In Constant Motion!
    Postime
    498
    Ja xhuxhu, ka marre inisiative ti vendose te gjithe para gjykates. Xhuxhu, bota nuk eshte the paradise most of us dream of. Pse mo, pak ka qe abuzojne grate e tyre shtatzane? Ka pak nga ata qe u thone, hiqe femijen....ose mos e thente Zoti te kesh mbetur shtatzene. Ke pak nga ato qe i keqtrajtojne femijet e tyre?

    Nejse 2 raste qe me kane mbetur ne mendje....1 vajze 14 muajshe vjen ne spital me ethe dhe midis testeve te tjera i bene testin e urines ku gjeten SEMEN. E kishte abuzuar i jati.... Mjalta e tij? LOL

    1 rast tjeter, nje bebe rreth 2 muajshe vjen ne spital me shume probleme....i bejne rreze X, del qe ishte perplasur me force me shume se ne 1 rast. Ajo do mbese me probleme mendore. Shkaku? Prinderit, te cilet perfunduan ne burg.

    Ndoshta jane raste ekstreme, por egzistojne. Lum ato qe kane prinder te mrekullueshem qe i duan dhe kujdesen per femijet e tyre.
    If I Only Could....

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga BRADYKININ

    Nejse 2 raste qe me kane mbetur ne mendje....1 vajze 14 muajshe vjen ne spital me ethe dhe midis testeve te tjera i bene testin e urines ku gjeten SEMEN. E kishte abuzuar i jati.... Mjalta e tij? LOL

    Ndoshta jane raste ekstreme, por egzistojne. Lum ato qe kane prinder te mrekullueshem qe i duan dhe kujdesen per femijet e tyre.
    14 Muajshe????? e abuzuar nga i jati??????

    po cfare ishte ai, c'moster ishte????
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. #16
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694

    Thumbs up

    [QUOTE=Poeti]Të jesh prind-është obligim, peshë dhe kënaqësi

    Por..te kesh nje prind te tille qe me aq emocione me aq gezim dhe krenari flet per femiun e tij,qe perjeton aq fuqishem cdo sec te qenurit Baba ... eshte Privilegj.
    Te lumte Poeti

  17. #17
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Citim Postuar më parë nga Poeti
    Sekondat më dukeshin vite…më dukej sikur diça nuk është në rregull, sikur ata dy po vonoheshin së tepërmi. Shikoja nënën dhe kërkoja nga ajo të më tregonte se çfarë po ndodhë, përse ende nuk dolën, e pyesja me sy çfarë ndodhë aty mbrenda!? Më në fund, edhe momenti gjatë i pritur, momenti i pritur mbi 7 vite, momenti kur do të mirrja në duar produktin e dhashurisë sonë, kur do të takoja shikimin tim me atë të qenjës tani më të dashur për mua. E mora në duar dhe vetëm sa kapa shikimin e tij, mu duk sikur më lëshoi zemra, mu këputën këmbët dhe më humbi fuqia, shpejt ia përcolla nënës sime, sepse kujtoja që do të më binte nga duart!? Qudi! Mezi prita ta takoja, e tani nuk kisha guxim ta mbaja në duar, ta përqafoja, ti thonja sa shumë e dua…..
    Bukur.....te te them flm qe me dhurove lot qysh ne mengjes se meriton, por gjithsesi shyqyr zotit qe jane lot gezimi dhe ndjenjash te perseritura thuaj..lol.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Shkodrane82; football; Ariani_KS; foleja_; Kinezja; Pink; Xhuxhumaku; Bradykinin ju falënderoj nga zemra që merrni pjesë në gëzimin tim dhe që kontribuuat me postimet tuaja në këtë temë. Shpresoj se me hapjen e kësaj teme kam arrijtur të përmbushë një zbrazëti dhe të shpreh para jush emocionet e të qenurit prind.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Te te rroje cuni dhe me jete te gjate , ato ndjenja un i kam provuar dy here , dhe jane me te vertet ndryshe nga cdo ndjenje tjeter.

    Ne qoftese femija ka pasur pak probleme dhe mund te kete ende gjeja me e mire eshte ta mbaje e ema ngitur me trupin e saj duke qene te dy
    pa rroba pra lekure me lekure pasi ne kete moshe ai ka ende instiktet kur jetonte ne bark te nenes dhe nuk ndjehet vetem pra eshte e vetmja menyre per ti treguar qe jeni pran tij, kjo ka dale nga studimet e fundit mjekesore dhe rezultati ka qene i mrekullueshem dhe me nje rritje me te shpejt se te femijet qe nuk jan trajtuar ne kete menyre.

    Shkeputja pastaj behet graduale , por kujdes mos te flej naten kur i jep qumesht se i bllokon frymemarjen, gjera qe kan ndodhur dhe i njoh personalisht.

    mos u merzit per keshillat edhe po ti dije me pare ska gjo se i lexon edhe dikush tjeter.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    …vazhdim…pagëzimi…

    Mblodha tërë familjen në mënyrë që së bashku të ndajmë emocionet e një përjetimi që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë, një përjetimi që më dukej se do të më ngrinte në lartësitë qiellore.
    Ishin të gjithë në banesën time e cila më dukej se në çdo qast do të shembej nga numri i madh i të ftuarve, por nuk e kisha dert sepse unë nuk prekja në dysheme, isha duke fluturuar…
    Nderin që i pari djalin tonë ta thërriste në emër e kishta babai im (nuk ishte pra ceremoni fetare, por familjare). Djali shikonte tërë atë mori të grumbulluar, tërë ato fytyra të qeshura, tërë ata njerëz që sa njëri, sa tjetri e merrnin në duar. I them babait tim, hë more baba, e prite edhe këtë gëzim, ja tani vënja emrin që do të tregoj se është shqiptarë dhe bir shqiptari, emrin që do të simbolizoj identitetin e tij kombëtarë.
    Kishim vendosur më parë ta pagëzojmë me emrin KUSHTRIM, sepse ishte kohë e kushtrimit për rezistencë, kohë e thirrjes për luftë kundër armikut, thirrje për bashkim kombëtar dhe thirrje që edhe një herë, tani definitivisht ti japim grushtin e fundit armikut. Ishte dëshirë e imja që në këtë mënyrë të tregoj se është koha për kushtrim.
    Babi e mori në dua, e shikoi me shumë mallëngjim e thirri me zë të lartë KUSHTRIMMMMMMMMMM e gëzofsh emrin, barte me nder dhe mos e përdhos, trego se je i denjë ta bartish këtë emër, të jesh i vetëdijshëm për kohën dhe vendin ku ke lindur. E ngriti lart dhe e uroi që rrita e tijë të jetë në liri, që rrita e tijë të jetë në harmoni, që të ketë fat, sukses dhe lumturi në jetë.
    E morën në dorë të gjithë me radhë duke e thirrur në emër dhe duke e përcjellur me urime për të mirat që sjell jeta.
    Kushtrimi u lind në Kosovën e pushtuar dhe tani po rritet në Kosovën e lirë, kushtrimi i kohës kur ai lindi solli lirinë që edhe ai tani po e gëzon, së bashku me të gjithë shqiptarët tjerë që jetojnë në Kosovë apo janë nga Kosova.

    FUND
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  2. Videolojrat, kënaqësi e frikë për fëmijët
    Nga Davius në forumin Lojra në kompjuter
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:28
  3. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36
  4. Leximi: kenaqesi apo dhimbje?
    Nga ColaTurka në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 08:10
  5. Per kenaqesi te Moro...
    Nga Julius në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-06-2003, 09:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •