Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Si mund të përmirësohet imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve?

    Shqiperia dhe shqiptaret!

    Jam i mendimit se si vendi yne dhe shqiptaret nuk gezojne respektin e duhur ne Evrope dhe gjithashtu per Shqiperine dhe shqiptaret eshte formuar nje imazh qe per te mos thene negativ le shume per te deshiruar....

    Ne USA me sa informacion qe kam, kam pershtypjen se shqiptaret kane krijuar nje imazh te ndryshem nga ai ne Evrope dhe ky imazh eshte pozitiv ose me pozitiv krahasuar me Evropen....

    Mendoj se kjo teme eshte shume e rendesishme, pasi kete realitet e perjeton cdo shqiptar qe eshte jashte Shqiperise dhe ndokush nga ne qe jemi ne Diaspore e kemi perjetuar ndonje rast kur pasi kemi prezantuar identitetin tone te tjeret jane befasuar ose reagimi nuk ka qene dhe aq pozitiv....

    Do kisha deshire qe cdo shqiptar si nga Shqiperia ashtu edhe nga Diaspora te jap mendimin e tij se si mund ta permiresojme imazhin e vendit tone dhe te shqiptareve ne pergjithesi....Gjithashtu do me pelqente qe te kete dhe replika e shkembim mendimesh por debatet te mos shenderrohen ne sharje personale pasi kjo gje nuk e ndihmon dialogun ne kete teme.......


    Personalisht mendoj se imazhi i Shqiperise do te permiresohet pasi Shqiperia te zhvillohet si ekonomikisht ashtu dhe nga ana kulturore..etj..

    Mendoj se Shqiperia gezon kete imazh pasi Shqiperise i kane reklamuar kryesisht gjerat negative te ketij vendi...Persa i perket shqiptareve te diaspores, kryesisht ne vendet fqinje por edhe me gjere ne Evrope, e verteta eshte se nuk gezojne simpatine dhe respektin e duhur te opinionit vendas. Sigurisht ne krijimin e ketij opinioni shpeshehere kane ndikuar MEDIAT e ketyre vendeve te cilat gjithmone shqiptaret i kane pasur ne "kroniken e zeze"....


    Ne mbyllje mendoj se Shqiperia dhe shqiptaret i kane mundesite qe ta ndryshojne kete realitet dhe imazhi i Shqiperise dhe shqiptareve te ndryshoje...
    Ia vlen te theksohet se ky imazh eshte shume i rendesishem per cdo shqiptar si brenda dhe jashte Shqiperise...
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 28-07-2005 më 11:44
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Un mendonj se nuk duhet ndryshuar asgjë në sjelljet tona shqiptare.Për të përmirësuar imazhin tonë në botë do t`ìshte e mirë që të vjedhim dhe kontrabandojmë në të mirën e shtetit siq bëjnë të tjerët e jo vetëm për interesa përsonale siq bëjmë ne gjithnjë.Kur bën kontrabandë për p¨werfitime personale të ndjekë edhe i yti edhe i huaji,kur punon për shtëpinë tënde,të mbronë i Zoti i shtëpisë dhe anëtarët e familjes!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-08-2005 më 23:57

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Imazhi i shqiptareve eshte ai qe ne kemi krijuar,ne si shqiptare dhe politika jone ne shkalle nderkombetare.
    Ne rradhe te pare jemi nje popull emigrantesh dhe dihet sa gezojne respekt keta te fundit ne mbare pasqyren boterore.
    Nje person qe ka veshtiresi te pranohet ku shkon dhe mbi te gjitha harrohet nga vendi ku ka lindur.Raste me mijera dhe eshte e kote te perserisim te njejtat gjera.
    Imazhi i i diaspores shume here eshte larg relitetit por diaspora mbledh te ndershmin dhe kriminelin e shume shpesh ndodh qe "me te thatin digjet dh i njomi".
    Nuk ka shume per te thene sepse dihet qe ndryshimi fillon perhere nga vetvetja dhe mendoj qe ne pak kohe mentaliteti i shqiptareve po ndryshon rrenjesisht.
    Dhe fatkeqesive i shtohet imazhi qe krijon politika shqiptare per shtetasit e saj.Duke qene politika shqiptare pothuajse e virgjer,gabimet nuk bejne tjeter veçse te shtojne negativitet imazhit tone.
    Rastet jane te pafund,qe nga gabimet ne vendime kryesisht per nevoja ekonomike (shih Greqine,Italine,Legen Arabe) nuk bejne tjeter veçse shtojne bindjen ne vendet fqinje qe kane te bejne me nje mase varfanjakesh.

    Me beri pershtypje qe ne nje moment kaq te veshtire ne shkalle internacionale qeveria braziliane i dergon nje note asaj ingleze per tu informuar mbi faktet e vrasjes te qytetarit brazilian ne Angli.
    Me ne çfare ndodh??Po vdesin shqiptaret neper bote.vrasje e dhune ka kedo.
    Keni degjuar ndonjehere qeverine shqiptare te ngreje zerin kunder padrejtesive qe i behen shtetasve te saj.Sepse jemi efektivisht shqiptare,deri ne prove te kundert,dhe çdo qeveri ne çdo vend te botes ka per detyre te ruaje dinjitetin e shtetasve te saj.
    Por mendoj qe imazhi eshte personal dhe fillon perhere nga vetja jone.Kur te jemi te respektuar me punen dhe djersen tone neper bote ateher i te qenurit shqiptar nuk do te tingelloje me si sinonim i varferise dhe kriminalitetit.
    Rruga eshte e gjate dhe e veshtire por jam optimist qe mundimi yne nuk do shkoj kot dhe jam krenar,e si une shume te tjere shpresoj,qe jam Shqiptar.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  4. #4
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    Citim Postuar më parë nga kurkushi
    Un mendonj se nuk duhet ndryshuar asgjë në sjelljet tona shqiptare.Për të përmirësuar imazhin tonë në botë do t`ìshte e mirë që të vjedhim dhe kontrabandojmë në të mirën e shtetit siq bëjnë të tjerët e jo vetëm për interesa përsonale siq bëjmë ne gjithnjë.Kur bën kontrabandë për p¨werfitime personale të ndjekë edhe i yti edhe i huaji,kur punon për shtëpinë tënde,të mbronë i Zoti i shtëpisë dhe anëtarët e familjes!
    O daj po ecem me trute e tuja kemi per te ec me te vertet perpara...

    Po ma thuaj ti ku ka pat hajer ndonjeher hajduti???

    Shqiperia do rregullohet nje dite.....nje dite.....

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Imazhi permiresohet duke genjyer lol sa here qe shqiptaret bejne dicka te keqe nuk duhet te thone qe jan shqiptare por ..grek mbase lol
    kur bejne dicka te mire le ta thone me plot gojen ...SHQIPTAR ..
    lol

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Imazhi i shqiperise dhe shqiptareve ka qene gjithmone i keq, i thurrur nga xhelozia qe fqinjet dhe perendimi ka per lashtesine dhe civilizimin ne nje shkalle siperore qe shqiperia e dikurshme ka patur. Se sa kane mbetur shqiptar te mirfillte nga ato kohera, vetem ekzistenca e vet shtetit do ta tregoje, qe me sa duket ka marre humneren me kohe.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Si mund te permiresohet imazhi i Shqiperise dhe shqiptareve?
    -Kur prodhimet e ndryshmme si ato teknike,tekstili,ndërtimore,medicionale,ushqimore etj,etj,me shenjën made in Albania do të futen në tregun e BE dhe SHBA-ve...

    -Kur Kombëtarja (në futboll,hendboll,basketboll,atletikë etj,etj,) arrinë të kualifikohet në kampionate ballkanike,botërore si dhe pjesëmarrje në lojërat Olimpike dimërore e verore,prej nga do të ktheheshin me medalje të fituara...

    -Kur Kryqi i Kuq Shqiptar,qoftë edhe me ndihmë simbolike,solidarizohet me vendet që kanë nevojë për ndihmë në raste të katastrofave të ndryshme...

    -Kur...
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Reth kesaj ceshtjeje kisha publikuar nje artikull tek revista e emigranteve ne Greqi, Prestige (dhe tek Gazeta Sot).


    Artikulli vijon:



    Kultura ne rolin e nje arme te forte dipllomatike:
    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Erjus MEZINI



    Është me të vërtet e vështirë për një studjues që të përcaktojë përmbajtjen e epitetit «kulturor/e», ose të sqarojë se kur një dukuri është pjesë e kulturës së një populli ose jo. Sidoqoftë në mënyrë përgjithësuese do mundeshim të thonim se me termin «kulturë» nënkuptojmë një kolazh të gjërë vlerash, besimesh, veprash, traditash, zakonesh etj. që pasqyrojnë të kaluarën historike dhe tendencat ekzistante të një komuniteti, një kombi ose një grupi kombesh. Në ditët e sotme, proçesi i civilizimit -sipas kritereve perëndimore- dhe ndryshimet kulturore midis shoqërive të ndryshme duket se kanë tërhequr vëmendjen e politikave shtetërore dhe interesimin e shumë analistëve. Tashmë duket se komuniteti ndërkombëtar e ka kaluar plotësisht ndarjen e shoqërive me kritere biologjike, raciale. Vihet re se edhe vet ndarja me kritere etnike po e humbet përkrahjen e dikurshme. Të gjitha këto në një kohë ku kriter kryesor për të kategorizuar shoqëritë duket se janë bërë veçoritë kulturore. Kështu, ditët e sotme, flasim për praninë e qytetrimit perëndimor, qytetrimit europian, qytetrimit lindor ose aziatik, boshtit islamik etj. Gjithashtu, ekziston një grup studjuesish mbi-realistë të cilët bazojnë analizat e tyre politikoshkencore pikërisht mbi veçantitë e qytetrimeve të ndryshme. Personalitet i shumpërfolur i këtij grupi është edhe z. Samuel Huntington i cili prej viteve 90 flet për një «luftë midis civilizimeve». Ndodhitë e 11/09/2001 duket se shtuan përkrahësit e teorisë Huntington por e vërteta është se vet niveli kulturor i një shoqërie pasqyron gjëndjen sociale dhe ekonomike në të cilën ajo gjendet. Pra mendoj se do ishte ekzagjirim për mospërputhjen Lindje-Perëndim të fajësojmë vetëm ndryshimet kulturore, në një kohë kur largësia më e madhe midis këtyre dy polëve ndodhet në fushën ekonomike, sociale dhe politike. Fakt historik është gjithashtu se veçoritë kulturore ose fetare janë përdorur shumë herë për të justifikuar krizat ose përleshjet, duke mbuluar me këtë mënyrë shkaqet ë vërteta.
    ***

    Pas këtij pasqyrimi hyrës reth rëndësisë që përmbajnë veçoritë kulturore për realitetin ndërkombëtar, besoj se do ishte e vlefshme të hedhim një sy tek mënyra me të cilën shtetet mundohen të shfrytëzojnë këto veçori në favor të tyre. Në qarqet e studjuesve të çështjeve ndërkombëtare duket se po fiton rëndësi, gjithnjë e më tepër, termi «diplomaci kulturore». Sipas analistes te American University -Washington D.C.- znj. Kosmidou, me diplomacinë kulturore nënkuptojmë përdorimin dhe kontaktet sistematike të veprimtarive dhe produkteve kulturore që ushtrohen nga organet shtetërore ose ndërkombëtare, por edhe nga nismëtarë jo-qeveritarë, me qëllim paraqitjen e vlerave dhe begative kulturore të nismëtarëve duke synuar në njohjen e njëri-tjetrit, mirkuptimin, bashkpunimin –pa perjashtuar edhe bashkpunimin ekonomik-, përmirësimin dhe ngrohjen e marrëdhënjeve në nivel ndërkombëtar. Gjithashtu, znj. Kosmidou do të shtonte se kontaktet kulturore rrisin mundësitë për mirkuptimin midis popujve dhe hedhin themele për mirëbesim, me qëllim largpamës shmangjen e krizave politike dhe të përleshjeve. Gjithësesi, duhet të nënvizojmë se diplomacia kulturore mund të përdoret edhe si vegël për qëllime politiko-strategjike ose ekonomike.
    Megjithëse diplomacia kulturore përbën një term të ri, nuk është aspak dicka e re praktikimi i saj. Shenja përdorimi të pasurive kulturore për qëllime politike vërehen akoma edhe në epokën e lashtë. Të rikujtojmë këtu organizimin e ciklit dramaturgjik „Panathinea“ nga Athinejtë e lashtë –gjatë Verës, kur Athina vizitohej nga tregtarët e huaj- ku midis tragjedisë vendasit mundoheshin të kalojnë mesazhe tek vizitorët, si psh. kontributi i Athinës në luftën me Persët, vlerat e demokracisë athinase, detyrimet e qytet-shteteve të tjera përballë epërsisë së Athinës etj. Sot, diplomacia kulturore ka fituar, detyrimisht, edhe më tepër përkrahje dhe sipas shume studjuesve liberalistë mund të kthehet në mjet për zgjidhjen e shumë problemeve. Tre janë funksionet kryesore të diplomacisë kulturore sot : 1) ngrohja e marrëdhënjeve ndërshtetërore, 2) përmirësimi i paraqitjes së jashtme dhe kalimi i mesazheve nga shteti që e ushtron dhe 3) përfitimi ekonomik.
    Pasojat shkatërruese të Luftës së Dytë Botërore –ku fanatizmi racial dhe kombëtar luajti rol dominues- shfaqën më tepër se kurrë domosdoshmërinë për njohjen dhe kontaktin midis kulturave. Këto inisjativa në Europë filluan me organizimin e një cikli të gjërë veprimtarish kulturore komunikuese –që vazhdojnë deri më sot- dhe mund të thuhet se kishin si fryt krijimin e B.E., i cili dëshiron të shtrihet edhe më tepër. Tashmë, pothuajse në çdo shtet serioz dhe demokratik, si p.sh. Francë, Angli, Kanada, SHBA, Gjermani etj., ekzistojnë organe ose institucione shtetërore qё merren me temat kulturore dhe që veprojnë nën epërsinë e ministrive të punëve të jashtme të këtyre vendeve, duke zbuluar me këtë mënyrë përputhjen e punëve të jashtme me çështjet kulturore. Shembull tepër kuptimdhënës për lidhjen midis dipllomacisë dhe kulturës është edhe rasti i ekspozitës së Komisionit Special për Shqyrtimin e Politikës së Jashtme të Kanadasë, në vitin 1997, ku midis të tjerash shkruhej : «Paraqitja e kulturës kanadeze duhet të shihet si parësi kryesore e politikës së jashtme kanadeze... Sa më potencial të jet imazhi, aq më e madhe do të jet mundësia e aktivitetit të pavarur rezultativ në marrëdhënjet ndërkombëtare». Shembullor, gjithashtu, është edhe aspekti francez, ku veprimtaritë kulturore harxhojnë –sipas statistikave të vitit 2003- reth 35% të buxhetit të përgjithshëm të ministrisë së jashtme. Kurse Mbretëria e Bashkuar duket se po përdor në mënyrë të spikatur sistemin e saj arsimor dhe mësimdhënjen e gjuhës angleze për të ushtruar diplomaci kulturore. Këshilli Britanik (British Council), institucion shtetëror me qëllim shtrirjen e imazhit anglez, ka hapur degëzimet e tij në mbi 109 shtete. Nuk duhen lënë, gjithashtu, pa u referuar edhe fitimet e mëdha ekonomike që sjellin aktivitetet dhe produktet kulturore. Në rastin e SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar është pothuajse e pamundur të zbulohet dhe të paraqitet ky përfitim ekonomik. Nga ana tjetër, për vitin 2002 burimet ekonomike të Kanadasë në fushën e artit dhe kulturës i afrohen shifrës së 42 miliardë Dollarëve Kanadezë, në një kohë kur në qarqet e këtyre fushave u punësuan reth 1.2 milionë persona.
    ***

    Në mbyllje të këtij artikulli besoj se do ishte pozitiv parashtrimi i disa konkluzioneve në lidhje me aspektin shqiptar. Nga të dhënat e pakta që sipërpërmenda, kam mendimin se çdokush mund të ket krijuar një ide reth rëndësisë së inkurajimit dhe kultivimit të aktiviteteve dhe pasurive kulturore. Kjo rëndësi gjendet edhe tek fakti se qëllim kryesor i dipllomacisë kulturore të një shteti është krijimi dhe ruajtja e një imazhi të mirë në opinionin publik ndërkombëtar. Sot, por edhe në të kaluarën, në literaturën dhe shtypin shqiptar shprehet shpesh herë pakënaqësi për mospërkrahjen ë «çështjeve tona kombëtare» nga disa faktorë të huaj. Si është e mundur për një vend me kaq imazh të vogël, siç ndodh me Shqipërinë jashtë kufinjëve, të presi përkrahjen e pashterueshme të mendimit ndërkombëtar ? Duket se politika e shteteve moderohet nga ai ligji që shprehu z. Halperin, «mendimi yt është atje ku të detyron pozita jote». Pra nuk duhet të presim prej vetes tonë më shumë se ajo që mundemi të realizojmë! Rezatimi i kulturës dhe i artit shqiptar jashtë kufinjëve do të ishte mbase aleati më i mirë i kërkesave shqiptare. Kjo sepse, siç u përmend më sipër, kultura, por edhe arti, shfaqin të kaluarën historike dhe tendencat ekzistante të një populli. I japim kështu mundësinë të tjerëve të kuptojnë sadopak botën shqiptare –dhe kjo gjë mund të ket rezultate pozitive kundrejt shteteve demokratike, ku opinioni publik ndikon mbi vendimet politike.
    Mundësitë që i jepen Shqipërisë për të ushtruar diplomaci kulturore janë me të vërtet të mëdha. Jashtë kufinjëve të vendit tonë jeton një numër i madh Shqiptarësh –si emigrantë ose si qytetarë të një shteti tjetër. Duhet, patjetër, të ruhen dhe të kultivohen lidhjet me këto komunitete shqiptare! Vetorganizimi i Shqiptarëve jashtë vendit, me inkurajim nga shteti jonë, mund të sjelli përfitime të mëdha dhe rritjen e imazhit edhe rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu duhet të ndaloj mbulimi i veçorive kulturore të kombit tonë –që duket se po na propozojnë disa politikanë dhe intelektualë, në emër të asimilimit europian! Ka ardhur koha t’i tregojmë të tjerëve se jemi të gatshëm të adoptojmë çdo ide përparimtare por nga ana tjetër kemi një bagazh të gjërë kulturor dhe historik nga i cili mund të marri mësim çdokush! Pozita jonë gjeografike, midis Ballkanit, Europës dhe Mesdheut, do ishte mirë të shihej si favor që na shton çdo lloj mundësie dhe jo si disavantazh i cili na i pakëson ato. Veç të tjerash mundësitë që ofrohen për shfrytëzim mund të përmblidhen si më poshtë : shkëmbime shkencëtarësh të huaj me ata vendas, shkëmbime midis studentëve dhe artistëve, organizim festivalesh në të cilat ftohen për pjesëmarrje edhe grupe artistësh nga jashtë, organizim koncertesh dhe ekspozitash jashtë shtetit etj. Gjithashtu duhet të inkurajohet ardhja e të huajve për studime ose specializim në Shqipëri –përfitimi do jet edhe ekonomik. Shqiptarët sot po mësojnë gjuhët edhe historinë e gjithë botës, pse mos të mësoj edhe bota gjuhën dhe historinë e Shqipërisë?

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Ja dhe nje artikull tjeter qe i drejtohet emigranteve:


    Jemi Fajtore ?! (leter emigranteve ne Greqi)


    Morra shkas edhe une nga keto ngjarjet e fundit, kaq te mezipritura nga mediat greke, per ti drejtuar dy fjale emigrantit te stermunduar shqiptar. Sigurisht me kete shkrim nuk do mundohem ti jape te kuptoje publikut grek se ka ardhur koha "te na dashurojne jashte mase" por ti them emigranteve shqiptare se ka ardhur koha te perputhemi me veten tone. Nuk mund te presim te na kuptojne te tjeret kur ne nuk mundohemi te kuptojme veten tone. Shume Shqiptare bejne pyetjen "pse jane Greket raciste me ne" por asnjeri nuk pyet "cfare beme ne qe ti ndryshojme mendjen Grekeve". Duket se te qenurit "alvane" me shume i frikesohemi ne Shqiptaret se cdokush tjeter. I ndrojme femijeve emrat sepse frikesohemi mos i thone "alvane", i themi te mos flasin Shqip ne rruge, t'iu largohen Shqiptareve etj. Me thene te drejten ende nuk e kam kuptuar se ku gjendet ky "demi i madh" i thirrjes "alvane". Keshtu edhe kur shkoj ne dyqanin e ndonje Shqiptari meremi vesh gjysma-gjysma me Greqishten e manget te dyqanxhijeve qe bejne cmos te tregojne se jane Greke. Ajo qe ka rendesi eshte se kemi bere shume Greke te besojne se Shqiptaret dyqanxhije, studente, nxenes, bashkepunetore, zyrtare, komshinje dhe njerez qe shikojne cdo dite nuk jane Shqiptare por Greke ose dicka tjeter. I vetmi vend ku Shqiptari nuk mund jete dicka tjeter vecse Shqiptar eshte rajoni i policise (llogjike nuk eshte te degjohemi vetem per keq?), sepse atje nuk presin ti thuash genjeshtra reth identitetit kombetar por mjaftohen me pashaporten e leshuar nga Republika e Shqiperise. Pra studentet me te mire te universiteteteve, nxenesit qe zejne nje numer te madh bankash, vajzat e bukura qe te buzeqeshin mbrapa xhamave te dyqaneve, kamarjeret etj. te ardhur nga Shqiperia kane lene te gjithe te nenkuptohet se kane lindur Greke. Pastaj te gjithe ankohen, " sa turp, shikoni c'bejne bashkeatdhetaret tane", ne kete rast harrojne se keta qe ankohen, perpara syve te tjereve nuk jane bashkeatdhetare me Shqiptaret e rajoneve, te stallave, te arave dhe te piacave te fshatrave. Edhe per Greket vetem kriminelet dhe punetotret e gjunjezuar te fshatit duket se perbejne termin "Alvani". Qe te shprehem sinqerisht do thosha se jam perkrahes me shume i atij Shqiptarit te pervojtur te fshatit grek sesa i atij te kamurit te qytetit i cili mund te fshihet mbrapa ndonje genjeshtre, sepse atij te parit i ka ngelur ende emri Shqiptar. Sot nga pothuajse te gjithe egjyptiologet pohoet se akoma edhe ne Egjyptin e lashte besohej se njeriu perbehet nga tre gjera : trupi, shpirti edhe emri. Biles ne Egjyptin e lashte denimi me i madh per dike ishte zhdukja e emrit te tij nga cdo shkrese ose edhe nga mbishkrimi i varrit. Pra nese shpirtin ia kemi falur problemeve dhe lekeve, trupin pronarit te pakten te na mbetet emri!

    Ngjarja e pengmarrjes te autobuzit ne 15/12/04 ishte me te vertet nje ngjarje e shemtuar te cilen e denon cdo njeri me shendet te plote mendor- nuk luan rol kombesia per te kritikuar marrezira te ketilla. Por kjo nuk mund te jete shkak per te shtyer me teper femijet tane qe te fshehin prej'ardhjen e tyre. Perkundrasi ka ardhur koha ti tregojme bashkeqytetareve tane Greke se ekzistojme edhe ne, miqte nga Shqiperia te cilet duam-s'duam jemi pjese e kesaj shoqerie dhe me menyren tone ndihmojme cdo dite ne perparimin e ketij vendi. Nese disa elemente ekstreme te mediave greke guxojne te ndajne shtetasit Shqiptare ne "Voriopiriote" te mire dhe Shqiptare te keqinje - nuk mbaj mend te jete shfaqur ndonje emigrant shqiptar ne mediat greke per ndonje veper te mire dhe te mos jet karakterizuar "vorioepiriot", biles disa ekstremiste nuk ngurojne te citojne keto "ndarjet" edhe kur behet fjale per tragjedi familjare - atehere nuk duhet te behemi edhe ne bashkefajtore me ta. Ka ardhur koha ti japim mundesine fqinjeve Greke qe te na njohin me mire!


    Me respekt une Erjus Mezini, nga Rodi 19/12/04
    marre nga Tribuna Shqiptare

  10. #10
    Nuk jemi vetem ne delja e zeze sic na paraqesin te huaj .Eshte nje politike qe ndiqet per ne shqipetare qe se ka zanafillet tani dhe keto nuk jan te reja per ne ,por jane me se nje shekull .Eshte e gjitha propaganga e qarqeve anti shqipetar ne ballkan dhe europe qe nuk shohin trarin e tyre por u vret syte qimja jone.Europa per me shume se nje shekull na ka njohur ne nepernjet prapagandes greke dhe serbe .serbet dhe grekrit arin deri aty deri sa ne na paraqitnin me bishte,per te mbulluar barbarit e tyre kundrej rraces brilante shqiptare.Te huajte qe shkelen token shqipetare gjate fillimit te shekullite te kaluar nuk gjeten ate popull barbare sic e paraqisnin grekrit dhe serbet.gjeten te kunderten gjeten nje popull bujar,besnik,punetor dhe trim,qe me shekuj kishte vuajtur nga keto 2 qyteterime .tek ne gjeten vyrtyte qe shume popuje te civilizuar nuk i kishin si bese bujarin.Por te huaj besen dhe bujarine ton e shfrytezuan ne deme te interesave tona .Edhe Fishta yne i madhe do te te shkruante
    HEJ EVROPE HEJ KURVE E MOTIT
    QE I DHE SHKELMIN BESES SE ZOTIT
    QE PER DO KOPILA TE KRAJLIT TE SERBISE
    I SHKRETOVE BIJTE E SHQIPNISE

    Vetem ne evrope greqi.itali shqipetaret kan emer te <keq> pse ata kan emer te mire ne vendet me te vertet demokratike si USA KANADA AUSTRALI ku kan aritur edhe ne majat nga me te larta te hirarkise shteterore te ketyre vendeve.Kjo pse ne keto vende nuk i perbuzin shqipetare sic i perbuzin ne greqi apo itali ne keto vende keta gezojne te gjitha te drejtat.PRA PER NE SHQIPETARET nje gje te vogel te bejme te paret greket dhe italianet do ta komentojne dhe ta bejne buall


    • Të huajt trafik në Shqipëri
    Nga Rigels MALILE
    Të huajt në Shqipëri shpesh kanë patur edhe probleme me drejtësinë. Shumë prej tyre janë dënuar për vepra penale të rënda e të tjerë për vepra më të lehta të shkeljes së ligjit. Akuzat e ngritura nga policia e prokuroria shqiptare ndaj shtetasve të huaj kanë qenë kryesisht të lidhura me trafikun e qenieve njerëzore, mjeteve motorike e drogës. Nuk kanë mbetur prapa as rastet e falsifikimit të dokumentave apo mashtrimit. Disa prej personave të proceduar në Shqipëri, kanë qenë edhe pjesë e organizatave të fuqishme kriminale të cilat kanë patur si degë të tyre në Shqipëri pikërisht këta persona.Janë disa dhjetra raste kur të huajt janë dënuar për vepra penale të rënda.Një nga të huajt që u bë mjaft i famshëm në Shqipëri pikërisht për veprat e tij penale dhe për lidhjet e tij me organizata të njohura kriminale, është italiani Donato di Tano.
    Donato di Tano
    Donato di Tano, së bashku me Domeniko Vincin dhe Francesko Sabatelin, kanë rënë në prangat e policisë më 31 tetorin e kaluar, sepse në lokalin e tyre u gjetën 8 kilogramë e 280 gramë heroinë. Gjithashtu, në hotel “Kidi”, pronë e Di Tanos, policia gjeti dy pistoleta, njëra e tipit Zastava dhe tjetra e tipit TT. Menjëherë Donato di Dano e pranoi autorësinë e drogës, duke u munduar që të shfajësonte dy të tjerët. Sapo kanë kryer arrestimin, uniformat blu durrsake kanë kontaktuar me misionin italian të Interforcës, për të kryer identifikimin. Sipas burimeve, identifikimi i tre italianëve ka qenë i vështirë, pasi ata qarkullonin me identitete të rremë. Vetëm shtetasi Donato di Tano përdorte shtatë identitete të ndryshme, gjë që e ka bërë të vështirë identifikimin e tij. Për secilin identitet të rremë, Di Tano kishte edhe një pasaportë. Në një prej këtyre pasaportave, ai njihej me emrin e italianit Xhankarlo Koliçi. Drejtësia italiane, sapo mëson se në Shqipëri kanë rënë në pranga tre italianë për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, interesohet për të mësuar mbi shtetasit e saj. Ata arrijnë të zbulojnë se një nga të arrestuarit kërkohej prej kohësh nën akuzën e anëtarit të organizatës “Cosa Nostra”. Ata kërkojnë që të ekstradohen shtetasit e tyre, pa u dënuar, por ligjet e Shqipërisë nuk e lejonin një gjë të tillë. Pas kësaj, vjen në Shqipëri posaçërisht vetëm për të marrë në pyetje Di Tanon, kreu i Antimafias Italiane, Francesko Mandoi. Pas shumë muajsh, shteti italian vendos të rikërkojë ekstradimin e Di Tanos, duke paraqitur edhe kërkesën me arsyen se është person i shpallur në kërkim dhe se dyshohet si një nga anëtarët e një prej organizatave kriminale në vendin e tyre. Tashmë pritet që pala shqiptare të kthejë përgjigjen, e cila po qe se do të jetë pozitive, atëherë do të nisin procedurat për ekstradimin e tij. Prokuroria shqiptare ngriti tri akuza ndaj tij: atë të “trafikimit ndërkombëtar të narkotikës”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shpërndarje të lëndëve narkotike”.
    Panajota Gjeorgjiu
    Gjeorgjiu akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Më datë 05.12.2002 nga kontrolli i ushtruar nga forcat e policisë të Komisariatit të Rinasit, në bagazhet e të pandehurës janë sekuestruar 14 kg lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” . Në Qershor të vitit 2002, e pandehura është njohur me shtetasin shqiptar Elvis Cara i cili ishte emigrant në Angli dhe banonte afër të pandehurës. Lidhjet ndërmjet tyre kanë qenë të forta aq sa, nga shtetasi shqiptar Elvis Cara, të pandehurës i është bërë propozimi për martesë. Duke patur kontradikta me bashkëshortin e saj, sepse ky i fundit i kishte vënë re lidhjet jashtë martesës së bashkëshortes së tij, e pandehura ka vendosur të largohej për disa kohë nga Londra dhe këtë mendim ia ka shfaqur të dashurit të saj. Shtetasi Elvis pasi e ka pajisur të pandehurën me një kartë telefoni celular AMC me datë 29.11.2002, e ka nisur atë bashkë me shokun e tij Arjan Kalaj për në Shqipëri. Në aeroportin e Rinasit ata i ka pritur shtetasi Argent Ramadani i cili bashkë me një person me emrin Genti, i kanë çuar me një automjet tip “Benz” 190 në qytetin e Shkodrës. Pasi e kanë sistemuar të pandehurën në një apartament, shtetasi Arjan Kalaj dhe shokët e tij janë larguar. Të nesërmen, me datë 30.11.2002, shtetasi Arjan është kthyer tek e pandehura dhe i ka thënë se kishte komunikuar me shtetasin Maksim Mustafa të cilin e pandehura e kishte njohur në Londër. Ky i fundit i ka propozuar të pandehurës që të merrte disa pako dhe t'i çonte në Londër. E pandehura e ka pranuar këtë propozim dhe me datë 01.12.2002, shtetasit Maksim Mustafa, Arjan Kalaj dhe një person tjetër i panjohur i kanë dhënë asaj katër pako me lëndë narkotike, tre nga të cilat kishin emrat e personave që do t'i merrnin dhe numrat e telefonave. Sistemimin e pakove në valixhe e kanë bërë e pandehura, shtetasi Maksim dhe shoku i tij, ndërsa shtetasi Arjan Kalaj ka qenë prezent. Më datë 02.12.2002, e pandehura dhe shtetasi Arjan Kalaj me furgonat e linjës Shkodër- Tiranë kanë ardhur në Tiranë , të cilët janë sistemuar në hotel “Arbana”. Më datë 05.12.2002, e pandehura dhe shtetasi Arjan Kalaj kanë udhëtuar në drejtim të aeoroportit të Rinasit me makinën e shtetasit Argent Ramadani , i cili i ka lënë në parkingun e aeroportit. Më pas shtetasi Arjan Kalaj e ka shoqëruar të pandehurën deri tek porta e aeroportit dhe më pas është larguar. Pas kontrollit të ushtruar ka rezultuar se në valixhet e të pandehurës ndodheshin katër pako me lëndë narkotike të llojit “Canabis Sattiva” me peshë 14 kg, prandaj ajo është arrestuar në flagrancë, ndërsa për personat e tjerë me vendimin e datës 29.05.2003, prokurori ka bërë ndarjen e çështjes.
    Tjetri >

  11. #11
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Nuk do kenaqesha me shume sesa dita qe Hollywood te bente nje film per Gjergj Kastriotin!

    Mos te egzagjeronin asgje, por edhe te mos anashkalonin gje nga historia e vertete...
    Do merrnin vesh dhe do hapnin syte e mendjen Europa dhe Amerika rreth prejardhjes se shqiptareve te sotem, dhurates qe i beme Europes kurve duke lare vendin tone me gjak prej turkut dhe duke e ndaluar ate per te avancuar drejte perendimit, cakerdisjes dhe emigrimit te shqiptareve anembane botes, mjerimit, vuajtjeve, regresit, erresires dhe injorances ne te cilen perfunduam per shekuj, pas pushtimit turk! Do binin poshte propagandat grreke dhe serrbe. Do njihej identiteti i vertete i shqiptareve...Nuk eshte e rendesishme vetem per boten, por edhe per shqiptaret vete, te dime se kush ishim, ne cfare u shnderruam...dhe kush jemi sot! Gjergj Kastrioti (jo Skenderbeu-se s'eshte emri qe i dha babai, por turku) jo vetem cliroi Shqiperine per 25 vjet, por mbroi tere Europen nga terrmeti turk! Rinia sotme nuk lexon fort libra, por sheh filma boll ama! Le te behet nje film per heroin tone kombetar...Le te njihet identiteti yne i vertete!

    Pastaj per imazhin tone ne bote (prej '90-es dhe sot) nuk po nis te flas sepse do me urreni te gjithe...
    Kam vene re qe shume lexues i keq-interpretojne postimet ne te cilat postuesi (ne kete rast - une) pershkruan realitetin haptas, drejte dhe pa anashkaluar asnje mangesi dhe veti negative qe kemi dhe biles duke kritikuar veten ashper rreth ketyre fenomeneve! Nuk mund t'i mbushim me mendjen vetes qe jemi...nderkohe qe nuk jemi! Nuk shtyhet me keshtu...mjaft! Ka ardhur koha per nje ndryshim rrenjesor tek cdo shqiptar qe pretendon se nje dite do arrije te ngreje koken me krenari dhe se kjo krenari do pranohet nga arena nderkombetare...

    Imazhi yne ne Europe eshte...i felliqur, i qelbet, i papershkrueshem! Kjo nuk mohohet dot...
    Ne Amerike jam i bindur qe eshte shume ndryshe nga Europa. Per kete jam sinqerisht mirenjohes ndaj kujtdo bir e bije nene qe me punen, mendjen dhe sjelljen e tyre, i dhuron Shqiperise respektin e duhur...

    Une jam krenar per veten! Ndoshta nganjehere e teproj...ndoshta!
    Ama, shpirti me del nga vendi kur mundohesh si e si te nderosh veten dhe kombin (emrin Shqiptar) me punen dhe sjelljen tende te mire, te rregullt...dhe sapo ndez televizorin degjon zdralat qe prrodhojne sharlatanet e zgjebsat, sapo hap gazeten lexon lloj lloj pislliku e diskrititimi, del ne rruge dhe i shikon kopete e deleve nga shtate e tete duke lene nam qe nga menyra sesi ecin, bertasin, zihen, shahen...dhe deri tek menyra sesi mundohen edhe me tall bithen me anglezet gjasme! (dhia e zgjebosme, bishtin perpjete)...kalova vetem pak fare ne detaje (sorry) por nuk do zgjatem, se nuk ka te mbaruar! (plus nuk dua, se nuk ja vlen)

    Or daj, trroc muhabeti, kthehem ne shpi dhe them me vete: Ishalla nuk ka prape ndonje gje per shqipot sonte!

    Perfundimisht...

    Nuk permisohet imazhi ne syte e botes, nese shqiptaret nuk ndryshojne veten ne rradhe te pare! Per kete duhet kohe...sepse 10 te mira te besh, nuk jane mjaftueshem per te shfarrosur nje te keqe!

    Eshte e cuditshme, por shume njerez shofin enderra me sy hapet dhe imagjinojne sikur te kene kete apo ate...ndersa une, sinqerisht, nuk dua gje tjeter ne kete bote, pervec nje Shqiperie te Madhe (Shqiperi-Kosove-Maqedoni-Mali Zi-deri ne Janine), me mireqenie dhe bukuri, me potence ekonomike dhe ushtarake, me nivel te larte kulturor dhe arsimor...dua me shpirt qe nese une nuk ja arrij dot, djemte e mi ta kene nder, te kene krenari (jo-boshe), tu ndizen syte dhe tu gufoje zemra kur te prezantohen: Jemi Shqiptare, bij Shqiptari!

    Amin!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Ja psh ky 'sharlatani' me lart (dmth Celentani Junior lol) ka fol si burrat, dmth pa fshesa e pa kthesa...me ne fund...ashtu si i ka lezet robit!
    Ne fillim thashe me vete, iku per lesh edhe ky...ja paskan vjedh edhe ktij lumadhit passwordin. dmth per nje moment ndjeva keqardhje. a m'kupton or taj?! lool - j/k

    Persa i perket pyetjes: s'kam ca ti shtoj me teper shkrimit te mesiperm, perndryshe do e perserisja e do i humbiste komplet lezeti muhabetit!


    p.s Mr Celentano, mo ma merr per ters cka shkrova aty ke kreu! Jo per no i gjo se edhe po e more angellesh e ke parasysh ti muhabetin e rradhes lol


    Shendene!

  13. #13
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga EXODUS
    p.s Mr Celentano, mo ma merr per ters cka shkrova aty ke kreu! Jo per no i gjo se edhe po e more angellesh e ke parasysh ti muhabetin e rradhes lol

    Shendene!




    lol = ke qesh me t'modhe fort pasi ke shkrujt kte mesazhin qe t'sakatoka fare prej t'qeshmes, he? (kjo qe m'ke bo dhurate ti mu = 1/2 lol ...se prape nuk m'ke bo fort me qesh)

    Nuk ta marr per ters une ty mer m'rafte pika mu...Harroje ate muhabet! E di pse? ...per dy arsye!

    1)...Se kur shof sesa bukur m'ke kopju menyren e te shkruarit dhe shprehjet, nuk mundem me t'thon asnje fjale...pa pyetur iher plakun tim, nese ka noi konfesim per te bere rreth harramlliqeve qe ka bo gjate rinise...ke parasysh ti, duhet me e pyt me lezet...Ku e ke bo ushtrine psh? A e ke harxhu frytin e Perendise vend e pa vend? etj etj...se fort m'dyshime na ke fut er cun! Ja yfsha jeten konfidencen qe t'paskam dhene per me m'pikturu me epitete...vlla kalu vllait lol!

    2)Hajde de qe shkrimin e t'folmen e paske illoj si mu (ka qellu thuj) por me ca jam tu pa i paske edhe b'olet me t'mdhoja se t'miat...dhe t'merrke gjak ne vetull! ...duke perdor piskatoren e kam fjalen! Ty m'fal qe te citova me lart pa arsye si perhere (se nuk lashe teme pa t'ardh per mbrapa lol) dhe te lutem mos ma merr jeten 'virtuale' n.q.s ke pak meshire...(hej interrnet, t'rrufsha pallen)

    PS: Paj Zotin mos m'kerrceno fort...kij pak meshire! (lol-seriozisht) ...Se nese fjala eshte me e rende se pushka...imagjino c'mund te beje plaga e pendes! - ka thene nje nga ato patriotet tuj (hahaha) ...meqe je student oratarator gjate dites...kopjaci im dhe killer interneti gjate notes!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Si re kshu muhabeti, te paskam kopju un ty shoku Shpati?! looool Sa viran!

    S'ke faj ti Zotni jo, e shoh qe te paskam mbivleresuar atje me lart, aq sa po me vjen t'ja rras vetes me shpulle!

    mgjth, vari qillometrin thuaj se ky muhabet s'ja vleka as edhe nje pende bufi!

    p.s ksaj i thone t'i flasesh murit e te degjoje tavani!
    Ndryshuar për herë të fundit nga EXODUS : 23-08-2005 më 23:52

  15. #15
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Kur do behet Shqiperia si Amerika ..e pyeten zotin ?

    Zoti qavi ..dhe iku

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    RESTAURIM APO KRIJIM I IMAZHIT TE SHQIPERISE?

    Nga Stefan Capaliku

    Sa kohe qe flitet, posacerisht nder qarqe politike dhe mediatike, per ndertimin e nje tjeter imazhi te vendit tone, me duket sikur preokupimi kryesor qendron ne mundesine per t'i bere grim fytyres se Shqiperise dhe shqiptareve.

    A eshte imazhi yne nje portret i thyer, i vjeteruar, i rrjepur, i plasaritur, i daleboje, i ndryshkur, i gerryer, i damkosur, i zdraluar, i ngrene tenje...? Apo nje portret realistik i sajuar keto vitet e fundit pas hapjes se Shqiperise me boten moderne?

    Por c'eshte "imazhi", c'do te thote kjo fjale? Kemi tre kuptime akademike te fjales "imazh", si:

    1. Figure e riprodhuar e nje sendi. Prej nga kemi shprehjet "imazh i qarte", "imazh i shtremberuar", "imazh i zmadhuar a i zvogeluar".

    2. Pamje a shembelltyre qe riprodhohet ne mendjen tone ne baze te perceptimeve dhe pershtypjeve. Prej nga kemi shprehjet "imazhi i trimerise", "imazhi i dashurise", "imazhi i vdekjes", etj.

    3. Figure artistike qe ndertohet me alegori, metafore, me krahasim etj. Prej nga kemi shprehjet: "imazhe natyraliste, realiste, ekspresioniste, surealiste, etj"

    Te tria keto kuptime te fjales kane te perbashket faktin se imazhi me shume eshte nje iluzion i sendit a dukurise se sendi apo dukuria vete. Ne kete kuptim, tendenca per te krijuar "imazh" i jep edhe me shume vlere shprehjes mediatike se nuk ka rendesi se kush je por si perceptohesh.

    Ne kete kuptim ne nuk ka pse na duhet te krijojme "imazh" e aq me teper nje "tjeter imazh", perkundrazi na duhet te dime se kush jemi, prej nga vime dhe ku shkojme. Sepse perndryshe do na lindin pyetjet: "Cili eshte imazhi i Frances, i Gjermanise, i Italise etj.?" Te jemi te sigurte se te tria keto vende kane ne bote nje "imazh" hic me pak e hic me shume sec jane ne te vertete. Ashtu sic ne kemi ne bote ate "imazh" qe meritojme te kemi.

    E rendesishme ne kohen qe jetojme, eshte te kuptojme se kontinenti i vjeter ku ndodhemi gjeografikisht dhe duam te hyjme politikisht eshte i ndertuar mbi diversitetin dhe mozaikun kulturor. Ne kete kuptim, ceshtja eshte te ndergjegjesohesh e te investosh mbi identitetin tend kombetar dhe kulturor.

    Hapja e Shqiperise mbas izolimit 50-vjecar e gjeti boten e qyteteruar pa ndonje "imazh" te qarte per kete vend, qe kishte jetuar per qejf te vet dhe pa e ngacmuar njeri, si Robinsoni ne ishullin e tij. Keshtu qe te huajt gjeten fillimisht termat e pershtatshem pershkrues te kesaj situate te re, duke na quajtur nje shoqeri "Tranzitive", "Postkomuniste", etj.

    Mbas sa e sa tentativave te ndodhura kohepaskohe per te analizuar gjendjen shoqerore dhe kulturore, ajo qe ka mbetur ka qene me teper nje mbrese kaotike dhe elektike. Prodhimi shqiptar i vlerave ka shfaqur nje rremuje stilesh, arketipesh dhe prototipesh, te cilat e polarizuan jo vetem audiencen shqiptare por edhe ate te huaj. Kaotizmi, eklektizmi, manierat dhe plagjiaturat krijuan nje tjeter status te shoqeria shqiptare, vecanerisht ne momentin e ballafaqimit me lukunite e kitch-it. I gjithe ekosistemi kulturor u prish. Programi mbi ekologjine kulturore nuk ekziston. Ekuilibri midis "si duhet" dhe "si shkon" u catrafilua. Kjo do te thote se vazhdojme te jetojme ne nje mjedis te ndotur kulturalisht, ku mbeturinat e kulturave te tjera hyjne kontrabande, te padoganuara, te patatuara dhe pa nje grope te veten, duke toksikuar per dite shijen e shqiptareve. "Nuk duam cfare dime, se nuk dime cfare duam"- ky postulat i hershem shqiptar rishfaqet here pas here ne shoqerine tone si te ishte refreni i situatave pa krye.

    Po a mund te themi se ky "tranzicion" dhe ky status "postdiktatorial" do vazhdoje ne pafundesi, duke prodhuar vecse paqartesi ne "imazhin" tone?

    Tashme duhet te jete per te gjithe e ditur se kultura i afron njeriut mjetin per te zhvilluar pavaresine dhe pergjegjesine e tij, do te thote pra "imazhin" e vertete pa grim dhe truke. Pavaresia dhe pergjegjesia kane te bejne me perballjen e shqiptarit te sotem, e pertej tij te komunitetit, me frymen e globalizmit qe po e shtrengon dita-dites. E kjo vlen posacerisht per njerezit e kombeve te vogla e ne rruge per integrim.

    Duket ne pamje te pare se diktatura e ka mbrojtur identitetin kulturor te njerezve duke promovuar vazhdimisht monologun dhe izolimin kulturor pergjate nje kerkimi ideologjik ne histori. Mirepo ky monolog i gjate e i vazhdueshem duke promovuar vlerat historike shoqerore dhe kulturore ka aksidentuar per vdekje vlerat bashkekohore, cka do thote se e ka larguar edhe me teper pamjen reale apo "imazhin" e identitetit te sotem kulturor.

    Ne kete menyre, nevoja per dialog kulturor behet me e dallueshme se kurre ndonjehere. Ky dialog duhet programuar, mbeshtetur politikisht dhe financuar. Por fatkeqesisht ne Shqiperi nuk ekziston asnje lloj infrastrukture qe mund te realizoje ne terma te qarta kete dialog qe mund te na beje te jemi te pranishem ne tregun nderkombetar te vlerave.

    Ne kete kuptim kerkohet qe urgjentisht Ministria e Puneve te Jashtme te rihape dhe te rikonceptoje Drejtorine e Marredhenieve Kulturore me Jashte, si dhe te nise aksionin per hapjen e disa Qendrave te Kultures Shqiptare, vecanerisht ne vendet fqinje te BE-se, si Italia dhe Greqia, por me synimin qe kete kulture ta perhape vecanerisht atje ku promovohet kultura europiane: Berlin, Paris, Londer.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Projekti i zhdukjes së shqiptarëve - Ivo Andriq
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •