Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mirembajtja e monumente kulturore ne Shqiperi

    Ridel nė dritė pusi shekullor i xhamisė sė Et’hem Beut, i cili ėshtė ndėrtuar nė tė njėjtėn kohė me objektin e kultit. Ky pus ka furnizuar me ujė, jo vetėm xhaminė, por edhe pazarin e vjetėr

    Burimi i freskėt i Et’hem Beut

    Alma Mile


    Ashtu si rreth 200 vjet mė parė, ai pus shėrben sėrish pėr tė freskuar besimtarėt, qė falin namazin nė xhami. E aq mė tepėr nė kėto ditė tė nxehta vere, prania e tij duket si njė dhuratė nga Zoti. I mbuluar pėr vite me radhė nga gjelbėrimi pėrreth, pusi i xhamisė sė Et’hem Beut, nė qendėr tė Tiranės, ėshtė konsideruar sė fundmi si pjesė e kėtij monumenti, duke u bėrė i dukshėm, jo vetėm pėr kujdestarėt e xhamisė, por edhe pėr gjithė kalimtarėt qė kalojnė aty pari. Punonjėsit e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės e kanė parė tė udhės qė kėtij pusi shekullor, t’i ndėrtojnė edhe njė grykė prej guri, ashtu si edhe pjesa e nėndheshme e tij, e cila mendohet tė jetė rreth 15 metra e thellė. Sipas drejtoreshės sė kėtij Instituti, Edlira Ēaushi, duke qenė se ky pus ėshtė ndėrtuar sė bashku me xhaminė, u mendua, qė edhe ai tė rivlerėsohej si pjesė e kėtij monumenti kulturor, nė qendėr tė kryeqytetit. Pusi i xhamisė sė Et’hem Beut, mendohet tė jetė ndėrtuar qė nė fillimet e punimeve pėr ngritjen e objektit tė kultit mysliman. Prej mbishkrimeve qė ruhen ende, mes harlisjes floreale tė pikturave, mbi portikun kryesor tė xhamisė, mėsohet se punimet kanė filluar nė vitin 1794 nga “Molla Beu prej Petrele e stėrnip i themeluesit tė Tiranės” dhe pėrfundoi nė vitin 1821 nga i biri i tij, Et’hem Beu. Po nga i njėjti mbishkrim mėsohet se Molla Beu vdiq nė vitin 1807, pasi arriti tė ndėrtojė kupolėn. Ndėrsa Et’hem Beu pėrfundoi punimet duke bėrė portikun, ēatinė, minaren dhe pikturat. Fillimisht, ky pus u ka shėrbyer punėtorėve qė ndėrtonin, ndėrsa mė pas ka shėrbyer pėr nevojat e xhamisė dhe besimtarėve. Por funksioni i kėtij pusi nuk ka qenė vetėm kaq. Ai ka qenė pusi i vetėm, pėr tė gjithė zonėn pėrreth dhe ka furnizuar me ujė pėr vite me radhė edhe tregtarėt qė tregtonin nė Pazarin e Vjetėr tė Tiranės, qė ndodhej pėrballė xhamisė, e qė daton prej gjysmės sė dytė tė shekullit XV. Pusi, i cili ndodhet nė krah tė majtė, nė hyrje tė xhamisė, pėr vite tė tėra ka qėndruar i mbuluar dhe nuk e ka kryer shėrbimin e dikurshėm, madje edhe vetė kujdestarėt e xhamisė nuk e dinin qė ai ekzistonte. Pak ditė mė parė, u “rizbulua” nga njė prej kujdestarėve tė xhamisė dhe menjėherė u mendua qė ky pus tė rifunksionalizohej. Me ndihmėn e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, ai u ngrit nga niveli i tokės. Nuk u desh ndonjė fond i madh pėr t’i ndėrtuar atij njė grykė, e cila ėshtė realizuar prej guri, duke ruajtur origjinalitetin dhe uniformitetin me pjesėn tjetėr tė tij. Kujdestarėt e xhamisė kanė filluar ta pėrdorin sėrish ujin e pusit, madje pėrreth tij, do tė gjesh vazhdimisht besimtarė, tė cilėt duket sikur e shohin me njė lloj “adhurimi” kėtė objekt shekullor. Sipas tyre, uji i cili furnizohet nga burime nėntokėsore qė kalojnė aty pari, dikur ka qenė i pijshėm, por i harruar prej vitesh nuk i ėshtė nėnshtruar proceseve tė pastrimit dhe momentalisht mund tė pėrdoret pėr tė ujitur lulishten para ndėrtesės. Xhamia e Et’hem Beut, ėshtė njė nga ndėrtesat mė tė rėndėsishme, jo vetėm tė kultit, por edhe nė rrafshin historik, pasi ėshtė ndėr tė parat objekte qė janė ndėrtuar nė kryeqytetin shqiptar. Prej disa javėsh kjo ndėrtesė “vizitohet” rregullisht nga restauratorėt e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, tė cilėt po punojnė pėr pastrimin dhe restaurimin e pikturave murale, qė zbukurojnė tė gjitha ambientet e xhamisė. Sipas drejtoreshės sė IMK-sė, restauratores, Edlira Ēaushi, duke qenė se kėto piktura murale, janė realizuar nė teknikėn e “seco”-s, kanė pėsuar dėmtim nga faktorėt klimaterikė dhe pluhurat e shumtė tė qendrės kryeqytetase. Megjithatė, sipas saj, pas njė pune disa mujore, pikturat e xhamisė, do tė mund tė kthehen nė identitet.




    26/07/2005
    KATEGORIA: Kulture.Shekulli.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 26-07-2005 mė 19:18
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mjerimi i Tiranės moderne

    Shtėpia 200-vjeēare e Toptanasve brenda Kalasė sė Tiranės, kėrkon njė ndėrhyrje emergjente. Monument kulture e djegur pėrgjysmė nga Haxhi Qamili, do duhej tė vinte nė vete me 3-4 milionė lekė. Ėshtė njė nga 4 shtėpitė e rralla tė kėtij tipi qė kanė mbetur nga Tirana e vjetėr, mu nė zemėr tė Qendrės sė saj historike

    Mjerimi i Tiranės moderne


    Elsa Demo


    Pas afisheve tė yjeve tė kinemasė qė stampon me shumicė industria e Hollivudit, gjithmonė fshihet diēka. Kjo i ngjan sfidės qė i bėhet njė qyteti i cili ngaqė nuk prodhon, importon po aq varfėrisht kulturė, dhe e ekspozon nė muret e kalasė sė Tiranės.
    Ėshtė njėlloj si tė afishosh njė banderolė qė i uron mirėseardhjen njė skuadre kampione nė hyrje tė njė pylli. Mu aty pėrballė tij ėshtė blindi i makinave, bareve, restoranteve, dhe ndonjė qiellgėrvishtėsi qė ngrihet qyqar nė kėtė pjesė tė zonės historike tė Tiranės. Nė kėtė kompleks fshihen gjurmė tė Tiranės sė vjetėr, njė traditė dhe trashėgimi qė po i firon qytetit ku ndėrtohet ēdo ditė. Ėshtė e njohura me emrin “Shtėpi e Toptanasve”, e shpallur nė kohėn e regjimit me gjysmė zėri Monument Kulture i kategorisė sė parė, pėr shkak tė biografisė tė tė zotėve tė shtėpisė.
    E ndėrtuar brenda kalasė, kjo banesė ėshtė njė nga katėr tė rrallat qė i kanė mbetur qytetit, tė ndėrtuara dyqind vite tė shkuara.
    Duke iu referuar kohės dhe traditės sė ndėrtimit, specialistėt dallojnė dy pjesė tė rėndėsishme tė saj qė nė gjuhėn turke njihen si selamllėku-banesa kryesore, ku ēohej jeta mondane feudale dhe haremllėku, aty ku jetonte familja.
    Prej kohėsh i janė zhdukur kėsaj shtėpie elementė qė pėrbėnin njė kompleks interesant me kopshte, puse, rrugė. Sipas Latif Lazimit, specialist nė Sektorin e Qendrės Historike dhe Banesave, pranė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, banesa e Toptanasve pėrfaqėson njė tip ndėrtimi, i shkėputur disi nga tipet tradicionale tė ndėrtimeve nė Tiranėn e vjetėr, i cili i pėrkiste shtresės feudale. Banesa tė tilla i gjen po aq rallė nė qytete si Elbasani, dhe nė Ballkan, nė vende si Bullgaria, Serbia, Bosnja.
    Ka qenė vėrtet njė ansambėl brenda kalasė tė cilėn njė nga njohėsit mė tė mirė tė Tiranės sė vjetėr, specialisti i Monumenteve, Sulejman Dashi, e quan “bėrthama historike e qytetit, njė stacion rrugor i vijės Egnatia”.
    Pėr herė tė parė dhe tė fundit, kjo shtėpi u restaurua nė vitin 1980. Gjendja e jashtme pavarėsisht siluetit elegant dhe shtrirjes gjigande nė 1000 m2 tėo shtėpisė, na jep njė ngrehinė tė rrjepur dhe me mure qė kanė marrė krismėn nga trarėt, punimet nė dru tė ēatisė, pėr nė rrėzė tė themeleve. Nė vitin 95, kjo shtėpi ėshtė vlerėsuar 20 milionė lekė (tė reja). Specialistėt thonė se banesa ka nevojė pėr ndėrhyrje emergjente, sė paku nė ēati dhe mure, ndėrhyrje qė do tė kėrkonte 3-4 milionė lekė.
    Nga ana kompozicionale pėrfaqėson njė monument tė rrallė. Ornamentika ėshtė njė vepėr arti mė vete tek punimet nė dru, nė ēati, nė tavanet. Konstruksioni mbajtės i shtėpisė, nė pjesėn e tij mė tė madhe ėshtė pėrbėrė nė dru dhe i mbushur me qerpiē dhe qė nė teknologjinė e ndėrtimit quhet ēakmat.
    Kjo ka qenė shtėpi e Qanie Toptanit, bijė e Sulejman Pashės. Pjesa tjetėr e shtėpisė i pėrkiste Esat Pashė Toptanit, e djegur mė pas nga Haxhi Qamili, nė vitet kur kryengritėsi nga fshati Sharrė i Tiranės, kėrkonte kthimin e Babė Sulltanit. Thuhet se Haxhi Qamili e kurseu shtėpinė e Qanie Toptanit, si zonjė bamirėse qė ishte, dhe para se t’i vinte flakėn e pjesės sė Esat Pashės, shtėpia qė trashėgohet sot u mbulua me qilima tė lagur mbi ēati, kėshtu qė nuk pėsoi gjė.
    Pronarė aktualė tė shtėpisė janė katėr familje Libohova qė e kanė trashėguar nga gjyshja e tyre Toptanase, Qanie. Nė vitet 900 aty ka jetuar edhe Edit Durham, madje trashėgimtarėt ruajnė prej zonjės njė mbulesė tė qėndisur nga duart e saj. Pėr njė kohė aty u vendosėn edhe princeshat, motrat e Mbretit Zog.
    Deri nė vitin 46 aty kanė jetuar vėllezėrit Shefqet e Myfit Libohova dhe shtėpia ishte dy herė mė e madhe se ē’ėshtė aktualisht. Pėr 20 vjet aty u vendos Qendra Studimore Gjeografike, e cila ėshtė larguar vetėm pak muaj mė parė. Tė vetmet frymė njerėzish qė e mbajnė gjallė shtėpinė, janė disa punonjės tė Institutit tė Kulturės Popullore, qė si pėr ironi, merren me restaurimin e objekteve tė traditės, pikėrisht nė njė strehė tė rrėgjuar po tė traditės shqiptare. Shtėpia nuk ėshtė e vizitueshme. Nuk ka qenė ndonjėherė. Gjendja e saj aktuale tė krijon pėrshtypjen sikur Haxhi Qamili t’i sillej sėrish rrotull.

    Dauti

    Dauti shkeli pėr herė tė parė nė shtėpinė e Toptanasve nė vitin 1936. Ishte 14 vjeē dhe zonjėn Qanie Libovova e gjeti gjallė. Sot ėshtė 80 dhe thotė se mund ta quajmė si tė duam punėn qė ka bėrė prej vitesh pranė familjes sė Toptanasve: quajeni edhe hyzmeqar po deshėt. Daut Reshit Ēami, i ardhur nga Ēamėria, ėshtė plak trupvogėl dhe i shkathėt, qė gjithė jetės ka jetuar me kafshėt. Mban shumė mace rreth vetes dhe i ushqen njėlloj siē do t’i shėrbente njė njeriu. “Kėtu ka qenė parajsė”, kujton Dauti duke bredhur sytė pėr tė kėrkuar gjurmėt qė nuk janė. Ka parė nga afėr Mbretin, “mbret i bukur” e quan Zogun, teksa kapėrcente rrugėn pėr tė shkuar tek tė motrat, aty pėrgjatė murit tė kalasė ku sot janė afishuar starėt e Hollivudit. Dauti jeton nė tė njėjtėn dhomė ku dikur jetonin shėrbyesit e shtėpisė. Edhe kjo kthinė, nuk ėshtė nė gjendje mė tė mirė se shtėpia e tė zotėve tė tij. “I shėrbeja mėngjesin Enver Beut (Libohova): dy vezė tė verdha, njė gotė qymėsht dhe kafenė”. Kur u kthye nga mali, pėrsėri nė Tiranė, Dauti nuk i gjeti mė nė shtėpi Toptanėt dhe Libohovitėt. I kishin burgosur dhe internuar.

    31/08/2005
    KATEGORIA: Kulture.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po nje kinema aty ne at zon e kujt eshte ?

    duhet tu kthehet te zotve legjitime gjith ajo zone.. e pastaj shteti ti ndihmoje financo-ustallarisht te riparohet cmund te riparohet ne ato saraje historike me bukuri e vlera unike..
    kaq vjet kapitalizem qe nxjerrin para-lume ca hajdute edvino-mekso-iste aty.. ne ato bahce te ish oborrit mbretnor..

    jan bere benxa per horrat ato para e do duhej ne fakt te ishin bere para per restaurim ..ne se do kish pas shtet te se drejtes keto 15 vjet te qelbura..
    i ngrati Lek.. u be me edvin-nanon me shpres se padronet do i japin nje kock nga ish pronat e stergjysherve te vet..

    por vec ja tunden te hunda si tahiri qenve te cirkut..

    e tulin kan vite qe e hane blendot e mafies..

    600 milion dollare thoshte nje dizaj gazeta ka rruajtur edvini ketyre shtigjeve te uzurpimit te bahceve te te tjereve e te ngritjes se gratacielave.. me kto mimet e gonxhet e specializuara ne mastera e Us-berbera..


    Te shikojm si do i zgidh Saliu keto pislleqe qe behen ne Tirane..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Historia e pallatit tė vjetėr mbretėror

    Rrėfimi/ Shambellani i familjes sė dikurshme mbretėrore, Ali Ohri, rrėfen historinė e pallatit qė u ndėrtua pėr princeshėn Sanije, por ku jetoi Ahmet Zogu me nėnėn dhe motrat nga 1930 deri mė 1939-ėn

    Historia e pallatit tė vjetėr mbretėror


    Belina Budini


    TIRANĖ – Njihet si pallati i vjetėr mbretėror. Nė fakt, shumėkush e kujton mė tepėr si pallatin e pionerėve apo mė tej si Institut tė Monumenteve. Ndonėse i ndėrtuar pėr tė qenė pallat mbretėror, mė shumė ka funksionuar si pallat pionerėsh dhe kėto vitet e fundit si godinė e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės. I destinuar pėr motrėn e Ahmet Zogut, princeshėn Sanije, nė fillim pallati qe mė i vogėl. Si i tillė pėrfundoi sė ndėrtuari mė 1930-ėn, vit kur aty nė fakt u shpėrngul pėr tė jetuar jo vetėm motra e Ahmet Zogut, por e gjithė familja qė mė parė jetonte nė pallatin presidencial (tani i shembur) pėrballė godinės sė Parlamentit.
    Deri nė vitin 1939 ajo qe rezidenca private e mbretit dhe familjes sė tij, ndėrsa mė pas u mbeti vetėm princeshave, motrave tė Ahmet Zogut, pasi mbreti u zhvendos sė bashku me nusen e tij tė re nė godinėn ku sot gjendet Akademia e Shkencave dhe qė funksionoi si rezidencė shtetėrore dhe shtėpi pėr ēiftin mbretėror nė pritje tė mbarimit tė punimeve nė Pallatin e Brigadave. I vendosur nė tokėn e Toptanėve, njė prej trashėgimtarėve tė tė cilėve ishte Sadije Toptani, nėna e hekurt e Ahmet Zogut, pallati pėrfshinte njė kuadrat tė gjerė qė pėrfundonte deri aty ku sot gjendet Galeria e Arteve, duke e pėrfshirė edhe truallin e saj. Njė planimetri e shtėpisė, e vitit 1939, tregon se nė pjesėn e sipėrme shkonte deri nė kufi me shtėpitė historike tė Toptanėve, qė ruhen ende.
    Ali Ohri, shambellani i dikurshėm i familjes mbretėrore, qė vazhdon tė jetė ende shambellan i trashėgimtarėve tė Ahmet Zogut, tregon se pallati u ndėrtua nga arkitekti i oborrit, Qemal Butka, nė bashkėpunim me njė arkitekt francez. Ata konceptuan pamjen e brendshme dhe tė jashtme tė pallatit, ashtu si edhe kopshtet e lulishten”, - rrėfen shambellani, duke shtuar se arkitekti Butka bashkėpunoi edhe pėr ndėrtimin e varrit tė Nėnės Mbretėreshė. Nė fillim ai tregon se u ndėrtua pjesa kryesore e pallatit, ku familja mbretėrore bėnte jetesėn private, ndėrsa ambientet e administratės sė pallatit u vendosėn aty ku gjendet ende Drejtoria Arsimore e Tiranės, nė pjesėn e shtuar.
    Nė njė kohė tė dytė, shambellani rrėfen se u ndėrtuan edhe kazerma, hipodromi, stalla e kuajve, fusha e tenisit dhe mali imitim pėr alpinizėm. “Hipodromi me sallėn e kuajve u vendosėn nė zonėn sot afėr hotel “Dajtit”, ndėrsa nė zonėn e sotme midis kishės dhe pallatit, mund tė vihen re ende gjurmė tė njė fushe tė dikurshme tenisi. Nga stalla e kuajve ka mbetur gjithashtu njė konstruksion metalik”, - tregon shambellani. Por ajo qė pėrbėn detajin mė interesant tė dekorit tė jashtėm tė pallatit, nė pjesėn e pasme tė tij, ėshtė mali i gurtė -imitim i ndėrtuar pėr tė ushtruar sportin e alpinizmit. Kazerma, sipas shambellanit, shėrbente pėrveēse pėr tė strehuar personelin e shėrbimit, edhe si ambiente ku shfaqeshin filma pėr familjen. Interesante dhe shumė e dashur pėr mbretin, tregon shambellani 84-vjeēar, ka qenė edhe veranda. E mbėshtetur nė muret e kalasė, ajo mbulohej nga njė konstruksion metalik dhe integrohej me pjesėn e lulishtes dhe kopshteve tė oborrit. Tanimė trashėgimtarėt e ish-mbretit, tė cilėt jetojnė ende me qira nė njė vilė nė Petrelė, pritet tė rikthehen pėrfundimisht nė shtėpinė e tyre.

    E veēanta

    Veranda nga mund tė shihej e gjithė Tirana

    Thuhet se Ahmet Zogu e preferonte shumė verandėn me konstruksion metalik qė gjendej nė oborrin e pallatit tė tij mbretėror tė ndėrtuar mė 1930-ėn. Qė andej nė atė kohė sigurohej njė pamje e rrallė e krejt Tiranės. Veranda qė gjendet edhe sot, sigurisht e transformuar, ėshtė ndėrtuar ngjitur me murin e kalasė qė konsiderohet si bėrthama historike e kryeqytetit. Pas vitit 1814 Kalaja e Tiranės bėhet rezidencė e sundimtarėve tė rinj tė saj, Toptanėve, tė ardhur nga Kruja, tė cilėt ndėrtuan dy shtėpi; njėrėn pėr banim dhe tjetrėn pėr pritje, qė janė edhe sot. Nė truallin e Kalasė janė sot Akademia e Shkencave, Kuvendi Popullor dhe Galeria Kombėtare e Arteve.

    Ndryshimet

    Rikthehet emblema, zhduket mozaiku soc-realist nga fasada

    Nė ballinėn e ndėrtesės qė ėshtė ndėrtuar si pallat mbretėror dhe ku ka banuar nga viti 1930 deri mė 1939-ėn edhe vetė Ahmet Zogu, do tė rikthehet emblema e familjes mbretėrore, ndėrsa pllakata e mozaikuar qė ėshtė shtuar mė vonė nė fasadėn e pallatit, nuk do tė jetė mė. Sipas specialistėve, ajo dėmton harmoninė dhe cėnon origjinalitetin e fasadės, e cila nė pjesėn mė tė madhe tė saj ka mbetur gjithsesi e paprekur. Po kėshtu, ndryshime do tė ketė edhe nė anėn e pasme tė ndėrtesės qė dikur ishte mė kryesorja, pasi aty gjendej hyrja e rezervuar pėr familjarėt. Kjo hyrje, sipas kryetarit tė oborrit, Fluturak Gėrmenji, do tė rikthehet sėrish.


    14/11/2005
    KATEGORIA: Metropol.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pallati qė pėrgatitet tė veshė sėrish “petkun mbretėror”

    Jeta prej beqari e Ahmet Zogut si mbret nė njė pallat me hipodrom, fushė tenisi, vend pėr alpinizėm dhe sallė pėr projektim filmash. Ēfarė ka mbetur ende nė pallatin e vjetėr mbretėror, ku do tė rikthehen tė banojnė trashėgimtarėt e Ahmet Zogut

    Pallati qė pėrgatitet tė veshė sėrish “petkun mbretėror”


    Belina Budini


    TIRANĖ – Ende mban shenja tė soc-realizmit: nė ballinė me njė pllakatė tė mozaikuar sipas klisheve komuniste dhe pas shpine me njė bunker tė sajuar pėr tė fshehur mondanitetin e njė ngrehine pėr alpinizėm. Megjithatė, sharmi i njė pallati mbretėror ka mbetur nė elegancėn e arkitekturės, nė mozaikėt qė veshin dhomat dhe tavanet, nė konceptimin e banesės me dhoma-garderobė apo “salles-de-bains”, si dhe nė dy a tri relike qė i kanė rezistuar periudhės sė funksionimit si pallat pionerėsh apo institut monumentesh. Nga hapėsirat qė e rrethonin pallatin dikur, si stalla e kuajve dhe hipodromi apo fusha e tenisit, nuk ka mbetur pothuajse asgjė.
    Na mbetet pėrfytyrimi pėr tė kuptuar se si ishte ky pallat nė vitet 30, kur, me t’u ndėrtuar, u banua nga vetė Ahmet Zogu, nėna dhe motrat e tij. Megjithatė, me anė tė rrėfimeve tė shambellanit tė familjes mbretėrore, Ali Ohri, ish-drejtorit tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Gjerark Karaiskaj, pinjollit tė Toptanėve, Ajten Toptani, nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet ky pallat me petkun e dikurshėm mbretėror. Atė petk tė cilin kryetari i oborrit tė Leka Zogut, Fluturak Gėrmenji, thotė se kjo ndėrtesė e boshatisur dhe pak e ligėshtuar, do ta veshė sėrish si dikur. Madje kjo pritet tė ndodhė jo mė vonė se nė fund tė kėtij viti, kur pas njė odiseje tė gjatė trashėgimtarėt e ish-mbretit Zogu i Parė do tė rikthehen nė shtėpinė e tyre.
    Ndėrsa pėrgatitet kthimi nė identitet i kėsaj ngrehine, specialistėt tregojnė se tė gjitha objektet e dikurshme, veprat e artit dhe skulpturat do tė rikthehen, origjinale kur mund tė gjenden, ose tė imituara. Do tė ruhen, sipas tyre, tė gjitha vlerat dhe mozaikėt e brendshėm e tė jashtėm origjinalė, si dhe do tė risillen ato relike qė nuk i ka zhdukur koha. “Imazhi i pallatit tė dikurshėm do tė rikthehet ashtu siē ka qenė ose sa mė pranė asaj qė ka qenė”, - thonė specialistėt qė do tė merren me kthimin nė identitet tė pallatit tė dikurshėm mbretėror. Emblema e familjes do tė rivendoset aty ku ka qenė emblema e dikurshme dhe pllakata e mozaikuar me motive tė politizuara e tė frymėzuara nga soc-realizmi kinez nuk do tė ekzistojė mė, pasi, sipas specialistėve, ka dėmtuar fasadėn origjinale, tė cilės i prish harmoninė dhe elegancėn.
    Megjithėse ende nuk ėshtė ndėrtuar njė panoramė e detajuar e pamjes sė brendshme qė ka patur pallati dikur dhe para se tė rikthehen objektet e dikurshme, skulpturat e veprat e artit, specialistėt pohojnė se do tė nisė rikonstruksioni i brendshėm i pallatit, nė mėnyrė qė tė jetė njė banesė e jetueshme. Kur ende nuk ėshtė fort e qartė ēėshtja e rikthimit tė kėsaj prone, godina ėshtė boshatisur dhe pritet qė sė shpejti tė lirohet edhe pjesa-shtesė e pallatit, ajo ku ėshtė vendosur Drejtoria Arsimore, ashtu si edhe ambientet e drejtorisė sė rrethit qė dikur ishin ambientet e asaj qė quhej kazerma ose shtėpia ku jetonte personeli i shėrbimit tė familjes mbretėrore. Por, sipas shambellanit, Ali Ohri, ajo ka shėrbyer edhe si njė lloj kinemaje, ku shfaqeshin filmat pėr familjen.
    Asgjė nuk i ngjan ende oborrit tė njė pallati mbretėror nė sheshin para banesės ku Ahmet Zogu dhe familja e tij ka jetuar nga viti 1930 deri mė 1939-ėn. Nuk ėshtė e qartė nėse oborri ku harlisen pemė tė mbjellura qysh nga koha e pallatit mbretėror, do t’u rikthehet trashėgimtarėve apo godina ku sot gjendet kinema “Millenium”, e cila ėshtė ndėrtuar aty nga fundi i viteve ’60, e konceptuar nga arkitekti Maks Velo dhe qė njihet si ish-kinoteatri i pionerėve. Ngjitur me kėtė godinė ndodhet ajo qė dikur pėrbėnte verandėn, ambientin e preferuar nga ish-mbreti gjatė kohės sė relaksit. Madje tiranasit e vjetėr tregojnė se pamja qė tė ofronte veranda ishte e rrallė, pasi prej andej mund tė shihej e gjithė Tirana.

    Reliket

    Tė mbeturat nė pallat

    Kanė mbetur fare pak nė godinėn e pallatit tė vjetėr mbretėror. Pėrmblidhen nė dy tavolina tė mėdha prej druri masiv, qė janė vendosur nė atė qė pėrbėnte studion dhe bibliotekėn e dikurshme tė Ahmet Zogut, kur ky jetonte me motrat dhe nėnėn e vet, Sadije Toptanin, dhe nė njė abat-jour, jo edhe aq mondan, qė duket,pėr kėtė arsye, i ka rezistuar kohės dhe gjendet ende nė njė prej sallave tė mėdha dhe tė lagėshta tė katit tė parė tė pallatit. Por relike tė tjera tė pallatit, sipas pėrfaqėsuesve tė trashėgimtarėve tė mbretit, do tė gjenden dhe do tė rikthehen aty si dikur.

    E veēanta

    Mali pėr alpinizėm, i shndėrruar nė bunker

    Vėrtet dėshira e ish-mbretit Ahmet Zogu pėr sportin tė ketė shkuar deri aty sa tė ndėrtonte njė mal pranė shtėpisė pėr tė bėrė alpinizėm? Duket se po. Ish-drejtori i Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Gjerark Karaiskaj, thotė se “mali i gurtė”, qė ende gjendet nė pjesėn e pasme tė pallatit, ėshtė ndėrtuar pėr tė ushtruar sportin e alpinizmit. I apasionuar pas sporteve, Ahmet Zogut nuk i mungonin nė atė kohė as fusha e tenisit dhe hipodromi. Ndėrkohė, mali i gurtė pėr alpinizėm duket se ėshtė shndėrruar mė vonė nė bunker pėr tė kamufluar mondanitetin e gjykuar si tė tepruar nga regjimi i ri komunist.


    14/11/2005
    KATEGORIA: Metropol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Miti i 'tolerances fetare' nė Shqipėri
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •