Këto ditë kemi arritur një shifër rekord në numrin e regjistrimeve. Po t'u hidhni një sy statistikave të forumit, janë tashmë mbi 20000 anëtarë të regjistruar, brenda një kohe 3 vjeçare që ky version i ri i forumit ka qënë në përdorim. Një shifër kjo e lartë që ka ardhur si pasojë e një rritje graduale dhe të qëndrueshme të pjesmarrjes në forum me rregjistrime të reja përditë. Me rritjen e numrit të shqiptarëve që kanë mundësi të përdorin Internetin, rritet edhe pjesmarrja në forum. Forumi Shqiptar është aktualisht forumi më i madh shqiptar si në pjesmarrje, jetëgjatësi dhe nga ana cilësore, megjithëse këtë të fundit ua lëmë anëtarëve tanë ta vlerësojnë.
Ajo që na gëzon ne më shume se sa vetë numri i anëtarëve të regjistruar që në fund të fundit është vetëm nje shifër, është konstatimi se forumi shqiptar mbledh shqiptarë nga gjithë bota, nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, të të gjitha moshave, të besimeve të ndryshme fetare, të profesioneve të ndryshme qe i japin një larmi dhe interes së jashtëzakonshëm diskutimeve në forum. Nëse deri pak vite me parë shqiptarët ishin të ndarë në Internet në forume të veçanta krahinore ku diskutimi i përbashkët dukej si i pamundur, eksperienca dhe ekszistenca e këtij forumi shqiptar e ka hedhur edhe këtë tabu poshtë.
Me këtë rast, po hapim edhe një sondazh në lidhje me vizitat që secili prej jush bën në forum, duke dashur të mësojmë se sa prej jush jeni vizitorë të rregullt dhe sa prej jush na vizitoni më rrallë.
Stafi i Forumit
Krijoni Kontakt