Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ja si nderton Mafia e ndertimit

    Blend Gonxhja dhjetoristi..qeflliu i misseve eshte dhe Pronar Pallatesh..por si i ndertojne pallatet Mafia..?
    Si kur kali qe leshon nji bajge dhe iken e sdo tja dije se cbehet me me te..
    Sa te kete ko... kandari qe blejne sa frangu pulen apartamente te Mafies..mir tu behet..

    koha jone tregon..
    ------------------------------
    Permbytja e pallateve luksoze
    Niko Todolli/ Banuesit e ketyre pallateve jane ankuar ne forme miqesore vetem tek Blendi Gonxhja, nenkryetari i bashkise, i cili eshte pronar i nje pallati perballe ketyre tre, pallat i cili edhe ai eshte "bezdisur nga uji"

    Ankesa mberriti me linje telefonike ne adrese te gazetes "Koha Jone" nga nje qytetar banues ne nje prej pallatet e reja ne rrugen "Komuna e Parisit". E cilesuar si qyteza e re e kryeqytetit, kjo zone, nga shiu i dy diteve me pare u permbyt plotesisht. E jo vetem kaq, por banoret e ketyre pallateve, qe prej dy ditesh jetojne ne erresire te plote dhe pa uje. Sepse gjeneratori i gjendur ne katin e poshtem te pallateve, nuk punon me per shkak te permbytjes se tij nga uji. Askush nuk guxon te shkoje e te kape paisjet me dore, edhe per faktin se kane frike nga ndonje aksident i mundshem.

    "Ne duam te na sillni nje gazetar te pasqyroje kete gjendje katastrofike. Une banoj ne pallatet e ndertuara nga Luan Bregasi, te cilit i kemi paguar nga 45 mije dollare ne dore, dhe ai na garantoi se do te perfundonte ne kohe te gjitha punimet e pallatit. Por ai mori leket dhe iku. Dhe ka filluar punimet ne zonen e Durresit. Ne keto gjera i dime, por shteti duhet te reagoje ndaj ketyre njerezve, qe kane edhe pozita ne shoqeri, mbahen si te ndershem nga shteti, dhe lene gjithe keto familje ne pike te hallit", u shpreh qytetari ne linje telefonike.

    Plot familje banojne ne pallate te bukura dhe komode ne qytetin e Tiranes, apo edhe ne qytete te tjera te Shqiperise. Jane te kenaqur se shtepia e tyre eshte moderne, te cilen, jo pak veta do ta kishin zili. Kulmi i fatit te keq eshte kur garazhet mbushen pergjysem me uje nga shiu dhe nga ujrat e zeza, kur makinat qe jane brenda mbulohen nga uji dhe diten tjeter cohen ne servis, kur pompa e ujit digjet se bashku me sistemin elektrik.

    Keto kane ndodhur ne garazhet e tre prej pallateve qe firma Alban Tirana sh.p.k, e dekoruar me yllin e arte ne Gjeneve 2001, ka ndertuar qe prej tre vjetesh ne rrugen "Komuna e Parisit", tek Blloku i banesave, pa shkuar tek pallatet e arabeve. Si pasoje e rreshjeve te shumta qe rane parmbreme, garazhet e ketyre pallateve jane mbushur rreth 1,5 metra me uje. Niveli i tyre eshte poshte nivelit te tokes dhe kanali kullues nuk mund t`i pengoje ujrat qe vershojne brenda ne garazhe. Banoret ia vene fajin ndertuesit te ketyure pallateve, drejtuesit ligjor dhe inxhiner Gezim Kolaveli dhe firmes se tij te ndertimit. Pasi kur jane ndertuar pallatet eshte ndertuar edhe nje kolektor prej 100 metrash, i gjere rreth 1,5 metrash, i cili perfundon tek rruga "Komuna e Parisit". Aty ai lidhet me kolektorin e vjeter, i cili eshte sa gjysma e tij. Kur bie shi, ujrat e zeza te kolektorit te madh shperthejne, pasi hapen edhe portat e liqenit. Pervec kesaj ne garazh, duke qene rreth dy metra nen nivlin e tokes, hyn edhe uji i shiut. Banoret e ketyre pallateve qahen se kjo permbytje ka ndodhur dy a tri here. Kjo ka sjelle djegien e pompave te ujit, te aparateve te ndryshme elektrike, prishjen e makinave dhe te gjithe paisjeve te tjera. Si pasoje e permbytjes se parbremshme, gati te gjithe banuesit qe kishin makina ne keto garazhe, i kane cuar ne servise, pasi demi eshte i madh, aq sa nje grua thote se "nuk e ze me me dore makinen time". Ne kulmin e merzitjes ajo eshte gati qe ta braktise makinen e saj me te cilen shkonte ne pune perdite. "Kjo pune eshte gjithmone, sa here qe ka permbytje", thote nje vajze e re. Per banoret e pallateve nje, dy dhe tre, shqetesimi i ujit eshte i perhershem. Pasi ne dimer s`kalohet dot para pallateve, ku trotuaret jane te pashtruara me pllaka qe prej tre vjetesh. "Shtimin me pllaka duhet ta kishte bere firma ndertuese", thote nje burre i moshuar. Pa bere share shaka ai thote se banuesit e ketyre pallateve kane blere cizma apostafat per "kohet e keqia" me uje, qe te mund te dalin dhe te hyjne ne pallat. Megjithese keto pallate jane moderne, te bukura, me 12 kate, kjo nuk e shpjegon se pse firma ndertuese nuk sistemon trotuaret dhe hapesiren perreth pallateve, ne menyre qe et mos behet balte sa here qe ka rreshje, sa here qe shperthejne ujrat e zeza. Demi qe ka shkaktuar permbytja e para dy diteve eshte gati 300-400 mije leke te vjetra. "Vetem bateria elektrike kushton 120 mije leke te vjetra", thote nje burre i rreth te dyzetave qe banon ne pallatin nr.1. Kete dem do ta paguajne te gjithe banuesit e ketyre pallateve. Megjithese mund te duket si nje shume e vogel per shume veta, askush nuk pranon te nxerre leke nga xhepi, per te paguar demet qe behen nga shkaku i gjerave jo te bera mire nga ana e firmes ndertuese. "Firma s`e ve fare ujin ne zjarr per permbytjet", thote per "KJ" nje i moshuar, i cili banon ne pallatin nr.1, pa dashur te tregoje emrin e tij. Ai shton me tej se "parmbreme u permbyten mbi shtate vetura, qe tashme jane ne servisa per t'u rregulluar, nje makine prej te cilave sapo kishte erdhur nga Italia". "Per kete presidenti Gezim Kavaleri nuk u shqetesua", sqaron ky banues, duke thene se banuesit e ketyre pallateve jane ankuar kaq e kaq here tek "presidenti", pa pare qe gjerat te rregullohen. Nga mbushja me uje e parkingeve, suvaja e mureve eshte prishur, dhe sa here qe garazhet mbushen me uje, kjo gje rrezikon qe te prishen themelet. "Uji gerryen dhe gurin jo me burrin", thote nje shprehje e urte popullore. Uji qe u fut ne garazh zbuloi disa dropa te vogla qe kishin qene me pare, por dje ato u zune nga firma ndertuese. Gjithashtu impianti elektrik u prish para dy ditesh. Si pasoje e kesaj, banuesit e pallateve ngelen pa drita dhe pa uje te pijshem. "Akoma jemi pa uje", thote nje inxhinjer elektrik, vete banues ne pallatin nr.2, te ketij korpusi pallatesh te ndertuara nga firma Alban Tirana sh.p.k. Por se bashku me impiantin elektrik u demtuan dhe baterite, instalimet elektrike si matesit elektrike, dhe pjese te ndyshme, te cilat banuesit e pallatit i mbanin ne garazhet e tyre. Uji qe permbyti garazhet e tre prej pallateve, u nxorr me nje pompe. Kete gje e bene vete banuesit. Kjo permbytje nuk eshte e vetmja, pasi kane ndodhur edhe kater permbytje te tjera gjate ketyre tre vjeteve, qe kur pallatet jane ndertuar. "Kanalet kulluese te ujrave te zeza u prishen kur u ndertua nje pallat tjeter aty perblle", thote nje banues qe preferon te ngelet anonim. Ai shton me tej se "kjo nuk lejoi qe te ndertohet nje kanalizim i sakte, por lejoi qe ujrat e liqenit dhe ato te zeza te shperthejne dhe te hyjne ne garazhe". Pavaresisht se ka patur permbytje sa here qe bie shi, dritat dhe uji i pijshem eshte nderprere vetem ne keto raste. Ndryshe ka patur cdo dite uje te pijshem dhe drita. Po keshtu edhe pompa qe u prish para dy ditesh u rregullua brenda dites. Por shqetesimi me i madh ngelet demi qe i shaktohet makinave dhe pajisjeve te tjera sa here qe ka permbytje. "Nese bashkia nuk ben gje, ne do te permbytemi sa here qe vie shi", thote nje grua banonjese ne keto pallate. Por me gjithe keto probleme banuesit e pallateve nuk jane ankuar ne bashki. Banuesit e ketyre pallateve jane ankuar ne forme miqesore vetem tek Blendi Gonxhja, nenkryetari i bashkise, i cili eshte pronar i nje pallati perballe ketyre tre, pallat i cili edhe ai eshte "bezdisur nga uji". V. Myftari, banues i njerit prej ketyre pallateve eshte i mendimit se duhet bere nje studim i ri i sitemit te ndertimit. Per me teper keto pallate jane ndetuar ne nje pozicion, i cili dikur ka qene lume. Keto gjera mesa duket nuk jane marre parasysh nga inxhinjeret ndertues. "Duhet patjeter nje studim i ri ne menyre qe ujrat e ndryshme dhe te bardha qe vijne nga ndryshimi i terenit ketu duhet te kalojne aty ku i takon", tha Myftari. Nga banuesit e ketyre pallateve pritet qe bashkia se bashku me firmen ndertuese te marre masa per rregullimin e gjendjes. Keto rregullime do te shpetojne qindra banues te ketyre pallateve, si dhe do te zbukurojne pamjen e ambjentit.

    N.Todolli



    ------------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    INTERVISTE/ Flet Drejtori i Zyrės Rajonale: Ja cilat janė mė tė rrezikuarat nė qytet

    "Ndėrhyrjet po shkatėrrojnė Monumentet e Kulturės"


    --------------------------------------------------------------------------------

    b.sh

    SHKODER

    Monumentet e kulturės po rrezikohen nga ndėrtimet pa leje. Alarmin e jep drejtori i Monumenteve tė Kulturės nė Shkodėr, Marash Plepi.

    Sipas tij, pasuritė historike dhe kulturore tė kėtyre objekteve po shkatėrrohen gradualisht nga ndėrtimet pa leje.

    Ju keni dhėnė alarmin pėr rrezikun nė tė cilėn ndodhen objektet e shpallura monument kulture. Cilat janė ato mė problematiket?
    Ne e kemi ngritur me tė madhe shqetėsimin tonė pėr atė ēfarė po ndodh me kėto objekte. Banorėt po ndėrhyjnė nė to ose pranė tyre, me ndėrtime pa leje tė cilat po i dėmtojnė seriozisht kėto pasuri qė ka kjo zonė. Flagrante ėshtė gjendja nė shtėpinė e Luigj Gurakuqit, nė atė tė Filip Shirokės dhe nė rrugėn "13 Dhjetori".

    Mund t'i specifikoni kėto probleme?
    Shtėpia e Luigj Gurakuqit ėshtė e dėmtuar thuajse plotėsisht. N.q.s. nuk ndėrhyhet kėtė muaj me njė fond tė veēantė, atėherė kjo pasuri nuk do tė ekzistojė mė. Aq mė tepėr qė pronari i saj ka nisur tė ndėrtojė, tė ngrejė mure mbi ato ekzistuese. Ne si institucion nuk kemi forcė ndalimi, por vetėm konstatimi. E rrezikuar ėshtė dhe shtėpia e Filip Shirokės, e cila kėrcėnohet nga njė ndėrtim pa leje. Ndėrsa nė rrugėn "13 Dhjetori" ne kemi problem njė ndėrtim i cili fillimisht ka marrė lejen pėr ndėrtim nga Monumentet e Kulturės, por qė mė pas pronari i ndėrtimit nuk i ka qėndruar strikt projektit fillestar. Ne kemi kėrkuar qė tė ndėrhyhet nė shembjen e asaj ēfarė ėshtė bėrė, pasi pronari ka nisur tė ndėrtojė katin e tretė. Problem kemi pasur dhe me ndėrtesėn e bankės Tirana Bank. Pas vendosjes sė gjobės dhe ndėrhyrjes tonė ėshtė gjetur gjuha e pėrbashkėt dhe objekti ka ruajtur 80 pėr qind tė vlerave tė tij.

    Ju si institucion keni bėrė punėn tuaj nė drejtim tė parandalimit tė shkatėrrimit tė kėtyre pasurive?
    Sigurisht qė ne kemi bėrė maksimumin e asaj ēfarė na jep ligji. Kemi vėnė nė dijeni tė gjitha institucionet pėrkatėse pėr atė ēfarė po ndodh dhe kemi kėrkuar mbėshtetjen e tyre. Ne vendosim gjoba dhe nuk ka kush t'i vjelė ato. Ne kemi shqetėsim dhe problemin e statusit. Megjithėse mbulojmė njė sipėrfaqe kaq tė madhe, vazhdojmė tė jemi atelie dhe jo njė drejtori siē janė tė tjerėt, megjithėse kanė njė hapėsirė mė tė vogėl se tonėn. Ne kemi kėrkuar qė tė na jepet ky status, tė ketė njė numėr specialistėsh dhe tė ketė njė infrastrukturė mė tė fuqishme, qė tė marrim njė karakter studiues dhe promovues mė shumė sesa njė karakter ndėrtues. Ne kėrkojmė qė puna tė bėhet nėpėrmjet firmave tė liēensuara tė specializuara nė kėto fusha.

    Cila ėshtė zona qė ju mbuloni si Zyrė e Monumenteve tė Kulturės nė Shkodėr?
    Dega jonė mbulon tė gjithė zonėn e Veriut tė Shqipėrisė, prefekturėn e Shkodrės, tė Kukėsit, tė Mirditės. Objektet janė ndarė nė bazė tė rėndėsisė sė tyre. Kemi gjithsej 406 objekte, prej tyre, 28 janė tė kategorisė sė parė. Shkodra ka peshėn kryesore tė kėtyre objekteve me rreth 130 objekte tė tilla.

    ---------------

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Nė rrezik edhe pallatet "Agimi". Shtesat e paligjshme rrezikojnė ekuilibrin e tyre

    Minibashkia: "Zoti Nano, Shallvarja po shembet"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rezarta Delisula

    TIRANE

    Pallatet e " Shallvares" po rrėzohen". Ky ėshtė alarmi qė i ka mbėrritur mbi tryezė edhe kryeministrit Fatos Nano.

    Kryetarja e Njėsisė Bashkiake nr.10 ka lajmėruar njėkohėsisht edhe kryebashkiakun e Tiranės, Edi Rama, pėr hapjen e bodrumeve jo vetėm nga ana e fasadave tė dukshme por edhe nė pjesėt e brendshme tė pallateve. "Sipas grupit tė inxhinierėve qė unė kam ēuar pėr inspektim nė pallatet e " Shallvares", ata mė kanė relatuar faktin se kėto pallate nga hapja e bodrumeve, dhe ndėrhyrja nė konstruksionin e godinave, arrijnė njė pikė lodhjeje qė do tė thotė pallatet tė shėmben pa asnjė lloj foktori natyror" - thotė Mira Veizi, kryetarja e Njėsisė Bashkiake nr.10.

    Alarmi
    Edhe banorėt e pallateve "Agimi", qė janė nė varėsi tė Njėsisė Bashkiake nr.5, janė tė alarmuar pėr jetėn e tyre. Bodrumet e pallateve " Agimi" janė tė gėrryera plotėsisht e tė kthyera nė biznese private. Por kėsaj ndėrhyrjeje i shtohen edhe shtesat e shumėllojshme tė ndėrtuara nė katet e sipėrme, nė pjesėn e brendshme tė pallateve "Agimi". Pamja e jashtme duket e pandryshuar, madje fasadat me ngjyra tė ndryshme e kanė nxjerrė mė nė pah pjesėn e arkitekturės ruse, ndėrsa brenda pallatet janė kthyer nė njė kantier ndėrtimi. Nė katet e sipėrme punėtorė fiksojnė shina treni nė formė kuadrati dhe i saldojnė. Nė njė tjetėr banesė tė katit tė 5-tė punimet tanimė kanė pėrfunduar. Shtesat qė mbahen vetėm me tri kollona duket se nga momenti nė moment do rrėzohen. Cilido arkitekt do i kishte zili shtesat nė formė trekėndėshi, rombi, katrori e shumė figura tė tjera gjeometrike tė ndėrtuara nė brendėsi tė pallateve "Agimi".

    Banorėt
    Pallatet e gėrryera nga poshtė, kontrolli i tė cilave ende nuk ėshtė bėrė, duket se e kanė humbur ekuilibrin nga shtesat e ngritura. Mė e keqja ėshtė se njė shtesė nuk fillon vetėm nga kati i parė nė tė fundit, por mbijnė nė katet e sipėrme pa pasur asnjė lloj mbėshtetje. Banorėt e pallateve "Agimi" janė shumė tė shqetėsuar pėr atė qė mund t°u ndodhė. "Pallati ynė prite kur tė bjerėe ndonjė ditė e tė na zėrė brenda" - thotė njė grua, ndėrsa shpjegon se tenton t'i telefonojė Policisė Ndėrtimore, por numri i tyre, sipas saj, ėshtė gjithnjė i zėnė. Banorėt e tjerė thonė se tė njėjtin problem e kanė ngritur edhe nė Bashkinė e Tiranės, por aknesat e tyre duken tė pazgjidhshme. E, krahas tmerrit e pasigurisė qė qėndron te qindra familjet e pallateve "Agimi", ata qė kanė mė shumė para kanė mundur tė hedhin "themelet" apo shinat e trenit pėr tė ndėrtuar shtesat e tyre. Me daljen e ligjit "Pėr Urbanistikėn", nė vitin 1998, i takon Policisė Ndėrtimore tė prishė shtesat e paligjshme dhe tė gjitha ndėrtimet e tjera pa leje. Ndėrsa para kėtij ligji, Bashkia duhej t'i dėrgonte Ndėrtimores shkresėn pėr prishje tė ndėrtimeve. Po,r si nė ēdo pjesė tjetėr tė administratės shtetėrore, kompetencat janė tė ndara, por ende tė paqarta.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nje dhurat per 8 marsin i ben mafia e ndertimit qytetit heroik te Vlores.


    gazeta thote:




    VLORE, (8 Mars) - Njė e moshuar nga Vlora, humbi jetėn sot, si pasojė e rėnies nga kati i 8-tė i njė godine banimi, nė qytetin jugor bregdetar. Ngjarja ndodhi rreth orės 13.30, nė njė godinė banimi 10 katėshe. "72 vjecarja Miro Brahimi, vdiq menjėherė pas rėnies, nga kati i 8-tė i pallatit, ku banonte sė bashku me familjen e djalit tė saj. Rėnia e Brahimit ndodhi, nė hapėsirėn e brendshme mes shkallėve, nė rrethana qė nuk janė pėrcaktuar ende. Banorėt e pallatit, konstatuan se Brahimi nuk kishte shenja jete gjithsesi, ajo u dėrgua me urgjencė nė spital, ku mjekėt vėrtetuan vdekjen. Sipas policisėe, rėnia e Brahimit, mund tė ketė qenė aksidentale, ndėrkaq po punohet pėr zbardhjen e plotė tė kėsaj ngjarjeje.


    jd/mr (BalkanWeb)


    ---------

    Pra Mafia nderton pallate 8 kateshe me hapsire mes shkalleve.. qe te tmerron ta mendosh jo te shikosh..

    Po jo plaka po dhe silvester stalones i meren mente ne kto lloj shkallesh brenda ne pallat ku ka nje humnere ku perdite banori tmerrohet po te shikoj pak matan parmakut te shkalleve..

    Mir injorante urbanistika qe i lejon keto po sa injorant dhe populli qe blen apartament ne nje godin te tille te tmershme..

    Po te mendosh femijet e vegjel te ketyre lloj pallatesh qe sdine cesht reziku..

    Turp..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 08-03-2003 mė 15:56

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 12:43
  2. Drejtuesi i ZMK: Si e ushqen Edi Rama mafien e ndėrtimit
    Nga bnik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 08:26
  3. Durres-Kukes: Gjykata e apelit rrezon pretendimin e prokurorise
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 23:35
  4. Rritja e cmimeve te apartamenteve ne Shqiperi
    Nga Zemrushja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 10:51
  5. Shteti, mėnyra dhe forma e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •