Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8

Tema: Luvz

  1. #1
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Luvz

    E vetmja gjė e bukur qė mė ndodhi vjet ishe ti. E imėt, aq e brishtė sa nė dukje nuk ma mbushe syrin se do ma ngopje etjen. Tė rroka belin me njė tė mbledhur tė krahut. Brinjėt e tua nuk bėnė as pėrpėlitjen mė tė vogėl pėr t'u ēliruar, vetėm i ulėn tė ndenjurat mbi bėrrylin tim ndėrsa kėmbėt e shkėputura nga toka filluan lavjerjen e tyre gazndjellėse. Mė kujtohet qė ecėm kėshtu me orė. Ti duke mė pėshpėritur gjithė vitet e tua me njė frymė, e unė duke shijuar flegrat e hundės tėnde imcake qė rrekeshin tė pėrpinin sa mė shumė ajėr. A thua nė gji kishe fshehur njė qytet tė tėrė qė donte tė merrte frymė. Gjinjtė, ēuditėrisht aq tė ngjashėm me tė mitė. Thithkat kureshtare deri nė shtriqje, edhe pushimi i tyre butė mbi krahėror krijonte po tė njėjtin hark me timin. Nė ēdo pulitje tė syve, qenia jote m'i shtonte njė pjesėz mė shumė gropės sė mallit nė mendje. E vogėl ti; shtrėngova krahun mė fort pas vetes nga frika se do tė mė rrėshkisje dhe do gjakosje gjunjėt nė trotuar.
    -Do tė tė mbartja kėshtu deri nė lindje! - mė shtyve jakėn e kėmishės dhe puthite pėllėmbėt e duarve pas afshit tė lėkurės sime qė s'kishte puhizė ta freskonte.
    -Unė, kėtu? - kishe filluar nga belbėzimet, ndėrsa tė ndjeva gishtin tregues qė ma pėrshkroi tejet lėkurėn e bėri vend natyrshėm nė qendėr tė zemrės. Timbri i fjalėve qė lėshove aq paqshėm ma kyēi qafėn deri nė fund tė kurrizit. Djersė mė mbuluan mitrėn, tė nxehta e tė ngucura tė rridhnin teposhtė. Pastaj ēdo gjė e zbardhur. E mbarsur me shkrirjen tėnde mbi lėkurėn time. Me petėzimin e gacave nė sytė e tu, me tundimin e padurueshėm pėr tė patur edhe dyjėzimin tėnd mbi krahun tjetėr...

    ...Sot, krejtėsisht tė nderura mbi ndjesitė e mia, shushunjat e mia lozonjare. Ju puth deri nė shpėrbėrje...

    mum
    Perėndia nuk ėshtė mace...

  2. #2
    our world
    Anėtarėsuar
    22-04-2005
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    41
    ti ishe furtune dhe s'e kuptove kurre. Thithe nga une ndjesite e prekshme e te paprekshme per te marre cdo gje te gjalle e me forme nga patrajtshmeria e shpirtit tim tashme te shformuar nen tkurrjen e bymimin e uraganit te perjetimeve te dhimbshme te jetes time ne ty.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-05-2005
    Vendndodhja
    ne hijen e rrapit
    Postime
    17
    sa bukur flisni ju artistet

  4. #4
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Citim Postuar mė parė nga Henri
    ...

    mum

    I had the impression you'd do a lousy mom.

    Shtrige, shtrige thuaj.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  5. #5
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    E para e punes, i share ai qe shan, Bayo me babin tat e kam une, e di ti! E dyta punes, me ty mam-koti kom qen u' se po msoja doren

    E treta punes kishin ditėlindjen feēkat e ti s'e vure fare zjarrin mbi ujė, as nai kozmo nuk u more, pale te tjerat.

    E treta plus nje e punes, kam vendosur te heq dore nga peshkimi, do filloj gjahun tani, si thua, mė shkon?

    Ene mjaft fole me fjale te medhaja, tyt lanet.

    Per veten: Pjesa me lart ka origjinalitet, fantazi, subjektivizem, aforizma, metafora, meteora, thes me morra, pa dashnora vetem me duar, buze e gjunje, pa ngulur hunj i uroj autores suksese te metejshme.
    Perėndia nuk ėshtė mace...

  6. #6
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    temth? ke shitur te drejtat e monopolit tim mbi te thirruren tende shtrige?

    tung nga tirona!
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    po une? Dikur para 29 qershorit besoja se do te beja namin duke shkruar. Ia paskam fut kot. Jam plot e s'me shkruhet. Me duket sikur kam harruar te ngas bicikleten.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Macke, ti po bėn gjėnė mė tė menēur - po shijon deri nė pikėn e fundit. Urime e urime mgjs sesi mė duket, po nuk ta pashė nė krahė nuk tė besoj :P

    Tė puth fort.

    Slug, monopolizimi eshte koncept shume komunist, e ti duke qene ne Tirane keto kohe e kupton me mire se une rrezikun qe paraqet kjo dukuri kapitaliste.
    Krahu tjeter imi rri bosh per fajin tėnd, tėnd tėnd, hihih. mos me harro shpellėn dhe bekimin nėn ujė.
    Perėndia nuk ėshtė mace...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •