SHKODRA ne vitin 1912 me syte e nje gjermani
E Shtune, 16 Korrik 2005
Shkodra tragjike e fillimshekullit
Shkrimtarit gjerman Karl Otten i duhet te pershkoje nje rruge te gjate, per te mberritur ne kete vend te cuditshem -ne vitin 1912. Ashtu edhe ben, por Shkodra e shumeshkelqyer, te cilen e ka shume-endrruar, e zhgenjen. Ajo nuk ka rruge, ndersa qyteti po jeton renien e tij me e madhe, ngaqe ne prag ka nje lufte te rradhes me Malin e Zi. I gjithe pershkrimi i shkrimtarit, na ka ardhur fale botimit te reportazhit te tij- nga "Dituria"
Ben Andoni
E dime se Shkodra e kishte humbur shkelqimin e saj te madh, ne fillimin e shekullit XX. Por, menyra e hidhur dhe dinjitoze -sesi e pershkruan shkrimtari gjerman, te ben te mendosh, se renia e qytetit ishte shume me e madhe. Ende, po te ndjekesh ritmin e librit te tij- do te shikosh se mjerimi i Shkodres eshte shume i madh dhe ne shume ane. Aqsa edhe ai vete, qe eshte shume i dhene pas emrit te madh te qytetit, duket se eshte i cuditur. Por, me shume kjo i ndodh, me sa kuptojme- nga armiqesia e malazezeve, qe ne cdo moment i thone se duhet te ruhet dhe se ne "vendin e turqve"- te pret pasiguria ne cdo vend. "Une i pyeta per rrugen deri ne Shkoder. Kjo me siguri ishte pyetja me e rende, qe kishin perballur ndonjehere ne jeten e tyre, sepse heshten shume te tronditur. Pastaj peshperiten me njeri-tjetrin dhe tunden koken. Nuk kishte asnje rruge per ne Shkoder?!" Ne fakt, ajo qe i tregojne pak minuta me vone- e zhgenjen frikshem: Te jete valle ky shteg i ngushte qe te dergoje ne qytetin me aq emer, pyet. Ne te vertete, ne kete kryeqender mungojne rruget...E, kuptohet, se kur kjo gjendje eshte ne Shkoder, mund te llogaritet lehte se cfare behet ne vende te tjera te Shqiperise...Por, nga ana tjeter ka ardhur ora finale, kur burrat e mencur te Shqiprise, nga zyra te ndryshme jashte vendit, jane duke bere te gjithe perpjekjet qe Shqiperia te futet ne hulline e vendeve te pavarura. Kjo, ka pak rendesi per te mos thene qe nuk dihet fare nga gjermani, i cili shikon vete- sesi malazezet vigjelojne ne cdo vend kunder shqiptareve dhe turqve, qe historia si per paradoks, po i mban dhe drejt varrit te Perandorise bashke...Per malazezet, qe e keshillojne Otton -ne cdo vend atje te pret vdekja-duket se bindja eshte besim...Pas nje kalvari jo te pakte, pak kohe me vone, gjermani me shoqeruesit e tij mberrijne ne qytet. Perballja e pare me shqiptaret eshtre nje avan post turk. Mes tyre jane dhe dy shqiptare te gjate dhe vitale. Ai mbetet me se i cuditur, kur shikon menyren sesi ata e percjellin mikun e ri.
"Midis ushtareve rrinin dy shqiptare, qe dilnin nje koke mbi ta. Serioze, gati te trishtuar rrinin ulur mbi gjunj. Floket u binin deri mbi supe, te cilat, si gjithe shqiptareve, ua mbulonte nje mantel i zi i shkurter, ne shenje zie per Skenderbeun, princin e tyre qe kishte sunduar para qindra vitesh ne vendin e tyre...Pastaj me plaku, bashibozuku, u tha dicka dy shqiptareve, dhe njeri prej tyre filloi te kendoje. Melodia buroi e ulet dhe e rende, filloi te ngrihet me goditje, ritmi u shpejtua, nderkaq nderhyri i dyti, me te njejten melodi, ndersa i pari dalengadale pushonte klithmen e tij te gjate e kumbuese. Seicili fillonte me me ton te ulet vargjet e veta, ndersa tjetri e shuante melodine e larte vajtuese. Keshtu, ata te dy, rrinin ne gjunje, te bardhe ne mbremje dhe kendonin kenget e tyre te lashta e te ashpra luftarake permes lugines se Bunes deri te malet e atdheut te tyre", shkruan ai...
Ne fakt, shqiptaret, i ka kapur ankthi i luftes, dhe kjo eshte arsyeja qe shumica e tyre, packa se nuk e kupton situaten nderkombetare- di dhe ndjen se gjithshka po levize. Kjo ndjehet me se shumti nga levizjet e konsullatave te huaja ne kete vend. Mbi kete mjedis te cuditshem, ben edhe jeten e saj te rralle Shkodra. Por, te vazhdojme rrefimin, me gojen e tij:"Shtegu fushor bllokohet nga gure te medhenj dhe nga nje rruge e copetuar nga malet. Djathtas lumi harkohet fare afer nesh. Ishujt, mbuluar me xunkth, shtrihen ne te si si bime te medha zbukuruese. Prapa maleve gurore -shtrihet nje xhade gjysme e perfunduar dhe ne mes te lumit, qe gjarperon vjedhurazi teper i gjere dhe i ngadalshem, ngrihet i gerryer nga koha nje shkemb, me nje keshtjelle ngjyre kafe si kurore mbi krye".
Por, vegimi qe ka pasur- nuk eshte ndonje gje e rralle. Le te ecim me syte e tij ne Shkodren e Marubeve te pare: "Shkodra! Keshtjella e Shkodres qe ndertuar nga venedikasit. Pergjate rruges rrine ne gjunje gurthyes: turq, shqiptare, malazese, e zezake. Qindra njerez godasin me cekic, femije, pleq te thare dhe djem te rinj. Shqiptaret qendrojne te ndrojtur e te perkulur, kurse turqit u therrasin ushtareve dhe na pyesin per dicka. Nuk dallohet asgje nga qyteti. Ne te majten tone shtrihet nje kurriz shkembi i gjate dhe i zhveshur, Taraboshi, i thikte, i hirte, bie pingul poshte ne fushe, ku jane ngritur barraka te gjata moderne. Para nesh shtrihet liqeni, i copetuar nga ishuj zunkthi te vegjel e te gjelber. Afer bregut turk- permbi nje shkemb cilindrik- ngrihet gezueshem, mbi ujerat e turbullta ne gri te erret, nje fortese e vogel e dhembezuar me shume topa. Rreth e qark ngjiten vrulltas drejt qiellit me kthesa te mprehta malet e Malit te Zi me Shqiperine...".
Pas kesaj gjendje lufte- duhet thene se ne Shkoder gjendja eshte me "e zakonshme". Qytetaret bejne perditmerine e tyre, e cila eshte e ndare mes mbijeteses dhe asaj qe do te ndodhe. Per ata, qe dine historine e Shqiprise e dine se cfare kalvari te veshtire pesoi qyteti ne fillim te viteve '10. Por, sikur te mos mjaftoje kjo- varferia e ka kapluar te gjithe qytetin, i cili eshte duke levizur sipas menyres se tij. Ushtaret mbartnin gure, hamejte leviznin, tellallet bertisnin dhe njerezit ruajne ushqime...Nje kaos, qe sot mund ta realizoje me sukses vetem dora e ndonje mjeshtri te kameras..."Pazari i Shkodres- Nje labirint rrugicash te vogla, te copetuara, pjeserisht te mbuluara me cati, aq sa te gjitha ngjyrat e fytyrat papritur mjegullohen ne te erret. Pastaj dielli i mesdites bie pingul e i shendritshem dhe te gjitha ngjyrat perflaken rreth e qark thirrjeve te njerezve e te kafsheve", shkruan gjermani.
Gjithsesi, Shkodra mbetet shume zhgenjyese per anetarin e nje vendi, ku rregulli eshte fe. Nje xhade, qe ndertohet prej kohesh, duket se nuk ka per te mbaruar kurre. Nuk duket asnje perparim ashtu si nuk duket as edhe nje fund. Te gjitha banesat, kishat dhe konsullata jane vetem gjysme ore larg...Ne kete qerthull- ku ka prifterinj dhe hoxhallare, lypes dhe tregtare -zhvillohet pa zhurme jeta e kryeqytetit te Shqiperise se Veriut.
Por, ne nuk mund te cuditemi, Shqiperia eshte ne kohen qe eshte ne tabaka dhe gati per t'u ndare nder fqinj lakmitare. Ndjesia e publicistit gjerman eshte e sakte. "Shkodra te jep pershtypjen e nje qyteti ushtaresh", thote ai.
Dhe, gjermani vazhdon udhetimin e tij- i shoqeruar me shoket e tij te vetem te rruges, qe jane dylbite, nje harte e shtabit te pergjithshem austriak dhe nje aparat. Ai ka vendosur qe te mos thyhet. Rezultat i kesaj eshte konstatimi i fundit -ku ai shikon vete me sy pasurite e verteta te shqiptareve, por edhe cudirat e tyre. Shqiptaret, me varferine ekstreme- e mbajne dhe e strehojne. "Njoftimet qe jane shkruar pjeserisht ne libra jane asgje..Duhet te jetosh e te bredhesh mes ketij populli luftetaresh, te vish here pas here...", shprehet ai gati ne ekstaze per shqiptaret.
Dhe, epilogu i tij ne Shkoder eshte gati tragji-komedik. Ai ndodhet me inxhinieret franceze, qe perzihen nga kryengritesit shqiptare, qe u thone realisht se duhet te lene punen dhe te ikin nga Shqiperia, sepse rruga e tyre nuk u hyn ne pune...I zhgenjyer mbetet dhe ai, por historia i ka dy faqe. Gjithshka mund te ndodhe. Arsyeja eshte se ne vitin 1912, Shkodra, ashtu si e gjithe Shqiperia, megjithese eshte e pushtuar- po ndjen flladitjen e shtetit te pare shqiptar..
***/**
Kush eshte Karl Otten
Fale "Diturise", ne kemi ne duart tona- nje nga librat me te mire, kushtuar Shqiperise. Autori i saj, Karl Otten, ka lindur me 1889 dhe ka vdekur me 1963. Autori i ketij libri eshte edhe nje nga autoret me te njohur te ekspresionizmit gjerman te fillimit te shekullit te shkuar. Ai njihej njekohesisht si poet dhe publicist, ndersa u detyrua qe te largohej nga Gjermania naziste me 1933, duke gjetur strehe ne Britanine e Madhe. Ai mbahet mend pervec librave me poezi si p.sh "Fronezimi i zemres dhe Hedhja nga dritarja etj".
Ne nje nga librat e tij- pershkruhet dhe nje nga udhetimet e Otten ne Ballkan- dhe kete here ne Shqiperi. Ai e filloi rrugetimin e tij ne pjesen perendimore te Shqiperise se Veriut, ndersa pershkrimet ne liber- zhvillohen vetem pak muaj para Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise. Ai e fillon udhetimin e tij nga Tivari, shkon ne Ulqin dhe vazhdon drejt Shkodres, Lezhes dhe deri ne Durres. Eshte e dhimbshme jeta, te cilen e sjell autori per ne, por eshte brilante menyra sesi ai pershkruan mikpritjen e shqiptareve dhe besnikerine e tyre proverbiale...
Korrieri.
Krijoni Kontakt