Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Jeta e Shėn Pandeleimonit - 27 korrik

    Shėn Pandeleimoni


    Parathėnie

    Brenda mjegullės sė martirėve dhe shenjtorėve tė besimit tonė, tė cilėt dhanė jetėn e tyre pėr dashurinė pėr Krishtin, pėrfshihet edhe figura e Shėn Pandeleimonit.
    I ri, i mbushur me gjallėri, fuqi dhe guxim, u martirizua pėr besimin e tij orthodhoks. Me vendosmėri predikoi tė vėrtetėn e besimit tė tij tek tė gjithė, tek ata qė atė kohė ndodheshin nė mbretėrinė e errėsirės dhe tė shthurjes, tė adhurimit tė idhujve.
    Rrefuzoi tė sakrifikonte tek idhujt e pandjeshėm dhe pa shpirt dhe me gjithė lajkat e mbretit Maksimian, mbeti i patundur dhe preferoi tė martirizohej dhe tė mbetej trashėgimtar i Mbretėrisė sė Qiellit. Tėrhoqi drejt Krishtit dhe besimit tė tij tė gjithė ata qė kishin dashuri tė vėrtetė dhe etje pėr tė njohur Perėndinė e vėrtetė.
    Tė uroj, i dashur lexues, tė tė frymėzojė drejt imitimit, jeta e shenjtė e Shėn Pandeleimonit dhe leximi i jetės sė tij tė bėhet shkak pėr t'u afruar nė burimin e dritės dhe tė mrekullive, Krishtin.


    Jeta e Shenjtit

    Jetoi nė vitet e mbretit Maksimian, rreth 304 pas Krishtit. Ishte nga qyteti Nikomidi. Babai i tij Evstari ishte adhurues i idhujve. Nėna e tij, Evluli, ishte kristiane. Sa pėrkujdesje bėnte i ati ndaj idhujve, kaq zell dhe dashuri ndaj besimit orthodhoks tregonte e ėma, qė me dhembshuri dhe dashuri ushqente tė birin, Panteleonin (kėshtu e kishin quajtur). I jepte jo vetėm ushqim trupor, por dhe shpirtėror. Por vdiq shpejt e lumtura Evluli.
    Panteleoni, pasi mėsoi gjėrat e para, studioi edhe nė greqishte. Mė vonė, pasi studioi shumė dhe pėrparoi, i ati e dėrgoi tė mėsonte te mjeku i dėgjuar, Evfrosini. Vėrtet i riu, inteligjent siē ishte, i kaloi bashkėnxėnėsit e tij nė mėsime brenda njė kohe tė shkurtėr. Ishte shumė i bukur nga paraqitja. Nė biseda ishte i ėmbėl dhe nė sjellje i matur dhe i bindur. Ishte i stolisur me virtyte dhe kishte njė sjellje kaq tė mirė, saqė dallohej nga shokėt e moshės sė tij. Tė gjithė sa i afroheshin, kėnaqeshin dhe gėzoheshin se kishin shumė pėrfitime.
    Pėr kėto virtyte, Panteleoni u bė i dėgjuar dhe me famė nė tė gjithė Nikomidinė. Edhe mbreti, kur njė ditė shkoi me tė atin Evstarin nė pallat dhe e pa, pyeti dhe mėsoi pėr virtytet e Panteleonit. Kur pa mendimet e tij tė drejta dhe karakterin e tij, ftoi Evstarin dhe e kėshilloi qė ta mėsonte tė birin sa mė shumė, qė ta bėnte doktor tė mbaruar dhe nė vazhdim ta vendoste brenda nė pallatin e tij.


    Pagėzohet i krishterė

    Nė atė kohė, Shėn Ermolau ishte prift nė kishėn e Nikomidisė, por ishte i fshehur nė njė shtėpi bashkė me tė krishterė tė tjerė, sepse kishte frikė nga mbreti. Duke parė tė riun qė kalonte ēdo ditė nga shtėpia pėr tė shkuar te mėsuesi i tij, kuptoi qė kishte thjeshtėsi e moral dhe pėr kėtė arsye edhe gjendja e tij shpirtėrore do tė ishte e pastėr, siē ishte e pastėr dhe frytdhėnėse ajo tokė qė pėrmend Ungjilli. Ndėrsa mendohej pėr kėto, Ermolau donte tė provonte dhe tė tėrhiqte Pantoleun, ndaj hapi derėn e shtėpisė dhe e thirri qė t'i thoshte diēka. Pantoleoni u kthye dhe Shenjti atėherė e pyeti pėr origjinėn dhe pėr besimin e tij (d.m.th, nėse besonte). I riu iu pėrgjigj pyetjes me gjithė tė vėrtetėn, d.m.th, qė e ėma ishte e krishterė dhe i ati adhurues i idhujve. Ermolau pėrsėri e pyeti duke i thėnė: "Ti, biri im, cilin besim do mė tepėr?" Dhe i riu iu pėrgjigj kėshtu: "Kur rronte nėna ime, mė kėshillonte ēdo ditė tė bėhesha i krishterė, dhe unė ashtu dėshiroja tė bėhesha. Nėna ime vdiq dhe mbeta vetėm me babain tim, i cili mė detyron ta ndjek pas nė besimin e tij dhe ka ndėrmend tė mė dhurojė si shenjė nderi, njė pozitė nė pallat." E ripyeti Ermolau: "Cilėn shkencė ndjek, biri im?" Dhe Panteleoni iu pėrgjigj: "Mjekėsinė ndjek, o plak i nderuar. Atė qė mėsonte Asklepi, Dhimokrati, Galinoi dhe dijetarė tė tjerė. Nga tė gjitha profesionet, babait tim i pėlqeu ky profesion, por dhe mėsuesi im mė informoi se po tė bėhem doktor i shkėlqyer, nuk do tė ketė sėmundje qė tė mos mund ta shėroj". Atėherė Ermolau gjeti rastin e pėrshtatshėm dhe i tha tė riut: "Besomė, biri im, qė shkenca e Asklepit, Galinoit dhe e dijetarėve tė tjerė qė mė pėrmende, pak ndihmė mund t'u japė atyre qė e studiojnė, por dhe ato Perėndi qė iu falet Maksimiani, nuk janė gjė tjetėr veē mite tė gėnjeshtėrta, qė i besojnė tė marrėt. Njė ėshtė Perėndi i vėrtetė, Jisu Krishti, tė cilit nėse i beson me gjithė zemrėn tėnde, do tė shėrosh ēdo sėmundje, pa barna, vetėm me hirin dhe fuqinė e Tij. Krishti u ktheu dritėn shumė tė verbėrve, ngjalli tė vdekur, pastroi lebrozė, shėroi tė demonizuar, shėroi tė sėmurė pa shpresė dhe bėri ēudira tė panumėrta.
    Por dhe sot Krishti ndodhet midis besimtarėve, shėrbėtorėve tė Tij dhe i ndihmon tė bėjnė vepra qė tė mahnitin. Dhe kėta besimtarė tė Tij i bėn trashėgimtarė tė Mbretėrisė sė Tij qiellore."
    Sapo dėgjoi kėto, Panteleoni ndjeu njė gėzim tė madh. Zemra e tij u mbush me ngazėllim dhe vėrtetoi se tė gjitha sa i thoshte Shenjti ishin tė vėrteta dhe tė drejta. Dhe u pėrgjigj kėshtu: "Plak i shenjtė. Sa mė the i dėgjova edhe nga nėna ime shumė herė. E shihja tė lutej dhe tė ftonte Perėndinė qė edhe ti predikon. E luste nxehtėsisht qė tė na ndriēonte dhe tė na ndhmonte." Pasi falenderoi Ermolaun pėr ndihmėn dhe ndriēimin, Panteleoni vazhdoi rrugėn e tij. Por i lanė mbresė fjalėt e priftit, ndaj shumė herė erdhi dhe dėgjoi mėsimet e tij. Ndėrkohė besimi i tij te Krishti pak nga pak po shtohej.
    Njė ditė, ndėrsa kthehej nga mėsuesi i tij, gjeti nė rrugė njė djalė qė e kishte kafshuar njė gjarpėr helmues. Djali vdiq dhe nepėrka qė e pickoi qėndronte pranė tij. Panteleoni, kur pa kėtė ngjarje, kujtoi fjalėt e Ermolaut. Mendoi kėshtu: "Nė rast se Krishti do tė plotėsojė kėrkesėn time, tė ngjallė djalin dhe tė ngordhė gjarprin, nuk ka mė nevojė pėr vėrtetim tjetėr, as tregim tjetėr, pėr sa mė mėsoi prifti i respektuar. Madje, do tė bėhem nė ēast i krishterė". Pasi bėri lutje, nė ēast fėmija u ngjall, sikur tė ishte ngritur nga njė gjumė i thellė. Nepėrka u bė copė dhe u zhduk. Atėherė Panteleoni, me gjithė shpirt dhe zemėr, besoi te Krishti. Dhe ndėrsa ktheu sytė e tij nga qielli, me shumė gėzim falenderoi dhe lavdėroi Zotin qė e shpėtoi nga gabimi dhe errėsira e idhujve dhe e drejtoi drejt njohjes sė tė vėrtetės. Pastaj, duke vrapuar, shkoi tek Ermolau, i tregoi ngjarjen dhe me gėzim tė madh i kėrkoi ta bėnte tė krishterė tė vėrtetė me pagėzimin e shenjtė. Ermolau, me gėzim, pranoi ta pagėzonte, sepse e dinte qė miron e Shpirtit tė Shenjtė do ta vinte nė njė trup tė zgjedhur. Pasi e pagėzoi, e kungoi me Trupin dhe Gjakun e Zotit dhe Shpėtimtarit dhe e mėsoi pėr misteret e besimit tonė tė vėrtetė.
    Pranė plakut tė shenjtė ndenji shtatė ditė, i mbushur me gėzim dhe i ushqyer me fjalėt e mjalta. Ditėn e tetė u largua dhe shkoi nė shtėpinė e tij.
    Qė atėherė, mundohej me ēdo mėnyrė tė kthente tė atin nė besimin e vėrtetė. Pėr kėtė njė ditė i tha: "Pėrse atė, sa idhuj janė fabrikuar nė kėmbė, nuk u ulėn kurrė dhe sa janė fabrikuar ulur, nuk mundėn kurrė tė ngrihen?" Evstari nuk mundi t'i pėrgjigjej tė birit dhe madje filloi pak nga pak t'i ftohej adhurimi ndaj tyre dhe nuk flijonte shpesh tek ata, si mė parė.
    Panteleoni falenderonte Perėndinė, se shikonte dhe vėrtetonte ndryshimin e tė atit dhe e luste vazhdimisht qė ta ndriēonte dhe ta shpėtonte sa mė parė nga gabimi dhe padituria. Mendonte tė shkatėrronte idhujt qė ndodheshin nė shtėpinė e tij, por nuk donte tė dėshpėronte tė atin, prandaj nuk e bėri. Mendoi se do tė ishte mė mirė tė bindte tė atin me fjalė pėr tė besuar te Krishti dhe pasi ta bindte, vetė ai do t'i prishte. E tha dhe u bė. Perėndia e dėgjoi lutjen e shėrbėtorit tė Tij dhe i rregulloi gjėrat nė mėnyrė tė tillė, qė tė sillte nė shpresėtari me njė ēudi, Evstarin.


    Shėron tė verbėrin

    Nė shtėpinė e Evstarit sollėn njė tė verbėr. Pasi i ranė derės, tė afėrmit pyetėn nėse ishte brenda doktor Panteleoni, i cili, sapo dėgjoi qė e kėrkuan, doli jashtė me tė atin dhe pyetėn tė verbėrin se ē'kėrkonte. Ai u tha: "Doktor i shkėlqyer, e dėshiroj shumė dritėn time, sepse nuk ka te njerėzit gjė mė tė ėmbėl. Tė lutem, tė tė vijė keq pėr vuajtjen time dhe tė mė mėshirosh tė mjerin, sepse shumė mjekė premtuan tė mė shėronin, por nuk mundėn. Madje kam shpenzuar gjithė pasurinė time nė ilaēe, pa parė asnjė dobi. Por vėrtetova se, edhe atė pak dritė qė kisha, e humba dhe mbeta jo vetėm i verbėr, por dhe i varfėr, i mjeri".
    Panteleoni i tha atėherė: "Meqenėse harxhove tė gjithė pasurinė te mjekėt e tjerė dhe nuk pe pėrmirėsim, nėse unė do tė tė shėroj, ē'do tė tė mė japėsh?" Dhe i verbėri iu pėrgjigj: "Tė dhuroj me gėzim dhe dėshirė ē'mė mbeti nga pasuria ime." Atėherė i tha: "Sytė e tu do tė t'i shėrojė Perėndia i vėrtetė me anėn time, shpėrblimin qė mė premtove, dua qė t'ua ndash tė varfėrve." Panteleoni foli kėshtu i sigurt, sepse besonte nė hirin dhe fuqinė e Krishtit. Por i ati, ngaqė mendoi se do ta shėronte me barėrat e mjekėsisė, e pengoi, duke thėnė: "Bir i dashur, mos pretendo diēka mė shumė se fuqitė e tua, se mos turpėrohesh, nėse dėshton. Ē'gjė mė tepėr mund tė ofrosh ti nga doktorėt e tjerė, qė nuk arritėn ta shėronin?" Dhe ai iu pėrgjigj: "Askush tjetėr i fuqishėrn nuk mund ta shėrojė, pėrveē meje, meqė nga mėsuesi im deri tek ata mjekė, ekziston ndryshim i madh." I ati, meqė mendoi se fliste pėr mėsuesin e tij, Evfrosinin, i tha prapė: "Por unė, biri im, dėgjova se atė tė verbėrin e ēuan edhe te mėsuesi yt dhe asgjė nuk arriti tė bėnte". Panteleoni i tha tė atit: "Kujdes, baba, tė vėrtetosh vetė tė vėrtetėn time." Dhe, sapo tha kėto fjalė, shtriu dorėn e djathtė dhe bėri shenjėn e Kryqit nė sytė e tė verbėrit, duke pėrmendur nė tė njėjtėn kohė dhe emrin e ėmbėl tė Zotit tonė Jisu Krisht. Dhe ja, ēudia! Nė ēast iu hapėn sytė dhe panė, edhe sytė e trupit, edhe sytė e shpirtit tė tij, sepse ishte adhurues idhujsh. Sapo pa ēudinė qė u bė, duke pėrmendur emrin e Krishtit, nė ēast besoi, por dhe i ati i Panteleonit me zė tė lartė predikoi Krishtin, Perėndinė e vėrtetė. Shėn Panteleoni u gėzua, lavdėroi Zotin dhe e ēoi te Shėn Ermolau, i cili edhe e pagėzoi.
    Evstari, sapo u kthye nė shtėpinė e tij, copėtoi tė gjithė idhujt. Pas pak kohe, pasi jetoi nė pendim, shkoi te Zoti.
    Panteleoni u ndau gjithė pasurinė tė varfėrve dhe tė burgosurve. Liroi shėrbėtorėt e tij, pėrpiqej pėr tė sėmurėt dhe tė dobėtit dhe, jo vetėm i shėronte nga ēdo sėmundje, por dhe u jepte shuma tė hollash qė tė jetonin.
    Pėr arsye tė bamirėsisė, fama dhe emri i tij u pėrhapėn kudo. Sa ishin tė sėmurė kėrkonin, ftonin dhe parapėlqenin nga tė gjithė doktorėt, Panteleonin. Ai, pasi i shėronte, nuk kėrkonte pagese, vetėm i ftonte tė pranonin, Krishtin, tė vetmin shėrues tė dhimbjeve trupore dhe shpirtėrore. Kėshtu, sa besonin te Krishti shėroheshin dyfish, duke marrė shpėtimin e shpirtit dhe shėndetin trupor.


    Smirė dhe shpifje pėr Shenjtin te mbreti

    Doktorėt e qytetit, kur panė se Panteleoni ishte ēudibėrės, filluan, tė shpifnin.
    Njė ditė, ndėrsa rrinin nė treg, panė ish tė verbėrin qė kalonte andej. Sapo e panė tė shėndetshėm, u shqetėsuan dhe thanė midis tyre: "Nuk ėshtė ky, qė provuam me shumė mėnyra ta bėnim mirė dhe nuk patėm rezultat?" E pyetėn dhe mėsuan se e shėroi Panteleoni. Dhe u mrekulluan duke thėnė: "Siē ėshtė mėsuesi i rėndėsishėm, kėshtu bėri edhe nxėnėsin e tij ēudibėrės". Por, qė atėherė, u shtua smira pėr Shenjtin dhe kėrkonin shkak pėr shpifje te mbreti.
    Mėsuan se pėr njė tė krishterė, tė cilin e kishte dėnuar joshpresėtari Maksmimian, pėr shkak se pohoi besimin e tij, kujdesej Shėn Pandeleimoni. Vrapuan, pa humbur kohė, te mbreti dhe i thanė: "Madhėri, mėso se Panteleoni, tė cilin e do shumė dhe ka studiuar qė tė bėhet doktor i pėrkryer, qė ta kesh pėr ndihmė nė kohė nevoje, tani as fuqinė, as pushtetin e mbretėrisė suaj nuk ka frikė, as i intereson miqėsia dhe dashuria juaj. Vjen, gjen dhe shėron ata qė me tė drejtė i dėnon madhėria juaj dhe qė janė armiq tė perėndive tona. Nuk mjafton qė mohon fenė e tė parėve dhe beson tek i Kryqėzuari, por mėson edhe tė tjerė, adhurues idhujsh, sa tė mundet, qė t'i bėjė tė krishterė? Ne, shėrbėtorėt e tu, si tė bindur tė madhėrisė tėnde, tė propozojmė qė ta heqėsh nga mesi sa mė shpejt, sepse mė vonė, do tė hidhėrohesh, kur tė shikosh adhuruesit e idhujve tė mohojnė perėnditė dhe pėr mė tepėr, tė predikojė qė mjekimet e Asklipit i dėrgon Krishti. Po deshe tė mėsosh tė vėrtetėn, pėr sa thamė, urdhėro tė vijė kėtu i verbėri qė shėroi Panteleoni, qė t'i dėgjosh nga ai vetė".
    Mbreti, sapo dėgjoi kėto informata, u dėshpėrua dhe urdhėroi qė t'i paraqitnin ish tė verbėrin. Vėrtet, e ēuan para tij dhe mbreti e pyeti se me cilėn mėnyrė e shėroi Panteleoni dhe ai rrėfeu tė vėrtetėn, pa frikė dhe ndrojtje, duke thėnė: "Me emrin e Krishtit mė shėroi dhe mė e mahnitshmja ėshtė se, para se tė mbaronte fjalėt e tij, sytė e mi u hapėn dhe asnjė nuk mund tė pretendojė se mė shėroi me shkencėn e mjekėsisė". Mbreti atėherė i tha: "Ti ēfarė pranon pėr kėtė gjė? Krishti tė shėroi apo perėnditė?" Dhe ai u pėrgjigj: "Le ta shikojnė ēėshtjen mirė dhe do tė dalė e vėrteta. I sheh kėta mjekė qė u munduan tė mė shėrojnė? Por megjithėse u shpėrblyen nga unė dhe prisha gjithė pasurinė time pėr ilaēe, asgjė nuk mė vlejti, por dhe mė dėmtuan, sepse mė hoqėn edhe atė pak shikim qė kisha. Cilin duhet tė quaj doktor dhe shpėtimtarin tim? Asklipin qė quhet si ndihmėsi i kėtyre mjekėve dhe qė nuk mė dhuruan asgjė apo Krishtin, vetėm me emrin e tė cilit, Panteleoni mė dhuroi shikimin qė e dėshiroja? Pėrgjigjen, o mbret, e di dhe njė i verbėr dhe i pashkolluar." Mbreti, duke mos ditur si t'i pėrgjigjej ish tė verbėrit, i tha: "A mos je i marrė, o njeri? As mos ta pėrmendėsh se tė shėroi Krishti. Perėnditė e tua tė dhanė dritėn dhe kjo ėshtė mėse e qartė." Atėherė, ish i verbėri, i ndriēuar mė tepėr nė shpirt se nė trup, nuk iu tremb pushtetit tė mbretit dhe as inatit tė tij. Mendoi se do tė dėnohej, por me guxim tė madh, i tha mbretit: "Ti, o mbret, je i marrė qė pretendon se perėnditė e tua tė rreme dhe pa jetė mė dhanė dritėn. Je kaq i verbėr, sa edhe kėta kėtu dhe nuk mundesh tė dallosh tė vėrtetėn qė ndriēon mė tepėr edhe se dielli."
    Mbreti tiran, kur dėgjoi kėto, u bind se ato qė i thanė mjekėt ishin tė vėrteta. Nė ēast urdhėroi t'i prisnin kokėn ish tė verbėrit tė lumtur, qė ishte mik i Krishtit, mbrojtės i sė vėrtetės, dėshmitar i vėrtetė, i cili u sakrifikua pėr Krishtin qė e shėroi dhe u martirizua pėr dashurinė e Tij. Shenjti bleu fshehurazi lipsanin e tij tė shenjtė dhe e varrosi atje ku varrosi tė atin.


    Martirizimi dhe ēuditė e Shenjtit

    Mbreti lajmėroi Panteleonin tė vinte ta takonte. Shenjti ndėrsa shkonte tek ai, lutej duke thėnė: "Perėndi, dėgjo lutjen time, mė bėj tė denjė dhe..." vazhdimin e psalmit. Kur mbėrriti nė pallat u paraqit pėrpara mbretit, dhe ai i tha: "Dėgjova disa fjalė pėr ty, Panteleon, qė tė rėndojnė, d.m.th, qė shan dhe nėnvleftėson Asklepin dhe perėnditė e tjera. Dėgjova qė beson te Krishti dhe pretendon qė vetėm Ai ėshtė Perėndi i vėrtetė dhe kėmbėngul tek Ai qė gjeti njė vdekje tė turpshme. E di, Panteleon, sa tė dua dhe i dhashė porosi mėsuesit tėnd tė tė mėsojė sa mė mirė nė shkencėn tėnde, qė tė tė vendos nė pallatin tim. Sigurisht, e dimė qė shumė vetė, nga smira, pėrhapin edhe gėnjeshtra. Pėr kėtė tė ftova tė bėsh flijim te perėnditė, qė tė mėsojmė tė vėrtetėn."
    Shenjti u pėrgjigj: "Veprat janė mė tė ēmuara, o mbret, se fjalėt, siē e dinė tė gjithė. Nė rast se kėrkojmė dhe analizojmė gjėrat e vogla dhe tė parėndėsishme, nė janė tė vėrteta e tė njohura, aq mė tepėr detyrohemi tė analizojmė me kujdes mė tė madh, sa i takojnė Perėndisė, qė tė mos dėmtohemi, sepse shpresėtaria ndaj Perėndive, ėshtė gjėja mė e rėndėsishme se tė gjitha. Perėndia, qė unė i falem dhe respektoj, krijoi qiellin, detin, tokėn dhe gjithė botėn. Ai ngjalli tė vdekur, u dha dritėn tė verbėrve, pastroi lebrozė, ngriti tė paralizuar dhe gjithė kėto ēudi i bėri vetėm me fjalė dhe urdhėr.
    Perėnditė qė u falen adhuruesit e idhujve, nuk e di, nėse bėnė ndonjėherė vepra tė tilla, ose nėse mund tė bėjnė. Nėse dėshiron, o mbret, le tė provojmė tani qė tė besosh tė vėrtetėn. Jep urdhėr tė sjellin kėtu njė tė sėmurė, qė tė vuajė nga sėmundje e pashėrueshme dhe le tė vinė mjekėt tuaj qė t'u luten perėndive tė tyre, sa tė duan, qė ta shėrojnė. Pastaj t'i lutem edhe unė Perėndisė tim, me emrin e tė cilit do tė shėrohet sėmundja. Kėtė Perėndi duhet ta quajmė tė vėrtetė dhe tė tjerėt duhet t'i pėrbuzim."
    Fjalėt e Panteleonit i pėlqyen mbretit dhe, pasi dha porosi, sollėn njė tė paralizuar, tė ulur nė krevatn e tij, i cili nuk mund tė lėvizte fare. Priftėrinjtė e idhujve bėnė lutjen mė tė lartė, duke ftuar pėr shumė orė perėnditė e tyre tė pandjeshme. Ata, si tė shurdhėr dhe memecė, nuk dėgjuan dhe Shenjti u tall pėr shkak tė padijenisė sė tyre. Kur mė nė fund vėrtetuan se nuk mund tė bėnin asgjė, i thanė Shenjtit tė ftonte Perėndinė e tij. Atėherė, Panteleoni ngriti sytė e tij dhe gjithė mendjen e tij drejt qiellit dhe tha: "Zot, dėgjo lutjet e mia dhe thirrja ime po vjen drejt teje. Mos e largo fytyrėn Tėnde nga ne. Pėr kėtė qė tė kėrkoj tani, mė dėgjo. Tregoju, o Zot, kėtyre qė nuk tė njohin, qė Ti je i vetmi Perėndi i Vėrtetė dhe e Tėrėfuqishėm". Kėshtu tha dhe, ndėrsa zuri duart e paralitikut, shtoi: "Nė emėr tė Krishtit, i cili rimėkėmbi tė vrarėt dhe tė plagosurit, ngrihu dhe ec". Atėherė, nė ēast, fjala u bė vepėr dhe i sėmuri u ngrit dhe eci me dėshirė dhe qetėsi. Kur panė adhuruesit e idhujve ēudinė, u shtangėn dhe shumė mohuan idhujt dhe besuan te Perėndia i vėrtetė. Por priftėrinjtė e tmerrshėm vazhduan tė mbeten tė pabesė. Dhe, pasi u kthyen nga mbreti, i thanė: "Tė pėrgjėrohemi te perėnditė tona tė pavdekshme, tė mos e lejosh mė Panteleonin tė rrojė dhe njė orė, sepse do tė zhdukė besimin tonė dhe tė krishterėt do tė bėhen tė fuqishėrn dhe do tė kthehen kundėr nesh."
    Mbreti, kur i dėgjoi, ftoi prapė Shenjtin dhe provoi ta gabojė me fjalė tė mira, se mos e bindte dhe binte dakord me tė. Por, pasi nuk arriti asgjė, as me fjalė tė mira, as me frikė, qė ta bindte, filloi ta torturonte me mjete tė ndryshme. Nė fillim e varėn nė njė pemė dhe i copėtuan mishin me thonj metalikė. Pastaj i dogjėn brinjėt dhe vendet e tjera tė ndjeshme. Ndėrsa trupi i Shenjtit dhe martirit dėnohej me kėto mjete, mendja e tij ishte e kthyer nga Ai qė mund t'i jepte ndihmė. Sytė e tij ishin tė kthyer nga qielli dhe me besim tė madh i lutej me vete Zotit. Dhe Zoti e dėgjoi lutjen e tij dhe u gjend atė ēast pėrpara tij me pamjen e Ermolaut dhe i tha, si njė atė i vėrtetė dhe i dhimbsur: "Mos u tremb, sepse unė jam me ty pėrsa do tė vuash pėr mua." Dhe nė ēast, duart e ushtarėve u paralizuan. Llambadhat u shuan dhe plagėt e Shenjtit u shėruan. Mbreti u turpėrua sapo pa se ē'ndodhi dhe, ndėrsa dha urdhėr ta zbrisnin nga druri, i tha Shenjtit: "Me ēfarė teknike dhe magjie i bėre duart e ushtarėve tė paralizohen dhe llambadhat tė shuhen?" U pėrgjigj: "Teknika dhe magjia ime ėshtė Krishti qė dua, i cili ndodhet pranė meje dhe bėn ēudira." Maksimiani atėherė i tha: "Nė rast se tė vė nė tortura mė tė keqija dhe mė tė ashpra, ēfarė do tė bėsh?" Dhe Shenjti iu pėrgjigj: "Atėherė do tė kem edhe unė ndihmė mė tė madhe nga Krishti im."
    Urdhėroi atėherė Maksimiani tė mbushnin me plumb njė enė tė madhe dhe pasi e vunė tė ziente shumė, futėn brenda Shenjtin. Dhe prapė i lutej dhe kėrkonte ndihmėn e Zotit duke thėnė: "Dėgjo, o Zot, zėrin tim. Dhe kur tė lutem Ty, nxirre nga shpirti im frikėn pėr armikun tim" dhe vazhdoi psalmin.
    Prapė u paraqit Zoti me pamjen e Ermolaut dhe kur u kthye nga ena e madhe nė ēast zjarri qė ziente u shua dhe plumbi u ftoh. Shenjti vazhdoi tė psalte kėtė: "Perėndisė i thirra dhe mė dėgjoi."
    Sa ndodheshin aty u habitėn pėr ngjarjet e ēuditshme. Mbreti, mizor dhe pa ndjenja siē ishte, nuk kuptoi qė kėto ēudi bėheshin nga Perėndia i Vėrtetė dhe i Fuqishėm, por i konsideronte si suksese tė magjisė. Mendonte me ēfarė mjetesh tė tjera torture do tė mundte tė nėnshtronte martirin e pathyeshėm. Pasi u kėshillua me kėshilltarėt e tij, urdhėroi tė lidhnin nė qafėn e Shenjtit njė gur tė madh dhe ta hidhnin nė det. Ushtarėt vrapuan tė zbatonin urdhrin. Dhe Perėndia prapė e ruajti dhe e ndihmoi shėrbėtorin e Tij, qė rrezikonte pėr hir tė Tij. Sapo e hodhėn nė det, ndėrhyri Krishti dhe e bėri atė gur tė rėndė qė kishte nė qafė, mė tė lehtė se fletėt e pemėve dhe notonte nė det. Shenjti eci mbi ujin e detit, ashtu si mė parė Petri, dhe doli nė breg i padėmtuar dhe i shpėtuar. Mbreti, kur e pa nė tokė, u mrekullua dhe i tha: "Ēfarė ėshtė kjo qė shoh, Panteleon? Sundon me magjinė tėnde edhe detin?" Dhe Shenjti iu pėrgjigj: "Urdhri i Atij qė e sundon, bėri atė qė sheh. Duhet tė dish qė toka, deti dhe tė gjitha krijimet, dėgjojnė dhe i binden Perėndisė mė tepėr nga sa tė binden ty shėrbėtorėt e tu".
    Zemra e ashpėr dhe e mbyllur e mbretit nuk ndryshoi fare. Megjithėse pa kaq e kaq ēudira, joshpresėtari dha urdhėr tė grumbullonin tė gjitha kafshėt e egra tė tokės. Pastaj, gjoja sikur i dhimbsej Shenjti, pėr ta ndihmuar, i tha: "I sheh kėto egėrsira? Pėr zhdukjen tėnde i sollėn. Tė tė vijė keq pėr veten tėnde. Mua mė vjen keq pėr rininė dhe bukurinė tėnde, dėshmitarėt e mi janė perėnditė. Tė kėshilloj, si baba, tė preferosh si logjike interesin tėnd, qė tė mos vdesėsh shpejt, me kėtė vdekje tė hidhur dhe tė humbasėsh jetėn e ėmbėl dhe tė dėshirueshme."
    Shenjti iu pėrgjigj atėherė: "Nėse nuk tė dėgjova mė parė, si shpreson tė tė dėgjoj tani qė pashė kaq ndihmė nga Perėndia im? As mos ta mendosh qė do t'u bėj flijim demonėve. Pėrse mė frikėson me egėrsirat e tua? Ai qė paralizoi duart e ushtarėve tė tu, qė ftohu plumbin e zier dhe thau detin, do tė bėjė edhe egėrsirat e tua mė tė buta se bagėtitė."
    Shenjti nuk u bind nga mbreti t'u falej idhujve dhe preferoi tė hidhej tek egėrsirat. Por mbreti kėmbėnguli dhe i dha afat tri ditė, qė tė mendonte dhe tė sakrifikonte tek idhujt, ndryshe do tė zbatohej porosia e tij dhe Shenjti do tė hidhej tek egėrsirat, qė ta coptonin. Kjo ngjarje u pėrhap nė tė gjithė qytetin. Tė gjithė vrapuan tė shihnin kėtė tė ri tė bukur dhe fisnik, qė preferoi tė hidhej mė mirė tek egėrsirat, sesa t'u falej idhujve tė pandjeshėm.
    U grumbulluan shumė njerėz nė amfiteatėr dhe mbreti qėndroi nė njė tribunė tė lartė. Dha urdhrin dhe nė ēast shėrbėtorėt zvarritėn Panteleonin qė ta hidhnin tek kafshėt e egra. Shenjti eci me guxim dhe kurajo, sepse kishte mbrojtės dhe ndihmės Krishtin.
    Shėrbėtorėt e hodhėn Shenjtin nė vendin qė u caktuan dhe liruan gjithė egėrsirat. Tė gjithė prisnin tė shihnin Panteleonin tė pėrpėlitej dhe tė gėlltitej nga egėrsirat e uritura. Dashakeqėsia e kėtyre njerėzve kishte kaluar edhe paditurinė e kafshėve qė nuk flasin, sepse nuk i luteshin Perėndisė sė vėrtetė dhe dėnonin me egėrsi sa i besonin Atij. Dhe Perėndia, qė e kthen gjithēka siē do, rregulloi edhe kėtu qė tė duken egėrsirat tė buta dhe me logjikė dhe, duke imituar butėsinė e njerėzve, tė bėhen dėshmitarė tė gjallė tė ligėsisė sė njerėzve dhe mirėsisė sė Perėndisė.
    Egėrsirat iu afruan Shenjtit si krijesa tė logjikshme, me shumė shpresėtari, tundnin bishtin e tyre dhe lėpinin kėmbėt e tij, duke konkuruar midis tyre cili do tė shkonte para tij qė ta pėrkėdhelte dhe t'i pėrulej. Dhe secila egėrsirė nuk largohej prej tij, nėse nuk zgjaste dorėn qė ta bekonte. Turma, si pa kėtė ēudi, u shtang dhe tė gjithė me njė zė thirrėn: "I madh dhe i vėrtetė ėshtė Perėndia i tė krishterėve dhe le tė lihet i lirė i drejti."
    Kur mbreti mizor pa se egėrsirat nuk pranuan tė zbatonin urdhrin e tij, u zemėrua kaq shumė, sa dha urdhėr t'i vritnin. Pėr shumė ditė shiheshin kafshė tė vrara, pa u afruar asnjė shpend mishngrėnės qė t'i hante. Dhe kjo ndodhte nga Perėndia, si shenjė nderimi ndaj Shenjtit, qė tė ktheheshin edhe tė tjerė nė shpresėtari. Pastaj mbreti dėrgoi njerėz pėr t'i groposur. Mė vonė, mbreti urdhėroi tė ndėrtohej njė rrotė dhe, pasi ta vendosnin nė njė vend tė lartė, tė lidhnin Shenjtin, ta rrokullisnin rrotėn nė tatėpjetė, qė tė zhduknin martirin. Kėtė natyrisht, ia thanė mbretit disa teknikė, shpikės tė ligėsisė dhe tė veēantė pėr tė dėmtuar tė tjerėt.
    Por Zoti Njeridashės, mbrojtės i shėrbėtorėve tė Tij, ndėrhyri pėrsėri nė ēastin e duhur, nė momentin kur do ta linin kėtė rrotė tė tmerrshme tė rrokullisej sė bashku me martirin, qė ishte i lidhur nė tė. Kėtė pamje tė frikshme vrapuan ta shihnin tė gjithė banorėt e qytetit.
    Lanė rrotėn tė rrokullisej. Atėherė pėr ēudinė e tė gjithėve, zinxhirėt u zgjidhėn dhe rrota iku vetėm dhe vrau e plagosi shumė nga joshpresėtarėt. Shenjti qėndronte i pacėnuar duke lavdėruar dhe bekuar Perėndinė.
    Mbreti, qė nuk u kthye duke parė sa ndodhėn, thirri Panteleonin dhe i tha: "Deri kur do tė bėsh gjėra tė tilla tė mbinatyrshme dhe disa njerėz tė mbretėrisė sime t'i vdesėsh e tė tjerė t'i bėsh armiq tė perėndive dhe tė mbretėrisė sime? Na thuaj, nga e mėsove krishtėrimin?" Dhe Shenjti rrėfeu tė vėrtetėn dhe zbuloi Shėn Ermolaun, sepse mendoi qė njė thesar i tillė nuk duhej tė mbetej i fshehur, por duhej tė zbulohej qė tė ndihmonte edhe tė tjerė.
    Dhe Maksimiani dha urdhėr qė Panteleoni t'i tregonte vendin ku qėndronte Ermolau. Dhe Shenjti u bind me gėzim, sepse e dinte qė Ermolau do tė kthente nga ana e tij edhe tė tjerė, drejt shpresėtarisė. E dinte shumė mirė se shėn Ermolau kishte fjalė tė mira dhe bindėse dhe ishte i zoti tė tėrhiqte dhe tė mėsonte barbarėt, qė tė besonin tek Perėndia i vėrtetė.
    Shėn Panteleoni, i shoqėruar nga tre ushtarė qė e ruanin, arriti nė shtėpinė ku fshihej Ermolau. Trokiti nė derė dhe Shėn Ermolau doli jashtė e i tha Panteleonit: "Si erdhe deri kėtu, biri im?" Dhe ai iu pėrgjigj: "Tė fton, mbreti, zoti im, dhe do tė shkosh tek ai." Dhe Ermolau tha pėrsėri: "Unė e di qė arriti ora ime pėr tė vdekur, pėr emrin e Krishtit tim, sepse ma paraqiti dhe ma zbuloi me vegimin qė pashė kėtė natė."
    Ushtarėt arrestuan Ermolaun dhe dy tė krishterė tė tjerė qė ndodheshin me tė. Kur u shoqėrua pėrpara mbretit dhe u pyet si quhej dhe nėse kishte me vete dhe tė tjerė tė krishterė, Shėn Ermolau u pėrgjigj, me tė vėrtetėn qė e dallonte, si mė poshtė: "Emri im ėshtė Ermola. Kam me vete dhe dy tė krishterė tė tjerė; Ermokratin dhe Ermipin".
    Atėherė urdhėroi t'i sillnin edhe ata para tij. Pasi u paraqitėn, i pyeti: "Ju ishit qė gabuat Panteleonin dhe mohoi perėnditė?" Ata, tė mbushur me guxim, iu pėrgjigjėn: "Krishti fton pranė tij tė aftėt." Mbreti atėherė u tha: "Tė lini mėnjanė fjalėt pa kuptim e pavlerė dhe tė mė dėgjoni. Kėshilloni Panteleonin tė bėjė flijim tek perėnditė e pavdekshme, nėse doni natyrisht t'ju kem miq dhe premtoj t'ju jap dhurata tė panumėrta dhe tituj".
    Ata u pėrgjigjėn: "Mos u bėftė tė kėshillojmė dikė tė humbasė shpirtin. Tė gjithė ne tė krishterėt, kemi njė mendje tė patundur dhe mė mirė tė vdesim me mijėra herė e me tortura tė ndryshme, sesa t'u falemi idhujve tė shurdhėr dhe pa ndjenja." Dhe, kur mbaruan fjalėt e tyre, kthyen sytė nga qielli dhe iu falėn Zotit, qė t'i pėrkrahte dhe t'i ruante nga kurthet e demonėve. Zoti dėgjoi lutjen e tyre, iu paraqit dhe u dha fuqi. Nė ēast, nė atė vend u bė njė tėrmet i madh.
    Maksimiani, me mendje tė tronditur tha: "Shihni se Perėnditė u zemėruan nga shkaku juaj dhe bėnė tėrmet". Dhe iu pėrgjigj Shėn Ermolau: "Po nėse bien poshtė perėnditė e tua, ēfarė do tė thuash?" Mė parė se tė mbaronte fjalėn e tij mbreti, mbėrriti njė shėrbėtor i pallatit dhe i tha: "Madhėri, erdha tė tė njoftoj se Perėnditė ranė dhe u thėrrmuan." Tė tre tė krishterėt qeshėn dhe tallėn perėnditė e tmerrshme qė jetuan nė tokė dhe pastaj u thėrrmuan. Tirani joshpresėtar u bė mė tepėr i zymtė, si ata qė u dhembin sytė dhe nuk mundin tė shohin diellin.
    Dėnoi tė tre martirėt me tortura tė ndryshme. Pasi u bind, se nuk ishte e mundur t'i detyronte tė ndėrronin rrugė, dha urdhėr dhe u prenė kokat. Lipsanėt e tyre i morėn fshehurazi tė krishterėt dhe i varrosėn me shumė nder dhe pėrkushtim.
    Panteleonin e ēuan prapė, sipas urdhrit, te mbreti. Kur u paraqit te mbreti, ky i tha: "Mėso se mėsuesi Ermola dhe shoqėruesit e tij, panė interesin e tyre dhe sakrifikuan tek perėnditė. Dhe unė, si shpėrblim, i nderova siē duhej dhe i bėra tė parėt e pallatit. Nėse do t'i imitosh edhe ti, do tė vėrtetosh se sa i nderoj dhe i ēmoj ata qė binden. Nėse, ndryshe, kėmbėngul tė mos sakrifikosh tek idhujt, do ta vėrtetosh sa ashpėr dėnoj tė pabindurit dhe fodullėt. Pra, nėse nuk bindesh, nuk do tė shpėtosh nga duart e mia, madje sot do tė vdesėsh me vdekje tė tmerrshme." Martiri i Krishtit, sapo mbreti mbaroi fjalėt e tij, u ndriēua nga Shpirti i Shenjtė, kuptoi dinakėrinė dhe ligėsinė e mbretit dhe e pyeti se ku gjendeshin tė tre ata qė sakrifikuan tek idhujt. Dhe mbreti i lig i tha Panteleonit: "Nuk janė tani kėtu. I dėrgova me njė punė nė qytet." Dhe Shenjti atėherė i tha: "Ndonėse je mik i gėnjeshtrės tani the tė vėrtetėn, sepse tani ata ndodhen nė qiej nė qytetin e Jerusalemit tė sipėrm dhe gėzohen."
    Kur mbreti i marrė pa se nuk mund ta bindte Panteleonin as me tė mirė, as me dhurata, as me kėrcėnime, as me dėnime tė ndryshme, urdhėroi, sepse u marros fare, ta rrihnin qė tė kėnaqej ligėsia dhe inati i tij. Nė vazhdim dha urdhėr t'i prisnin kokėn dhe lipsanin e tij ta hidhnin nė zjarr qė ta digjnin.


    Fundi i Shenjtit

    Ushtarėt e shoqėruan Shenjtin te vendi i ekzekutimit. Pėr kėtė, meqė e dinte se do tė shpėtonte nga vuajtjet dhe dėshpėrimi, psalte i gėzuar: "Shumė herė qė nga vitet e fėmijėrisė mė luftuan, por nuk mundėn tė mė mundnin."
    Dhe prapė ndodhi njė ēudi e madhe. Ndėrsa e lidhėn Shenjtin te njė ulli dhe xhelati uli shpatėn qė t'i priste kokėn, tehu i shpatės u kthye dhe u pėrkul si qiri. Ushtarėt u trembėn shumė nga ngjarja dhe ranė nė tokė, duke thėnė: "Besojmė se Krishti ėshtė Perėndia i vėrtetė dhe tė lutemi tė mos na bėhesh kundėrshtar. Falna dhe bėj lutje te Perėndia, qė tė pranojė pendimin tonė." Shenjti i dėgjoi dhe iu fal nxehtėsisht Zotit edhe pėr ata. Nė ēast, pas lutjes, u dėgjua njė zė nga qielli qė thoshte: "U dėgjua lutja jote dhe tė gjitha sa kėrkon do tė bėhen. Qė tani nuk do tė quhesh Panteleon, por Pandeleimon, sepse sa do tė pėrmendin emrin tėnd, pėr ndėrmjetimin tėnd, do tė gjejnė dhembshuri dhe mėshirė." Sapo dėgjoi zėrin, Shenjti e kuptoi pėr ēfarė hiresh u bė i denjė para Zotit. Atėherė u dha zemėr ushtarėve tė mos trembeshin dhe tė zbatonin urdhrin. Ata pėrsėri nuk guxuan, sepse zbuluan fuqinė e Krishtit. Shėn Pandeleimoni i detyroi tė zbatonin vendimin e tiranit. Ata, meqė nuk donin tė mos i bindeshin Shenjtit, pasi e puthėn shumė dhe treguan dashurinė dhe adhurimin e tyre, prenė kokėn e tij tė shenjtė mė 27 korrik tė vitit 304 pas Krishtit.
    Perėndia, meqė donte ta lavdėronte Shenjtin Pandeleimon, bėri dhe shumė ēudira tė tjera. Druri i ullirit mbi tė cilin u lidh Shenjti, ishte i thatė dhe nė ēast u mbush me filiza e dha frute. Mbreti, sapo dėgjoi kėtė ngjarje urdhėroi tė prisnin ullirin. Urdhėroi gjithashtu tė copėtonin trupin e Shenjtit.
    Ushtarėt imituan magjistarėt qė nuk u kthyen tek Irodhi. Ata ikėn duke predikuar kudo Krishtin dhe gjithė ēuditė e Perėndisė.
    Lipsanin e Shenjtit, disa tė krishterė e morėn dhe me nderim e varrosėn me miro dhe temiam nė njė vend jashtė qytetit, qė quhet Adamandiu skolastik.

    Ky ėshtė martirizimi i shėruesit Pandeleimon. Kujtimi i tij kremtohet mė 27 korrik.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Jeta e Shėn Pandeleimonit - 27 korrik


  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Jeta e Shėn Pandeleimonit - 27 korrik


Tema tė Ngjashme

  1. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  3. Rritja e cmimeve te apartamenteve ne Shqiperi
    Nga Zemrushja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 10:51
  4. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  5. Haradinaj nuk do tė shkojė nė KS tė OKB-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •