Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45

Tema: Omar Khayyam

  1. #41
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    291

    Na fryn nė zemėr gas e ngrohtėsi,
    Na thurr mbi krye drit' e bukuri,
    Na ēkul nga dimr'i djeshm' e brym' e pritme,
    Na thyen hekurit, na fal Liri.


    292

    Sėlargu shtaz' e ndyrė u afėrua,
    Sytym, xhybekatran, as burr' as grua,
    Na tha: "Vera prej Dinit u ndalua!"
    Na theu Poēen dhe u shenjtėrua!"


    293

    Mor Hoxh' i egėr, ma mbaro qėrtimin,
    Mos m'ulėri nė dasmėn dhe dėfrimin:
    Kap me tespie Qiellin dhe Bekimin,
    Lermė Hurinė, Poēen dhe mallkimin.


    294

    Mor Hoxhė, njė gjė vetėm mė dhuro,
    Beko pa folur, mos mė prediko:
    Un' ecij drejt, ti ecėn fare shtrėmbėr,
    Se je i vėngėr, sytė ēap shėro!


    295

    E ėmbėl ėshtė Vera me Dolli,
    E ėmbėl ėshtė Harpa, Vallja me Huri:
    I ėmbėl ėshtė ēdo besnik qė s'pi
    Kur lark njė mijė parasanga rri.


    296

    Me etjen Tavernarin e gėzoj
    Dhe supet me mėkate i ngarkoj:
    Kėshtu Mėshir' e Zotit hyn nė punė,
    Se myshterinjtė gjithėnjė ia shtoj.


    297

    Lus Verėn, jam pijanik: po, ashtu jam!
    Pagan e heretik: po, ashtu jam!
    Tė sajin mė kujton ēdo Fe: jo, s'jam!
    I Vetes jam besnik: po, ashtu jam!


    298

    Kam parė njė heremit pa Ligj' e Fe,
    Syrgjyn nga Qielli dhe nga ēdo Atdhe;
    E njoha dhe pyeta duke qarė:
    Mė trim se ky, o Zot, a pe?


    299

    Tė vjetrit shok' e miq mė neveritnė,
    Tė rinjt' prapė tė vjetrat pėrsėritnė:
    Tani kam hequr dorė nga ēdo mik;
    Kurrė Besnikė miq mi Dhe s'u rritnė.


    300

    Ky mik i zemrės, ku mė var ēdo shpresė,
    Hap sytė! t'ėsht' armiku m'i pabesė:
    Miq mos kėrko nė turmėn posht' e lart;
    Tė puthi kush? - Largohu pa vonesė!
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #42
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    301

    Miq mos kėrko nėpėr pazaret kurrė;
    Vrerin qė s'ka shėrim e pi si burrė:
    Mė kot mos lyp nga miqtė ndihmė; hesht;
    Prit buzėqeshur nga armiqtė gurė.


    302

    Tė lik tė bėjnė, kur fiton lavdi,
    Dhe intrigant, kur rron nė vetėmi:
    Qofsh pra Profet prej Qielli, Shėnt-Elli,
    Mė mirė mos u njih, mos njih njeri.


    303

    Mos qas veē shokė t'Urtė nė shtėpi,
    Largohu nga tė marrėt pa kufi:
    Kur t'ep i marri mjaltė hidhe tej,
    Kur t'ep i Urti vrer, e merr, e pi.


    304

    Tė marrėt, tė stolisur, syverbuar,
    Qė kurrė me kandilin e pashuar
    S'kanė kėrkuar natėn Drit' e Shkencė,
    Asnjė tė Madh s'na lanė pa ēnderuar.


    305

    Rrėmbyen mall, memuriet e ar
    Dhe t'Urtin plak e t'urėt shkencėtar
    E quajnė Gjaur, se s'beson prralla,
    Se s'qas mi supet, si ata, samar.


    306

    Cudi, qė parėsi e titulluar,
    Nga skllavėria kalbur, shtazėruar,
    Kur shohin njė tė varfėr po tė lirė,
    E quajn' a t'marr' a tė mallkuar.


    307

    Nga Bot' e Lartė njė Myster m'u zgjidh;
    Me ty, Njeri, Krijes' e tėr' u thith:
    Je djall a ėngjėll, shtaz' a lule e pisė;
    Je ē'dukesh; pamja me ēdo gjė tė lith.


    308

    Njeriu qėnka thelb'i Gjithėsisė
    Dhe drit' e syrit t'madh tė Perėndisė:
    Qarku i Qėnies qėnka si Unazė
    Me vulė xhevair; e Njerėzisė!


    309

    Kemi nė Qiell njė Ka me yj tė shkruar
    Dhe nėnė Dhe njė tjatėr tė mbuluar:
    Kėshtu nė syt' e Perėndisė jemi
    Kope gomarėsh prej dy Qesh rrethuar.


    310

    Te Bot' e murme dhe e trumbulluar
    Dy farė shtazėsh janė lulėzuar;
    Ata qė paskan ēdo gjėsent zbuluar
    Dhe sa s'tė kanė asgjėsent mėsuar.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #43
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    311

    Ari s'lint Mėnt, po Mėnt qė bukė s'kanė
    Nė Kopsht tė Dheut qajnė si n'hapsanė:
    Qesh Trėndafili se ka qesen plot,
    Kur Vjollc' e vafėr kokėn var mėnjanė.


    312

    A dini pse Zambakun dhe Selvinė
    I quajmė symbole pėr Lirinė?
    Kjo njė qint duar ka, po s'vret e s'vjeth,
    Ay me dhjetė gjuhė, s'e kafshon njerinė.


    313

    Mė mirė bukėthat' e rrobėēquer
    Me ujė rro, i lirė, poēethyer,
    Se sa tiran prej skllevėsh gjakpėrlyer
    A skllaf nė zgjedhė shtypėse mbėrthyer.


    314

    Mos e pėrdor pėr shtypje zgjuarsinė,
    Mbaj veten, zotėro me fre mėrinė:
    Nė daē tė shkosh nė Paqen e pėrfuntme,
    Goditje prit, po mos godit njerinė.


    315

    Lakmim' i Trupit ngjan me qen tė lik,
    Qė leh pa funt e gjumin na e fik:
    Si dhelpėr shket, si ljepur fle syhapur,
    Na ējerr, na copėton si ujk armik.


    316

    Nė leqet e ambicjes mos u zir,
    Nga thonjt' e avaricjes mos u ēirr;
    I mprehtė zjarr, rrėke i shpejt' u prir,
    Si pluhėr n'erė mos u drith, u tir.


    317

    Sa kohė nerva, gjallėsi gėzoni
    Me burrėri dhe dinjitet qėndroni:
    Pėrballni dhe armiq si Rustem Zalli,
    Nga miq si Taj dhurata mos pranoni.


    318

    Harxhova jetėn kot nėpėr kėneta
    Dhe asnjė pikė lumturie s'gjeta:
    Tani kam frikė se u mplaka, shkoj,
    E s'provoj dot si duhet rrojtur jeta.


    319

    Ah, nesėr Botėn plot shamat' e lashė,
    Nga qindra xhevahire njėz' i dhashė:
    Pa folur kanė mbetur qindra fjalė,
    Se nuk' i merrte vesh kjo Bot' e trashė.


    320

    Ah, nesėr ndahem mga e murmja Botė
    Ku shkova njė Jetesė krejt tė Kotė;
    Asnjė s'kam zgjidhur prej Enigmave;
    Dyshimi mė ka shtypur nėnė rrotė.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  4. #44
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    321

    Ah, nesėr Fati do tė na gremisė
    Dhe ēdukemi nga Kopsht'i Dashurisė:
    O Vajzė, sillmė Ver' e lagm' e puthmė,
    Dhe prapė nem gėzimn' e djalėrisė.


    322

    O Hėn' e shpirtit tim e pavenitur,
    Ja, Hėn' e Qiellit del nga ret' e ndritur:
    Sa herė do tė dal' ajo si sot -
    E kot nė kopsht pėr ne ka pėr tė pritur!


    323

    Tavern' e Shenjtė na u ēthur me vrima,
    Veriu vėrshėllen, na grin thėllima:
    Ma bėni baltėn tulla e m'i mbyllni
    Tė mos mė ngrijnė Verė shokėt trima.


    324

    Pėr Vdekjen s'dridhem as derth fare lot;
    M'e mirė gjė nė Botė s'gjendet dot:
    Trėmbem nga Jeta qė i Madhi Zot
    Mė kot ma dha - e un' ia kthej mė kot.


    325

    Pas Vdekjes nukė dua veē pushim;
    Se sy e shpirt m'u tretnė me vajtim:
    Mė keq se sa kam vojtur nė Ferr s'ka;
    S'dua Parajsė! S'dua veē harrim!


    326

    Miq, shpresa, Qiell' e Tok' e Djaj mė lanė,
    Zi brėnda, lart' e posht' e anembanė:
    Veē Verės s'mė ka mbetur tjatėr mik,
    Dhe dua dhe nė Varr ta kem pranė.


    327

    Me Verė, kur t'ap shpirt, kungomėni,
    Nė Verė lamėni, bekomėni,
    Me fletė Pjergulle pėshtillmėni,
    Nė kopsht me Kėng' e Rrush mbulomėni.


    328

    Me Pemė, Trėndafij, e me Hardhi
    Varrin stolismani, qėndismani:
    Rreth meje buzėqeshur shtrihuni
    Spėrkatmėni me Ver' e pihuni!


    329

    Te Varri im me Ver' e Rrush tė shirė
    Tym, afshe tė lėshojė si njė Tirė
    Sa kur tė shkojė Mysliman' i mirė
    Si nė pusi tė dehet i papirė.


    330

    Dhe kur tė shkosh, moj Dor' e kėmb' argjėnde
    Pėr tė gostitur miqtė nė ato vėnde,
    Ku pinim bashkė, e t'arrish ku rri,
    Mos psherėti! - po zbrasmė Kupėn tėnde.


    331

    Dhe kur tė shuhem nėnė Dhe tė zi
    Dhe kur tė bėhem prapė Balt' e Hi,
    Mbrumėni Poēe, mbushmėni Dolli -
    Dhe shihni po s'u ngjalla pėrsėri!




    Varri Omar Khajamit tek fotografia poshte
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 09-08-2006 mė 07:10
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #45
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Me Pemė, Trėndafij, e me Hardhi
    Varrin stolismani, qėndismani:
    Rreth meje buzėqeshur shtrihuni
    Spėrkatmėni me Ver' e pihuni!



    Disa njerez erdhen nga e ardhmja per te na treguar rrugen. Khajami ishte nje nga ata.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARKIA : 09-08-2006 mė 09:39

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •