Pershendetje te gjitheve.
Pak kohe me pare kam ndjekur me shume interes nje emision qe tregonte per disa forma rrethore te "vizatuara" (ndoshta fjala me korrekte do te ishte "shfaqur") ne fusha me grure. Karakteristike e tyre, qe i bente te dallonin nga ato "fallco" ishte se kallinjte e grurit nuk ishin te thyer, por te perthyer!
E cuditshme se si ishte aq perfekte, dhe per me teper qe ishin bere brenda nje nate. Flitet edhe per figura shume te nderlikuara, me rreth 410 rrathe, dhe te gjithe shume perfekt.
Nuk mund te jepet nje shpjegim definitiv, por, mua personalisht me vajti mendja ne forma aliene jete, te ardhura ne toke, dhe per shkak te forces elektro-magnetike te "anijeve" te tyre, krijojne kete perthyerje...
Shpesh e shohim veten te rrethuara nga "mistere" qe nuk arrijme t'i shpjegojme, por shume pak, realisht mendojne se UFO-t ekzistojne. Per mua kjo eshte nje teme qe ka te beje me perceptimin e mendjes njerezore, prandaj dhe vendosa ta diskutoj ne kete "sektor" te Forumit.
Sipas shume studiuesve, mundesia qe ne planete (ne yje nuk mund te kete jete, per shkak te instabilitetit te tyre) te tjera te kete jete, eshte shume e larte, por mundeisa qe ne te vihemi ne kontakte me ta, eshte e ulet; supozojme per nje moment diferencen kohore te teknologjise. psh. nqs UFO -t kane derguar sinjale ne toke 100 vite me pare, per shkak te teknologjise se atehershme, njerezimi nuk ka qene ne gjendje ti shpjegoje apo perceptoje keto sinjale.
Une dua thjesht te shtroj nje pyetje: A ekzistojne forma inteligjente (si njerezit) ne planete te tjera?
Por, jo vetem ne planete te tjera. Per nje qenie bidimensionale, perceptimi i vetem i qenieve tridimensionale eshte hija e tyre. pse mos te supozojme se keto qenie jetojne ne toke, por ne forme bi apo tetra dimensionale?
Ajnshtajni ka qene shume i qarte ne teorine e tij: Ecje ne kohe nuk mund te kete, por po te supozosh se arrin te levizesh me shpejtesi 2,3 apo 4 here me te larte se shpejtesia e drites (c = 300 000 m/s) arrin ne piken ku je nisur, por me diference kohore, pra "udheton" ne kohe. Pse te mos supozohet se alienet, jane thjesht qenie me inteligjente (derivat i drejteperdrejte i rraces njerezore te evoluuar) qe kane arritur te udhetojne ne kohe?