Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    "Islamofobia në Angli në rritje pas atentateve"

    EKSKLUZIVE/ Flet Ebu Abdula, krahu i djathtë i sheikut, Abu Hamza

    "Islamofobia në Angli në rritje pas atentateve"


    Nga korrespondenti ynë në Londër, Muhamed Veliu
    Gazeta Shqiptare

    Ai është një nga njerëzit, që i ka qëndruar nga afër klerikut me duar të prera Abu Hamza, i cili gjatë një konference për shtyp një vit më pare, deklaroi për "Gazetën Shqiptare" se kishte mbështetës edhe në Shqipëri dhe do të rrëzonte qeverinë e Tiranës. Edu Abdula, një djalë i gjatë, rreth të 30-tave, me mjekër, i veshur me një veshje karakteristike tip fustanelle të gjatë, nuk ka ndryshuar shumë nga kohët kur organizonte faljen e së premtes në rrugë pranë lagjes Finsbury Park, në krah të sheikut Ebu Hamza. Ebu Abdula, i lindur dhe rritur në Angli, i shquar për urrejtjen që e shpreh haptas ndaj Perëndimit, Amerikës, Bushit dhe Blerit është kthyer në një person VIP për mediat botërore, duke shpjeguar pse ai dhe shumë të tjerë e kanë këtë urrejtje për Perëndimin. Tek sa ai na priste përpara derës së spitalit në zonën Luisham, dikush e kishte ofenduar duke i bërtitur "ju jeni terrorist". Pas disa minutave me vonesë nga trafiku i çmendur në rrugët e Londrës, takohemi me Ebu Abdula. "Le të shkojmë në parkun këtu pranë, pasi jemi më të qetë, thotë ai, tek sa bën me dorë parkun përballë. "Megjithëse miqtë më kanë sugjeruar të mos jap intervista për median, unë vazhdoj ta bëj një gjë të tillë. Nuk dua t'u tregoj armiqve të fesë se ne jemi tërhequr nga rruga jonë", thotë ai ndërsa hyjmë në park.

    Cila është situata që myslimanët britanikë po përjetojnë pas sulmeve me bomba në Londër?
    Për myslimanët janë momente të një ndjesie frike, pasi ata po akuzohen për diçka që nuk e kanë bërë. Po drejtohet gishti mbi popullatën myslimane britanike, pa patur ndonjë provë. Në Islam një gjë e tillë është e ndaluar, pasi ngjarja duhet të verifikohet nga katër dëshmitarë. Ndryshe një person mund të quhet i pafajshëm deri sa t'i provohet fajësia. Popullsia muslimane është e frikësuar dhe ata po detyreohen të bëhen informatorë policie. Një gjë e tillë është e papranueshme në Islam. Ata po shesin besimin e tyre po shesin Allahun me një çmim të lirë.
    A keni ndonjë provë që sugjeron se policia po paguan për informatorë muslimanë?
    Po, ka prova të mjaftueshme që përpara tetë ose nëntë muajsh më parë, ndoshta një vit më parë. Policë me uniformë qëndronin jashtë stacioneve të metrove në Londër duke detyruar myslimanët të bëheshin informatorë. Shumë nga ata pranuan ta bëjnë një rol të tillë, këtë gjë për policinë dhe shtetin, pra të punojnë si informatorë. Tani situata po bëhet më e rëndë pasi disa muslimanë nuk duhet t'i paguash, ata punojnë pa para për policinë dhe shtetin. Kjo është e turpshme. Është shumë dëshpëruese për mua si mysliman dhe për myslimanët që të mos kundërshtojnë Toni Blerin dhe qeverinë e tij për vrasjen e miliona muslimanëve. Shumë jetë të pafajshme janë humbur në shumë vende. Gjaku i këtyre njerëzve nuk paska vlerë, por vetëm gjaku i njerëzve të tyre. Ky është një skenar i përdorur në Palestinë, ku Izraeli vret përditë dhe lëshon raketa mbi civilët duke i vrarë ata.
    A mendoni se Islamofobia që ka pushtuar Britaninë do të shkaktojë probleme për jetën e myslimanëve?
    Do të thoja se është një problem i madh me islamofobinë. Shumë myslimanë janë të frikësuar dhe po goditen në rrugë. Kjo është diçka që unë besoj se qeveria kërkon që të ndodhë. Duke bërë një përmbledhje të situatës mund te them vetëm një fjalë: është e tmerrshme. Toni Bler me komentet e tij nuk bën gjë tjetër veçse inkurajon goditjet e muslimanëve. Për mua, ky njeri siç e kam thënë në media më parë është armik i Islamit.
    Cila do të jetë përgjigja e myslimanëve britanikë lidhur me sulmet verbale apo fizike ndaj tyre?
    Si myslimanë që jetojmë në një vend katolik duhet t'i pranojmë ato dhe kur them duhet t'i pranojmë nuk kam parasysh që ne të qëndrojmë urtë e butë. Myslimanët do të shkojnë përditë në punët e tyre, për të bërë bizneset e tyre. Myslimanët e këtij shteti do të luftojnë, kështu britanikët duhet të kuptojnë se ne nuk jemi armiqtë e tyre. Ne nuk jemi ata që vrasin, qeveria e tyre është ajo që vret. Ne s'kemi bërë asgjë. Pikëpamja kristiane është dhëmb për dhëmb, sy për sy dhe jetë për jetë. Nëse një mysliman vjen nga puna dhe shikon shtëpinë e tij në Palestinë të shkatërruar nga sulmet, nënën e vdekur, vajzën e copëtuar, a mund të ketë drejtësi për këtë akt? Islami po sulmohet për atë çfarë beson, por Perëndimi thotë se ne po luftojmë këta njerëz për lirinë e tyre. Këta njërëz thonë se po sjellin drejtësi, Toni Bler me qeverinë e tij, Bushi, francezët, australianët po vrasin myslimanë. Ata punojnë bashkë vetëm e vetëm për të vrarë.
    Si u ndjeve kur more vesh sulmet mbi Londër ku kishte edhe myslimanë që vdiqën?
    Kushdo që ta ketë bërë ka arritur të ketë pas vetes njerëz që tani janë të gatshëm për të vrarë myslimanë, të mbështesë qeverinë izraelite me atë britanike e amerikane për të vazhduar një luftë të pajustifikuar.
    Kë fajësoni për vrasjet në Londër?
    Unë bëj me faj autoritetet britanike të inteligjencës. Ky është vetëm fillimi për myslimanët, por për myslimanë si unë, mund të them se kurrë nuk do të bëjmë kompromis me besimin tonë.

    Policia identifikon kamikazët që kryen masakrën e Londrës


    Policia londineze zbardh enigmën lidhur me autorët e sulmeve terroriste të së enjtes së shkuar, ku humbën jetën 72 persona dhe u plagosën mbi 700 të tjerë. Ata janë katër djem të lindur dhe rritur në Britaninë e Madhe, që me aktin e tyre shënuan rastin e parë e të kamikazëve britanikë në shërbim të terrorizmit. Të maskuar me çanta në shpinë, të qeshur sikur nuk po shkonin drejt vdekjes, ata janë fiksuar nga një kamera survejuesei në hyrje të stacionit të trenit Kings Cross, nga ku u shpërndanë më pas në drejtime të ndryshme. Shehzad Tanëeer, 22 vjeç hodhi në erë vagonin e trenit në metronë pranë stacionit Aldgate në Lindje të Londrës. Një tjetër pjestar i grupit të nisur nga qyteti i Leeds, ishte 19 vjeçari Hassib Hussain, i cili sipas burimeve policore vdiq në shpërthimin e autobuzit me numër 30 në Tavistock Square. Kamikazi i tretë, trupi i të cilit ishte shkruar nga shpërthimi është Eliaz Fiaz, i cili kreu sulmin në linjën Piccadilly, pasi treni u largua nga stacioni Kings Cross për në drejtim të stacionit Russel Square. Ndërsa, kamikazi i katërt është identifikuar si 30-vjeçari Mohhamed Sadique Khan nga Dwesbury.

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Jane gazetaret (te vetequajturit te tille) si puna jote, qe ja kerrcasin shifrave dhe dokrrave sipas qejfit, te cilet e bejne bote corap! Njerezit lexojne perralla dhe si dele qe jane, marrin kot me be-be-baaa...dhe ne vend se te rregullohen gjerat, vec keqesohen!

    Ti shkruan me lart:

    'Policia londineze zbardh enigmën lidhur me autorët e sulmeve terroriste të së enjtes së shkuar, ku humbën jetën 72 persona ...'

    Kurse BBC akoma deklaron 51 ne total!

    ...hec e merre vesh tashi koorrespondentin 'tonke' na LLondrra!

    PS: ...kapma pak linkun: (http://news.bbc.co.uk/1/hi/in_depth/...ns/default.stm)

  3. #3
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Kete artikull une e quaj loje fjalesh!
    E quaj loje fjalesh sepse po te kuptohet nga artikulli, ky Ebu Abdullahu, nganjera ane e denon aktin, nga ana tjeter e konfirmon me idene e urrejtjes ndaj perendimit dhe se kjo ndodh per shkakun e ndodhive mbi shpinen e muslimaneve ne Palestine dhe Irak. Nga ana tjeter pastaj nis e ben analize mbi teza te sheriatit sic eshte "4 deshmitare per vrasjen", une nuk mund te kuptoj se c'analize mund te behet i mbeshtetur ne Sheriat ku
    1-Nuk ekziston Khalife, per te konfirmuar domosdoshmerine e kater deshmitareve.
    2-Perderisa jeton ne nje vend jo Islam je pajtuar me jetesen Laike qofte, apo Katolike, kjo do te thote se do t'i bindesh ligjeve te atij shteti, keshtu qe persa i perket informacionit Ebu Abdullahu ne vend qe t'u bej thirrje muslimaneve qe nese kane informacion rreth ngjarjeve ne Londer ta japin kete informacion, ne sherbim te njerezimit dhe te Islamit, ai me teper duket se u ben thirrje muslimaneve te heshtin, gjoja ne emer te mosshitjes se besimit.
    Te gjithe muslimanet ose ata qe e ndjejne se jane muslimane e denojne rende aktin e shperthimeve ne Londer, edhe Ebu Ebdullahu nese ka bindje te thelle se ky akte nuk eshte kryer nga muslimane le te bej thirrje per te informuar organet kompetente qe e verteta te dale ne pah, sepse "i heshturi ndaj te vertetes eshte shejtan memec". Une kam bindjen se ata qe e kryen kete akt nuk jane muslimane, ate qe kryejne akte terrori nder njerez te pafajshem jane persona qe ose jane jomuslimane ose jane persona qe e quajne veten muslimane por s'kane asgje prej Islamit dhe Islami eshte i paster ndaj tyre!
    Selam
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vënd, Ai është ashtu siç ka qënë" Hzr. Aliu r.a.

Tema të Ngjashme

  1. Rritja ekonomike në Shqipëri më e larta në Evropë
    Nga ClaY_MorE në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 21:14
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Projektbuxheti 2004, rritje pagash 5 per qind
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2003, 11:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •