Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Kosumi: Politikanët e rajonit duhet të bashkëpunojnë

    Këln, 12:15

    Politika e Qeverisë së Kosovës është e qartë - respektim i integritetit dhe sovranitetit territorial të Maqedonisë.

    Këtë, sot, e deklaroi kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, në një intervistë për Radio Dojçe Vele-n, programi në gjuhën maqedonishte.

    "Si politikanë nga rajoni duhet të bashkëpunojmë, të hapim perspektiva të reja, me çka do të pamundësohen ata që merren me kriminalitet", deklaroi kryeministri Kosumi, lidhur me rastin e sulmit të djeshëm mbi stacionin policor në Vratnicë te Tetoves.

    Demarkacioni i kufirit me Kosovë, "nuk mund të zgjidhet për shkak se bëhet fjalë për çështje legjitimiteti" - tha Kosumi.

    Beogradi nuk është legjitim për kufirin e Kosovës. UNMIK-u dhe Qeveria e Kosovës s`kanë kompetenca të zgjidhin një çështje të tillë ndërkombëtare, siç është kufiri, tha në intervistën kryeministri Kosumi.

    Ai shtoi se qëndrimin e këtillë ia ka lajmëruar kryeministrit të Maqedonisë Vllado Buçkovski, gjatë takimit të tyre të paradokohshëm.

    Kosumi tha se me Buçkovskin janë marrë vesh për formimin e grupeve punuese të natyrës joformale që do të diskutojnë për kufirin, për ta përgatitur dokumentacionin e duhur dhe "kur të vjen momenti i vërtetë, kjo çështje të zgjidhet".

    "Ende s`ka datë të saktë se kur do të fillojnë negociatat në Kosovë, por shpresoj se kjo do të ndodhë në shtator, të këtij viti. Kur ato të përfundojnë në qershor të vitit 2006, Kosova do të ketë marrëdhënie më të mira me vendet fqinje të rajonit", deklaroi kryeministri Bajrami në intervistën për Radio Dojçe Velen, programi në gjuhën maqedonishte. /Makfaks/

    ...........................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 13-07-2005 më 08:32
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti Moisiu mbledh homologët e rajonit, mungon presidenti grek
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 22:41
  2. Kosumi: Qeveria e Kosovës e përkushtuar për luftën ndaj korrupsionit
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-01-2006, 14:35
  3. Daçi dhe Kosumi: Në Kosovë ka filluar një luftë speciale
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 11:16
  4. Berisha, Kosumit: Respektoni minoritet në Kosovë
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 04:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •