Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Jeta e Shën Nilit - 7 maj, 12 nëntor

    Jeta e Shën Nilit

    1. Kush ishte oshënari

    Oshënari Nil (sipas njerëzve Nikolla Terzaqi), lindi më 1601 pas Krishtit gjatë kohës së pushtimit turk në Shën Petër Qinuria të Arkadias nga prindër shpresëtarë.
    Shën Nikolla që i vogël ishte mik i mësimeve, por dhe mik i besimit. Por përballonte vështirësi të pakalueshme në kënaqësinë e tij për të mësuar dituri. Për shkak të sundimit turk nuk funksiononin shkollat. Duhej të shkonte pranë ndonjë të studiuari të mësonte të shkruante dhe të lexonte. Kishte një pasion të zjarrtë të mësonte të lexonte Ungjillin dhe të studionte Librat e Shenjta. Ky problem i preokuponte seriozisht edhe besimtarët edhe të virtytshmit, si dhe prindërit e tyre analfabetë. Perëndia i Tërëvirtytshëm, të cilin e luste ditë e natë adhuruesi i vogël Nikolla, që ta ndihmonte, dha zgjidhjen më të mirë. I gjeti jo vetëm mësues, por edhe atë shpirtëror dhe udhërrëfyes.
    Nikolla i përulur kishte një xhaxha, ieromonak me emrin Makar Terzaqi. Prindërit e tij plot ankthit, menduan se vetëm ieromonaku i afërm, atë Makari, do të mundej t'i nxirrrte nga kjo rrugë pa krye. Kështu u drejtuan te shpëtimtari i tyre i dashur, i respektuar dhe i lartë, i cili me gëzim të madh pranoi propozimin e tyre. Xhaxhai mori në dorëzim nipin e vogël dhe e mësoi të shkruante. Sa më tepër rritej Nikolla, aq më tepër rritej dashuria dhe besimi tek Shpëtimtari Jisu Krisht. Mosha e tij e vogël nuk e pengonte të krijonte virtyte dhe të jepte përfundimisht zemrën e tij tek Zoti.


    2. Bëhet murg në manastirin e Shën Marisë së Malavisë

    Kur Nikolla i përflakur nga besimi arriti në moshën e duhur, vendosi me xhaxhanë e tij dhe atin e tij shpirtëror, ieromonakun Makario, të shkonin në manastir.
    Dhe ja. Një ditë të bekuar u nisën për në manastirin e Shën Marisë së Malavisë, i cili nderohet me emrin e Hyjlindëses "Fjetja e Shën Marisë" dhe gjendet përballë fshatit të tyre. Fatlumi Nikolla, pasi kaluan disa vjet dhe pasi u gjykua se kishte përparuar shpirtërisht dhe kishte mësuar jetën e murgut, u hirotonis nga jerondi i tij murg dhe mori emrin Nil.
    Murgu i ri, Nili, e kalonte kohën duke u ushtruar me kreshmë, pagjumësi dhe lutje. Me fuqinë e Zotit përballonte kurthet e djallit dhe hipte shkallën e virtyteve. Ishte i mençur dhe i përulur, e respektonte shumë jerondin e tij dhe me gëzim u bindej të gjitha këshillave dhe urdhrave të tij. Dhe këtë e bënte, sepse e dinte, se durimi, përulja, dashuria dhe bindja, e bëjnë njeriun të zotin të fitojë Mbretërinë qiellore. Por duke dashur më shumë ushtrime me bekimin e jerondit të tij, banoi në një shpellë, që ndodhej më sipër manastirit. Kjo shpellë ekziston edhe sot dhe quhet "Vendi i asketizmit" të Shën Nilit.
    Murgu Nil, që nga mosha e re kishte prirje për teknikën e agjiografisë. Kështu në manastir u mor edhe me agjiografi me një dashuri të veçantë. Nga veprat e tij ka shpëtuar vetëm një ikonë, në mushama, e cila në njërën anë paraqet Ngjalljen Jetëdhënëse të Shpëtimtarit Krisht dhe nga ana tjetër Fjetjen e së Tërëshenjtës Mari. Kjo ikonë gjendet në manastir dhe është një nga sendet më të shenjta.
    Kaluan shumë vjet me ushtrime të ashpra dhe përpjekje në ndeshje me djallin. Jerondi i tij, duke parë virtytet e birit të tij shpirtëror, ftoi kryepriftin e krahinës i cili dhe e hirotonisi në dhiak dhe në vazhdim në prift dhe ieromonak. Sipas gojëdhënave, në manastirin e Shën Marisë së Malavisë ndenji afërsishtl5 vjet.


    3. Largimi për në Malin e Shenjtë

    Që të krijonin më shumë përfitim shpirtëror, ati shpirtëror dhe vartësi, vendosën të mërgonin e të shkonin drejt Malit të Shenjtë. Dëshironin të rronin vetëm në një vend më të shenjtë e më të qetë, në "Kopshtin e Shën Marisë". Largimi nga atdheu i tyre, nga shtëpita nga miqtë e të afërmit, do t'i ndihmonte të ndaheshin më shumë nga tokësorët dhe të tërhiqeshin drejt qiejve. Pasi brodhën në shumë strehime të shenjta të Malit të bekuar e të Shenjtë, erdhën dhe banuan afër shpellës ku kishte asketuar Shën Petro Athoniti, ky eremit i admiruar.
    Për ekonominë e shenjtë, në kohën që vendi quhej Shën Petro, ata u vendosën brenda "kopshtit asketik" të Shën Petro Athonitit, si imitues dhe trashëgimtarë të jetës së tij asketike të lartë dhe bashkengjëllore.
    Ky vend atëherë ishte krejtësisht i shkretë dhe i pabanuar, sepse Skita e Kapsokolivios u krijua më vonë, rreth vitit 1740 pas Krishtit. Gjithashtu qetësueset e Shën Simeonit punonin, por edhe ato ishin njëra larg tjetrës. Ky vend u pëlqeu shumë, prandaj shkuan në manastirin e Lavrës, të Shën Athanasit, dhe e blenë për një flori, por për ta pastruar hoqën shumë mundime. Vendi ishte i mbushur plot me shkurre dhe gjemba. Mundimet dhe vuajtjet për pastrimin e vendit përmendën veçanërisht në testamentin e Shën Makarios. Meqë shpella ku asketoi Shën Petro Athoniti ishte afër vendit të pendimit të tyre dhe sepse të dy ieromonakët ishin nga Shën Petro Qinuria, ky vend u quajt Shën Petër (Guri i Shenjtë). Këtu, pasi u vendosën e jetuan, ndërtuan edhe tempullin e nderuar me emrin "Ipapandia e Zotit". Që të dy ishin agjiografë të shkëlqyer. Pjesën e brendshme të tempullit e zbukuruan me ikona të bukura.


    4. Asketizon në shpellë të thepisur

    Më vonë, Shën Nili, i ndezur nga pasioni për më tepër asketizëm dhe qetësi absolute, kërkonte një vend më të qetë. Gjeti një shpellë të thepisur e të frikshme në pamjen e rrëzimit dhe zbriti në të, pasi bëri përpjekje të mëdha. Brenda në këtë mbeti "vetëm me Perëndinë", duke u lutur pandërprerje, pa e ditur njeri vendosjen e tij atje, veç atij që e drejtoi. Këtu qëndroi deri në fund të jetës së tij i panjohur dhe duke u përpjekur për shpëtimin e shpirtit të tij.
    Sa lot derdhi dhe sa beteja kapërceu, nuk i dimë. Pagjumësi dhe gjunjëzim, ushtrime dhe kreshmë ishte jeta e tij e përditshme. Këmbëngulte për çdo gjë. Sulme dhe prova nga demonë të felliqur e të qelbur që përpiqeshin ditë e natë ta ndiqnin që aty. E pamundur është gjithashtu të imagjinoje njeriu sa vegime engjëllore dhe ngushëlluese pa gjatë ushtrimeve të tij të ashpra atje.


    5. Fjetja e shenjtit. Shpërthimi i miros nga varri i tij

    Duke parë Perëndia, i Tërëshenjtë: "që shpëton ata që janë të drejtë nga zemra" (Psalmi 7:10), besimin e murgut Nil, dashurinë ndaj Tij, thellësinë e shpirtit dhe durimin e tij, e lavdëroi me vdekje oshënarin më 12 nëntor 1651 pas Krishtit në moshën 50 vjeç.
    Trupi i tij i shenjtë u varros pranë shpellës që asketizoi. Nga varri i tij pas pak filloi të buronte erë miroje kaq shumë, sa mbërriti deri në det. Ky fenomen ishte i mahnitshm dhe çoi murgjit të kërkonin shkakun e burimit. Kjo ngjarje e admiruar u transmetua edhe më gjerë, jashtë Malit të Shenjtë, për këtë rregullisht mbërrinin njerëz me anije dhe merrnin miro në vendin që binte në det. Miro ishte e mjaftueshme sikur dilte nga një çezmë dhe shëronte çdo sëmundje. Atje, ata që faleshin, besonin më shumë dhe lavdëronin Perëndinë. Në këtë vend, për shkak të marrjes së miros, ankoroheshin anijet dhe u quajt atëherë "vendqëndrim i anijeve". Në këtë vend të shenjtëruar kishte qëndruar më parë edhe anija me të cilën shkoi në Malin e Shenjtë dhe Shën Petro Athoniti. Madje atëherë kishte ndodhur edhe kjo çudi. Anija nuk mundi të largohej nga i njëjti vend deri sa marinarët zbritën poshtë Shën Petron, i cili siç thuhet, asketizoi në Athos, në një shpellë, për shumë vjet. Shën Nili, për shkak të miros që lëshonte nga varri i tij, u quajt Miralëshues (Mirovlit). Megjithëse buronte miro, varri i oshënarit mbeti i panjohur për shumë kohë dhe kjo sepse, siç do të shohim më poshtë, nuk donte Shenjti të zbulohej menjëherë varri i tij.
    Një shenjti, si oshënari miralëshues, si oshënar Nili, kush ështe i zoti t'i himnizojë jetën e tij mbinjerëzore dhe engjëllore, të cilën e kultivoi me një përpjekje shumëvjeçare të ndritur dhe me mundime! Oshënari i shenjtë dhe çudibërës, mirolëshuesi Nili, në realitet është shtylla e përhershme e përuljes, themeli i së vetmes jetesë, guri i pathyeshëm i durimit dhe i përmbajtjes, lavdia e Kishës, ngushëllimi i të trishtuarve, udhërrëfyesi i mëkatarëve drejt pendimit, shpëtim i Peloponezit, mbrojtja e atdheut të Shën Petros, ndërmjetim i murgjve, mburrja dhe bekim i gjithë besimtarëve që e ftojnë, ndihmësi i shenjtë dhe mbrojtësi.


    6. Çudi të oshënarit

    a. "Bashkëmeshon" në fshatin e tij pas fjetjes

    Oshënari pas fjetjes së tij dhe ndërsa bashkëfshatarët e tij nuk kishin mësuar se kishte vdekur, u shfaq një të kremte në tempullin e fshatit të Shën Nikollës. Ndërsa bashkëmeshoi me priftërinjtë e tempullit, pas mbarimit të Meshës Hyjnore, u zhduk. Zhdukja e tij bëri që të zhurmonin bashkëfshatarët e tij. Pas kësaj dërguan në bashkësinë e shenjtë të Malit të Shenjtë një letër, me të cilën kërkonin informacione për ieromonakun Nil, duke përmendur edhe ngjarjen e çuditshme të paraqitjes në tempullin e fshatit të tij dhe zhdukjen e "çuditshme" dhe të papritur të tij. Pas ca kohësh u informuan nga letërpërgjigja e Etërve të shenjtë, se Shenjti kishte fjetur prej kohësh, afërsisht para dy vjetësh.

    b. Murgu i plagosur që u përpoq të gjente varrin e oshënarit
    Një ditë, dy murgj qeliotë deshën të gjenin lipsanin e oshënarit. Pasi morën kazma erdhën në shpellën ku kishte asketizuar Shenjti dhe filluan të gërmonin vendin. Papritur, era nga sipër shpellës hodhi një gur të madh dhe thërrmoi këmbën e njërit prej murgjve, i cili prej dhimbjeve dukej si i vdekur. Atëherë tjetri, duke mos mundur ta ndihmonte, as ta largonte nga ai vend, u nis të sillte një vëlla tjetër si dhe një kafshë që ta merrnin dhe t'i jepnin ndihmë.
    Kështu murgu i plagosur mbeti vetëm, duke nxjerrë klithma dhimbjesh dhe duke rënkuar. Në një çast u paraqit oshënari Nil, me rrobë murgu dhe e pyeti se ç'kishte, ç'kërkonte aty dhe ç'i ndodhi. Murgu i tregoi shkakun për të cilin shkoi dhe shkakun e plagosjes së tij.
    Atëherë i tha Shenjti: "Si guxove, o i mjerë, pa dëshirën e Shenjtit, të ndërmarrësh një vepër të tillë të rrezikshme. Por shiko, se Shenjti të shëron. Kujdes në të ardhmen, pa dëshirën e Perëndisë të mos guxosh të ndërmarrësh vepër mbi fuqitë e tua." Duke mbaruar këto fjalë, preku këmbën e vrarë të murgut dhe në çast ai u shërua, ndërsa Shenjti u zhduk. Murgu i shëruar dhe i gëzuar, u largua për në qelinë e tij. Në rrugë takoi murgun tjetër që vinte me një gomar që ta ndihmonte. Ai, sapo e pa, mbeti i habitur. Në çast që të dy lavdëruan Perëndinë dhe falenderuan Shenjtin. Që atëherë asnjë tjetër nuk u përpoq të kërkonte për varrin e oshënarit, pa dëshirën dhe ndihmën e tij.

    c. Shërimi i murgut të pushtuar nga demoni. Gjetja e varrit
    Gjatë vitit 1815 pas Krishtit, një murg i quajtur Ahmalatos, vuante nga një demon i tmerrshëm, si dhe nga dhjamët (hernia) e një forme serioze.
    Nili, pasi e shëroi krejtësisht këtë murg, i tregoi vegimin dhe i tha se ç'do t'i ndodhte, d.m.th, rreziqet në të cilat do të binte Mali i Shenjtë, kryengritjen, e cila do të bëhej pas pak, si dhe sulmin e turqve të egër. Këtij murgu i dha porosinë Shën Nili, të rregullonin rrugën drejt shpellës që të shkonin vëllezërit të faleshin, për dobinë e tyre shpirtërore në tempullin që kishte ndërtuar vetë, por dhe qe të zhvillonin misterin e Eukaristisë së Shenjtë (Kungimin e Shenjtë).
    Etërit, kur u informuan për këtë urdhër të oshënarit, e ndihmuan murgun në veprën e tij dhe pasi caktuan vendin, donin të ndërtonin dhe tempullin për nder të oshënarit. Siç po punonin për hapjen e themelit, gjetën varrin e Shenjtit më 7 maj 1815. Krejt i mrekullueshëm, lipsani i shenjtë buronte aromë të pashtershme. Pas gjetjes së varrit, Etërit ndjenë gëzim të madh dhe lajmëruan në çast igumenin e manastirit të shenjtë të Lavrës së Mejistisë. Pa humbur kohë, gjithë hare, mbërritën Etërit e manastirit me llambadha e temjam dhe zhvendosën me respekt lipsanin e Shenjtit në manastirin e tij. Në qeli lanë vetëm nofullën e tij për shenjtërimin e atyre që faleshin. Atëherë u bënë shumë mrekullira. Gjatë transportimit të lipsanit të shenjtë shumë të sëmurë që morën pjesë në të, u shëruan nga sëmundje të ndryshme. Pas kësaj, me respektin e duhur, Etërit zbukuruan varrin e Shenjtit, ashtu siç duket deri më sot.

    d. Shfaqet i shëndetshëm në manastirin e shenjtë të Shën Marisë së Malavisë dhe rrëfen një grua
    Një ditë, në vitin 1973, pas Mbrëmësores, një grua mbërriti e tronditur në manastirin e Shën Marisë së Malavisë. Murgeshat, duke e parë, u çuditën dhe e pyetën përse vraponte. Atëherë, ajo u tha se siç po zbriste nga mali, tek burimi, takoi një prift shtatlartë, të respektuar, i cili i rekomandoi të vinte në manastir. Madje bisedoi për shumë kohë me të. I dha këshilla dhe në fund gruaja u rrëfye. I sqaroi se është në manastir dhe quhet Nil. Motrat e kuptuan se bëhej fjalë për shën Nilin. Pas shpjegimit të saj, e drejtuan në kishën e Shenjtit, ku bënë lutje. Që kur u fal tek ikona e tij, pa asnjë dyshim, ajo deklaroi se pikërisht prifti që pa dhe u rrëfye tek burimi, ishte Shën Nili.

    Bashkëmeshon në manastirin e shenjtë të Shën Marisë së Malavisë
    1. Një ditë, gjatë kohës së Meshës Hyjnore, që po zhvillohej në kishën e Shën Marisë së Malavisë, një grua u tha murgeshave se shikonte pranë priftit që meshonte dhe një prift tjetër shtatlartë dhe të hollë.
    Gjithashtu, një ditë të vitit 1975 gjatë kohës së Meshës Hyjnore kur kisha e Shën Marisë ishte plot me njerëz që faleshin, një grua u tha motrave se pranë priftit, që atë kohë "bënte paravënien" ishte dhe një prift tjetër, të cilin nuk e kishte parë më parë, në pozicion lutjeje.
    Afërsisht, në të njëjtën kohë, një grua tjetër që ishte në pjesën e prapme të kishës, u deklaroi motrave që dhe ajo shikonte në tempullin e shenjtë dhe një prift të dytë. Pa dyshim prifti, që panë këto gra të veçanta, ishte Shën Nili. Oshënari çudibërës dhe miraprurës Nili, i dukshëm herë pas here tek pak njerëz dhe i padukshëm tek shumica, gjendej gjatë kohës së Meshës Hyjnore në kishën e shenjtë të Shën Marisë së Malevisë, pranë priftit që bënte Liturgjinë dhe lutej përpara Altarit të shenjtë për shpëtimin e njerëzve që falen dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ndihmën e tij.


    7. Ndërtimi i tempujve të shenjtë për nder të shenjtit

    Për nder të oshënarit Nili, manastiri i shenjtë i Shën Marisë së Malavisë më 1968 bëri paraklis në vendin ku Shenjti kishte kokën e tij, kur banonte atëherë në manastirin e burrave. Inagurimi u bë më 5.7.1969, ndërsa një ditë më parë nga manastiri i shenjtë i Lavrës së Mejitisë të Malit të Shenjtë, Etërit sollën nga lipsanë të shenjtë të oshënarit në manastirin e Shën Marisë së Malavisë, nofullën e poshtme.
    Vlen të përmendet që të gjithë ata që falen në manastirin e shenjtë të Lavrës së Mejitisë flasin për aromën e madhe dhe të pashterrshme të këtij eremiti të përulur. Gjithashtu, shumë herë buron aromë edhe nga ikona e oshënarit që ndodhet në paraklisin më të lartë. Tempull i shenjtë për nder të oshënarit Nil gjendet edhe në Pire, në të cilin ruhen edhe lipsane të shenjta të Shenjtit.
    Kisha jonë kujtimin e oshënar Nilit të ri, miralëshuesit dhe çudibërësit, e nderon dy herë në vit.
    Më 12 nëntor, ditën e fjetjes së tij më Zotin, dhe më 7 maj, ditën e gjetjes së lipsaneve të shenjta. Në vendlindjen e Shën Petros së Qinurias, oshënari festohet veçanërisht më 7 maj. Për njoftim të pasuesve, por edhe të gjithë të krishterëve që bekohen e nderojnë oshënarin, dimë që është shkruar shërbesa e Shenjtit në të shkuarën si dhe një Rregull Lutjeje për oshënarin nga ikonografi i Kishës sonë, nga murgu oshënar, At Jerasim Mikrajananiti më 1970.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. ~ 28 Nëntori - Dita e Flamurit ~
    Nga PrInCiPiEl në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 25-11-2010, 14:58
  2. Dita e clirimit te Shqiperise
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 08:48
  3. Festimi i 94 vjetorit të pavarsisë
    Nga Fiori në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 16:25
  4. Katalog shenjtorësh
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  5. C'ti Them Nënës , Nëntor Thuamë???
    Nga Elna Durrësi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-11-2002, 17:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •