Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Si të pajisem me patentë makine në SHBA?

    Emigrantet Ilegale Shqipetare ne SHBA e Vlera e Nje Patente Makine

    E Diele, 10 Korrik 2005

    Nga Andi Mlloja

    Mund te duket e cuditshme por nje patente makine ua ben qendrimin me te lehte emigranteve ilegale shqipetare ne Shtetet e Bashkuara, e jo vetem atyre.

    Por Kongresi me shtyrjen e Departamentit te Sigurimit te Brendeshem (Department of Homeland Security) po shpejton te kaloje nje amendament per perforcimin e ligjit qe emigrantet ilegale mos ta kene aq te lehte per te marr patenta makine.

    Sigurisht, Homeland Security e ka argumentuar me te drejte kete me luften kunder terroriznmit, vecanerisht pas 11 shtatorit tragjik.

    Por cdo te thote patenta e makines per nje shqiptar ne SHBA? Ajo eshte jo vetem dokument per te ngare makinen, por edhe nje dokument identiteti ne jeten e perditshme. (Edhe nje amerikan te njejtin dokument mban me vete per identitet).

    Ne nje ndalese trafiku ose kontroll te cfardolloji patenta eshte nje nga dokumentet qe mund t'us paraqesesh autoriteteve.

    Per shume shqipetare ilegale patenta ka qene e domosdoshme dhe nje rrugezgjidhje per te qendruar e punuar ne SHBA pa problem, jo si ne Evrope.

    Mundesia, per te levize me patente si dokument legal nga nje shtet ne tjetrin duke perdorur cdo mjet si makine, avion, anije, tren etj., per te rregjistruar makinen per siguracione apo per te marre shtepine me qera apo ne spital ka qene disi nje 'vrime' qe po behen tentativa te mbyllet pas 11 shtatorit.

    Ja nje fakt interesant qe del tani. Vetem njeri prej 19 rrembyesve te avioneve ne sulmet e 11 shtatorit mbi kullat binjake ne Nju Jork nuk kishte dokument amerikan identifikimi. Shume prej tyre kishin dokumente fallco.

    Ne pergjithesi, shqiptaret perdorin shtete larg asaj qe quhet tani 'zone e kuqe'- Nju Jorku dhe Nju Xhersi, per te siguruar nje patente, qe mbas 11 shtatorit kane nje sistem te rrepte sigurimi. Eshte e pamundur ne keto dy shtete te marresh patente pa patur te pakten 3 dokumente te tjere.

    Edhe po pate patente te nje shtetit tjeter nuk mund ta rinovosh ne Nju jork e Nju Xhersi sepse duhet te kalosh 6 pike, qe jane pasaporta (3 pike), numri i punes (2 pike) dhe green card (2 pike).

    Por perseri nje shqiptar qe vjen ilegalish pa dokumente me nje shume te caktuar te hollash arrin te siguroj nje patente te rregullt nga zyrat perkatese ku merren patentat.

    Ne kete mes varet nga rrjeti shqiptar qe merret me ate pune. Ata, si i thone nje fjale, dijne t'i vijne ligjeve verdalle, por nuk perjashtohen lidhjet qe kane me punonjesit brenda zyrave ku leshohen patentat.

    Madje me cmim te 'majm' as nuk ke nevoje te kalosh provimin. Ne fakt, organet kompetente ne SHBA kane arritur ne mjaft raste te kapin e denojne organizatoret e ketyre aferave.

    Kjo mundesi e emigranteve ilegale ka edhe nje shpjegim sepse merret ne ato shtete te Amerikes ku ka nevoje me teper per krahe pune. Me qene ekzakt, ne 12 prej tyre eshte i rendomte ky fenomen, sipas raportit te Homeland Security. Por shqetesimi eshte se pastaj ajo patente mund te perdoret ne tere Ameriken.

    Per te ardhe tek amendamenti. Ka politikane qe jane kunder tij duke argumentuar se me kete shkelen te drejtat e njeriut, por ka gjasa qe me maxhorancen e republikaneve do te kaloje.

    Senatori republikan James Sensenbrenner, autor i ligjit te ri, thote se me kete amerikanet do te behen me te sigurte. "Keto masa do te pengojne terroristet dhe kriminelet e huaj te qarkullojne lirisht ne shoqerine tone," shton ai.

    Megjithate, ka gjasa qe historia e patentave do te vazhdoje si nje nder dokumentet e mundshme per emigrantet ilegale shqipetare te qendrojne e te punojne ne SHBA, sigurisht duke patur shpresen e madhe dhe ndjekur rruget ligjore per t'u pajisur me dokumente te rregullta sic ka bere shumica.

    Nju Jork, maj

    Korrieri.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17
    Ky shkrim synon te pasqyroje nje pershkrim te shkurter te kerkesave qe secili rezident ne shtetet e Maryland, Washington, D.C., dhe Virginia duhet te plotesoje per te marre patenten e drejtimit te automjetiti ne keto shtete. Ky shkrim nuk synon tu jape pergjigje te gjitha pyetjeve qe mund te ngrihen lidhur me hapat qe mund te ndiqen ne pajisjen me patente te drejtimit te automjetit. Per me shume informacion, mos hezitoni te lexoni ne faqet perkatese te internetit te shteteve ne fjale ku ju jetoni dhe punoni dhe patenten e se ciles ju jeni te interesuar te merrni.
    Hapi i pare i nevojshem per marrjen e patentes ne fjale eshte pjesemarrja ne provim. Ne varesi te llojit te patentes suaj, varion edhe numri i pyetjeve te testit ne fjale (Learner’s Permit). Per shembull, ne Maryland, aplikanti qe deshiron te marre patenten e grades C ose M duhet ti nenshtrohet nje testi elektronik te perbere nga 25 pyetje. Nderkohe qe per aplikantet qe deshirojne te marrin patenten e grades A dhe B, ata duhet ti nenshtrohen nje testi elektronik prej 20 pyetjesh. Ne te dyja rastet e mesiperme, aplikanti duhet tu pergjigjet korrekt 85% te pyetjeve te administruara ne test.
    Per personat qe nuk kane aftesi te mjaftueshme gjuhesore te gjuhes angleze per t’ju nenshtruar testit elektronik, sigurohet prania e nje perkthyesi te miratuar nga zyra e MVA-se. Ne rastin kur prania e perkhtyesit eshte e nevojshme, aplikanti nuk i nenshtrohet provimit elektronik me kompjuter, perkundrazi, aplikantit dhe perkhtyesit u jepen secilit pyetjet perkatese. Detyra e perkthyesit eshte te perktheje ne gjuhen amtare te aplikantit duke i mundesuar atij/asaj te kuptoje drejt pyetjet dhe te jape pergjigjet perkatese.
    Per dijenine tuaj, shtetet e Maryland dhe Virginia lejojne pjesemarrjen e perkthyesit gjate kohes qe aplikanti i neshtrohet provimit me shkrim. Shteti i Washington, D.C. nuk e lejon pranine fizike te perkthyesit gjate kohes qe aplikanti eshte duke ju pergjigjur pyetjeve te testit. Ne qofte se ju jetoni ne Washington, D.C. dhe keni nevoje per perkthyes ne gjuhen tuaj amtare per tu pajisur me patenten e drejtimit te automjetit, ju duhet te merrni ne telefon zyren perkatese e cila do te mundesoje pranine e nje perkthyesi nepermjet telefonit. Pra, eshte perthyesi qe nepermjet interpretimit telefonik ju perkthen pyetjet ne gjuhen amtare dhe ju i pergjigjeni pyetjeve te testit ne fjale.
    Pasi kalohet testi me shkrim, nevojitet caktimi i dates se proves se makines (Road Test). Shteti i Maryland, ne ndryshim nga Washington, D.C., dhe Virginia, aplikon nje kohe pritjeje per kandidatet qe kane kaluar provimin me shkrim dhe kerkojne te hyjne ne provimin e makines. Kjo periudhe pritjeje shkon deri ne 9 muaj. Brenda kesaj periudhe pritjeje, aplikantet duhet te rregjistrohen ne nje shkolle per pergatitjen e kandidateve per proven perfundimtare, ate te drejtimit te automjetit perpara se tu leshohet patenta e drejtimit te automjetit nga zyra perkatese.
    Vlen te permendet se kjo periudhe pritjeje zbatohet ne rastin e aplikanteve qe nuk kane aplikuar me pare per patente si dhe nuk kane asnje patente drejtimi te automjetit te leshuar nga vendi i tyre i origjines.
    Per personat qe kane nje patente te drejtimit te automjetit te leshuar nga vendi i tyre i origjines, nuk zbatohet asnje periudhe pritjeje e cila zbatohej per personat qe nuk kane asnje lloj patente te leshuar nga vendi i tyre i origjines. Siç e permendem edhe me siper, ndersa per personat qe nuk kane patente te leshuar nga vendi i tyre i origjines zbatohet periudha e pritjes se lartpermendur, personat qe kane nje patente te leshuar nga vendi i origjines, kane te drejte te hyjne direkt ne proven e makines, pasi te kene kaluar provimin me shkrim.
    Nisur nga nevoja per tu pajisur sa me shpejt me nje patente te shtetit ku ju jetoni dhe punoni, nevojitet qe personi qe ligjerisht emigron ne Shtetet e Bashkuara te jete mundesisht pajisur me nje patente te shtetit te tij te origjines. Kjo do ti mundesonte atij/asaj ndjekjen e nje proçedure pa vonesa ne pajisjen me patente te drejtimit te makines ne Shtetet e Maryland, Washington, D.C., dhe Virginia.

    Pershendetje te perzemerta,
    Akil Tirana
    Perkthyes i Çertifikuara ne Shtetin e Maryland (U.S.)
    Avokat i liçensuar ne Washington, D.C. (U.S.)

  3. #3
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Ehuuu sa gjate i bike ti, merr prift ose hoxhe e mbaroj puna ta gezosh patenten. ne NJ dhe NY eshte veshtire te besh 6 piket e dokumentit po qe se je ilegal. Sa per testin te rroje hoxha dhe prifti (kuptohet nje kafe e do robi i zotit).
    Moderator, e di vet ti...

Tema të Ngjashme

  1. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:04
  3. Greqi,izolohen emigrantet
    Nga kolombi në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2005, 13:14
  4. Informacion i përgjithshëm mbi Republikën e Shqipërisë
    Nga bastardi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •