Kenaqesia? Eshte nje fakt vetmitar
E Diele, 10 Korrik 2005
Bordellot, gjuajtjet, "mbremjet ne grup". Duke treguar jeten seksuale te Salvador Dali, shpjegon si dhe pse kerkohet (dhe arrihet) orgazma ne vetmi. Masturbimi i analizuar nga shkrimtarja hard Kethrin Millet
Te shohesh, te shohesh me shume, me nga afert, sa me teresisht te jete e mundur, edhe pse nuk jane vetem imazhe mendore, ato qe perbejne elementin me efikas te aktivitetit masturbues. Ne ate pike, saqe Sigmund Froid pyeste veten nese ekzistonte nje masturbim pa nje fantazi koshiente. Zhan Zhak Ruso e percaktonte si nje "ves per imazhet e gjalla". Dhe jo vetem Salvador Dali e bashkangjit onanizmin me fantazmat, por ne nje faqe te "Rrugeve sekrete", sugjeron se ne nje periudhe ne te cilen i jepemi krejtesisht "asaj kenaqesie te vetmuar me te embel se mjalti", i ndodh qe te kete dhe alucinacione.
Louis Pauwels, Dalķ i rrefen: "Ajo qe kerkoj nuk eshte orgazma, eshte vizioni, i cili eshte ne gjendje te prodhoje orgazmen". Eshte sigurisht e mundur se kenaqesia me e madhe eshte ne mbledhjen e vizioneve, te cilat bejne te mundur vonimin e orgazmes. "Rruget sekrete" tregon fillimet aspak te lumtura ne Paris. Dali viziton disa shtepi publike, nuk prek asnje nga vajzat, por zbulon nje sasi te mjaftueshme aksesoresh "te habitshem" per te ushqyer fantazite e tij erotike, per pjesen tjeter te jetes se tij. Perpiqet te joshe nga tavolinat e kafeneve, ne autobus, duke zgjedhur femren me te shemtuar, per te patur probabilitet me te larte suksesi.
Por kjo gje nuk funksionon ne te njejten menyre. Dita perfundon ne vetmi ne dhomen e hotelit. "Perpara dollapit me pasqyre, kryeja sakrificen vetmitare, te cilen perpiqesha ta zgjasja sa me shume te ishte e mundur, per te thirrur nje e nga nje imazhet e ndeshura gjate dites duke i detyruar te me tregonin ate cfare kisha desheruar nga secila prej tyre". Vezhgimet e "Le iris" verifikohen: masturbuesi nuk eshte vetem kur fillon te kenaqe veten dhe vizioni i partnerit mbivendosen ne refleksi e tij ne pasqyre.
Masturbuesi mund ta kete koken te mbushur plot me perfaqesime te partnereve te tij, kjo nuk perjashton faktin se ku ndodhet fizikisht, mund te jete ne pjesen me te madhe i vetem. Dhe meqenese natyra e tij eshte e ngjashme me ate te nje udhetari, mund te shijoje nje vetmi te tille. Vetmia, qe shume kohe me pare eshte e imponuar nga ana sociale. Duke ditur ne menyre konfuze se kjo eshte "gjeja"e ndaluar, adoleshenti fshihet per ta bere. I bashkangjitur me deshiren, dhe vete izolimi behet nje kenaqesi me vete dhe per vete. Tek "Rruget sekrete" pershkon shume here, ne ton ekzaltues, fjalen "vetem". "perserisja ne menyre te vazhdueshme "Une i gjithi i vetem! Une i gjithi i vetem!". Gjithsesi beja qe te isha gjithnje i dashuruar, por ne menyre te tille qe te isha i destinuar, per te mos takuar kurre objektin e deshires sime".
I duhet dhene vlere ketij aspirimi ndaj vetmise, ku njihet jeta mondane e mjeshtrit dhe oborri qe e shoqeronte ne shtepine e Port Lligat (ku nuk kishte nje dhome per miqte) apo ne suiten e hotel Meurice ne Paris?
Po, sepse asgje nuk eshte me e embel per te ndjere vetmine ne mes te nje vetmie kolektive. Duket se Dali e ka bere zbulimin shume shpejt, ne auditor: "Kisha zhvilluar tek vetja ime nje pushtet te cuditshem: ate te te parit pertej mureve dhe te izlohesha krejtesisht, nje gje, e cila shkonte ne menyre te barabarte me nje aftesi te pabesueshme te mosposhterimit. Arrija ne nje mungese gati te perhershme gjate leskioneve".
Duke kuptuar sjelljen e tij prej te rrituri, Dali vazhdon: "Jam I afte te projektoj filmin tim te vogel te brendshem, lirohem per nje dalje sekrete, nga qerthulli qe perpiqen te bejne rreth shpirtit tim". Kush pelqen vetmine, nuk eshte detyrimisht nje eremit.
Dali argetohet duke pershkruar mbremjet e tij, gjate te cilave, ben mjeshtrin e ceremonive erotike. "Personalisht, evitoj kontaktet, duke shoqeruar kenaqesite e vojerizmit me pak masturbim". Ne logjiken e kledalizmit, pra te kenaqesise ne pritje qe te mos mbaroje dhe ne frustracionin, artisti nuk eviton te theksoje mbremjet e munguara nga pamundesia per te gjetur nje taksi ne Paris kur bie shi, apo sepse nje pozicion pak i komplikuar rrezon nga shtrati nje nga pjesmarresit. Situata kalon ne qesharake. Ai qe e quan veten Dali Hyjnor, nje referim nga Markezi Hyjnor, i zgjedh pjesmarresit ne funskion te bukurise se tyre dhe pohon se i ve ne pozicionin moral, per te eksituar deshiren. Ashtu si dhe pasioni i Markezit per te vecanten, dikton pozicionet, te cilat si ne romanet e ketij te fundit, jane po te njejtat piktura, ne kuptimin teatral te fjales. Pra sillet ekzaktesisht si masturbuesi, i cili vendos sipas kenaqesise protagonistet e fantazmave te tij.
Kjo pjese eshte marre nga fjalimi, qe shkrimtaraja franceze Kethrin Millet, mbajti me 6 korrik ne Milanesiana. Fjalimi mban titullin "Dalķ et moi" dhe ne kete forum diskutoi per masturbimin edhe romancieri Alain Robbe-Grillet.
Korrieri.
Ruaj Lidhjet