Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kenaqesia? Eshte nje fakt vetmitar

    Kenaqesia? Eshte nje fakt vetmitar

    E Diele, 10 Korrik 2005


    Bordellot, gjuajtjet, "mbremjet ne grup". Duke treguar jeten seksuale te Salvador Dali, shpjegon si dhe pse kerkohet (dhe arrihet) orgazma ne vetmi. Masturbimi i analizuar nga shkrimtarja hard Kethrin Millet



    Te shohesh, te shohesh me shume, me nga afert, sa me teresisht te jete e mundur, edhe pse nuk jane vetem imazhe mendore, ato qe perbejne elementin me efikas te aktivitetit masturbues. Ne ate pike, saqe Sigmund Froid pyeste veten nese ekzistonte nje masturbim pa nje fantazi koshiente. Zhan Zhak Ruso e percaktonte si nje "ves per imazhet e gjalla". Dhe jo vetem Salvador Dali e bashkangjit onanizmin me fantazmat, por ne nje faqe te "Rrugeve sekrete", sugjeron se ne nje periudhe ne te cilen i jepemi krejtesisht "asaj kenaqesie te vetmuar me te embel se mjalti", i ndodh qe te kete dhe alucinacione.

    Louis Pauwels, Dalķ i rrefen: "Ajo qe kerkoj nuk eshte orgazma, eshte vizioni, i cili eshte ne gjendje te prodhoje orgazmen". Eshte sigurisht e mundur se kenaqesia me e madhe eshte ne mbledhjen e vizioneve, te cilat bejne te mundur vonimin e orgazmes. "Rruget sekrete" tregon fillimet aspak te lumtura ne Paris. Dali viziton disa shtepi publike, nuk prek asnje nga vajzat, por zbulon nje sasi te mjaftueshme aksesoresh "te habitshem" per te ushqyer fantazite e tij erotike, per pjesen tjeter te jetes se tij. Perpiqet te joshe nga tavolinat e kafeneve, ne autobus, duke zgjedhur femren me te shemtuar, per te patur probabilitet me te larte suksesi.

    Por kjo gje nuk funksionon ne te njejten menyre. Dita perfundon ne vetmi ne dhomen e hotelit. "Perpara dollapit me pasqyre, kryeja sakrificen vetmitare, te cilen perpiqesha ta zgjasja sa me shume te ishte e mundur, per te thirrur nje e nga nje imazhet e ndeshura gjate dites duke i detyruar te me tregonin ate cfare kisha desheruar nga secila prej tyre". Vezhgimet e "Le iris" verifikohen: masturbuesi nuk eshte vetem kur fillon te kenaqe veten dhe vizioni i partnerit mbivendosen ne refleksi e tij ne pasqyre.

    Masturbuesi mund ta kete koken te mbushur plot me perfaqesime te partnereve te tij, kjo nuk perjashton faktin se ku ndodhet fizikisht, mund te jete ne pjesen me te madhe i vetem. Dhe meqenese natyra e tij eshte e ngjashme me ate te nje udhetari, mund te shijoje nje vetmi te tille. Vetmia, qe shume kohe me pare eshte e imponuar nga ana sociale. Duke ditur ne menyre konfuze se kjo eshte "gjeja"e ndaluar, adoleshenti fshihet per ta bere. I bashkangjitur me deshiren, dhe vete izolimi behet nje kenaqesi me vete dhe per vete. Tek "Rruget sekrete" pershkon shume here, ne ton ekzaltues, fjalen "vetem". "perserisja ne menyre te vazhdueshme "Une i gjithi i vetem! Une i gjithi i vetem!". Gjithsesi beja qe te isha gjithnje i dashuruar, por ne menyre te tille qe te isha i destinuar, per te mos takuar kurre objektin e deshires sime".

    I duhet dhene vlere ketij aspirimi ndaj vetmise, ku njihet jeta mondane e mjeshtrit dhe oborri qe e shoqeronte ne shtepine e Port Lligat (ku nuk kishte nje dhome per miqte) apo ne suiten e hotel Meurice ne Paris?

    Po, sepse asgje nuk eshte me e embel per te ndjere vetmine ne mes te nje vetmie kolektive. Duket se Dali e ka bere zbulimin shume shpejt, ne auditor: "Kisha zhvilluar tek vetja ime nje pushtet te cuditshem: ate te te parit pertej mureve dhe te izlohesha krejtesisht, nje gje, e cila shkonte ne menyre te barabarte me nje aftesi te pabesueshme te mosposhterimit. Arrija ne nje mungese gati te perhershme gjate leskioneve".

    Duke kuptuar sjelljen e tij prej te rrituri, Dali vazhdon: "Jam I afte te projektoj filmin tim te vogel te brendshem, lirohem per nje dalje sekrete, nga qerthulli qe perpiqen te bejne rreth shpirtit tim". Kush pelqen vetmine, nuk eshte detyrimisht nje eremit.

    Dali argetohet duke pershkruar mbremjet e tij, gjate te cilave, ben mjeshtrin e ceremonive erotike. "Personalisht, evitoj kontaktet, duke shoqeruar kenaqesite e vojerizmit me pak masturbim". Ne logjiken e kledalizmit, pra te kenaqesise ne pritje qe te mos mbaroje dhe ne frustracionin, artisti nuk eviton te theksoje mbremjet e munguara nga pamundesia per te gjetur nje taksi ne Paris kur bie shi, apo sepse nje pozicion pak i komplikuar rrezon nga shtrati nje nga pjesmarresit. Situata kalon ne qesharake. Ai qe e quan veten Dali Hyjnor, nje referim nga Markezi Hyjnor, i zgjedh pjesmarresit ne funskion te bukurise se tyre dhe pohon se i ve ne pozicionin moral, per te eksituar deshiren. Ashtu si dhe pasioni i Markezit per te vecanten, dikton pozicionet, te cilat si ne romanet e ketij te fundit, jane po te njejtat piktura, ne kuptimin teatral te fjales. Pra sillet ekzaktesisht si masturbuesi, i cili vendos sipas kenaqesise protagonistet e fantazmave te tij.

    Kjo pjese eshte marre nga fjalimi, qe shkrimtaraja franceze Kethrin Millet, mbajti me 6 korrik ne Milanesiana. Fjalimi mban titullin "Dalķ et moi" dhe ne kete forum diskutoi per masturbimin edhe romancieri Alain Robbe-Grillet.

    Korrieri.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kerkimi i kenaqeise perfekte

    Kerkimi i kenaqeise perfekte

    E Enjte, 14 Korrik 2005


    Konsumojme gjithnje e me shume ilace shpetuese te seksit, blejme aksesore porno, por kultura e seksit kombetar po humbet pike. Pasi te rinjte kane ankthin e performances, femrat dine te shijojne pak dhe meshkujt jane gjithnje e me pak meshkuj. Cfare po na ndodh poshte carcafit

    Per te evituar renien ne fundjave eshte pilula dopio, e cila te mban lart per 48 ore me rradhe. Nese nje darke atmosfera eshte shume e nxehte, atehere mund te gelltisini nje te tille dy ore para se te kridheni nudo ne boten e seksit. Por ekziston edhe matesja e ereksionit, e shpejte, e perpikte, mjaftojne 20 minuta dhe performaca e penisit eshte e siguruar. Nese keni parashikuar te udhetoni me shpejtesi te madhe, nje sjellje e papershtatshme kjo ne binaret e erosit, mund te futet nje faktor vonese: nje preparat i gjenerates se fundit, i cili eviton ejakulimin e parakohshem. Edhe femra mund te ndihmohet, me kremra te cilat ekzaltojne ndjesite dhe nese llogaria ne banke eshte me e madhe se forca e hormoneve, nje doktor amerikan ne kembim te 800 dollareve, eshte i gatshem te injektoje nje doze kolagjeni ne te ashtuquajturen pika G, per dekada te tera ka qene objekt ngulmues i kerkimit te thesarit nga ana e gjinekologeve, feministeve, te fejuarve me qellime te mira (kuriozitet: zona e lakmuar eshte gjetur rastesisht, nje paciente e cila vuante nga dhembja e shtylles kurrizore shkoi tek mjeku per te ulur dhembjen: shiringa me nje perzierje te vecante kolagjeni, shaktoi ofshama te stilit "Meg Rajan ne filmin 'Herri te prezantoj Selin'). Jemi ne receptuesin mjekesor te kenaqesise, tek orgazma farmaceutike, tek kenaqesia e programuar, tek kutia e posacme per te mos bere figuren e keqe. Ne pese vitet e fundit kemi konsumuar rreth 27 milion pilula blu, statistikat thone se me keq nga te gjithe jane italianet, ne prag te nje thatesire totale. Shikimi, ne fakt, nuk humbet nese i jepesh onanizmit te shfrenuar (e thonin prifterinjte deri pak kohe me pare, per te evituar qe adoleshentet te masturboheshin). Nderkohe qe ne Pistoia te Italise kane shitur 622 cope viagra. Nje e dhene relative ne nje kampion meshkujt mbi moshen 40 vjece, kater me shume se ato te konsumuara nga romanet.

    Industria farmaceutike per te dy sekset, po shkon drejt prosperitetit, nderkohe qe nuk ka te beje fare me te ashtuquajturen kimi e deshires, natyrale, pulsion instiktiv qe shkakton reagime kimike brenda organizmit te individeve qe pelqehen. Nje urgjence e mrekullueshme e deshires, kunder urgjences se ereksionit.

    Per te qene optimiste mund te thuhet se meshkujt jane vene serish ne kerkim te kenqaqesise perfekte. Apo si feministet e viteve shtatedhjete kerkojne nje te drejte te re per kenaqesine. Sot eshte nje Europe, e cila konsumon gjithnje e me teper pornografi dhe seks virtual, i obsesionuar per te mberritur tek kenaqesia, por i zbehte i atrofizuar ne provimin e ndjesive, madje edhe ato qe kane te bejne me kenaqesine (dhembje, frike, sic shpjegojne spikanalistet). Ne vitin 1976 Lidia Ravera tregoi peripecite seksuale te nje vajze, e cila ndersa i jepej seksit vetmitar bertiste "penis, penis, penis...". Libri skandal titullohej "Derra me krahe". Gati tre vjet me vone, autorja vuri ne dukje: "Eshte nje ditar politiko-seksual, ne te cilin ishte e drejta ndaj kenaqesise, edhe vetmitare, pse jo? Sot ka nje lloj ekzibicioni kostant i shfaqjes seksuale, madhe dhe ne menyren e te veshurit. Dhe seksi eshte nje gje triushtueshmerisht mekanike, me pilulen qe e mban veglen te ngritur lart deri ne moshen 80 vjecare. Jetojme ne nje shoqeri, e cila nuk do te lodhet e as te ndieje dhembje, pra eshte e paafte per te ndjere dashurine e vertete. Eshte nje shoqeri e dis-erotizuar, pasi nuk e ka me dhe ndjenjen e mekatit. Sot do te shkruaja historine e nje vajze qe behet murgeshe".

    Ne 100 persona vetem 21 prej tyre i japin rendesi kenaqesise. Nje mesatare kjo qe rritet me moshen: 81% mes moshes 32 dhe 50 vjecare. "Kerkimi i kenaqesise behet me i shpeshte pas moshen 38 vjecare. Per te rinjte, kenaqesia eshte gati gati, dhembje, pasi ka nje konfliktualitet te larte te ciftit, ndjehen te gjykuar dhe gjykojne. Ne shtrat i japin njeri tjetrit nota. E di se cfare duhet bere? Nje studimi mbi farmacistet dhe mjeket, te cilet iu japin Viagra dhe te rinjve. Ne dy vjet, ata qe e perdorin eshte 9% e te intervisturave tone, kunder nje te dy viteve me pare", shpjegon Mario Pekinino, sociolog. Por nje liste notash te mirefillte ka perpiluar Levis Uingrov, me i njohur si Nik, nje emer, i cili ne frengjisht tingellon nique, pra te besh seks. Per nje vit ka joshur zonja e zonjusha dhe ka cuar ne shtrat 27 te tilla, duke iu vene atyre yjet e kritikut, si te ishin filma. Vetem dy prej tyre kane marre maksimumin. Zoteria eshte anglez, ka bere seks me franceze dhe ka treguar te gjithe eksperiencat e tij ne blog televiziv e tani pritet te nxjerre nje liber me to. Si dhe eshte fejuar me nje nga prej "pese yjeve". Marredheniet e para te te rinjte shkojne nga mosha 18-19 vjec tek djemte dhe 20-21 vjec tek femrat.. Kjo eshte nje epoke konsumiste, ku seksi eshte nje nga mjetet konsumiste. Te ndjesh kenaqesi eshte nje gje serioze, e domosdoshme. Dhe kete e thone mjeke e psikoanaliste. Kenaqesia eshte thelbesore ne jeten e nje njeriu: eshte energji, zhvillim i personit. "Rritemi dhe kenaqesia rritet se bashku me ne ", shpjegon Xhorxho Abraham, nje psikolog i njohor, docent i psikiatrise ne Gjeneve, "kush e mohon, ka frike se mos e humbase". Mes pacienteve te shumte te tij eshte dhe nje cift: ajo shume e ngadalte dhe ai shume i shpejte. "Zonja kishte gjetur nje truk, imagjinonte sikur po perdhunohej nga nje tufe me meshkuj. Dhe ne te njejten kohe, nuk arrinte te parashikonte nje mendim te tille. Therriste ne ndihme friken dhe zemerimin". Abraham shpjegon: "te gjitha tentativat per te lokalizuar qendrat e kenaqesise ne tru, kane cuar ne nje rezultat te vetem: te zbulosh se ne nivelin cerebral jane te njejtat me dhembjen. Fibrat, te cilat trasportojne ndjesite e dhimbshme sjellin edhe pak kenaqesi, te parat me te shpejta, me te gjata, te dytat me te buta, gati ne te ikut". Kete e thoshte dhe Jacques Pivet ne nje poezi te tijen. "E vura re prezencen e kenaqesise, nga zhurma e lehte qe la kur u largua". Filip Davero, intelektual dhe kritik arti, shkon pertej kesaj: "Kultura jone ka si tendence per te evituar dhembjen dhe bashke me te edhe kenaqesine. Seksi, thjeshtesohet, ekzagjerohet, tregetohet. Erotizmi i kavilies se murgeshes nuk eshte me".

    Zona me erogjene eshte truri, thoshte dikush, nderkohe qe Pablo Picaso pohonte se "syri ishte organi seksual". "Kemi gabuar kur ne vitet shtatedhjete kur menduam se liria korespondonte me ciftin e hapur. Kenaqesia perfekte arrihet atehere kur ka fantazi, pasion, nje marredhenie mes dy individeve", pohojne specialistet.

    Korrieri.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pese miqte e orgazmes

    Pese miqte e orgazmes

    E Enjte, 14 Korrik 2005


    Jo gjithnje eshte si do te donit ju. Kenaqesia e nje femre eshte fryt i nje ekuilibri delikat, mjafton pak per ta zhdukur, per tu pare veten pastaj, pas nje fillimi te kendshem ne nje finale aspak terheqese. Kjo pasi nuk eshte nje fakt mekanik. Por ka nevoje per njohje, perputhje, relaks dhe vetedije. Jane vetem keto miqte e orgazmes femerore? Mund te numerosh dhe pese te tjere. Ja se cilet.

    Klima verore

    "Ne vere ndjehemi (dhe ne fakt jemi) me te bukur", pohojne seksologet. Trupit i dedikohet me shume perkujdesje duke nje tonifik, i cili eshte i panjohur per muajt e tjere te vitit. Mes te tjerash, deti, dielli, i nxehti jane dhe faktoret qe lehtesojne kontaktin fizik: trupat e ekspozuar, riti i kremit diellor pershpejtojne kohen e intimitetit. Klima eshte me e shtrire, momenti eshte frytdhenes, i mbushur me energji pozitive dhe sensuale.

    Leximet erotike

    Eshte nje shtytje e forte erotike leximi se bashku me partnerit i nje libri erotik. Nje lexim, i cili eshte i afte te stimuloje kenaqesite tuaja seksuale. Ne fakt eshte nje menyre e bute per te ndezur deshiren, pra orgazmen, mbi te gjitha te femrave. Pasi keto te fundit jane me te stimuluara nga historia, me numrin e madh te ngjarjeve qe te cojne tek seksi, sesa nga vizioni i aktit seksual, tamam sic ndodh ne film.

    Pasqyra

    Nje mik i madh i orgazmes se nje femre eshte pasqyra. Para se gjithash duhet pare vetja me shume kujdes. Seksualiteti femeror, ne fakt eshte "fshehur" si nga pikepamja anatomike, si nga ajo e ndjenjave te ndryshme. Per te jetuar nje perputhje te mire fizike, femra duhet te njohe mire veten, te zbuloje vete se si eshte bere dhe si funksionon. Dhe pastaj t'ia trametoje keto "njohuri teknike" partnerit. Edhe pse nuk eshte shume e lehte per ta bere, vecanerisht ne fillim. Nje femer ne fakt heziton te tregoje se cfare do ne shtrat dhe shpesh nuk arrin te lirohet nga ndjenja e fajit.

    Ti trasferosh njohjet e tua tek partneri te ndihmon ne arritjen e kenaqesise. Perputhja erotike ne fakt kerkon gjeste dhe perkedhelje precize dhe te sigurta.

    Me fjale te tjera, qe nje mashkull te dije se ku dhe si te preke trupin e saj, pa shume siklet dhe paisguri. Me pak fjale, deshira ka nevoje per spontanitet dhe surpriza, kenaqesia nuk improvizohet. Dhe shpesh ka nevoje per eksperimente dhe prova te vazhdueshme ne kohe per te shperthyer.

    Ambjenti

    Edhe ambjenti ka rendesine e tij. Madje eshte thelbesor per te favorizuar leshimin, nje element me i rendesishem per seksualitetin femeror sesa ate mashkullor.

    Eshte e qarte qe secila zgjedh atmosferen qe pelqen, romantike ose trasgresive. Por per te gjitha vlen nje keshille me efekt te sigurte: mbajeni larg nga dhoma e gjumit rutinen, e cila eshte armikja vdekjeprurese e leshimit absolut.

    Dhe nuk lejon qe impenjimet e perditshme te futen mesh jush dhe atij, duke rrudhosur keshtu momentet tuaja te intimitetit. Pra, vendosni ju se cila eshte strategjia me e mire per tu "izoluar", e llojit" cojini femite tek ndonje i aferm (nese keni), fikni celularin, hiqni nga fisha edhe telefonin e shtepise, bejeni pazarin qe me me pare.

    Vetvetja

    Truket dhe keshillat vlejne per te rritur kenaqesine, por deri ne nje fare pike. Kujtoni se miku me i mire i orgazmes femerore eshte gjithnje dhe gjithsesi vete femra. Me rritjen e vetedijes fizike dhe emotive, gjithnje e me rralle eshte spektatore, me shpesh eshte aktore e seksualitetit te vet. Pra ne shume raste, e njeh mire skenarin qe duhet te recitoje per te mberritur ne finalen e madhe. Nje skenar, qe ndoshta ndonjehere, parashikon qe mashkulli dhe femra te shkembejne rolet. Dhe kjo lehteson, dhe shume kenaqesine. Padyshim me sodisfaksionin e te dyve.

    Korrieri.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Tė pasurit kanė mė tepėr impulse seksuale

    Sondazhi/Pėr meshkujt ka rėndėsi inteligjenca, pėr femrat humori

    Tė pasurit kanė mė tepėr impulse seksuale

    LONDĖR– Britanikėt mė tė pasur janė ata qė kanė edhe mė tepėr impulse seksuale, bėhet e ditur nė njė sondazh tė realizuar nga kanali BBC 1, tek gjysmė milioni njerėz. Gjiganti televiziv britanik e ka realizuar kėtė anketė pėr serialin e tij tė verės "Sekretet e seksit", i transmetuar tė dielave. Sipas njė prezantimi tė shkurtėr tė sondazhit, i cili do tė sqarohet mė tej nė kapitujt e tjerė tė serialit kushtuar dėshirės seksuale, meshkujt dhe femrat me tė ardhura mė tė larta provojnė mė tepėr impulse seskuale, por meshkujt kalojnė mė lehtė nga fantazia nė akt. Anketa tregon veēanėrisht se 47 % e meshkujve kishin nevojė pėr njė lidhje shpirtėrore me partneren e tyre pėr tė pasur njė raport seksual, nė njė kohė kur gati 7 gra nė 10 prej tyre, (69 %) pohojnė se ndjenjat janė tė domosdoshme, tregon BBC.

    Rezultatet e kėtij sondazhi, i analizuar nga psikologėt dhe shkencėtarė tė specializuar, tregojnė megjithatė qė meshkujt janė mė romantikė se sa femrat. 67 % e burrave besojnė nė dashurinė me shikim tė parė pėrballė 64 % tė grave. Femrat tregojnė qė duan tė kenė mesatarisht 1,9 partnerė seksualė gjatė pesė viteve tė ardhshėm, ndėrkohė qė meshkujt shpresojnė tė kenė 3,4 partnerė. Pėr tė dashuruar meshkujt kanė prioritet inteligjencėn, pamjen fizike, humorin dhe ndershmėrinė, ndėrkohė qė femrat rendisin tė parin humorin, i ndjekur nga ndershmėria, inteligjenca, mirėsjellja dhe morali. (AFP)

    Marre nga Dita.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    hmmm pasi lexova keto me siper jam kurjoze te dij ...Po bjondet a marrin me shume kenaqesi se sa brunet apo kuqet ? flas per ngjyren e flokeve te kokes

    dhe doja te thoje qe njerezit e pasur qenkan shume perversa e thot dhe studimi shyqyr qe sjam e pasur se kushedi ..lol

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Kryqezimi i deshires, me nje kembe siper tjetres

    E Enjte, 21 Korrik 2005



    Nje mesazh i forte i joshjes se deklaruar. Nje teknike shekullore, e celebruar nga Hollivudi, e keshilluar ne sallone dhe ne televizion. E detyrueshme per vajzat qe duan te behen gra. Kembet na lejojne te ecim, te vrapojme, te kercejme, si dhe kane qene shtysa themelore per evolucionin tone

    Te bukur jane syte blu, te bukur jane dhe syte e zinj, por kembet, kembet mua me pelqejne me shume.. Fjale te shenjta. Merr dy burra qe vrasin akrepa dhe pijne uiski ne shkretetiren e Arizones, per cfare flasin? Per kuptimin e jetes? Per Dalai Lamen? Se sa te forte e ka Bushi? Jo, flasin per kembet e femrave, qe eshte pak si te flasesh per kuptimin e jetes. Per ato qe duket se nuk perfundojne kurre, lart, lart deri tek vithet, apo per ato qe ndalen shume me poshte, shume me poshte. Me mire te buta, te yndyrshme dhe pak me celulit apo nervoze, te forta dhe pak muskuloze? Me mire nudo apo me geta, te cilat duhet te jene te zeza e ndoshta dhe me ndonje qendisje ne pjesen e perparme. Nje perdorim gangsterial i kembeve ben perpara dhe ne krim. Autostopi me kofshen e zbuluar te Klodet Kolbert qe i shfaqte Klar Geibell ne filmin "Ndodh nje nate" eshte nje gjuajtje e mirefillte. Xhesika Rabit, por edhe Capucine, kur dalin nga makinat. Merr nje vajze nga Pensilvania, Sheron Ston: ka koeficientin e inteligjences se Albert Einstein, por behet e njohur per nje cerek ore, diten kur kryqezonte, por mbi te gjitha kur i vendoste njera mbi tjetren kembet, para syrit te zmadhuar te Maikell Dagllas, qe ka nje shprehi te vetme, por qe ate dite i doli shume mire. Gjene me te bukur, Manuel Vįzquez Montalbįn e shkruan nje nje gjendje transi, pasi kishte pare "Basic Instinct". Nje leter e hapur per Sheron Ston.

    "Rashe ne dashuri me te, qe nga momenti kur e pashe te kryqezonte kembet, para policeve, meshkuj te mbytur nga deshira, e cila provokohet zakonisht nga ato femra qe hapin kembet, per te ngjallur idene e te poseduarit te deres se ngushte, qe te con ne qytetin e mrekullive...".

    Sipas nje sondazhi te nje kompanie angleze te makinerive te depilimit te pjeseve delikate te trupit, kembet e Sheron Ston jane me seksit ne bote, perpara atyre te Ursula Andres, qe del nga dallget tek filmi "Agjenti 007", licence per te vrare dhe Xhulia Roberts qe i kryqezon e c'kryqezon disa here tek filmi Pretty Woman.

    Ku kane perfunduar kolegjet dhe shkollat, te cilat iu mesonin vajzave si ti kryqezonin kembet, te shfaqnin dhe te mos shfaqnin? Ku studiohet me shume kendi, qendrimi, simetria nga kavilia ne kavile? Mbi kete teme ekzistojne shume tema mendimi.

    Ne Kine dhe ne Tailande, por edhe ne kolegjet perverse te frekuentuara nga Korin Kleri, ne kohen e "Histoire d'O", ndalohet te kryqezosh kembet, sipas proverbit te vjeter "Kembe te kryqezuara, femer e terbuar". Por edhe mashkull i terbuar. Nani Moreti, ndoshta nuk do te kete kapacitetin e inteligjences se Sheron Ston, por qe u be i famshem diten ne te cilen kryqezoi kembet ne Parlament dhe e censuaruan, sepse eshte e ndaluar. Ne kete kete linje, me mire se Nani sigurisht qe eshte Bred Pit, qe levizjen e ben me nje fund lekure ne rolin e Akilit tek filmi "Troja".

    Ti kryqezosh apo jo kembet, por edhe si duhen kryqezuar. Kete e shpjegojne mire dhe semiologet. Keto jane mesazhe te forta. Joshja perfekte? Te mbeshtetesh nje kembe mbi tjetren, me pulpen qe behet me e forte, nje dore e mbeshtetur ne bel, per te theksuar format, busti qe mbahet drejt, per te theksuar rrumbullakesine e vitheve. Te kryqezosh kembet dhe te tundesh disa here kemben brenda kepuces me take te holle, eshte tunduese, shume me teper se te qendrosh me kembe te hapura. Gruaja mistike, i kryqezon kembet ne prezencen e Zotit, si dhurate e paprekshmerise. Gruaja e dashuruar i mbyll ne prani, por edhe ne mungese te te dashurit te saj. Klareta Petaci i mbante kembet e kryqezuara, ndersa ne burg ne Navara, shkruante letrat e saj pasionante te dashurise per Beniton?

    Stimuli i njeriut

    Ti perdoresh per nje te ecur na bejne te shpenzojme nga 3 deri 6 kalori ne minute. Nese i kemi te bukura, palosim shume persona. Dhe ato te top modeleve dhe te futbollisteve vlejne me miliona euro. Kembet nuk jane vetem nje mjet levizes, por dhe te nje endrre erotike, burim fitimi dhe stimuli qe ka nxitur evoluimin tone.

    Gjurmet e para

    Njeriu, nuk ka ecur gjithnje ne kembe. Paraardhesit tone spostoheshin duke u kacavjerre neper peme, duke u mbeshtetur ne pellemben e dores, apo duke kercyer nga nje peme ne tjetren. "Deshmite e para te ecjes me kembe", shpjegon Jacobo Moggi, docent i paleontrologjise ne Universitetin e Firences "datojne gati 6 milion vjet me pare: jane gjymtyret e nje skeleti, Orrorin tugenensis, i cili ka jetuar ne Kenia, i afte per te ecur ne dy kembe. Por vetem me Homo erectus, arrihet qendrimi ekskluziv ne dy kembe". Aftesia per te ecur ne dy kembe, u arrit ne mijevjecare evoluimi. "Fale ketij lloji levizjeje", tregon Moggi "dy kembesit mundinin te zinin zona te caktuara te pyllit. Me duart e lira ata mund te grumbullonin me shume ushqim, te mbronin femijet e tyre ne menyre me efikase. Artikulimi i duarve u zhvillua dhe permasat e trurit u rriten". Te gjithe muskujt, vecanerisht ato te vitheve dhe kockat e kembeve, u bene me te forta, per te mbajtur ne kete menyre te gjithe peshen e trupit, jo me e shperndare ne kater gjymtyre, por ne dy.

    Te skulpturuara nga sporti

    "Te quash kembe, te gjithe pjesen nga mesi e poshte nuk eshte shume korrekte", lajmeron Francesko Camnasio, ortoped ne institutin shkencor San Rafaele te Milanos. "Ne te vertete, fjala "kembe" nenkupton pjesen nga gjuri e poshte: nga kjo pjese e lart quhet kofshe". Pervecse na cojne verdalle, kembet (me falni: kembe+kofshe), iu "nevojiten" sportisteve dhe aktiviteti fizik i modelon. "Muskujt e pulpes se kembeve shkonin poshte dhe lart, duke qendruar ne maje te gishtave", thote nje nga balerinat e La Scala ne Milano. "Per me teper, qafa e kembes eshte harkuar dhe gjuri eshte futur me thelle, duke qene se eshte eshte ne tension gjate te gjithe kohes". Sportet, qe mbeshteten ne forcen e kembeve, pra mbi shpejtesine e te cilave, mund te kryhet nje pune, jane kercimi per se larti, 100 metrat dhe ciklizmi. "Ne keto aktivitete eshte e rendesishme, aftesia ekzekutive, zhgulja nga vendi dhe kercimi", shpjegon Mar", shpjegon Marcelo Faina, pergjegjes i Institutit te Shkencave dhe te Sportit. Por nese kembet e atleteve "ndertohen" me vite te tera stervitjeje, per ti patur te shendosha (dhe pa venat e bezdishme varikoze), mjafton nje perkujdesje e vogel: te ecesh te pakten 30 minuta ne dite, evitoni takat shume te larta, kur flini mbajini me lart se zemra dhe evitoni sallamrat, gjerat pikante dhe pijet alkolike, te cilat kontribuojne edhe ne formimin e celulitit. Duke vene menjane shendetitn, kembet kane nje rol shume te rendesishem ne jeten e perditshme te njeriut. Kur jemi te vegjel, kembet e prinderve na ofrojne mbeshtetje dhe siguri kur i shtrengojme; kur mesojme te ecim, na japin nje ndjenje autonomie. "Kur rritemi, perfaqesojne antidhomen e seksualitetit", shpjegon Kiara Simoneli, psikoseksologe e Universitetit "la Sapienza te Romes. Kembet femerore ne nje ecje fleksibilie dhe lekundes, jane nje element joshjeje: terheqin veshtrimin e meshkujve, qe ngjitet deri tek pjesa e vitheve", vazhdon Simoneli. Por edhe femrat i shohin kembet e meshkujve: nese jane muskuloze dhe te gjata, per kete arsye virilet dhe te forta pelqehen me shume.

    Por si mund te percaktohet nese nje kembe eshte e bukur? Nuk ka nevoje per meter, mjafton te shohesh se sa jane te bashkuara, kaviliet, pjesa e brendshme e pulpes, e gjunjve dhe e kofshes, pa u ngjitur shume njera me tjetren.

    Gjinj te paprekur, kofsha seksi

    Kembet kane qene gjithnje objekt joshjeje: ne Angli gjate periudhes Viktoriane (1837-1901), kembet e tavolinave ishin te mbuluara nga mbulesa te gjata, pasi format e tyre te kujtonin shume ato te femrave. "Imazhi i nje pulpe te bardhe dhe te forte",. tregon Paolo Torcineli, historian ne Universitetin e Bolonjes "ishte joshese, pasi ishte e ndaluar, akoma me shume nese ishte shume e bardhe: do te thoshte se ajo pjese e lekures nuk e kishte pare kurre rrezen e diellit".

    Madje as piktoret e viteve '600 dhe '700, nuk guxonin ti piktoronin kembet, te cilat qendronin te mbulura nga stofra, nderkohe qe gjinjte tregoheshin fare pa problem, "pasi ishin simbol i memesise, te ushqimit me gji, dhe si rrjedhoje ishin te paster", shpjegon Torcineli "ndersa kembet ngacmonin ndjesite". Madje ishte e ndaluar dhe ti permendje: kur princesha Maria Ana e Hausburgut ne vitin 1649 u martua me mbretin Filip IV i Spanjes, mes dhuratave te marteses ishin dhe nje pale corape te holla. Nje oborrtar i refuzoi, duke thene: "Mbreteresha e Spanjes nuk ka kembe". Keshtu nusja e re ia plasi te qares, duke menduar se ne Spanje do ti prinin kembet.

    Striptiz gradual

    Per te fshehur tundimet djallezore, fustanella te gjata qendronin mbi kembet e stergjysheve tona. "Deri para nje shekulli, mjaftonte nje kavilie e zbuluar per te shkaktuar nje fantazi erotike", tregon Boniza Aragno Xhordani, historiane e modes ne Rome. "Perdorimi i pantallonave ishte hapi fillestar, drejt "zbulimit: te kembeve: u be me feministet e para ne fillim te viteve '800. Gjerat ndryshuan dhe fale grave te para sportive: me nje kostum qe linte te zbuluar kembet ben skandal, por Gertrude Ederle, notare e SHBA-se, arriti qe ne vitin 1926, te kalonte Manikan, duke mberritur ne brigjet angleze per 14 ore e 34 minuta.

    Nga pantallonat u arrit ne shkurtimin e veshjeve ne disa cm cdo dhjete vjecar. "Kembet u shfaqen perfundimisht ne vitet '30-'40". Revolucioni i vertete ishte minifundi, i krijuar nga Meri Kuant, ne vitin 1963: qe nga ajo kohe kembet shfaqen pa asnje tabu. Dhe jane aq protagoniste saqe asgje nuk i lihet rastesise.

    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Kėnaqja me All-llahun [subhanehu ve teala]
    Nga E_LUMTURA nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 19:18
  2. Shėn Palin, vetmitar
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-01-2007, 17:50
  3. 12 Qershor: Shen Onufri (vetmitar)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 19:58
  4. Pse ndodhin fatkeqėsitė natyrore?
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 27-11-2005, 22:21
  5. Kenaqesia dhe monotonia
    Nga Klevis2000 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-09-2003, 17:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •