Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 100
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Ndėrsa numri i faqeve kompjuterike mbi ēėshtje mjekėsore vazhdon tė rritet, gjithnjė e mė shumė njerėz drejtohen nga interneti pėr kėshilla mjekėsore. Kjo ka shtuar edhe shqetėsimet rreth dėmeve tė mundėshme si pasojė e informatave tė pasakta ose si pasojė e interpretimit tė gabuar tė informacionit mjekėsor.

    Mjeku Alehandor Jadad dhe grupi i shkencėtarėve pranė universitetit tė Torontos studiuan mbi 1500 raste dhe vunė re se si pasojė e pėrdorimit tė gabuar tė informacionit mjeksor njė person i prekur nga kanceri kishte gjetur vdekjen pas pėrdorimit tė njė ilaēi qė siē e kishte kuptuar ai, shėronte kancerin, ndėrsa dy raste tė tjera kishin tė bėnin me gra shtatėzėne, barra e tė cilave pėrfundoi nė dėshtim, si pasojė e keq interėpretimit tė kėshillave mjekėsore tė mara nga njė faqe kompjuterike.

    Mjekėt paralajmėrojnė se pėr njė pacient qė kėrkon informata nė internet hapi i parė kryesor ėshtė tė kėshillohet me mjekun.
    Reality is wrong, dream is for real

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Nga provat nė laborator del se majmunėt ka gjasa tė jetojnė shumė gjatė e pa u prekur nga kanceri, diabeti e sėmundje tė zemrės. Dhe kjo pėr arsye se dieta e tyre ushqimore ėshtė pakėsuar me njė tė tretėn.

    Mjekja Julie Mattison e Institutit Kombėtar mbi Plakjen nė Washington thotė se rezultatet e deri tanishme janė tė mahnitėshme. Tek majmunėt vihet re se sa mė tė pakta tė jenė kaloritė ushqimore qė marrin aq mė gjatė jetojnė dhe mė pak gjasa kanė ata pėr t’u prekur nga sėmundje tė ndryshme.

    Por shkencėtarėt paralajmėrojnė se kjo qė ndodh me majmunėt nuk duhet pritur tė ndodhė edhe me njerėzit. Dihet se mbi 10 milionė amerikanė vuajnė nga anoreksia dhe shrregullime tė tjera ushqimore, Mjekėt thonė se nėse kėta pacientė mendojnė se mosngrėnia do t’i bėnte ata tė jetonin mė gjatė, kjo do tė ishte shkatėrrim.
    Reality is wrong, dream is for real

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    QUMĖSHTI I GJIRIT RRIT INTELIGJENCĖN

    Shkencėtarėt thonė se ushqimi i foshnjeve me qumėsht gjiri gjatė nėntė muajve tė parė tė jetės sė tyre i bėn ata mė inteligjentė kur rriten.

    Studimi u botua nė revistėn e shoqatės amerikane tė mjekėsisė. Duke mbėshtetur rezulatet e kėrkimeve tė tyre tė mėparėshme se qumėshti i gjirit shton zgjuarsinė, shkencėtarėt thonė se rritja e kėsaj inteligjence varet nga numri i muajve qė njeriu ėshtė ushqyer me qumėsht gjiri gjatė periudhės sė foshnjėrisė.

    Kjo doli nga studimi dhe vėzhgimi i mė shumė se 1 mijė e 500 grave qė nga periudha e shatzanisė deri nė kohėn kur fėmijėt e tyre arritėn moshėn 30 vjeēare. Shkencėtarėt citojnė disa arsye qė personat e ushqyer me qumėsht gjiri gjatė 9 muajve tė parė tė foshnjėrisė kanė njė shkallė mė tė lartė inteligjence se sa tė tjerėt.

    Pėr shembull, thonė ata, qumėshti i gjirit pėrmban acide yndyrnash qė ndihmojnė nė zhvillimin e qelizave tė trurit, dhe se kėto acide mungojnė tek qumėshti i lopės ose ai i pėrgatitur sipas formulave ushqimore farmaceutike.

    Dhe sė dyti ėshtė faktori psikologjik, pasi dihet qė nėna e cila mban foshnjen nė gji pėr 9 muaj veē ushqimit i jep fėmijės edhe pėrkujdesin dhe pėrgėdheljet, tė cilėt mjekėt i quajnė faktorė qė forcojnė lidhjet nėnė-fėmijė dhe me ndikime mjaft pozitive pas moshės sė fėmijėrisė.
    Reality is wrong, dream is for real

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    ZILJA TINGELLON DHE ZEMRA NDALON !

    Nje zoteri anglez i semure nga nje semundje e ēuditshme: tingulli i cdo lloj zileje perfshire dhe zilen e ores ishin te mjaftueshem qe t'i ndalonin rrahjet e zemres. Por per Allan Todd, ky eshte emri i pacientit te pa fat, 63 vjeē, 'viktime' qe prej 40 vjetesh e kesaj semundje te ēuditshme erdhi momenti i sherimit.Mjeket e Newcastle e 'sheruan', fale nje pacemaker qe ndihmon muskulin kardiak te 'riaktivizohet'. Todd, qe punonte nje hotel dhe tani eshte ne pension, per vite me rradhe duhet te kete perdorur ndonje menyre me te embel per tu zgjuar duke pare qe tringellima e ziles mund ti shkaktonte nje humbje ndjenjash 30 sekondeshe. Mbas kesaj gjendje te fiketi, gjate se ciles zemra e tij pushonte se rrahuri, duhet te kalonin disa ore para se ai te ishte ne gjendje te fliste dhe te levizte.
    Me kalimin e kohesh atij i binte te fiket shume shpesh,derisa Todd,shume i alarmuar, iu drejtua mjekeve ne Newcastle, qe i vendosen nje pacemaker urgjence.Ky aparat aktivizohet ne momentin qe zemra ndalon,duke bere qe te filloje perseri te rrahe. ''Nuk do te isha ketu sot pa ndihmen e tyre'',thote Todd,qe per here te pare kur i kishte ndodhur kjo anomali ishte 23 vjeē.Vete mjeket e quajne mrekulli faktin qe ai eshte akoma gjalle. Sipas kirurgeve,tani Todd mund te veje zilen per tu zgjuar pa asnje rrezik
    Reality is wrong, dream is for real

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    SYRI I MAJTE I SHEH ME MIRE EMOCIONET

    Syri i majte ka me shume kapacitet,ne krahasim me syrin e djathte,qe te kuptoje emocionet e atyre qe na shikojne.
    Kjo gje e veēante e syrit te majte u konstatua nga nje studim i American Academy of Neurology.
    Syri i majte eshte i lidhur me "qendren e e mocioneve" te sistemit nervor, pra me anen e djathte te trurit,dhe kjo e lejon te dalloje tipin e emocioneve te atyre qe kemi perballe duke vezhguar fytyren e tyre.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Reality is wrong, dream is for real

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Zbulohet rasti i pare i "superinfeksionit" nga Hiv

    Komuniteti mjekesor europian beri te ditur zyrtarisht ekzistencen e rastit te pare me "superinfeksion nga Hiv". Behet fjale per nje te semure sieropozitiv qe eshte infektuar na nje infeksion i dyte i te njejtes semundje por nga nje variant i ndryshem.
    Ky rast perforcon keshillat e mjekeve per te praktikuar seks te sigurte edhe midis personave qe jane sieropozitiv. Jo vetem per kete, por ne rast se nje superinfeksion nga Hiv mund te perhapet,atehere kjo do te jete nje pengese me shume per te zhvilluar nje vaksine efikase.
    Pacienti, nje burre 38 vjeē qe kishte reaguar mjaft mire ndaj trajtimeve mjekesore anti-sida, ka evidencuar nje ngritje te nivelit viral menjehere mbas nderprejes se kurave.Analizat kane zbuluar qe rrikthimi i semundjes kishte ardhur si pasoje e nje varianti te rri te virusit, i cili shume shpejt kishte zene vendin e virusit qe e kishte infektuar para dy vjetesh.
    Dy jave para se te infektohej perseri, ai kishte bere seks te pa mbrojtur kur ishte ne Brazil. Tipi i ri i virusit Hiv qe gjendej ne gjakun e tij, i njohur si nentipi B, eshte hasur vetem ne Brazil,ndersa pacienti ishte i infektuar ne fillim nga nentipi AE,qe gjendet vetem ne azine juglindore.
    Zbulimi u be nga nje ekip kerkuesish te Universitetit te Gjeneves,ne Zvicer, dhe eshte publikuar ne numrin e peste te shtatorit te revistes The New England Journal of Medicine.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 07-09-2002 mė 06:38
    Reality is wrong, dream is for real

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    1 Miliard obeze ne te gjithe boten

    Londer - 1 Miliard obeze ne te gjithe boten. Eshte kjo shifra impresionuese e njerezve qe vuanje nga problemet e obezitetit dhe te mbi peshes.

    Lajmi vine nga nje studim i bere nga Internazional Obesity Task Force (Iotf), nje grup specialistash qe studion pasojat ekonomike te ketij problemi. Sipas ketij studimi, obezet - pra njerezit pesha e te cileve eshte te pakten 30% me shume mbi normen e peshes se trupit - ne te gjithe planetin jane 280 milion.Ndersa jane 700 milion persona,pesha e te cileve eshte mbi normen.

    Shifra qe sipas kerkuesve, jane ne rritje te vazhdueshme. Ne kete studim o mor parasysh dhe problemi,qe sa ndikojne semundjet e lidhura me problemet e ushqimit mbi shpenzimet shendetesore. Rezulton qe 2 deri 8% te shpenzimeve totale te kurave mjekesore ne vendet perendimore jane te lidhura me obezitetin. Tashme dihet qe rreziku per shendetit rritet me rritjen e peshes: grate qe kane probleme mbipeshe p.sh.,kane 6 here me shume mundesi per tu semurur nga diabeti. Perqindja ngrihet deri ne 90 here per ato qe vuajne nga obeziteti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 09-09-2002 mė 10:32
    Reality is wrong, dream is for real

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    S'keni memorie te forte ?I gjithe faji eshte i nje molekule

    Mund te jete nje molekule ne tru shkaku i humbjes se memories provokuar nga plakja. Jane te bindur kerkuesit e Swiss Federal Institute te Zyrihut qe kane publikuar rezultatet e studimeve te tyre te Nature. Shkencetaret zviceriane kane zbuluar ne trurin e minjeve te laboratorit nje enzime (substance me perberje proteine qe ne brendesi te qelizave kontrollon shpejtesine e reaksioneve biokimike) qe eshte ne gjendje te fshije te dhenat dhe informacionet. Kjo molekule “memorie ngrenese” (e quajtur fosfatazi –1, me siglen PP1) ben pjese ne nje sistem shume kompleks qe ripastron trurin nga kujtimet e pa deshirueshme dhe e lejon te filloje nga zeroja. Eksperimentet e ekipit zvicerian treguan qe te minjte e moshuar PP1 behet me aktive,duke shkaktuar humbjen progresive te memories. Ne te kundert, minjte me nivel te ulet te kasaj enzime nuk i harronin gjerat qe kishin mesuar me para . Nga provat laboratorike rezultoi qe duke bllokuar aktivitetin e PP1 minjte e rekuperonin plotesisht kapacitetin memorik.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 13-09-2002 mė 07:00
    Reality is wrong, dream is for real

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    USA: nga 2003-shi qumesht dhe mish te klonuar

    Prova te pa kundershtueshme per demet qe shkakton,vetem kjo mund te bllokoje ardhjen ne supermarket dhe ne tavolinat e amerikaneve te proteinave te kafsheve te klonuara.
    Po nuk nderhyri Food and Drug Administration (Fda), do te jete e mundur te blejme qumesht te mjele nga lope te klonuara,pervec mishit te vicit dhe te derrit me prejardhje nga kafshe te klonuara. Sipas ''Washington Post'', jane ne loje interesa kolosale:nuk ka pronar fermash ne SH.B.A. qe mos te jete impenjuar ne biznesin e rritjes se kafsheve te klonuara dhe qe te mos kete shpenzuar te pakten 20000 $ per kafshe. Klon-tendenca do te mund te ndalohet vetem kur enti federal i kontrollit do te prononcohet brenda fund vitit. Per momentin, Fda vetem ka kercenuar ne rruge formale qe do te gjobise prodhuesit e ushqimeve te klonuara,ushqim i cili eshte gjykuar nga Akademia Kombetare e Shkencave Amerikane me pak i rrezikshem nga ai i modifikuar gjenetikisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Asteroid : 17-09-2002 mė 17:36
    Reality is wrong, dream is for real

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939

    Nje melodi per dhimbjen e kurrizit

    Nje grup kerkues i General Hospital of Salzburg, te drejtuar nga Franz Wendtner, bene te ditur rezultatet e nje studimi sipas te cilit personat qe vuajne nga dhimbjet e kurizit nuk kane pasur me dhimbje mbasi degjonin muzike.

    Kerkuesit u ndihmuan dhe nga bashkepunimi me 65 paciente te cilet vuanin nga dhimbje kronike te kurrizit te cilat kishin ardhur si pasoje e operacionit ne hernien e diskut (unazat e shtylles kurizore).

    Pacientet u ndane ne dy grupe te ndryshme.Grupi i pare u kurua sipas terapise mjekesore tradicionale,ndersa grupi tjeter duhet te degjonte muzike te pakten 25 minuta ne dite me ane te kufjeve. Mbas tre javesh, kerkuesit vune re permirsime te dukshme ne grupin qe degjonte muzike. Dhimbjet e tyre,ne krahasim me grupin qe u kurua me terapi mjekesore,rezultuan te paperfillshme.

    Sipas Franz Wendtner shpjegimi eshte i thjeshte: melodia muzikore e shoqeruar nga pamje sugjestive dhe relaksuese, ndikon pozitivisht ne sistemin nervor. Ne kete gjendje qetesie, tensionet psikike dhe muskulare ulen duke cliruar nje ndjenje pozitive.

    Per te patur efekte terapeutike thote Franz Wendtner - muzika e keshilluar eshte ajo klasike.
    Reality is wrong, dream is for real

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kush ishte nė tė vėrtetė Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 10:42
  3. Mjekėsia popullore, bestytnia e tė sėmurėve
    Nga Davius nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-01-2007, 11:07
  4. Prof. Dr. Isuf Kalo shkruan..
    Nga Brari nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-04-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •