Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Gjinushi: Berisha fitoi, e majta duhet tė pastrohet

    Kreu i PSD-sė pranoi dje se e majta nuk ėshtė nė pushtet

    Gjinushi: Berisha fitoi, e majta duhet tė pastrohet

    Darina Tanushi

    TIRANĖ – E majta, tani pėr tani, nuk ėshtė nė pushtet, ka deklaruar hapur dje kryetari i PSD-sė, Skėnder Gjinushi, i cili fajėsoi pėr kėtė PS-nė dhe ēarjen qė njihet brenda sė majtės. Por, Gjinushi deklaroi se, “e majta nuk ėshtė nė pushtet. Se cili do tė jetė raporti final nuk e dimė, por sot pėr sot, nuk ėshtė nė pushtet. Nė maxhoritar raportet janė 53 me 42, janė 3 apo 4 tė diskutueshme, disa tė kontestueshme, por kontestimi i mbetet gjykatės. Rezultati i deritanishėm nuk flet pėr fitore tė PD-sė, sepse ėshtė shumė e ngushtė, dhe rrjedhimisht, flet pėr njė qeverisje tė vėshtirė qė nuk e kap vitin 2007 dhe kjo do tė jetė njė nga taktikat e sė majtės, qė tė paktėn mirė e kthyen Berishėn, por ta kthejmė pėrkohėsisht, sa pėr t’i nxjerrė merakun”. E majta, tha Gjinushi, nuk ka marrė rezultatin qė pritej dhe i takonte, ku ndonėse ka njė prioritet nė proporcional nga 4 deri nė 5%, ēka tė ēon lehtėsisht nė fitore, pėrsėri vihet nė diskutim, qoftė fitorja apo njė humbje e ngushtė dhe shkak kryesor pėr kėtė padiskutim, ėshtė ēarja e sė majtės. Njė ēarje dhe luftė pėr pushtet brenda sė majtės, vijoi Gjinushi, qė daton qė prej vitit 1999, luftė e cila nė parim ka patur vetėm interesa personale dhe problemin se kush do tė dominojė PS-nė apo pushtetin e saj dhe jo mirėqeverisjen e vendit. Sipas Gjinushit, ishte njė ēarje qė u shfrytėzua taktikisht nga e djathta dhe PD-ja, tė cilėt e dinin mirė bilancin qė e majtė, e djathtė ndryshonin me 4-5% dhe pėr kėtė arsye, sipas tij, u nxit pavarėsia e LSI-sė dhe LZHK-sė qė dilnin jashtė grupimeve tė majta dhe tė djathta. Gjinushi tha se me njė bashkėpunim PS-PSD-LSI dilte njė e majtė fituese e kontrolluar, e ekuilibruar dhe e pastruar detyrimisht nga politikat e vjetra. I pyetur nė lidhje me kėtė pastrim tė politikave tė vjetra, Gjinushi u shpreh se, “e majta duhet tė ndryshonte mesazhin kryesor, shkėputjen nga korrupsioni dhe njė luftė me bazė. Nėse nuk e bėri kėtė para fushatės, duhet ta bėjė tani. E majta pėrfaqėson shtresat mė tė varfėra dhe nuk mund tė pranohet qė liderė tė sė majtės tė hedhin miliona nė fushatė. PSD-ja nuk ka marrė kurrė vota me para droge, me para prostitutash dhe me pastrim parash, siē kanė bėrė shumica nė fushatė”, - tha Gjinushi. Sipas tij, zgjatja e pushtetit tė Berishės sa mė pak, “kėrkon njė ribashkim tė sė majtės, njė reflktim nė tė majtė, njė pastrim nė tė majtė, e cila duhet tė drejtohet nga njerėz qė pėrfaqėsojnė tė majtėn dhe jo interesat e tyre pėr tė mos pėrsėritur kėto gjėra nė zgjedhjet lokale dhe pėr tė qenė nė njė taktikė tė pėrbashkėt, qoftė si opozitė parlamentare, veēanėrisht pėr merakun qė ka Berisha pėr zgjedhjen e presidentit nė 2007-ėn, tė cilėn nuk e realizon dot”. Dhe rrjedhimisht, tha Gjinushi, janė tė gjitha mundėsitė qė njė e majtė e rikonfiguruar, njė e majtė qė reflekton tė luftojė qoftė nė 2006-ėn, qoftė nė 2007-ėn pėr njė rikuperim total nė elektorat. Ai u kėrkoi edhe partive tė tjera si PAD-sė, PDS-sė, LSI-sė tė mos merren me PSD-nė, sepse tė gjithė ata janė pėrfituesit e “Dushkut” tė 2001-shit. Gjinushi i vlerėsoi zgjedhjet jo thjesht si njė hap para, por si zgjedhje qė plotėsuan standardet. PSD-ja llogarit qė tė marrė nė proporcional 7 deputetė.

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Besoj tani eshte ceshtje kualicionesh formimi i nje qeverie te djathte pasi asnje force e djathte nuk ka vota te mjaftueshme te udheheqe e vetme dhe anasjelltas e njejta gje.
    Gjithsesi te shpresojme per me pak korrupsion ne te ardhmen packa se jam skeptik ne kete kendveshtrim.

    Dito.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Kreu i PAD-sė pranon bashkėpunim me PD

    Ceka: E majta humbi pėr faj tė PS dhe korrupsionit

    Luljeta Progni

    Pėrqendrimi i pushtetit nė pak duar, korrupsioni, shpėrfillja e aleatėve dhe ndarja e LSI-sė nga PS, radhiten si shkaqet kryesore pėr humbjen e sė majtės nė zgjedhjet e 3 korrikut, sipas Neritan Cekės.

    Pėrgjegjės pėr humbjen e zgjedhjeve, sipas Kreut tė PAD-sė, ėshtė vetėm PS-ja dhe kryesisht lidershipi i saj. Kreu i PAD-sė ka dhėnė dje shenjat e para tė pranimit tė tij me qeverisjen e djathtė. Ai ėshtė pėrpjekur tė gjejė tė gjitha arsyet qė e ndajnė me PS-nė dhe tė tjerat qė e bashkojnė me PD-nė pėr t’i dhėnė kuptim pozicionimit tė PAD-sė nė koalicionin e djathtė qeverisės, i cili pritet tė drejtohet nga lideri i PD-sė, Sali Berisha. Kreu i PAD-sė thotė se tetė vite mjaftojnė pėr tė lėnė pas inatet dhe konfliktet me liderėt e PD-sė, duke theksuar se ka ardhur koha qė marrėveshjet tė bėhen nga forume dhe jo nga individė.

    Duke qenė pjesė e koalicionit qeverisės me PS-nė pėr tetė vite, cilat mendoni se janė shkaqet e humbjes sė “koalicionit pėr integrim” nė kėto zgjedhje?
    Sė pari duhet tė them se nuk kemi qenė nė bashkėqeverisje, sepse veēanėrisht pas 2001 PAD-ja ėshtė pėrjashtuar nga bashkėqeverisja dhe si rrjedhim nuk mund tė mbajmė pėrgjegjėsi pėr humbjen. Edhe pse rezultatet nuk janė zyrtarizuar mund tė them se kjo ėshtė humbje e PS-sė, e cila qė tani e ka humbur garėn me PD-nė dhe nuk ėshtė njė humbje qė nuk reflekton nė elektoratin e pėrgjithshėm shqiptar, pasi nga numėrimi i pėrgjithshėm i votave nė proporcional koalicioni i majtė ėshtė 6% pėrpara opozitės. Kjo do tė thotė se koalicioni i majtė ka pasur mbėshtetje tė elektoratit, por nuk ka ditur ta kthejė atė nė fitore.

    PS fajėson pėr kėtė humbje LSI dhe aleatėt e saj ku pėrfshiheni edhe ju, sa pėrgjegjėsi pėr humbjen mban PAD-ja?
    Mendoj se vet krijimi i LSI-sė ka qenė rezultat i paaftėsisė pėr t’i zgjidhur problemet brenda PS-sė. Personalisht kam menduar gjithmonė se nuk ka pasur arsye pėr krijimin e LSI-sė, kanė qenė kryesisht arsye tė demokracisė sė brendshme tė PS-sė dhe pamundėsisė pėr t’u ulur dhe pėr tė biseduar brenda PS-sė. Natyrisht ka pasur njė lloj megallonomie nga ana e LSI-sė, e cila u fut dhe luftoi nė maxhoritar duke ditur se nė maxhoritar nuk do tė merrte deputetė vetėm do tė dėmtonte fitoren e pėrbashkėt tė koalicionit. Ndėrsa pėr sa i pėrket PAD-sė, unė mund tė them se atje ku ėshtė humbur pėr arsye tė votave qė ka marrė PAD-ja, kjo ka ndodhur se mungoi njė strategji e pėrbashkėt, mungoi marrja nė konsideratė nga PS-ja e propozimeve tė bėra nga PAD-ja qė nė tryezėn e 5 dhjetorit tė vitit 2004 me kryeministrin Nano. Ne kemi kėrkuar nė atė takim krijimin e njė komisioni qendror tė pėrbashkėt elektoral tė koalicionit dhe pastaj ky komision tė shqyrtonte Kodin Zgjedhor dhe tė mos favorizonte nė mėnyrė artificiale opozitėn, si dhe krijimi i njė strategjie tė pėrbashkėt pėr fitoren nė zgjedhje. Kėshtu qė nė ato zona ku AD-ja shkaktoi aksidente me votat e majta, kjo ka ndodhur jo pėr faj tė saj, por pėr shkak tė arrogancėn dhe prepotencės e zyrtarėve socialistė.

    Pėrveē atyre qė thatė, a ka arsye tė tjera qė kanė ēuar nė humbjen e koalicionit tė majtė nė zgjedhjet e 3 korrikut, dhe sa pėrgjegjės pėr kėtė humbje ėshtė vet lidershipi i PS-sė?
    Natyrisht qė ajo qė thashė mė lart flet pėr arsyet matematikore tė humbjes sė zgjedhjeve, por ka edhe shkaqe politike dhe shpirtėrore. Duhet tė them se nė dy vitet e fundit tė qeverisjes nėn drejtimin e Nanos, nga njė anė kanė ēuar nė monopolizimin e pushteti nė pak duar dhe nė krijimin e idesė se qeveria ėshtė e identifikuar vetėm me Nanon, dhe nga ana tjetėr kanė ēuar nė mungesėn e kontrollit mbi qeverisje, qoftė nga ana e Parlamentit dhe nga mekanizmat e tjerė. Fakti qė qytete tė mėdha ku ka zhvillim tė madh ekonomik, por dhe ku ėshtė punuar mė shumė, si Tirana dhe Durrėsi votuan nė pėrgjithėsi kundėr PS-sė dhe kandidatėve tė saj. Pra humbja kėtu nuk u shkaktua nga faktori LSI, por ka zona, tė cilat kanė shprehur qartė njė votė kundėr, atė qė unė do ta quaj arrogancė, prepotencė dhe korrupsion i kėsaj qeverisjeje. Tė paktėn njė korrupsion, i cili nuk u arrit tė vėrtetohej. Si pėrfundim unė mendoj qė humbja e PS-sė ėshtė edhe politike dhe morale. Fakti qė qeverisja e PS u identifikua vetėm me Nanon tregon qė humbja ėshtė edhe e Nanos, nė mendimin e tij se pėrfaqėsonte historinė. Tė jeni tė sigurt se kjo e ka ndėshkuar atė nė mėnyrė spektakolare nga qytetarėt qė janė mėrzitur nga liderė qė bėjnė histori. Gjithashtu unė mendoj se nė qeverinė e fundit ka pasur shumė figura tė diskutuara nga pikėpamja qoftė e kompetencės, qė kanė qenė lodra politike nė duart e Nanos, qoftė edhe njerėz qė vet Nano i kishte anatemuar dhe njollosur me akuzat e korrupsionit. Pra qeveria e fundit do tė mbahet mend si qeveria mė e dobėt, mė pak popullore dhe me dimensione asimetrike nė krahasim me meritat qė ka pasur nė pėrgjithėsi qeverisja. Faktor kryesor pėr humbjen, tė paktėn nė Tiranė, ėshtė fakti qė njeriu qė e bėri Tiranėn kryeqytet evropian u mėnjanua pėr xhelozi nga fushata elektorale dhe e kam fjalėn pėr Edi Ramėn.

    Cili do tė jetė pozicioni juaj pėrballė ftesės sė PD-sė pėr bashkėqeverisje edhe me partitė aleate tė PS-sė?
    Unė duhet ta vlerėsoj kėtė thirrje qė bėn PD-ja. Unė nuk mendoj se ėshtė shprehje e njė dobėsie tė kėsaj partie, e cila ėshtė tek 72 deri nė 75 vende nė Parlament, por kjo tregon qė duhet tė ketė njė ndryshim mentaliteti pėr tė ndarė pushtetin, pėr tė qeverisur me seriozitet dhe pėr tė mos e kthyer shtetin nė njė instrument hakmarrjeje. Jam i sigurt qė njė koalicion i gjerė do tė kufizojė arbitraritetin e njė lideri apo partie qė ka kohė qė akumulon inate pėr shkak tė qėndrimit tė gjatė nė opozitė. Si e tillė kjo thirrje duhet vlerėsuar. Megjithatė unė e quaj jomoral faktin qė disa parti kanė nxituar tė deklarojnė qė tani njė pjesėmarrėse nė koalicionin e ardhshme qeveritar, duke qenė qė tani tė parėt nė radhė. Nė qoftė se merr pjesė nė njė koalicion duhet tė jesh serioz me tė deri ditėn e fundit. Mendoj se diskutimet qė bėhen nė lidhje me pjesėmarrjen janė mė tepėr morale se politike, sepse natyrisht qė partitė e vogla pėrgjithėsisht nuk e kanė vendin nė opozitė. Pėr PAD-nė kjo kohė do tė jetė kohė reflektimi pėr tė parė gjithēka qė ne kemi investuar nė kėto 15 vite tė ekzistencės tonė, por edhe pėr tė pėrcaktuar fatin e qendrės liberaldemokrate nė politikėn shqiptare. Nga ana tjetėr vendimet nuk mund tė merren nga individė, tė cilėt kanė ngarkesa emocionale nė kėto 15 vite, siē mund tė jetė edhe Neritan Ceka, por do tė merren nga forume qė nuk mund tė vendosin nga ngarkesat apo pasionet e njė lideri, por do tė shikojnė edhe tė ardhmen e Shqipėrisė dhe rolin e partisė nė kėtė tė ardhme.

    Duke iu referuar historisė sė marrėdhėnieve tuaja me Berishėn, mendoni se do ta gjeni veten pranė PD-sė?
    Natyrisht qė pėr fat tė mirė nuk kam ngarkesa pozitive emocionale ndaj PS-sė. Nė fakt mund tė them veēanėrisht se zgjedhjet janė negative, sepse nė vend qė tė shikoja njė aleat kam parė njė parti qė ėshtė sjellė nė mėnyrė hipokrite me PAD-nė, pavarėsisht nga mbėshtetja qė i kemi dhėnė. Rezultatet tregojnė se jo vetėm qė nuk kemi pasur ndihmė prej tyre, por na kanė vėnė edhe shkopinj nėn rrota nė shumė raste. Nga ana tjetėr vitet janė vite dhe nuk mund tė jetohet gjithmonė me pėrshtypjet e marrėdhėnieve personale qė mund tė kem me disa liderė ose me liderin kryesor tė PD-sė. Mund tė them se si kryetar i komisionit parlamentar pėr rendin dhe SHISH-n kam punuar shumė mirė me deputetėt e PD-sė dhe mund tė them se nė tetė vite qė kam drejtuar atė komision nuk kam marrė asnjė vendim me votė, por gjithmonė me konsensus.



    Humbja e PS
    Nė dy vitet e fundit tė qeverisjes nėn drejtimin e Nanos, nga njė anė kanė ēuar nė monopolizimin e pushtetit nė pak duar dhe nė krijimin e idesė se qeveria ėshtė e identifikuar vetėm me Nanon dhe nga ana tjetėr kanė ēuar nė mungesėn e kontrollit mbi qeverisjen, qoftė nga ana e Parlamentit qoftė edhe nga mekanizmat e tjerė. Fakti qė qytete tė mėdha ku ka zhvillim tė madh ekonomik por dhe ku ėshtė punuar mė shumė, siē janė Tirana dhe Durrėsi, votuan nė pėrgjithėsi kundėr PS-sė dhe kandidatėve tė saj e tregoi mė sė miri kėtė.

    Bashkėpunimi me PD
    Unė duhet ta vlerėsoj kėtė thirrje qė bėn PD-ja. Nuk mendoj se ėshtė shprehje e njė dobėsie tė kėsaj partie, e cila ėshtė tek 72 deri nė 75 vende nė Parlament, por kjo tregon qė duhet tė ketė njė ndryshim mentaliteti pėr tė ndarė pushtetin pėr tė qeverisur me seriozitet dhe pėr tė mos e kthyer shtetin nė njė instrument hakmarrjeje. Jam i sigurt qė njė koalicion i gjerė do tė kufizojė arbitraritetin e njė lideri apo partie qė ka kohė qė akumulon inate pėr shkak tė qėndrimit tė gjatė nė opozitė.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjinushi: Shqiptaret majtas e djathtas, vote alternatives tone
    Nga toni007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 16:44
  2. Gjinushi: Zgjidhja e vetme e krizes politike jane zgjedhjet e parakohshme
    Nga no name nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 03:22
  3. Ligji i ri: Ndjekje penale pėr ata qė nuk denoncojnė krimin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 14:01
  4. Dueli MILO - GJINUSHI
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-04-2003, 10:53
  5. Gjinushi leshon Alarmin
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 07:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •