Albo, nuk kam pasë qëllim të kundërshtoj, por të sqaroj. Nuk di çka ke ngatërruar apo kuptuar keq nga shkrimi im. Prej paraqitjes së Rugovës në skenën politike të Kosovës, Ai ka qenë më i repketuari dhe më i nderuari. Këtë e çmoj si të vërtetë. Edhe tash është personaliteti publik më i respektuar në mbarë popullin shqiptar.
Mistikët thonë se feja e vërtetë është të zbuloni Zotin brënda vetes. Religjion i vërtetë është të jetosh me Dashuri sa më të madhe dhe pa vese. Besimi në dogma të ndryshme është pseudofe! Besoj në Mistetiozitet, por edhe në Zotin që e kuptoj si çdogjë e manifestuar dhe e pa manifestuar, - në çdogjë që shihet e nuk shihet. Si partitë politike, ashtu edhe fetë i kanë krijuar nga egoizmi njerëzit. Zoti na e ka lënë të zgjedhim rrugët /edhe ta urrejmë apo të mos e urrejmë Zotin!,/ - të mirën apo të keqen. Sikur të mundte Zoti kishte krijuar Një Fe dhe e kishte bërë Parajsën mbi Tokë.
Dje ka pasë takim miqësor Pr. Rugova me Përfaqësuesin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Nuk jam për konvertime. Jam për miqësi me të gjithë botën - me ata që na pranojnë si miqë e të barabartë. Jam që të jetohet në principet e demokracisë, Lirisë, Barazisë gjinore, racore, nacionale etj.
Atdheu duhet të duhet dhe /nëse është nevoja edhe të jepet jeta për Të/ të punohet shumë për të mirën e Tij! "Atdheu mbi të gjitha"!, - ka qenë moto e qëlluar e Ahmet Zogut, por pa njëfarë shpirtnoreje, religjioziteti, jeta nuk ka kuptim.
Ruaj Lidhjet