Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Angli, kapet anëtari i bandës së Selitës

    Altin Dauti fshihej në Londër, nis procesi gjyqësor për ta
    ekstraduar në Bruksel

    Angli, kapet anëtari i bandës së Selitës

    Miku i Çim Xhabaftit kërkohej për vrasje në Belgjikë


    Nga Londra, Muhamed Veliu


    Një eksponent i njohur i krimit shqiptar, i kërkuar nga drejtësia
    belge, është prangosur në Londër. Pas disa muaj fshehje në
    kryeqytetin britanik, Altin Dauti, ish-pjestar i bandës së Shkëlqim
    (Çim) Xhabaftit në Tiranë, është arrestuar të martën nga skuadra e
    ekstradimeve pranë policisë kriminale "Scotland Yard", për llogari
    të homologëve belg, që e kishte shpallur person në kërkim
    ndërkombëtar. Sipas prokurorisë së Brukselit, 30-vjeçari Dauti
    kërkohej për një vrasje të ndodhur në vitin 1999. Nuk dihen ende
    motivet e saj, por nga dosja e mbërritur në Londër mësohet se Dauti
    është përfshirë në vrasjen e një shqiptari. Arrestimi i tij shënon
    rastin e tretë në një periudhë kohore disa mujore, që një "wanted"
    shqiptar prangoset dhe nisin proceset e ekstradimit.

    Fshehja

    Sikurse shumë "kolegë" të tij "wanted" të botës së krimit që fshihen
    në Londër edhe Altin Dauti mendonte se me ardhjen në këtë kryeqytet
    do t'i shpëtonte një mandanti ndërkombëtar arresti. Por, një
    informacion i saktë për vendndodhjen e tij, marrë nga Belgjika, ka
    vënë në lëvizje policinë londineze, e cila ka bërë ndalimin dhe më
    pas identifikimin e Dautit si një person me llogari të hapura me
    drejtësinë belge. Sipas të dhënave të para që dalin nga skuadra e
    ekstradimeve në Londër, mësohet se Dauti kishte kohë që jetonte në
    Londër ilegalisht, i ndihmuar nga pjesëtarë të një bande kriminale
    në Tiranë gjatë viteve `90-`97, e cila drejtohej nga disa vëllezër
    me mbiemrin Xhabafti. Pjesëtarët e kësaj bande, të cilët janë
    përgjegjës për disa vrasje në kryeqytet, ka vite që jetojnë në
    Londër si azilantë, nën identitete të rreme, për t'i shpëtuar
    arrestimeve. "E gjithë banda e Tiranës në emigrim, sikurse grupe të
    tjera kriminale janë tashmë të identifikuar për policinë kriminale
    Scotland Yard", shprehen burime pranë pallatit të qeltë shumë
    katësh, selia e antikrimit londinez.

    Ekstradimi

    Nga të dhënat që përmban dosja e ekstradimit thuhet se, Dauti ka
    qënë i arrestuar me akuzat për vrasje edhe dy herë të tjera në
    Belgjikë. Në të dyja rastet, për mungesë dëshmitarësh e provash, ai
    ka dalë i lirë nga salla e gjyqit, duke iu pushuar çështjet.
    Ndërkohë mandati i arrestimit ndërkombëtarë është lëshuar për
    vrasjen e vitit 1999. Altin Dauti është ulur dje po në të njëjtën
    gjykatë, "Bow Street Magistrate Court", në të cilën janë ulur edhe
    Leonardo Metani i kërkuar për t'u ekstraduar nga drejtësia italiane
    për 15 akuza, sëbashku me Gëzim Çalën i kërkuar nga drejtësia
    shqiptare për vrasje dhe tentativë vrasje, për të cilat është dënuar
    me 25 vjet burg në mungesë. Dauti e çon në tre numrin e shqiptarëve
    që priten të ekstradohen nga Anglia muajt e ardhshëm. Procesi i
    ekstradimit ka kushtuar disa mijëra paund, pasi vetë shteti anglez
    duhet të paguajë shpenzimet e avokatëve të të kapurve shqiptarë,
    pasi ata nuk kanë mundësi financiare.

    Si u vra Xhabafti për një makinë

    I forti i Selitës (lagje e Tiranës), Shkëlqim Xhabafti është vrarë
    në fillim të vitit 1998, nga rivalët e tij të bandës së Yzberishtit
    dhe konkretisht nga krerët e saj, vëllezrit Avdillari. Këta i kishin
    grabitur makinën një biznesmeni grek dhe ky i fundit i kërkon ndihmë
    Xhabaftit. Kapoja i Selitës, sëbashku me një inspektor rendi ka
    shkuar te rivalët, për të biseduar se si mund t'ia kthenin makinën
    grekut. Por, në bisedë e sipër, gjakrat janë nxehur me vëllezrit
    Nazmi e Ilir Avdillari. Këta të fundit, janë akuzuar se, më 27
    janar '98 kanë vrarë biznesmenin italian Stefano Rossi, pronari i
    fabrikës "Niki Shoe". Rossi sapo kishte tërhequr 30 milionë lireta
    nga Banka Italo Shqiptare dhe është ekzekutuar 100 metër larg
    fabrikës.
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  2. #2
    VOGUE Maska e degnis
    Anëtarësuar
    11-02-2004
    Vendndodhja
    Tek Vendi I Qenit
    Postime
    100
    Cjan kto brocklla, Ky person esht denuar thjesht per mbajtje dokumenti fallso dhe do te dali shum Shepejti.
    The Queen's Head Is Kissing my Ar$$!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e katallani
    Anëtarësuar
    08-11-2007
    Vendndodhja
    Verdall Neper Tiron
    Postime
    13
    [U][White_Angel/U] sa kot e paske hum per gazetare ti mos folni gjona pa lidhje sepse un e kam pas ne lagje cimin dhe sesht vra ashtu si thu ti sdi asgjo per ate mos fol budallalliqe . po gjej i dhender prinderve )
    FlooDist

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    skan me ca meren shqiptarte po kerkojne me shkop e me thes me gjet ndoj lajme kunder albanezeve, sa gjynaf, pale don me i ba publike sa me shume. m.veliu i gatshem si gjithmone
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  5. #5
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Ky eshte lajm i 2005. Shikoni kur eshte hapur tema. S'ka piken e lidhjes.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  6. #6
    Vogelushe Maska e fragola
    Anëtarësuar
    27-10-2008
    Vendndodhja
    Ne kopesht
    Postime
    4

    Exclamation Pfffff

    Epo te lexosh kshu gjerash per te dashurin, ne nje faqe interneti...vetem veten time kam pare. jam gjynaf

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria firmosi sot me KE marrëveshjen për vizat
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 09-01-2008, 04:43
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. PD dhe e ardhmja e saj..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 09:40
  4. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  5. Kriminaliteti shqiptar
    Nga fatmir_sh në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 01-05-2007, 19:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •