Close
Faqja 3 prej 28 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 276
  1. #21
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Te mos e bejme temen si kalamajat tani, jo gjyshi im e rreh gjyshit tend se gjyshi im esht me i forti...
    Amerika eshte superfuqi ne bote, jo e vetmja. E rendeishme eshte ta dime se te qenit Superfuqi nuk eshte justifikim per padrejtesi. Nuk pres tani te futet Bushi ne Forumin Shqiptar e te lexoje keto qe themi ne te ndriturit Shqiptare, ne gjuhen tone te embel, dhe te thote "Ore paskan te drejte keta, s'ka me padrejtesi tani e tutje. " Keto gjera i kane thene sa e sa profesore me pare. Po une pres qe ne ta kuptojme qe dhe te jemi dakort qe "Might is not Right".
    200 miliard $ dhe 1800 te vdekur, si shume bamiresi e madhe po me duket. Zoti ja shperblefte SHBA-se per keto bamiresira.
    Kur degjoj gjera kaq naive me kujtohet femijeria, dhe me merr malli ne fakt.
    Nuk do filloj te shpjegoj idete Realiste te politikes per Egoizmin dhe Interesin Kombetar, por sa per t'jua kujtuar qe ekziston dhe kjo pikpamja tjeter, dhe une s'e gjykoj. Eshte shume normale te jesh egoist e te mbrosh interesat personale (ne kurriz te te tjereve, se keshtu eshte kjo pune), por me vjen keq kur ca i hane genjeshtrat pa i pertypur fare.
    S'ka problem se Bushi eshte aleat me qeverite ne Lindjen e Mesme, por duhet te kujtohemi se ato qeveri qe mbeshtet jane totalitare, po ska gje se do u vije koha dhe atyre. Ashtu si i erdhi koha Sadamit qe dikur u mbesht nga SHBA.
    Nderhyrjet ne historine e SHBA-se diku duke rrezuar nje qeveri, diku duke mbeshtetur rebelet dhe diktatoret duhet te na mesojne te mos u besojme perrallave me demokraci.
    Dhe per jeten e ushtareve te vet dhe ligjet qe nxjerr SHBA-ja nuk na duhet gje ne, jep llogari para qytetareve (dhe fshatareve ) Amerikane. Por per ligjet qe kane ndikim ne gjithe boten dhe veprimet jashte SHBA-se ndryshon puna.
    Le te llomotisim edhe ca se si do mbetet ne kembe forumi?

    Le te vazhdoje anetari i rradhes!

    P.S Per çeshtjen e Terrorizmit ne kete teme Kryeplaku ka shkruar mire, dhe me perjashtim te ndonje postimi (sa per te mos i mbetur hatri ndonjerit se e di qe secili do kujtoje per postimin e vet), te tjerat jane vetem bindje te kota personale, per me teper jashte teme.

    SG
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 02-08-2005 më 03:39
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #22
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Amerika eshte superfuqia e vetme e botes, po te doje jo vetem pushton, por edhe shfarros nje popull te tere nga faqja e dheut, dhe asnje popull ne bote nuk pipetin dot. Nese ty te duket "krim e pushtim" ajo qe SHBA po ben ne Afganistan e Irak, atehere ben mire te hapesh faqet e historise e te mesosh se cfare kane bere superfuqite e tjera te kohes.

    Cfare do te bente Aleksandri i Madh po ti hidhnin ne ere keshtjellen e Filipit ne Maqedoni?
    Cfare do te bente Jul Cezari po ti hidhnin ne ere pallatin perandorak?
    Cfare do te bente Konstandini i Madh po te sulmonin Konstandinopojen?
    Cfare do te bente Carli i Madh po te sulmonin Romen apo Parisin?
    Cfare do te bente Sulltan Murati po ti sulmonin pallatin e Sulltanit?
    Cfare do te bente Napolon Bonoparti po ti vinin nje bombe per ta vrare ne Paris?
    Cfare do te bente Stalini po ti sulmonin Kremlinin?
    Te mos e bejme temen si kalamajat tani, jo gjyshi im e rreh gjyshit tend se gjyshi im esht me i forti...
    E para punes mua me vjen keq per disa njerez qe mendojne keshtu.Me vjen keq per albon qe nese do ta pyesesh per fene ortodokse per dicka ta jep pergjigjen.Por nuk e di se a e kaq lexuar ndonjehere Albo biblen dhe a i ka mesuar parimet, kriteret dhe normat e vleresimit qe gjenden ne te.

    Albo une se kam zakon te citoj njerez se me shume kam deshire te merrem me fenomenet ose gabimet sesa me njerzit por kur fenomenet ose gabimet trashen atehere me lind deshira ti terheq veshin ndonjerit qe te kthjellohet pak.

    Gabim, Faj , Krim jane keto tre ceshtje qe secili njeri duhet ti dije.

    Nese gabimi Falet , Faji te terheq veshin, kurse krimi ndeshkohet.

    Pse i paraqita keto.Nese amerika ben krim askush prej nesh sduhet te beje faj.

    Meqe je njohes i bibles.
    Me thuaj se a qendron perhere e verteta me te fortin apo percaktohet nga veprimi i drejte apo i gabuar.

    Qe te ndihmoj pak.

    Faraoni ishte superfuqi per kohen por Musai kishte te drejte.
    Ndonese Xhaluti ishte i fuqishem, por Daudi fitoi.
    Nese Populli i Abrahamit ishin idhujtare, Abrahami ishte i drejte dhe besimtar.
    Nese cifutet dhe romaket ishin superfuqi .A e legjitimon kjo vepren e tyre kunder Jezusit?

    Amerika eshte superfuqia e vetme e botes, po te doje jo vetem pushton, por edhe shfarros nje popull te tere nga faqja e dheut, dhe asnje popull ne bote nuk pipetin dot
    Pra mos shiko "verber" sepse jo gjithmone ai qe eshte me i forte ka te drejte.

    Sepse ti i jep te drejte dhe Brezhnjevit qe sulmoi Polonine.
    Atehere ti i jep te drejte Hitlerit qe donte te pushtonte boten.
    Sepse ti i jep te drejte Stalinit per krimet e tij.
    Ti i jep te drejte Cezarit per vrasjen e te krishtereve.
    Ti i jep te drejte Enver Hoxhes per krimet e tij

    Une mendoj se ne shqiptaret e kemi ne gen pak zgjuarsi besoj se dhe tek ty ekziston kjo pavarsisht se teoria jote eshte se
    Unë jam aq i zgjuar sa e di që jam budalla.
    eshte e pasakte.

    E di qe postimin tim, ti ose dikush tjeter do ta heqi porse une mendoj se ti do ta marresh kete mesazh ose do ta lexosh dhe besoj se do te kete nje ndikim per mire tek ty per sa i perket te arsyetuarit ne diskutimet e tjera.

    Shpresoj qe nje dite te arsyetosh me drejte dhe parimisht dhe jo tifozerisht.

    Nuk e kutpoj pse shkrimet tona prishen dhe lihen shkrime ku flitet per listat e cifuteve ne shkence ku ska asnje lidhje me temen.

    Nuk rregullohet bota duke bere padrejtesi dhe nuk perhapet mendimi i mire vetem se me drejtesi.

    Kur njerzit i humbin parimet ato nuk gjykojme me vete, por dikush tjeter do te gjykoje per to.

    ~Geri~
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga ~Geri~


    Pra mos shiko "verber" sepse jo gjithmone ai qe eshte me i forte ka te drejte.

    .[/B]

    ~Geri~
    Me pelqen diskutimi jot , dhe sidomos ky resht ka shume vlera per kete teme , por do te thoja se sot kodi njerzor dhe te drejtat e njeriut kan mar fund . Ne kohen e sotme kush ka para dhe eshte i forte , ben ligjin . Po te vesh re ne cdo vend te botes ecin me kete moto , edhe ne Shqiperi e jo me ne Amerike . Une personalisht jam kundra kesaj moto . Jam me popullin e pafajshem qe vriten e priten per dite nga keta te "fortet "kush do qofshin .

    Lexusja
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  4. #24
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga Lexusja_1963
    Jam me popullin e pafajshem qe vriten e priten per dite nga keta te "fortet "kush do qofshin.
    Po mire, po sikur te kete dhe popuj te fajshem ose fajtore ?

    Psh : populli gjerman qe rehatohej kur shihte çifutet duke u rrahur ne rruge, dhe kur largoheshin "ne trena bagetish" per ne kampe.

    Populli serb qe nuk bani asnje proteste kunder Millosheviçit per politiken e tij genocidare ne Kosove e gjithandej.

    Popujt arabe qe festojne kur ka ndonje kamikax qe pelcet si tullumbac ne ndonje piceri apo autobus, bile dhe nga ata dykatesh.

    Une jam dakort qe femijet jane te pafajshem, POR kur ai qe ua ka ba koken, dmth baba i vet, nuk mendon gjate per to, atehere ku do ta kerkoje shpetimin ai ? Tek komshinjte ? Nuk ma merr mendja.

    Lexuese 1963, fryma e popujve (ose mendja e popujve, keshtu eshte ma korrekt, dmth mendimet qe ato i kane ne perbashkesi) ekziston dhe fort mire bile. Keshtu qe ato popuj qe kane mendje psh me mbeshtet terrorizmin apo genocidin apo nacionalizmin e verber, nuk jane ma popuj te pafajshem. Pike. Juridikisht, asnjani nuk mund te hyje ne burg, por moralisht te gjithe jane plehra dhe ne nje ane apo tjeter duhet te paguajne. Keshtu Lexuese, te pershendes megjithate

  5. #25
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Po mire, po sikur te kete dhe popuj te fajshem ose fajtore ?
    Kur populli bashkohet me te padrejtin eshte fajtor.Kur populli bashkohet me pushtuesin eshte fajtor.(Rasti serb i Miloshevicit)
    Kur populli bashkohet me te dobetin dhe atij qe i eshte bere padrejtesi, atehere eshte popull i nderuar.(Rasti i kosoves)

    Sipas teje Turqia paska bere mire qe paska pushtuar greqine dhe serbine sepse ishte me e forta, dhe populli i ketyre ishte i keq.

    Nuk gjykohen popujt pa u gjykuar me pare fenomeni dhe dukuria , shkaqet, dhe pasojat qe e nxisin dhe e turbullojne boten.

    Lexuese 1963 faliminderit per vleresimin


    E si mund te gjykoni ju se kush eshte i mire dhe i keq ku ju shkelni parimet tuaja.Ku ju thoni se i forti ben ligjin dhe i forti ka te drejte ta shtypi te dobetin.E si mund te gjykoni ju ku ju nuk njihni kriteret e vleresimit te veprave ose te njeriut.Ju jeni si komunistet por me lekure demokratike (antipopullore).

    Nese demokracia si nocion eshte "Pushtet qe i sherben popullit" sot e kane bere "Pushteti qe e shfrytezon dhe e manipulon popullin"

    E cndryshim ka nga aristokracia, demokracia sotme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ~Geri~ : 02-08-2005 më 06:43
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Po mire, po sikur te kete dhe popuj te fajshem ose fajtore ?

    Psh : populli gjerman qe rehatohej kur shihte çifutet duke u rrahur ne rruge, dhe kur largoheshin "ne trena bagetish" per ne kampe.

    Populli serb qe nuk bani asnje proteste kunder Millosheviçit per politiken e tij genocidare ne Kosove e gjithandej.

    Popujt arabe qe festojne kur ka ndonje kamikax qe pelcet si tullumbac ne ndonje piceri apo autobus, bile dhe nga ata dykatesh.

    Une jam dakort qe femijet jane te pafajshem, POR kur ai qe ua ka ba koken, dmth baba i vet, nuk mendon gjate per to, atehere ku do ta kerkoje shpetimin ai ? Tek komshinjte ? Nuk ma merr mendja.

    Lexuese 1963, fryma e popujve (ose mendja e popujve, keshtu eshte ma korrekt, dmth mendimet qe ato i kane ne perbashkesi) ekziston dhe fort mire bile. Keshtu qe ato popuj qe kane mendje psh me mbeshtet terrorizmin apo genocidin apo nacionalizmin e verber, nuk jane ma popuj te pafajshem. Pike. Juridikisht, asnjani nuk mund te hyje ne burg, por moralisht te gjithe jane plehra dhe ne nje ane apo tjeter duhet te paguajne. Keshtu Lexuese, te pershendes megjithate
    Pse nuk i shton asaj listes tende edhe popullin shqiptar sepse ka shume si puna jote qe kur vriten qindra mijera iraken gezohen dhe, megjithese ata jane te vuajturit, i konsideron plehra?

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Lexusja_1963
    Me pelqen diskutimi jot , dhe sidomos ky resht ka shume vlera per kete teme , por do te thoja se sot kodi njerzor dhe te drejtat e njeriut kan mar fund . Ne kohen e sotme kush ka para dhe eshte i forte , ben ligjin . Po te vesh re ne cdo vend te botes ecin me kete moto , edhe ne Shqiperi e jo me ne Amerike . Une personalisht jam kundra kesaj moto . Jam me popullin e pafajshem qe vriten e priten per dite nga keta te "fortet "kush do qofshin .

    Lexusja
    Lexusja, ju pershendes!
    Pikerisht ky eshte edhe thelbi i çeshtjes.

    Shumica e ketyre "humanistave" shqiptare papranueshmerine e akteve veteflijuese e lidhin me faktin qe jane sulme kamikaze. Te shkretet! Nuk arrijne ta kuptojne se ato akte jane te papranueshme sepse vrasin dhe terrorizojne popullin e pafajshem, jo sepse jane te a.q. "sucide-bombing"

    Ku ndryshon bombing nga suicide-bombing per nga efektet? Nese te dyja vrasin njerez te pafajshem dhe terrorizojne popullsine pse na u dashka qe njera te quhet terrorizem dhe tjetra lufte e ndershme? A mos valle nuk eshte terror ajo qe po ben Amerika ne Irak? Sigurisht qe terror eshte. A mos valle njeriu vdes me pak kur bomba bie nga avioni sesa kur bomba vjen nga nje kamikaz? Njelloj eshte vdekja.

    Une mbaj mend ne 97-en se si populli terrorizohej dhe nuk dilte nga shpija sepse mund te hante ndonje plumb qorr. Mendojeni gjendjen e atij qe mund te haje jo plumb por bombe qorre. Avionet Amerikane qe fluturonin mbi qiellin e Bagdadit ku jetojne 6 milione njerez, edhe sikur guralece te leshonin do e benin ndonje gjeme dhe jo me bomba.

    A ka per synim Amerika dhe Anglia vrasjen e njerezve? Sigurisht qe jo. Do ishte marrezi te thonim nje gje te tille. Por te bejme kete pyetje: A e dinte Amerika se cilat do ishin pasojat e kesaj lufte? E dinte. Shume mire e dinte.

    Nje pjese e mire ketu mbrojne argumentin se nuk mund te vrasesh nje te pafajshem per fajin e diçkaje qe ben dikush tjeter. As qe diskutohet. Por, ju pyes une? Pas ciles ngjarje filluan sulmet? Pas 11 Shtatorit. U vrane me 11 Shtator qindra njerez te pafajshem dhe cila ishte kunderpergjigja per kete: vrasja e qindra mijerave. Shkaterrimi i sa e sa qyteteve. Fellujah, qytet i 300 000 banoreve, u be shkrumb e hi. Pse? Sa e sa shembuj mund te jepen.

    Mjaft me me standarte te dyfishta dhe t'i hapim syte...
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 02-08-2005 më 07:08

  8. #28
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Pse nuk i shton asaj listes tende edhe popullin shqiptar sepse ka shume si puna jote qe kur vriten qindra mijera iraken gezohen dhe, megjithese ata jane te vuajturit, i konsideron plehra?
    Bah... na qenka nxehur xeni

    Shqiptaret nuk i fus aty se ato nuk i kane ra ne qafe askujt, dhe nuk jane shqiptare ata qe na paskan vrare irakiane. Per tu gezu, as kjo nuk asht korrekt, e shumta shqiptaret çuditen sesi ka mundesi qe sot ma shume irakiane ja te vra kamikaxet irakiane e "vllaznit"arabe sesa vete amerikanet. Ti e di qe na kena kulturen qe kur zihen dy vete te nje shtepi, mos shko me nda se e han ma keq, te turren te dy.

    Shkurt, te vesh perkrah serbet, gjermanet e 33-45, arabet e sotem me shqiptaret, kjo te le nje shije te hidhur

    Kurse me Gerin i kam keput marredheniet se ai nuk ka respekt per ma te moshuarit

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Bah... na qenka nxehur xeni

    Shqiptaret nuk i fus aty se ato nuk i kane ra ne qafe askujt, dhe nuk jane shqiptare ata qe na paskan vrare irakiane. Per tu gezu, as kjo nuk asht korrekt, e shumta shqiptaret çuditen sesi ka mundesi qe sot ma shume irakiane ja te vra kamikaxet irakiane e "vllaznit"arabe sesa vete amerikanet. Ti e di qe na kena kulturen qe kur zihen dy vete te nje shtepi, mos shko me nda se e han ma keq, te turren te dy.

    Shkurt, te vesh perkrah serbet, gjermanet e 33-45, arabet e sotem me shqiptaret, kjo te le nje shije te hidhur

    Kurse me Gerin i kam keput marredheniet se ai nuk ka respekt per ma te moshuarit
    Une te pyeta, nuk thashe qe e meritojne. Te pyeta sepse pashe se, sipas menyres tende te argumentimit, fakti qe nje pjese e popullsise eshte fajtore dhe u gezoka me "fatin e zi" te tjetrit athere i gjithe populli eshte fajtor.

    Une jam i mendimit se nuk ka popuj fajtore dhe te siguroj se as serbet nuk kane qene te gjithe te gezuar me faktin se ushtria serbe po vriste njerez. Te siguroj gjithashtu se nuk gezohen te gjithe arabet kur ndodhin te tilla sulme kamikaze. Per ty mjafton te shohesh dy-tre arabe qe hidhen pupthi nga gezimi ne nje lajm te servirur nga media Perendimore per te arritur ne perfundimin se te gjithe arabet gezohen per ato sulme? Nese pergjigja e kesaj eshte PO, athere me vjen keq por nuk eshte problemi im, por i yti. Nese ti nuk pranpn te perdoresh mendjen dhe arsyen por t'i bashkohesh turmes dhe te mbetesh nen efektin e medias athere duhet te fajesosh veten, mbase edhe median deri diku.

    I/e nderuar,
    Populli iraken (sirian, egjiptian etj.) nuk mund te gezohet per sulmet e kamikazeve sepse ato do i mbaje ne kurriz ne vitet qe vijojne. Do jene keto sulme qe do perdoren per pretekst per te bombardu qytete te tjera. Kjo thjesht ne aspektin e interesave. Por, ta marrim edhe kshu nga ana humnae. Çfare mendon ti o njeri per muslimanet, se nuk kane ndjenja humnae dhe nuk i dhimbsen te pafajshmet? Po ta them kete meqe morre guximin t'i quash te gjithe ata popuj plehra.

    Une jetoj ne Turqi. Ketu ka goxha urrejtje ndaj Amerikes, Anglise dhe Izraelit. Nuk i duan dhe PIKE. Por kur ndodhen sulmet e tilla askush nuk tha, he mos se mire ja ben. Te gjithe i shanin! Po flasim per popujt e! Meqe ti ke aq besim tek vetja dhe njohurite tuaja sa t'i quash kombe te tere plehra!

    kshu kshu...

    Respekte!
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 02-08-2005 më 07:36

  10. #30
    Citim Postuar më parë nga Lexusja_1963
    Jam me popullin e pafajshem qe vriten e priten per dite nga keta te "fortet "kush do qofshin .

    te lutem citimin zbertheje nga te dyja anet , jo ku te levedis ty .
    Nuk mund te vejm fajtor gjysmen e botes , vetem pse terroristet kan fen myslymane ? Po ashtu nuk mund te urrejm gjysmen tjeter pse Bushi ka fe ortodokse apo katolike . Ndaji gjerat .

    Lexusja
    Po e citoj dhe njehere meqe qenke keqkuptuar . Nuk mbaj anen e terroristeve apo te Amerikes .
    Por mbaj anen e te pafajshmeve , kushdo te jene , Amerikan apo Irakiane , Izralite apo Palestineze . Jam kundra terrorit , jam kundra luftes .

    Jam me ata qe e ardhurojn jeten ne paqe .
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

Faqja 3 prej 28 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kur'ani dhe Bibla (Analizë)
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 31-07-2010, 11:45
  2. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •