Close
Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 276 prej 276
  1. #261
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar

    Sondazhe nga e gjithe bota tregojne se izraeli dhe usa shikohen si dy kercenimet me te medha te paqes sot ne bote,per me shume keto dy qeveri totalisht ilegale ecin te qeta duke bere gjoja si "dy demokracite me te medha ne bote",asnje nga keto dy qeveri nuk e pranon faktin qe ti pergjigjet te drejtes nderkombetare, dhe te drejtave te njeriut,konvencionit te gjeneves,apo edhe vete ligjeve te tyre te brendshme, izraeli dhe usa jane qeveri kriminale,dhe po kthehen ne epoken e stalinit dhe hitlerit


    Mbas luftes se dyte boterore asnje vend nuk ka pasur qellime ekspansioniste dhe hegjemoniste si keto dy shtete,qeveria kineze nuk e ka sulmuar tajvanin edhe pse nje gje te tille mund ta bente kur ti donte qefi,qeveria ruse nuk i ka sulmuar ish teritoret ruse,si psh gjeorgjia e cila e shtyre nga washingtoni provokoi nje sulm i cili i mbyt menjehere nga rusia - Putin mund ta mbyste marioneten gjeorgjiane te washingtonit dhe ta rivendoste teritorin gjeorgjian nen zoterimin rus qe i ka perkitur prej shekujsh dhe te shumte jane sot ata qe mendojne se akoma i perket rusise


    Ne 68 vjetet e fundit pjesa derrmuese e agresioneve ushtarake mund ti atribohen pa frike Usa dhe izraelit,keta dy inisiatore lufterash bejne gjoja sikur jane viktima agresionesh-eshte izraeli qe zoteron nje arsenal berthamor ilegal ,qe nuk njihet dhe nuk shpjegohet pse - dhe washingtoni qe ka te parapregatitur nje program dhe plan lufte bazuar mbi nje sulm nuklear preventiv,gjithe pjesa tjeter e botes eshte mire te hapi syte dhe te shikoje se si keto dy qeveri kriminale dhe mashtruese jane direkt kercenim per te gjithe planetin

  2. #262
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anëtarësuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar


  3. #263
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar

    Publikuar: 05.12.2013 - 21:38
    Sana, 5 dhjetor – Të paktën 52persona janë vrarë, kurse 162 janë plagosur sot me rastin e një sulmi ndaj Ministrisë së Mbrojtjes së Jemenit, njoftuan zyrtarët e Komitetit kombëtar për siguri.

    Sulmi u krye asisoj që pas kamikazit të parë me automobilin përplot eksploziv i cili goditi derën hyrëse të Ministrisë së Mbrojtjes në Sana, erdhi edhe automobili i dytë me vetëvrasës ekstremistë, të cilët ishin të veshur me uniforma ushtarake, i cili shkaktoi shumë viktima, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

    Si transmeton agjencia Reuters, ky është sulmi më vdekjeprurës në 18 muajt e fundit. Sipas fjalëve të zyrtarëve jemenas, në mesin e të vrarëve ka edhe infermiere e mjekë, si dhe shtetas gjerman.

  4. #264
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar

    Numri i te krishtereve te vrare per keto Krishtlindje ne Irak arrin ne 34.


    Publikuar: 25.12.2013 - 13:41
    Bagdad, 25 dhjetor- (E plotësuar)- Së paku 34 persona kanë humbur jetën nga shpërthimet me bomba që ndodhën sot në zonat e banuara me të krishterë në Baghdad.Policia dhe mjekët kanë thënë se shumica prej tyre janë vrarë nga shpërthimi i bombës afër një kishe pasi është kryer ceremonia e Krishtlindjeve.Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

    Arrin në 26 numri i krishterëve të vrarë në Irak
    Bagdad, 25 dhjetor - Është rritur në 26 numri i viktimave nga sulmi në afërsi të një kishe në Bagdad të mërkurën, njoftojnë autoritetet irakiane.Sipas zyrtarëve përgjegjës për sigurinë në Irak, shpërthimi i makinës-bombë në zonën Dura në jug të kryeqytetit, ka lënë të plagosur edhe 28 krishterë të tjerë, që kishin shkuar në kishë për të festuar Krishtlindjet.

    Më herët gjatë ditës, një bombë ishte detonuar në një supermarket në qarkut e banuar me të krishterë në Athorian, duke vrarë 11 civil.

    Popullsia e krishterë e Irakut ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të dhunës sektare, të cilat kanë pasuar ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuar në Irak, në vitin 2003.

    Numri i të krishterëve që jetonin në Irak para 2003-shit sillej deri në 1.5 milion, por tani ata janë më pak se 500,000.

  5. #265
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar

    Pergatitet sulm ndaj Al Kaides ne Falluxha, Irak

    Publikuar: 06.01.2014 - 14:52
    Bagda, 6 janar - Banorët e Falluxhës po largohen me shpejtësi nga shtëputë e tyre. Qyteti irakien është skenë e ofensivës së ushtrisë së Bagdadit kundër militantëve të Al Kaedës të shtetit islamik të Irakut, grupit ekstrem që po fiton terren në Irak dhe Siri, njoftin Time.al. Ky grupim i frymëzuar nga Al Kaeda është bashkuar me grupet e sunitëve në Falluxha dhe Ramad kundër qeverisë së kryeministrit Nuri al Maliki dhe politikave të tij që cilësohen si diskriminuese kundër popullsisë sunite.

    Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatë të kryeministrit shiitë janë deklaruar se mbështesin Bagdadin. Por Shba ka përjashtuar cdo ndërhyrje të mundshme në terren. Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri ka bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë rikthim të ushtarëve amerikanë në terren pas kjo është një betejë e vetë irakianëve.

    Forcat speciale kanë nisur sulmin ndaj bastioneve të militantëve të Al Kaedës dhe tashmë ndërhyrhja e ushtrisë është vetëm cështje kohe, sapo të ketë përfunduar evakuiimi i civilëve. Sipas forcave të armatosura militantët do të dëbihen nga Falluxha brenda dy ose tre ditësh.

  6. #266
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar

    kemi perandorine amerikane ate ruse dhe te tjera

    kemi bilderberg

    kemi banken boterore dhe fondin monetar nderkombetar

    kemi masonerine

    kemi mostren globale financiare

    kemi kompleksin industrial ushtarak

    kemi me dhjetra mijera lobe sherbimesh finance dhe industriale

    kemi koloset ne agrobisnes me helmet e tyre

    kemi mafiet anembane

    kemi spekulimet multi milardiere te big pharma qe rendojne ne kurriz te shendetit tone

    shkurt kemi keta peshkaqene te njerzimit keta vampire qe vrasin mbysin thithin gjaku e qenjeve njerzore

    por ....

    ju me siguri i dini te gjitha keto dhe pastaj filloni dhe cirreni deri sa ju iken zeri nga kordat tuaja vokale se per juve keta mostra nuk kane faj jo fajin e kane al qaida dhe bin ladenet dhe se fundmi isis te krijuar enkas nga keta mostra qe citova me siper per ta na genjyer per te na hedhur hi syve , dhe mbi te gjitha per te na hedhur kunder njeri tjetrit per te bere lufte midis atyre qe jane ne shkallen e fundit te piramides njerzore ne ate shkalle ky nuk merret asnje vendim dhe nuk miratohet asnje ligj

    po po po faji e ka terrorizmi ndersa ata

    jo jo ata qe e kane krijuar kete sistem ku lulezon terrorizmi nuk kane faj
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 16-08-2014 më 07:56

  7. #267
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar

    Mbas te gjithe konflikteve,mosbesimeve, dhe dhunes njerzore, qendron intelekti i devijuar,ja vlen te thuhet ne kete rast se intelekti nuk po leviz ne shtegun e duhur ose ne drejtimin e duhur ,ketij intelekti nuk i eshte shoqeruar mireqenja e perbashket njerzore.
    Persa kohe qe nuk verifikohen ndryshime ne mendjen e njeriut ,nuk do te jete e mundur asnje zgjidhje e perhershme ne nivelin boteror

    (cosmic vision)

    baba

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar

    A fiton dikush dicka nga terrorizmi? Besoj se po! Puna eshte te mendohemi kush del i fituar!

  9. #269
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    Sondazhe nga e gjithe bota tregojne se izraeli dhe usa shikohen si dy kercenimet me te medha te paqes sot ne bote,per me shume keto dy qeveri totalisht ilegale ecin te qeta duke bere gjoja si "dy demokracite me te medha ne bote",asnje nga keto dy qeveri nuk e pranon faktin qe ti pergjigjet te drejtes nderkombetare, dhe te drejtave te njeriut,konvencionit te gjeneves,apo edhe vete ligjeve te tyre te brendshme, izraeli dhe usa jane qeveri kriminale,dhe po kthehen ne epoken e stalinit dhe hitlerit
    Nga Momli t'kemi ty, lale??!!!!
    Si bre na qenkan "qeveri totalisht ilegale"??!! Kur ta kane bere synet trurin ty Atman, para apo pas renies se komunizmit??!!
    Mjaft, se u bera gazi i botes....po konkuron me Nuh Tunxhin!!
    Mbas luftes se dyte boterore asnje vend nuk ka pasur qellime ekspansioniste dhe hegjemoniste si keto dy shtete,
    Izraeli synime "ekspansioniste e hegjemoniste"??!!Djalosh, e ke lexuar histori??!! A e din se shtetin e Izraelit e krijoi Britania e Madhe dhe se te vetmit qe nuk respektuan vendimet e OKB-se ishin pikerisht harapet e tu te dashur??!!
    Pastaj, qe lloj-lloj krimbi te flase per SHBA-ne, ate qe shpetoi Evropen nga fashizmi e edhe nga komunizmi qe ti mbart ne damare, kjo vertet eshte per te qare!!
    Vertet ShBA nuk jane nje shtet i persosur, por deri me sot, jane i vetmi shembull qe mund te ndjekim dhe e vetmja demokraci qe mund te na shpetoje(shembulli i Kosoves nuk ju ngulet ne kujtese ju dudumave, eh??!!)
    qeveria kineze nuk e ka sulmuar tajvanin edhe pse nje gje te tille mund ta bente kur ti donte qefi,
    Po ti ke fjetur ne krevat me Mao Ze Dung-un, qe je kaq i sigurte se mund ta benin kur t'ua donte qejfi?!! Po Amerika çfare bente??!! Shko ere "analist" i opingave te mia!!!
    qeveria ruse nuk i ka sulmuar ish teritoret ruse,
    Per çfare flet mer dudum??!! Po Cekosllovakine e harrove zotrote??!!Po Afganistanin, Cecenine, etj??!! Tashi edhe Ukrainen.....thuj hoxhes qe te ta hape pak historine!!!

    si psh gjeorgjia e cila e shtyre nga washingtoni provokoi nje sulm i cili i mbyt menjehere nga rusia - Putin mund ta mbyste marioneten gjeorgjiane te washingtonit dhe ta rivendoste teritorin gjeorgjian nen zoterimin rus qe i ka perkitur prej shekujsh dhe te shumte jane sot ata qe mendojne se akoma i perket rusise
    Olala, a mendon edhe ti se akoma i perket Rusise, Atman??!!
    Ne 68 vjetet e fundit pjesa derrmuese e agresioneve ushtarake mund ti atribohen pa frike Usa dhe izraelit,
    Vertet dudum??!! Kunder kujt dhe sa "agresione ushtarake" ka bere Izraeli??!! Na numero edhe ato amerikane, po pat mundesi!!!!

    keta dy inisiatore lufterash bejne gjoja sikur jane viktima agresionesh-eshte izraeli qe zoteron nje arsenal berthamor ilegal ,qe nuk njihet dhe nuk shpjegohet pse
    Djalosh, po ti a e ke parasysh se çfare do te thote "ilegal"??! Sipas cilit ligj, na qenka "ilegal"??!! Sipas ligjit te harapeve te tu te dashur??!!
    Shko ere mos na hap barkun m egomarlleqe te tilla....
    - dhe washingtoni qe ka te parapregatitur nje program dhe plan lufte bazuar mbi nje sulm nuklear preventiv,gjithe pjesa tjeter e botes eshte mire te hapi syte dhe te shikoje se si keto dy qeveri kriminale dhe mashtruese jane direkt kercenim per te gjithe planetin
    Atman, ky eshte Forumi Shqiptar dhe krimbat e etnive te tjera jane te ftuar te shkojne neper halete e forumeve te tyre!! Keshtuqe, sikterr prej ketu!!
    Ne kete forum, krimbat qe flasin keq per mikun qe na shpetoi nga shtazeria serbe, ne Shqiptaret i shtypim siç e meritojne, more vesh??!!
    Mora thuaj e zhduku qe ketej....
    Jarigas

  10. #270
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar

    Revista “Foreing Policy” e Këshillit Amerikan për Politikë të Jashtme: “Geneive Abdo, një prej ekspertëve të institutit “Brokings”, në raportin e tij të muajit të kaluar ka shkruar përçarja në mes myslimanëve suni dhe shii gradualisht po e zë vendin e konfliktit më të madh mes myslimanëve dhe perëndimit
    dhe me siguri se në një të ardhme të afërt do të zë edhe vendin e çështjes së pushtimit të Palestinës si faktori kryesor për përgatitje në jetën politike të botës arabe”.
    Kriza dhe lufta në Siri ka filluar dy vjet më parë. Kjo është një krizë e cila ka gjetur dimensione më të gjera për arsye se është mbështetur shumë në aspektin financiar dhe me armë nga Amerika, shtetet perëndimore si dhe nga shtetet e tilla si Katari, Arabia Saudite dhe Turqia. Grupet e armatosura kryengritëse në Siri të mbështetura nga fronti arabo-perëndimor, nuk po kursejnë kurrfarë lloj krimi vetëm e vetëm për t’i çuar përpara objektivat e tyre destruktive.

    Që nga fillimi, fronti kundërshtar i qeverisë siriane zhvillimet në këtë vend i konsideroi si të ndikuara nga zhvillimet politike në rajonin e Lindjes së Mesme e veçanërisht nga ato që u krijuan kundër sistemeve diktatoriale dhe tiranike, prandaj me këtë pretekst filloi përpjekjet për përmbysjen e qeverisë së Sirisë. Mirëpo qëndresa e ushtrisë dhe popullit të Sirisë si dhe dobësia e opozitarëve për ta përmbysur qeverinë legjitime të Sirisë, u bënë shkak që të paraqiten pretekste të ndryshme me qëllim që të krijohen kushte për ndërhyrje ushtarake nga jashtë në Siri. Një prej preteksteve të tilla, ishte krijimi i një atmosfere nga ana e mediave për të krijuar një konflikt ndërsektar dhe ndërfetar në Siri duke marrë parasysh edhe ofendimet dhe fyerjet që grupet selefiste bënë ndaj objekteve dhe simboleve të shenjta fetare në këtë vend. Aktualisht bëhet përpjekje që kriza e krijuar nga fronti arabo-perëndimor në Siri të shndërrohet në një luftë ndërsektare. Politizimi i krizës në Siri rreth shiizmit (alevive) dhe sunizmit, po riprodhohet përsëri në këtë vend. Ky politizim i krizës siriane apo ndarje në dy pole kryesore, në vetvete posedon kapacitet të mjaftueshëm për strategjinë e thellimit edhe më tepër të kësaj krize. Shtimi i ofendimeve dhe fyerjeve ndaj objekteve dhe simboleve të shenjta gjithashtu mund të analizohet dhe vlerësohet brenda kësaj kornize me qëllim që atmosfera në Siri të paraqitet për opinionin publik botëror në formë të një lufte ndërsektare.

    Mos pasja e kapacitetit të nevojshëm për t’i dhënë legjitimitetin e duhur krizës së krijuar në Siri në petkun e demokracisë dhe lirisë është bërë shkak që autorët që kanë krijuar krizën në Siri, për të vazhduar punën e tyre, të kërkojnë strategji të tjera. Në këtë drejtim, zgjerimi dhe thellimi i konfliktit ndërsektar dhe shkelja serioze e të drejtave të njeriut si dhe lëndimi dhe prekja e ndjenjave të opinionit publik, konsiderohet e vetmja strategji e mbetur për fuqitë e mëdha hegjemoniste që të dalin në skenë si shpëtimtare të popullit të Sirisë. Kjo do të thotë se kurdoherë që shtetet perëndimore me në krye Amerikën të ndodhen përballë shkeljes së gjerë të të drejtave të njeriut dhe kur veprimet paqësore mos të kenë efektin e tyre, ato në emër të Bashkësisë Ndërkombëtare hynë në fazën e ndërhyrjes ushtarake. Kjo strategji është bërë shkak që kriza e Sirisë të zgjerojë edhe më tepër dimensionet e saj dhe nga ana tjetër, të mbesin sterile të gjitha përpjekjet dhe planet ndërmjetësuese për fillimin e dialogut politik. Pavarësisht se shumica e shteteve të botës theksojnë mbi nevojën e domosdoshme që kjo krizë të zgjidhet me mjete politike dhe paqësore, Franca, Anglia dhe Amerika deklaruan për nevojën e dërgimit të armëve më të rënda për grupet kryengritëse në Siri, ide të cilën filluan ta zbatojnë menjëherë. Amerika dhe aleatet e saj për t’i realizuar qëllimet e tyre në Siri, kanë nevojë për krijimin e ngjarjeve tragjike në Siri të cilat kanë mundësi të shfaqen edhe në formën e një ideje për një luftë ndërfetar apo ndëretnike. Prandaj, perëndimi po bënë përpjeke që t’i shfrytëzojë të gjitha mundësit për t’i realizuar qëllimet e tij. Selefistët ekstrem dhe grupet tekfiriste, konsiderohen grupet më të përshtatshme që nëpërmjet tyre fronti arabo-perëndimor t’i realizojë qëllimet e tij. Grupet tekfiriste dhe selefiste më tepër se çdo kund tjetër, në vet vendet islamike janë bërë shkak të konflikteve dhe armiqësive të ndryshme mes myslimanëve. Në vështrimin e grupeve tekfiriste, çfarëdo lloj i leximit të islamit në aspektin fetar, filozofik, politik apo gnostik i cili nuk përputhet me mendimin e ngurtë të tyre, konsiderohet idhujtari. Prandaj në një shoqëri multi-fetare dhe multi-etnike siç është rasti në Siri, prania e një të menduari të tillë duke marrë parasysh potencialet shoqërore dhe mbështetjen e gjithanshme nga jashtë, nuk do të rezultojë në ndonjë gjë tjetër, përveçse në një tragjedi njerëzore.

    Pikërisht do të ndodhë ajo çfarë po kërkon perëndimi. Prandaj kështu edhe prodhohet ndarja e krizës së Sirisë në dy pole rreth shiizmit dhe sunizmit. Kjo ndarje në dy pole ka një kapacitet më të madh për ndezjen e një konflikti më të ashpër nëpërmjet grupeve tekfiriste. Rezultati tjetër që vije nga shndërrimi i krizës në Siri në një konflikt ndërsektar, është fakti se në këtë mënyrë perëndimi mund ta “pastrojë” vetën nga bashkëpunimi me grupet terroriste siç është Al Kaida. Në këtë drejtim edhe regjimi sionist do të përfitojë shumë nga shndërrimi i krizës siriane në një konflikt ndërsektar. Për arsye se nëse Siria do të shndërrohet në një shtetet të dështuar, kjo do të jetë në favor të regjimit sionist nga dy aspekte.

    Një, regjimi sionist më nuk do të brengoset për rikthimin e territoreve të pushtuara në lartësitë e Golanit si dhe ujërat që gjenden në këtë rajon. Dy, arsyeja më e rëndësishme që regjimi sionist po bënë përpjekje që Siria të shndërrohet në një shtet i dështuar dhe i ndarë, është fakti se krijimi i një konflikti ndërsektar dhe ndëretnik në Siri mund të përshpejtojë procesin e krijimit të një konflikti më të gjerë mes sunive dhe shiive në tërë Lindjen e Mesme e gjithashtu edhe një konflikt të ri ndëretnik në të gjitha shtetet e Lindjes së Mesme. Kështu që nëse Siria do të shndërrohej në një plagë të infektuar, do ta infektojë të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme. Me fjalë të tjera, një Lindje e Mesme e dobët, e sëmurë, dhe plot me kaos është gjëja më e rëndësishme të cilën e kërkojnë sionistët. Ndërsa një Lindje e Mesme e sigurt, e zhvilluar dhje e bashkuar konsiderohet tmerri më i madh i mundshëm për regjimin e falsifikuar të Izraelit. Daniel Pipes, shkrimtar amerikan dhe përkrahës i regjimit sionist, duke shpjeguar këtë politikë të regjimit sionist në Siri, shkruan: “Kur forcat djallëzore sulmojnë njëra tjetrën, natyrisht se neve na kërcënon një rrezik më i vogël. Në aspektin lokal, kjo çështje ata do t’i mbajë në një kaos dhe asnjërën palë nuk do ta lejojë që të dalë fitimtare dhe të përfundojë konfliktin në interes të saj.

    Pala perëndimore gjithnjë duhet t’i ndihmojë atyre që janë duke humbur në mënyrë që konflikti të zgjasë sa më shumë dhe ata të arrin në një qorr sokak të errët”. Nga pikëpamja e sionistëve, grupet tekfiriste po bëjnë veprime të tilla që imazhi i Islamit të paraqitet sa më i prishur dhe sa më destruktiv. Këto grupe në realitet po zbatojnë politikën islamofobiste të sionistëve. Pjesëtarët e këtyre grupeve besojnë se vetëm ata janë myslimanë të vërtetë në mbarë botën, ndërsa myslimanët tjerë kanë dalë nga feja dhe për këtë arsye ata duhet të vriten. Por a mund të jetë e gjitha kjo që gjithmonë të duket vetëm një rastësi që organizata terroriste Al Kaida gjithnjë të vrasë vetëm myslimanë, ndërsa asnjë herë deri më tani mos të sulmojë interesat e regjimi sionist? Zhvillimi i talebanizmit dhe selefizmit si dhe zgjerimi i veprimtarisë së Al Kaidas në Siri dhe në shtetet e tjera myslimane si në Irak, Liban, Jemen, Libi dhe shumë vende të tjera islame, a mundët me të vërtetë të vlerësohet dhe të analizohet të ketë ndodhur pa mbështetjen dhe inkurajimin e disa vendeve perëndimore dhe arabe?! Objektivat e mëdha të Amerikës dhe aleatëve të saj evropianë janë ndarja dhe copëtimi i shteteve islame nëpërmjet përçarjeve dhe konflikteve ndërsektare. Ndarja e shteteve myslimane në shtete më të vogla do të thotë krijimi i një krize të pafund në rajon dhe shtrembërimi i opinionit publik të myslimanëve nga rreziku që i kanoset atyre nga regjimi sionist dhe Amerika në rajonin strategjik të Lindjes së Mesme. Revista “Foreing Policy” e Këshillit Amerikan për Politikë të Jashtme e cila konsiderohet një organ me ndikim të veçantë në hartimin dhe përcaktimin e strategjive kryesore të politikës së jashtme amerikane, në lidhje me këtë shkruan: “Aktualisht shumë prej ekspertëve këtë lloj konflikti ndërsektar e konsiderojnë një version të ri për rihartimin e politikave rajonale. Geneive Abdo, një prej ekspertëve të institutit “Brokings”, në raportin e tij të muajit të kaluar ka shkruar përçarja në mes myslimanëve suni dhe shii gradualisht po e zë vendin e konfliktit më të madh mes myslimanëve dhe perëndimit, ndërsa me siguri se në një të ardhme të afërt do të zë edhe vendin e çështjes së pushtimit të Palestinës si faktori kryesor për përgatitje në jetën politike të botës arabe”. Robert Fisk, analist i njohur i gazetës angleze “Indipendent”, në një artikull të publikuar me titull “Perëndimi dhe copëtimi i Lindjes së Mesme” shpjegon shumë mirë objektivat e shteteve perëndimore nga krijimi i konfliktit ndërsektar.

    Ai artikullin e tij e nis me këtë pyetje: “Pse perëndimi gjithmonë kërkon copëtimin e Lindjes së Mesme?

    Pse ne, perëndimorët gjithnjë bëjmë përpjekje për copëtimin dhe ndarjen e kombeve të Lindjes së Mesme dhe pse ne gjithnjë kemi bërë përpjekje që në mënyra të ndryshme t’ua imponojmë popujve të këtij rajoni këtë bindje se mbi ata sundon distanca, dallimet dhe mosmarrëveshjet e ndryshme? A është kjo politikë, apo një lloj i racizmit jo zyrtar të perëndimorëve? Ndoshta përkufizimi i kësaj politike është më tepër sesa një racizëm, më tepër sesa një errësirë që sundon mbi shpirtin dhe moralin e perëndimit?” Robert Fisk pas këtyre pyetjeve shkruan: “Nëse do t’i hedhim një vështrim hartave të Lindjes së Mesme të publikuara në mediat perëndimore, plotësisht mund të perceptojmë këtë dëshirë dhe ambicie tek perëndimorët për ndarjen dhe copëtimin e Lindjes së Mesme.

    Për shembull Iraku është ndarë me ngjyra të ndryshme dhe në rajone të caktuara. Shiitët në jug, sunitët në trekëndëshin qendror, ndërsa popullata kurde në veri të këtij vendi. Harta e Irakut në shumë gazeta dhe media perëndimore është përcaktuar në formë të një tetë këndeshi me ngjyra të ndryshme. Ndërsa Libani ka një hartë edhe më të larmishme. Shiitët janë vendosur në jug të Libanit dhe në jug të Bejrutit, duruzitët janë të vendosur në veri të Libanit, sunitët në Sejda, në bregdetin jugor të Bejrutit, në qendër të Bejrutit dhe në veri të Libanit. Realiteti nuk mund të mohohet, perëndimoret kanë një etje të pashuar për publikimin e këtyre hartave dhe zmadhimin e tepruar të dallimeve dhe mosmarrëveshjeve. Ne perëndimoret i duam shumë këto harta dhe këto ndarje sepse dallime dhe ndarje të tilla janë një mjet shumë i përshtatshëm për zgjerimin dhe thellimin e mosmarrëveshjeve, përçarjes dhe urrejtjes mes grupeve të ndryshme në rajonin e Lindjes së Mesme”. Deklarime të tilla tregojnë shumë qartë se Amerika dhe shtetet perëndimore nuk po kërkojnë paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme sepse qëllimi kryesor i tyre në realitet është zgjerimi dhe thellimi sa më i madh i këtyre dallimeve etnike, fetare dhe sektare me qëllim që të krijohen rrethanat e përshtatshme për ndarjen edhe më shumë të Lindjes së Mesme. Për fat të keq disa shtete dhe grupe të rajonit kanë rënë në kurthin e politikave të mëdha të Amerikës dhe kjo është në kohën kur edhe vet këto shtete janë pjesë e politikës së madhe të Amerikës dhe regjimit sionist për ndarjen dhe copëtimin e rajonit të Lindjes së Mesme.

    http://albanian.irib.ir/

  11. #271
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    Revista “Foreing Policy” e Këshillit Amerikan për Politikë të Jashtme: “Geneive Abdo, një prej ekspertëve të institutit “Brokings”, në raportin e tij të muajit të kaluar ka shkruar përçarja në mes myslimanëve suni dhe shii gradualisht po e zë vendin e konfliktit më të madh mes myslimanëve dhe perëndimit
    Pra, ka nje konflikt midis myslimaneve dhe perendimit!!
    Kriza dhe lufta në Siri ka filluar dy vjet më parë. Kjo është një krizë e cila ka gjetur dimensione më të gjera për arsye se është mbështetur shumë në aspektin financiar dhe me armë nga Amerika, shtetet perëndimore si dhe nga shtetet e tilla si Katari, Arabia Saudite dhe Turqia.
    Ky patjeter qe s'eshte koment i Geneive Abdo, siç don te na e shesesh, por eshte komenti dudumash!!
    Qysh qenka ky muhabet tashi, edhe konflikt muslimano-perendimor, edhe aleance myslimano-perendimore??!!
    Gomarlleqet e dudumave, s'kane te mbaruar!!

    Që nga fillimi, fronti kundërshtar i qeverisë siriane zhvillimet në këtë vend i konsideroi si të ndikuara nga zhvillimet politike në rajonin e Lindjes së Mesme e veçanërisht nga ato që u krijuan kundër sistemeve diktatoriale dhe tiranike, prandaj me këtë pretekst filloi përpjekjet për përmbysjen e qeverisë së Sirisë.
    Jo bre, kjo eshte genjeshter me bisht; gjithçka eshte e kurdisur nga Amerika, ne konflikt me muslimanet dhe ne aleance me ta!!
    Mirëpo qëndresa e ushtrisë dhe popullit të Sirisë si dhe dobësia e opozitarëve për ta përmbysur qeverinë legjitime të Sirisë, u bënë shkak që të paraqiten pretekste të ndryshme me qëllim që të krijohen kushte për ndërhyrje ushtarake nga jashtë në Siri.
    Dudumat e kane nderruar pllaken: ne fillim ishte populli ai qe u ngrit kunder Asadit diktator,tashi flasim per qendresen e popullit n embrojtje te "qeverise legjitime"!!
    Kundermojne si kermat shkrimet tuaja!!
    Një prej preteksteve të tilla, ishte krijimi i një atmosfere nga ana e mediave për të krijuar një konflikt ndërsektar dhe ndërfetar në Siri duke marrë parasysh edhe ofendimet dhe fyerjet që grupet selefiste bënë ndaj objekteve dhe simboleve të shenjta fetare në këtë vend.
    Ja edhe mediat qe krijuan "shitet" dhe "sunitet"!!!Bile, jane mediat qe kane shkruar Kuranin dh ekrijuar figuren e Aliut!!
    Cfare krimbash mbart kjo toke!!
    Aktualisht bëhet përpjekje që
    kriza e krijuar nga fronti arabo-perëndimor në Siri
    të shndërrohet në një luftë ndërsektare.
    "fronti arabo-perendimor" kunder arabeve siriane??!!Per "perendimor" quhen krimbast muslimane nga Evropa qe shkojne te bejne lufte ne emer te Allahut harap, kunder harapeve??!!
    Si eshte e mundur qe idiotesia juaj te arrije keto maja, Atman??!!

    Mjaft me shkrime te tilla qe jane ushqim vetem per dudumet islamike qe mezi presin te bejne lufte kunder Evropes meme, ne emer te nje perendie harape!!
    Jarigas

  12. #272
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar

    Citim Postuar më parë nga user010 Lexo Postimin
    A fiton dikush dicka nga terrorizmi? Besoj se po! Puna eshte te mendohemi kush del i fituar!
    Po duhet dikush qe te perfitoje....
    http://www.theguardian.com/uk-news/2...-bherlin-gildo
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  13. #273
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar

    Nafta, gazi dhe diplomacia ekonomike ndërkombëtare
    Analistët, duke komentuar ngjarjet e fundit, kanë ardhur në përfundimin se për aq kohë sa ekonomitë e vendeve industriale nuk mund të shkëputen nga “zakoni i lidhjes me naftën dhe gazin” qëndrueshmëria e ekonomisë botërore nuk mund të jetë e sigurt.

    Fuqizimi i Rusisë, Iranit dhe Venezuelës, të konsideruara me të drejtë ose jo, si vende të pasura me energji, pozon njëfarë kërcënimi ndaj stabilitetit ndërkombëtar dhe Perëndimit, për shkak se çmimet e larta të naftës mund t’u japin këtyre vendeve jo vetëm më shumë të ardhura për të financuar veprimtaritë e tyre, por edhe kontroll më të madh mbi vendet që varen nga importet e tyre.

    Ekziston gjithashtu rreziku që vendet kryesore importuese të naftës, të shqetësuara për të siguruar furnizime të energjisë thelbësore për rritjen e ekonomisë vendase, të fillojnë të konkurrojnë në mënyrë të dëmshme për të ndikuar në rajonet eksportuese të naftës; pra rreziku politik do të jetë gjithmonë i pranishëm për arsyen e thjeshtë se në shtetet e pasura me naftë nuk ka institucione të forta që t’i mbajë nën fre politikanët e tyre.

    Rusia, për shembull, nuk mendon se mund të kërcënohet nga një kundërveprim masiv nëse ajo përdor gazin e saj natyror si një armë ekonomike dhe politike për të kufizuar zgjerimin e Perëndimit dhe të NATO-s në Lindje dhe për të ndikuar mbi politikën e shteteve të Gadishullit të Ballkanit, veçanërisht për çështjen e Kosovës; Rusia është furnizuesi më i rëndësishëm me gaz i Europës Perëndimore (me 60% të furnizimit total) dhe vendeve ballkanike (me gjysmën e totalit të eksporteve ruse të naftës dhe gazit në tregun ballkanik, që llogaritet në 59 milionë tonë naftë dhe 79 miliardë metër kub gaz), çka dëshmon se fuqia e saj në treg është pothuajse e pakundërshtueshme.

    Prandaj, ekonomikisht dhe diplomatikisht, Rusia e sheh veten në një pozitë shumë të favorshme, sepse është në gjendje t’i ofrojë Kinës, Indisë, Japonisë, si dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian atë çka Amerika nuk ua ofron dot. Në këto vende, Rusia eksporton 30% të naftës dhe 44% të gazit, dhe ka rritur influencën e saj euroaziatike. Nafta, edhe pse është një burim i kufizuar, nxit sistemin global të transportit, veçanërisht në vendet në zhvillim, të cilët, në rast se do ta konsumonin atë në të njëjtin nivel me vendet e KE–së, atëherë konsumi botëror do të rritej me 150%.

    Por dëshira për të ulur varësinë nga nafta ka komplikacionet dhe justifikimet e veta gjeopolitike, strategjike, ekonomike, sociale dhe kështu me radhë. Derisa ekonomitë e vendeve industriale të shkëputen nga ajo që Presidenti George W. Bush e quajti “zakoni i lidhjes sonë me naftën”, qëndrueshmëria e ekonomive të vendeve të industrializuara, pra qëndrueshmëria e ekonomisë botërore do të jetë e pasigurt”.

    Në rrethanat e krijuara nga kriza botërore, në Gjenevë nga 19 deri më 21 nëntor, 2008 u mblodh Sesioni i 17–të i Komisionit Ekonomik për Europën i Kombeve të Bashkuara për “Aleancat Strategjike për Sigurinë e Energjisë”, i cili u përqendrua në problemet e mprehta që përfaqëson sot sektori i naftës dhe i gazit në botë, rreziqet e krijuara për shkak të krizës globale financiare, paqëndrueshmërisë së çmimeve të naftës dhe ndryshimeve të mprehta të kërkesës për naftë që e kanë sigurinë e furnizimit me energji një problem emergjent.

    Në rritjen e kërkesës për energji në shkallë botërore deri në vitin 2030, peshën kryesore me 52% të konsumit të përgjithshëm të energjisë do ta zënë hidrokarburet, 27% qymyret, 15% energjitë e rinovueshme dhe 6% energjia nukleare. Prodhuesit kryesorë në tregun e energjisë sot janë: Lindja e Mesme, Rusia, Rajoni i Kaspikut, Kanadaja, Afrika dhe Venezuela, ndërsa konsumatorë janë: Amerika e Veriut, Europa, Kina, India, Brazili, të cilat së bashku konsumojnë 61.3% të naftës dhe 50.1% të gazit botëror; Irani renditet i dyti në botë për sa u përket rezervave të gazit dhe po ashtu i dyti në prodhimin e naftës në kuadër të OPEC–ut (që zë 40% të naftës në nivel botëror); të dhënat janë shqetësuese, sepse me ritmin aktual të rritjes së konsumit, rezervat llogariten: (i) 230 vjet për qymyrin; (ii) 70 vjet për gazin; (iii) 50 vjet për naftën. Gazi natyror ka rezerva të bollshme, por ai do të kërkojë investime të mëdha në pikëpamje të transportit dhe shoqërohet me rreziqe gjeopolitike të mëdha.

    Meqenëse energjia po bëhet një problem gjithnjë e më i ndjeshëm, rëndësi të madhe ka njohja dhe vlerësimi i zhvillimeve botërore në fushën e naftës dhe gazit, sidomos pas asaj që ndodhi në vitin 1971, kur roli historik i naftës së prodhuar në SHBA mori fund, për shkak se kërkesa botërore e tejkaloi aftësinë prodhuese të SHBA dhe të pavarësisë energjetike të tyre. Që prej vitit 1971, epiqendra e rregullimit të çmimeve u zhvendos nga SHBA te disa kompani të mëdha prodhuese amerikane në Lindjen e Mesme dhe, më pas, u zhvendos te forcat e tregjeve të globalizuara, të cilat në ditët e sotme, nuk mund të kontrollohen as nga prodhuesit e mëdhenj dhe as nga ndonjë organizëm tjetër. Shfrytëzimi deri në ekstrem i fuqisë së përcaktimit të çmimeve në fillim të dhjetëvjeçarit të vitit 1970, i detyroi shumë vende prodhuese të naftës dhe, veçanërisht, ato të Lindjes së Mesme, t’i shtetëzonin kompanitë e naftës me qëllim që ta ushtronin direkt ndikimin e tyre politik në arenën ndërkombëtare.

    Analistët e politikës e kanë bërë plotësisht të qartë se për aq kohë sa vendet e mëdha konsumatore do të jenë të detyruar të përdorin burime gazi nga vendet që nuk mbajnë marrëdhënie miqësore me ato, do të preken nga krizat. Rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit në botë janë nën kontrollin e monopoleve shtetërore në vende si Rusia, Irani, Arabia Saudite, Nigeria, Venezuela, etj., të cilët të ardhurat për buxhetet e tyre i sigurojnë nga shitja e naftës, që përbën pothuajse burimin kryesor të të ardhurave.

    Rusia parashikon të zhvillojë transportin e gazit drejt Shqipërisë nga jugu i Serbisë, duke e përcjellë nga Bullgaria, ndërsa shoqëria “Lukoil” ka investuar me 1.5 miliardë US$ në bashkëpunim me shoqërinë gjermane “Siemens”, për ndërtimin e një naftësjellësi tjetër që do ta transportojë naftën bruto nga Rusia në Kroaci dhe direkt në Adriatik (çka shpjegon pretendimin e Presidentit Tadiç në Samitin e Sofjes se Serbia do të ishte një vend dispeçer). Në revistën “The Economist”, gazetari E. Lukas shkruante: “Kosova mbetet shembulli më i qartë i politikës ruse përça dhe sundo”.
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...mob3sbNcftojxQ

  14. #274

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar

    Ka vite qe eksperimentohet me versione te viruseve ne familjen SARS CoV, laboratoret ne wuhan jane financuar pjeserisht nga Fauci dhe Qendra per kontrollin e semundjeve ne amerike, pasi eksperimentimi me krijimin e viruseve u be i jashteligjshem. Cdo shtet ne bote ka departament kerkimi ushtarak per luften biologjike (viruset, infekstionet, toksinat). Kjo PLANdemi, synon te mbuloje krizen financiare shkaktuar nga sistemi bankar privat qe printon para nga hici duke shkaktuar inflacion, zhvleresim te monedhave vendase dhe duke zhytur shtetet ne borxhe qe sdo i paguajne dot kurre (+interes). Ata detyrohen te shesin resurset, pronat dhe te privatizojne ekonomine ndaj atij qe ofron me shume. Bankat jane institucione private me aksionere dhe mund te bejne investime kudo (prona, burse, aksione). Industria farmaceutike eshte industria e 3te me fitimprurese ne planet. Vaksinat e covid permbajne ARN (e cila do modifikoje gjenomen njerezore). Paraja elektronike dhe kontrolli dixhital jane ne doren e teknokrateve dhe atyre qe mund te blejne cdo pajisje per te minuar monedha elektronike (cryptocurrency).

    meditoni, lutuni, faluni, ushqehuni mire dhe merruni me aktivitet fizik, shpenzoni kohe ne natyre, degjoni muzike qetesuese, mos u merrni me thashetheme dhe gjera pa vlere, mos e ndosni trupin me ilace, cigare dhe substanca pa jete. Keshtu evolon ADN. share foton ju lutem
    Emri:  redvsblue.jpg

Shikime: 122

Madhësia:  38.4 KB

  15. #275

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar

    SULM TERRORIST NE AUSTRI


    Ai ishte një 20 vjeçar i lindur në Vjenë, autori i sulmit të djeshëm terrorist në Austri.

    Lajm nga Gazeta "Der Falter"

    Po nga kjo gazetë mësojmë se ky djal, me origjinë shqiptare, ishte i njohur nga shërbimet sekrete austriake. Për më tepër, sipas 007 në Vjenë, ky ishte pjesë e një grupi prej rreth 90 islamikësh austriakë të cilët kishin shprehur qëllimin e tyre për të shkuar vullnetarë në Siri. Sipas asaj që shkruan Florian Klenk, gazetari i "DerFalter", në Twitter, sulmuesi quhej Kurtin S., prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe që nuk ishin vërejtur nga ana e tyre tendenca islamike ekstremiste.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  16. #276
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Terrorizmi, problem serioz ndërkombëtar

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    SULM TERRORIST NE AUSTRI


    Ai ishte një 20 vjeçar i lindur në Vjenë, autori i sulmit të djeshëm terrorist në Austri.

    Lajm nga Gazeta "Der Falter"

    Po nga kjo gazetë mësojmë se ky djal, me origjinë shqiptare, ishte i njohur nga shërbimet sekrete austriake. Për më tepër, sipas 007 në Vjenë, ky ishte pjesë e një grupi prej rreth 90 islamikësh austriakë të cilët kishin shprehur qëllimin e tyre për të shkuar vullnetarë në Siri. Sipas asaj që shkruan Florian Klenk, gazetari i "DerFalter", në Twitter, sulmuesi quhej Kurtin S., prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe që nuk ishin vërejtur nga ana e tyre tendenca islamike ekstremiste.
    Duhet reformuar islami, mendohet te trainohen hoxhallaret, dhe te mos kapen mbas "aditheve" te shkeputura, pra edhe kurani duhet reformuar.
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314

Tema të Ngjashme

  1. Kur'ani dhe Bibla (Analizë)
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 31-07-2010, 11:45
  2. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •