Close
Faqja 4 prej 28 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 276
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anëtarësuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Or xen, po mos more keshtu

    Shumica, bile derrmuese, e arabeve sot eshte kunder njeriut te bardhe europian. Shumica derrmuese e serbeve sot nuk e kane denu e as s'kane ndermend me e denu Millosheviçin, ne mos sepse e humbi Kosoven. Shumica derrmuese e gjermaneve te 33-it ishin me Hitlerin dhe ishin tere qejf qe Hitleri shpartallonte kedo qe i dilte perpara.

    Keshtu qe ato dokrrat me popuj te "pafajshem" jane per te vu femijet ne gjume. Kur populli kthehet ne popullace mor mik, ai kthehet nje popull pleher, te pelqen apo s'te pelqen ty. Dhe ne asnje rresht nuk permenda mysliman apo budist, bile tre shembujt qe mora une u perkasin tre feve te ndryshme.

    Kshu ashu...
    .Kurse une mbeshtes zenin ..me c'ke shkruajtur me lart nuk bashkohem me ty. Populli eshte si puna bagetise ( dhe po deshe prove shiko bagetine shqiptare gjate 15 viteve te fundit). Populli drejtohet nga politikanet. Varet se kush e ben politiken. Per punen e popullit serbit dhe sa i urren shqiptaret.....ne 1990 dy shoke te mi lane ushtrine dhe u arratisen ne jugosllavi. Para se te shkonin ne beograd, ndenjen ne nje familje serbe. Mbas nje fare kohe qe ju bene letrat per ne amerike u nisen ne beograd, per me vone destinacion michiganin. Kur ika une, me tha ky shoku im, me ka ther ne zemer kur kam pa ate plaken serbe duke qajt me denese. Me puthi fort dhe me shtrengoi sikur me pas qene cuni i saj. Me uroi nje lume me te mira ...mu duk sikur kisha plaken time para. Mos ja futni kot. Populli ushqehet me ato qe i hedh qeveria ne pjate. Miloshevici i hidhte helm robve . Bebeja vogel qe lind se ka idene e urrejtes po e meson nga ata qe e rrisin. Une kam dhe cuna serbe qe i njoh dhe luajme dhe futboll me ta nganjehere. Njehere nuk e ka hap njeri gojen me thone dicka ofenduese biles kur shihemi ndonjehre neper bare edhe na sjellin ndonje pije ne shenje respekti. Po me greket qe i marrin shqiptaret ne pune neper restorante? pse pak rob ka qe mund te tregojne histori te ndryshme si i kan ndihmuar? ka lloj lloj robsh.Gjeneralizime per te futur te gjithe ne nje kategori i thellojne konfliktet. Xeni e ka shkrujt shume mire me lart kur thote jo te gjithe arabet gezohen kur dikush hedh robt ne ere. Ne qofte se populli nok e do nje popull atehere nuk do kishte martesa midis te huajve, shqiptareve dhe grekeve, ruseve dhe shqiptareve,afrikaneve dhe amerikaneve, arabve dhe amerikanve. kot mos ta zgjasim....ajo qe ke shkruar tekcitimi per opinion tim nuk qendron.

  2. #32
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Evropa terroriste e para!

    Ndoshta do t'ju komprementoj titulli, por jo padashje e kam vendosur te tille. Ajo qe ne vend te pare ze per tu diskutuar jane menyra se si e shohin evropianet terrorizmin. Gjithsesi askush ne kete corbe qe zjen boten nuk ka gisht, fillimet e terrorizmit nuk erdhen nga lindja. Shekulli i fundit dhe fillimshekulli qe po jetojme ka pasur forma te ndryshme dhe pamje te ndryshme terroriste. Jam plotesisht i mendimit se kur permendet fjala terrorizem mendja te shkon si per cudi nga ai i ashtequajturi "Terrorizem Islamik", edhe pse si terminologji bie poshte pasi Terrori dhe Islami (Paqa) jane dy antiteza qe nuk kane asnje pike te perbashket, kete dukshem e kane vene re edhe analiste te shquar evropiano-perendimor dhe mundohen per cdo here t'i shmangen kesaj terminologjie. Mire po fjala e cila duhet me doemos te shtrohet eshte me shume kah cenimi qe i behet padrejtesisht Islamit.
    Po te shohesh historia e ka njohur per cdo kohe terrorizmin.
    Ce Gevara revolucionin e tij e ndoqi nepermjet formave radikale dhe terroriste ne vend, ky shkak i ekstremizmit ideologjik komunist, nderkohe njihet si nje nder heronjte revolucionare.
    Evropa mbare, ne saj te terrorizmit ne te gjitha fushat eshte ajo qe eshte sot.
    Le te kujtojme per nje cast, fillimet e shekullit te kaluar ku perandoria me e madhe ne bote ishte ajo Osmane. Mos bejne anglezet rolin e flamurtarit te luftes anti-terror sot duke harruar menyren e tyre radikale per te rrezuar Kalifatin Islam ne te gjitha fushat. Le te kujtojme se ne kohen e Abdulhamidit te Dyte perpjekjet per ta shkaterruar ishin te shkalles me te larte terroriste te kohes. Spiune, agjente, militante te armatosur u vune ne rradhet e kryengritjes "nacionaliste" arabe, te arsyetuar si te drejtat e nje kombi per t'u memevtesuar nga Perandoria Osmane te atribuar si Turq, thua valle se Osmanet ishin vetem turq. Mos harrojme se Lorenc Arabi (agjent i Anglise) perplasi mes njeri-tjetrit arabet per te formuar Mbreterine e Jordanise, Agjenti Henvert instruktoi Muhammed ibn Abdulvehabin dhe Saudet, per t'i shkeputur ata nga vilajetet Osmane. Ne kohen kur Mehmet Ali Pasha (shqiptari i Egjiptit) luftonte Vehabistet si fraksion ekstremist anti-islam dhe Sauditet si perpjekje politiko-luftarake per tu shkeputur nga Kalifati Osman, anglezet me leje te Abdullah ibn Saudit pushtuan Katarin. Nga ana tjeter Kemal Ata Turku si lider i Xhon turqve masakronte popullin ballkanik pa marre parasysh se ciles fe i perkisnin ata, qe keta te fundit te shprehnin urrejtjen karshi Sulltanit dhe Kalifes Hamidit te dyte dhe te ngriheshin ne kryengritjen ballkanike per te shkaterruar Perandorine. Keta ishin Masonet e turq per te ngritur Rep. e Turqise mbi germadhat e nje perandorie qe me shume i krenonte muslimanet. Mirepo edhe shqipetaret nuk ngelen duarkryq, le te kujtojme se fillimet e Lidhjes se Prizrenit ishin per panislamizmin te suportuar nga Hamidi i dyte kundra Xhon turqve qe si gjarperinj vepronin kundra verdikteve te Portes se Larte dhe Hamidit. mire po keta ia dolen mbane per ta shtypur Lidhjen dhe ne "emer" te Portes denuan lideret e Lidhjes.
    Te gjitha keto ishin produkt i Terrorizmit mbi te cilen u ngrit Evropa, ne emer te "Rilindjes", "Iluminizmit", dhe "Reformimit fetar". Evropa injorante e asaj kohe kujtonte se Islami ishte sikur Krishterimi, ai Papnor dhe ai Ptriarkan, qe verdiktet i leshonte pa marre parasysh parimet fetare apo lirine e mendimit fetar, mos harrojme se ne Islam jane kater shkolla Juridike te cilat i japin muslimaneve hapsira te medha juridike aq sa per te pasur nje te drejte te mendimit apo demokraci te mirefillte gje qe ne krishterim nuk ekziston.
    Tashme pasi Evropa Laike, ia arriti te vet-ekzistoje ne saje te radikalizmit, dhe pasi perendimi lau duart nga Komunizmi Sovjetik, tashme deshiron te gjeje nje rival qe me i denje se Islami s'kishte se ku ta gjente. Ai Vehabizem dhe Sudizem qe deri dje ishte aleatja e ngushte e Evropes, sikurse Sadami per ameriken, po ia kthen ne te njejtat forma qe ajo ua kish mesuar atyre, tani kerkojne ne nje far menyre te shprehin mendimet e tyre se Islami eshte i paster nga keto lloj terrorizmash te ekstremisteve islamik.
    Islami vertet eshte i paster karshi ekstremisteve Vehabist dhe grupacioneve te nje pjese shiite, shumica e muslimaneve denojne rende cdo lloj goditje qe ndodhin ne boten mbare. Cdo lloj perpjekje terroriste ne Islam nuk ka baza, sheriati (e drejta) Islame e shikon qarte se nuk lejohet kjo lloj lufte ne disa pika:
    1- ato nuk kane baza persa i perket se nuk ka Kalife.
    2- ato nuk kane baza persa i perket se Islami mbron marrdheniet me jo muslimanet qofte ajo e shkruar apo e konceptuar.
    3-ato nuk kane baza sepse edhe lloji i luftes nuk quhet islame, sepse ato jane goditje te befasishme e ndersa ne islam kusht per luften eshte shpallja e saj.
    4- ato nuk kane baza sepse ne te goditen njerez te pafajshem (musliman dhe jo musliman) dhe jo ushtare qe perballen me njeri-tjetrin.
    5- nuk kane baza Kur'anore ku terroristet te mbeshteten.
    6- ne Islam eshte e ndaluar vrasja e njerezve me pa te drejte
    7- Fetvate (deklaratat fetare) jane te bazuara ne rryma te njohura ne historine islame si ajo Havarixhe (neo-havarixhet al-Ikhwan, Sejjid Kutub), radikalet shiite (perfajsuar nga Mewdudi) dhe Selefizmi apo Vehabizmi (i perfajsuar sot me al-Kaida dhe Usama Bin Laden). Te tria keto grupe te njohura edhe me perpara ne Islam dhe te luftuara fort brenda shteti Islam te cdo lloj epoke te tij (emevit, abasit dhe osman), megjithse nuk kane pikpamje te njejta dhe here here bien ne kundershti ideologjike me njeri-tjetrin, por te nderthurura bukur nga Bin Laden (sot) perbejne rrezikun me te madh ne rradhe te pare per Islamin dhe muslimanet i cili po kalon ne ekspasion dhe me pas rrezik per mbare boten.
    Kerkoj falje nese padashur kam cenuar dike e gjitha ka qene nje perpjekje per te pasqyruar te verteten dhe ndoshta edhe mund ta kem tepruar jo nga euforia por nga keqshprehija.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vënd, Ai është ashtu siç ka qënë" Hzr. Aliu r.a.

  3. #33
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ehhhhhh pune m'paskeni nxjerre

    Xen, popujt arabe nqs zgjedhin per te qene plehra, kete e kane ne dore vete. Une jam pleh sepse une e kam ne dore per te qene ose jo pleh. une nuk jam pleh sepse ashtu me thua ti. E kupton tani çfare dua te them ? Populli ne disa momente te ekzistences se vet, me hater apo me huter, kthehet ne popullace. Rasti i Gjermanise se 33-it : ne ate kohe, nuk kishte popull gjerman por popullace gjermane, SEPSE te ndjekesh qorrazi dike pa mendu me koken tande, kjo do te thote qe ti heq dore nga e drejta jote per te ndikuar ne rroten e historise.

    Populli serb (qe xhixhua na tregon nje histori per tu mallengjyer) ne vitin '90 e prapa, akoma deri sot, eshte kthyer ne popullace, dmth mbetet robe e iluzioneve te veta, dhe e mosaftesise se vet per te pare veten perballe.

    Popujt arabe sot nuk jane popuj por popullaca, SEPSE vektori i vetem qe ato kane ne mendje eshte antiamerikanizmi dhe antisemitizmi. Pike. Kur vendos nje a priori ne koke, per me teper pa asnje baze, atehere aftesia jote per te gjykuar me tej eshte demtuar rende.

    Popujt europiane jane sot duke e kaluar pragun qe nuk duhet ta kalojne : jane duke u kthyer popullaca, dmth qe te mos mendojne fare me nese nje serb apo nje maroken qenka i mire dhe hajde t'ua japim doren. Nervat po sosen, dhe me te drejte apo jo, do te vije dita shpejt qe nje europiani sapo t'i permendesh fjalen "arab" do te te thote "boll, se s'dua me te degjoj per to". Do Zoti dhe ne krye te ketyre masave popullacore nuk vjen ne fuqi nje qe e ka merak te luaje me to, se e sheh veten xhixhua, xenua, e rapsodua se ku perfundojne. Kaq per keto.

    Per Fotjonin qe nuk me ngjan fare me nje arian bjond me sy bojeqielli : une akoma nuk e marr vesh si mund te shoqerohen dy fjale si : shqiptar dhe antisemit. Pse e them kete ? SEPSE, shqiptaret nuk kane patur te bejne direkt fare me çifutet. Keshtu qe Fotjoni, nen format e nacionalizmit te semure qe nuk te çon askund, behet internacionalist, dmth shkon ne ndihme te popujve te tjere qe po na vuakan nga çifutet. Mirepo or Fotjon djali, internacionalist dhe nacionalist jane te papajtueshme me njera-tjetren. Internacionalisti eshte anti-nacionalist. Tani or mik, ti zgjidh e merr, ose je vetem nje tifoz i semure i Hitlerit dhe kjo nuk ka te beje fare me ndjenjat atdhetare te tuat, ose je dikush qe nuk e di as vete se ku futesh. Ti nuk je as teoricien i racizmit, as asgje, por thjesht dikush qe ka deshire te luaje magjistarin qe nuk e ka mesuar akoma zanatin.
    Keshtu Fotjon çuni, pozat pseudo-intelektuale te tuat, jane per te impresionuar femijet e pallatit qe jane tifoza me ekipin e Gjermanise, dhe jo per dike qe mundohet te shohe pak ma larg se hunda e vet.

    Xhixhua na thote qe populli ndjek ate qe eshte ne krye. Por ai nuk na ka ra nga qielli o xhixho. Te ishte nje UFO pak ma i forte se ne, atehere po, por keto qelbesirat e historise si Hitleri e Enveri, keto jane ato qe kane ditur te shfrytezojne instinktet me te uleta te popullit te tyre, dhe kane mberritur aty ku kane mberritur. Keshtu dhe puna e popullit te pafajshem. Putini thote qe do ta fshijme Çeçenine nga faqja e dheut, rusi duartroket (shumica dermuese, e ka treguar kete vota), dhe pastaj nuk na paska nje popullace plehre ruse.

    Kurse rapsodi, hyna e dola, nuk mora vesh asgje, sa keq sepse ishte munduar i shkreti

  4. #34
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Une te pyeta, nuk thashe qe e meritojne. Te pyeta sepse pashe se, sipas menyres tende te argumentimit, fakti qe nje pjese e popullsise eshte fajtore dhe u gezoka me "fatin e zi" te tjetrit athere i gjithe populli eshte fajtor.
    Nuk mund te besh me faj gjithe besimtaret muslimane si terroriste vetem se dolen 100 apo 1000 apo 100 000 terroriste nga rradhet e tyre. Por as nuk mund te thuash se ideologjia e terrorit nuk ka gjetur rrenje ne shume shoqeri islamike, pasi realiteti flet ndryshe. Eshte fakt qe elementet terroriste qe ne shohim ne ekranet televizive vijne nga shoqeri te ndryshme, qe nga arabia saudite, indonezia, india, palestina, e deri tek turqia e shqiperia evropiane. Gjithe shoqerite islamike jane mberthyer nga ky fenomen, ku me shume dhe ku me pak.

    Eshte detyra e shumices se besimtareve muslimane qe e denojne terrorizmin qe te ndalin dhe shfarrosin keta elemente perpara se keta te kryejne aktet e tilla. Pasi sa me shume sukses hasin terroristet, aq me e ashper dhe me e dhimbshme do te jete kunderpergjigjia e Perendimit, jo vetem per ate grusht terroristesh, por per gjithe muslimanet ne bote, sidomos ata muslimane qe jetojne ne Perendim, qe nuk jane pak.

    Jam me ata qe e ardhurojn jeten ne paqe
    Ata qe hedhin veten ne ere nuk duan tia dine as per paqen e tyre, dhe as per paqen e botes. Ata duan tia dine vetem sa femije e njerez te pafajshem neper metrote e Londres, shkollat e Rusise apo rruget e NYC vrane me aktet e tyre. Kur terrorizmi te preki nje te njohur apo nje te afermin tend, gje qe une nuk ta uroj, atehere ke per te folur ndryshe.


    Evropa terroriste e para!
    Evropa nuk perballet me problemet qe has qyteterimi islamik. Evropa nuk perballet me mbipopullim fale numrit me te larte te lindjeve ne rruzullin tokesor. Evropa nuk perballet me shkallen me te larte te analfabetizmit ne bote. Evropa nuk perballet me perqendrimin e miliarda dollareve ne duart e sheikeve dhe monarkeve teksa miliona njerez te tjere vdesin per buken e gojes. Evropa nuk perballet me shitjen e blerjen e grave si puna e bagetive. Evropa nuk nxjerr nga gjiri i saj njerez qe hedhin veten ne ere, por nxjerr njerez qe e cmojne jeten me shume se cdo gje tjeter.

    Prandaj mos krahaso te pakrahasueshmet dhe mos u mundo te shohesh qimen ne syrin e tjetrit kur nuk sheh trarin ne syrin tend. Eshte pikerisht ajo gjendje e mjerruar e qyteterimit islamik qe prodhon terroriste dhe terror, dhe kjo nuk ka te beje aspak me Perendimin. Ka te beje me faktin se qyteterimi perendimor shkelqen dhe eshte ne zhvillim, dhe qyteterimi islamik nxin e ka ngelur ne vend numero.

    Ate ndryshim pozitiv qe vete shoqerite islamike nuk e sollen dot vete, po e sjellin ato forcat ushtarake amerikane dhe impenjimi direkt ushtarak, ekonomik, politik i SHBA e gjithe Perendimit. Ne vend qe te perqafoni dhe mbeshtesni ndryshimin per demokratizimin e Afganistanit dhe Irakut, ju akoma vazhdoni te fajesoni Perendimin edhe per rrenimin e qyteterimit islamik.

    Lavdi Zotit qe kemi nje SHBA dhe nje Izrael qe ju mund ta urreni dhe akuzoni per cdo gje!

    Albo

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Une jam i mendimit se nuk ka popuj fajtore dhe te siguroj se as serbet nuk kane qene te gjithe te gezuar me faktin se ushtria serbe po vriste njerez. Te siguroj gjithashtu se nuk gezohen te gjithe arabet kur ndodhin te tilla sulme kamikaze. Per ty mjafton te shohesh dy-tre arabe qe hidhen pupthi nga gezimi ne nje lajm te servirur nga media Perendimore
    Xeni, ti nuk mund te sigurosh per gjera qe nuk i njeh si duhet. Nuk mund te flas per arabet pasi nuk i njoh mire, por ama per serbet te siguroj qe nje shumice dermues gezohej kur ushtria serbe vriste, priste edhe bente spastrime etnike ne emrin e tyre. Ne fakt, ishin vete serbet ata qe sollen ne pushtet (me voten e tyre te lire) garnituren "Millosheviqiane" dhe e perkrahen ate ne fushatat e tyre gjakatare. Edhe te siguroj qe po ato serbe mezi presin momentin qe Amerikanet te braktisin shqiptaret, qe te kene mundesine qe serish te spastrojne etnikisht Kosoven.

    Une jetoj ne Turqi. Ketu ka goxha urrejtje ndaj Amerikes, Anglise dhe Izraelit. Nuk i duan dhe PIKE. Por kur ndodhen sulmet e tilla askush nuk tha, he mos se mire ja ben. Te gjithe i shanin! Po flasim per popujt e! Meqe ti ke aq besim tek vetja dhe njohurite tuaja sa t'i quash kombe te tere plehra!
    Turqit bejne mire mos te behen si ato dhite e zgjebura bishtin perpjete, por te jene me realiste edhe me mirenjohes. Pa ndihmen e Amerikes (po edhe te Izraelit), Turqia rrezikon te degjeneroje ne nje shtet te deshtuar si Afganistani apo Iraku, ku edhe sovraniteti territorial i Turqise do te vije ne pyetje.

    Lavdi Zotit qe kemi nje SHBA dhe nje Izrael qe ju mund ta urreni dhe akuzoni per cdo gje!
    Amin, edhe do Zoti Amerika (po dhe Izraeli) hedhin syte nga Ballkani, qe ti mbajne nen kontroll edhe fqinjet jugor te Shqiperise, qe per nga anti-amerikanizmi, anti-papizmi, anti-semitizmi edhe urrejtja per Perendimin, nuk dallohen fare nga vellezerit e tyre "co-racore" - arabet.
    Kshu .....
    Ndryshuar për herë të fundit nga perestae00 : 04-08-2005 më 17:47

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anëtarësuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Ehhhhhh pune m'paskeni nxjerre

    Populli serb (qe xhixhua na tregon nje histori per tu mallengjyer)

    Historia eshte e vertete , oiseau en vol....nuk e kam treguar per te mallengjyer. N.QS ka ndonje shkodran qe ka pat qene arratise atehere mund te tregoje ndonje histori te ngjashme me kete.

    Do Zoti dhe ne krye te ketyre masave popullacore nuk vjen ne fuqi nje qe e ka merak te luaje me to, se e sheh veten xhixhua, xenua, e rapsodua se ku perfundojne. Kaq per keto.

    Xhixhua na thote qe populli ndjek ate qe eshte ne krye. Por ai nuk na ka ra nga qielli o xhixho. Te ishte nje UFO pak ma i forte se ne, atehere po, por keto qelbesirat e historise si Hitleri e Enveri, keto jane ato qe kane ditur te shfrytezojne instinktet me te uleta te popullit te tyre, dhe kane mberritur aty ku kane mberritur. Keshtu dhe puna e popullit te pafajshem. Putini thote qe do ta fshijme Çeçenine nga faqja e dheut, rusi duartroket (shumica dermuese, e ka treguar kete vota), dhe pastaj nuk na paska nje popullace plehre ruse.

    S'para te mora vesh o babe. Ke ndonje dyshim ti qe populli (perkohesisht shkon ne drejtimin e atij qe e udheheq? Po eshte e pamundur qe ti te quash nje popull plehre per veprimet e 20 30 veteve. E njejta gje po aplikohet tek populli jone keto vitet e fundit.Nuk kane lene epitet pa na ven , jevgjit e ballkanit, kriminelet, kusaret, mashtruesat, te korruptuarit etj ejt. Por ti dhe une dhe te tjere qe kane tru dhe jo m..t per tru e dime shume mire se cfare populli jeni ne. C'thote Fatos nano dhe Sala mund te reprezantojne mendimet e qeverise shqiptare, edhe te popullit por mbase perkohesisht, per periudhen ne fjale. Neser pasneser, kur keta ja fusin me top, cohet populli dhe i hedh poshte pa nje pa dy. Mos te zgjatem shume , duhet ta marresh vesh se ca po te them. Sa per serbet, jane fatkeq. pothuajse te gjithe leaders te tyre kane qene cetnik. Por kjo nuk do te thote qe cdo serb eshte racist apo kriminel, qe cdo serb deshiron te vrasi e te presi kosovare apo shqiptare. Te pranosh kete eshte njesoj sikur ti vesh popullit tone damken popull idiot qe humbi lekun gjate 97. Neve ashtu na thoshte sala, jane paret e popplit jane te pastra investoni. edhe dynbjoja vuuuuuu leket.
    Se nuk po kom dhe kohe te sqarohem ashtu si cu vete se po shkruj nga puna. per opinionin tim, nuk ka mundesi qe nje popull te jet i teri racist apo terrorist. Politika qe ndjek udheheqja e ketij populli dhe menyrat e udheheqjes i veshin imazhin negativ popullit po qe asnjehere nuk reflekton identitetin e vertete te popullit sepse politika ndryshon dita dites si robi breket.
    hajt au revoir vllai xhixhos.. te uroj gjithe te mirat

  7. #37
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Lavdi Zotit qe kemi nje SHBA dhe nje Izrael qe ju mund ta urreni dhe akuzoni per cdo gje!

    Albo
    Thashe se do ndryshoje mendim por e shikoj se je projektuar per te qene i tille dhe nga mynyra se si flet.

    Meqe lavderove Zotin qe kemi Shba-ne dhe Izraelin atehere me lind si detyre te kujtoj qe "The day after tomorrow" eshte shume afer.Sado ta lavderosh ti apo dikush tjeter bibla ka folur per to.(Per Izraelin ne mynyre direkte dhe ameriken ne mynyre indirekte meqe ate e udheheqin hebrejte)

    Sepse edhe ju keni vuajtur nga ana e bashkëkombasve tuaj të njëjtat gjëra, sikurse edhe ata kanë vuajtur nga Judenjtë, të cilët e vranë Jezus dhe profetët e tyre, dhe na përndoqën edhe ne. Ata nuk i pëlqen Perëndia, dhe janë armiq me të gjithë njerëzit,(1 e Thesalonikasve Kapitulli 2 /14-15)


    Plus kesaj terrorizmi per mua nuk ka qene vetem me emrin Islam por terrorizem kemi me cdo emer quaje ate shteterore amerikan, , quaje ate gjerman, kinez arab quaje ate hebre etj.

    SHFARAM, Israel - Israel went on alert on Friday for a possible wave of Arab unrest after a Jewish militant shot dead four Israeli Arabs.



    http://www.msnbc.msn.com/id/8826105/


    Meqe neser eshte dita e perkujtimit te Hiroshimes desha tju kujtoj se bomben atomike per ta hudh ne ate vend ku ngelen te vrare mbi 140 000 te vrare e urdheroi amerika.Dhe shkencetari qe e shpiku ate ishte hebreu Aishtajni i cili e dha me deshire kur shkencetaret e tjere e refuzuan kete gje.Pervec viktimave te asaj kohe vazhdojne dhe sot e kesj dite te vuajne njerzit nga rrezet .Megjithate Japonia viktime e kesaj bombe, bashke me Izraelin viktima e Holokaustit gjerman dhe ndertues i Holokaustit palestinez vazhdojne dhe kontribojne ne vrasjen e njerzve te pafajshme dhe ndetimet e holokaustet ..... ne gjirin persik.



    Terrorizmi nuk ka fe
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  8. #38

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga ~Geri~


    Terrorizmi nuk ka fe
    Fjale me vend .
    Përmbi za, që lëshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga ~Geri~

    Meqe neser eshte dita e perkujtimit te Hiroshimes desha tju kujtoj se bomben atomike per ta hudh ne ate vend ku ngelen te vrare mbi 140 000 te vrare e urdheroi amerika..Dhe shkencetari qe e shpiku ate ishte hebreu Aishtajni i cili e dha me deshire kur shkencetaret e tjere e refuzuan kete gje.Pervec viktimave te asaj kohe vazhdojne dhe sot e kesj dite te vuajne njerzit nga rrezet .Megjithate Japonia viktime e kesaj bombe, bashke me Izraelin viktima e Holokaustit gjerman dhe ndertues i Holokaustit palestinez vazhdojne dhe kontribojne ne vrasjen e njerzve te pafajshme dhe ndetimet e holokaustet ..... ne gjirin persik.



    Terrorizmi nuk ka fe

    Terrorizmi nuk ka fe,nuk njeh fe dhe eshte pjelle e te keqes qe ka mbuluar njerezimin.

    Shkencetari qe shpiku bomben atomike eshte Enrico Fermi kapo i nje projekti per te cliruar energjine e atomit.Nuk u shpik per te prodhuar arme.I vetmi "faj" i Einstein,ishte fakti qe ai rekomandoi Fermi presidentit amerikan te kohes.
    Holokauste ne gjirin persik?
    Einstein ishte nenshtetas gjerman,dhe feja ne te cilen beson nuk te jep nje titull tjeter.Ti je mysliman apo shqiptar?Apo kur te pyesin nga je thua mysliman?
    Dhe shkencetari qe e shpiku ate ishte hebreu Aishtajni i cili e dha me deshire kur shkencetaret e tjere e refuzuan kete gje????
    Lexoni,lexoni.


    Kopjoni ndonje teme dhe sille te lexoje njerezia e te kenaqet me perralla,por mos shtremberoni historine qe rikthehet ne varr kur degjon keto tipe komentesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga leci : 05-08-2005 më 14:35
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Terrorizmi nuk ka fe
    Terrorizmi nderkombetar nuk eshte nje "problem fetar", por ka prirje per tu kthyer ne nje te tille dhe arsyeja per kete eshte heshtja dhe anashkalimi qe vete muslimanet po i bejne fenomenit te "martirizimit ne emer te Allahut". Ata qe hedhin veten ne ere e hedhin "ne emer te Allahut" dhe besojne se duke e kryer kete akt ne emer te Zotit, do te shkojne ne xhenet (parajse). Jane keta terroriste qe kryejne keto akte qe e vene gjithe boten para nje kercenimi dhe nje situate te ndere qe nuk eshte asgje me pak se sa nje lufte e IV boterore. Bombat e njerezve-bomba nuk i gjejme me ne Palestine, Irak, Egjipt, por edhe ne SHBA, Spanje, Indonezi, Indi, Angli, Marok, Turqi, etj. Aktoret jane te ndryshem, ideologjia eshte e njejte.

    Terrorizmi nderkombetar nuk perben nje kercenim aq te madh per Perendimin, aq sa perben nje kercenim per mbare besimin islam ne bote. Eshte feja e atyre 1.3 miliard besimtareve qe eshte rrembyer nga terroristet, dhe jane ata 4.7 miliardet e tjere jo-muslimane ne bote qe e njohin tashme Islamin nga aktet e njerezve-bomba.

    Nese ti si musliman nuk ndihesh i ofenduar dhe shqetesuar ne kulm per fatin e besimit tend, mos kujton se do te ndihen keq pjesa tjeter e botes qe nuk do tia dije per Islam apo qyteterimin e gadishullit arabik? Ua kam thene dhe ua perseris, Perendimi do te kunderpergjigjet me mjetet qe ka ne dispozicion ashtu sic do ta diktoje situata. Por nese besimtaret paqedashes islamike nuk ngrejne zerin dhe nuk asgjesojne kete ideologji te terrorit nga gjiri i tyre, per te mbrojtur jo "nderin" e tyre por per te mbrojtur besimin e tyre.

    Ju po flisni per "SHBA dhe Izraelin" por harroni qe peng nuk eshte marre as SHBA dhe as Izraeli nga terroristet, peng eshte marre besimi Islam. Lajmi i vetem i mire nga komuniteti islam ne bote erdhi javen e kaluar ne SHBA, ku nje grup shoqatash te besimit musliman ngriten zerin e tyre duke denoncuar terroristet dhe aktet e tyre si akte qe nuk kane asgje te perbashket me besimin e tyre, dhe u bene thirrje gjithe komunitetit musliman qe te ndihmojne ne luften kunder terrorizmit.

    Fitorja e luftes kunder terrorizmit nuk do te thote vetem rikthimi i paqes dhe sigurise ne rruget e NY apo Londres, do te thote edhe rikthimi i besimit islam ne duart e besimtareve te denje. Po ta kuptonit kete gje, nuk do te harxhonit kohen tuaj duke zgjidhur hallet e SHBA, Izraelit apo Evropes, por do ta fillonit me hallet e qyteterimit tuaj qe nuk jane te pakta.

    Albo

Faqja 4 prej 28 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kur'ani dhe Bibla (Analizë)
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 31-07-2010, 11:45
  2. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •