Vazhdon ofensiva 'kryqtare' (se sipas atje kush eshte mysliman po u vritka, e kush osht krishter jo). M'u kon ashtu si po thuani ju mas pari do te vriteshin myslimanet ne ShBA.
Hajt shoku shkoni beni 'dua' lutje e ndermjetesim tek Allahu qe paqja dhe salavatet te jene mbi profetin Muhamed, shoket, koleget, farefisnine, akraballakun etj.
-------------------
Po te la me lajm...
Vazhdon ofensiva ushtarake në Afganistan
Zeri i Amerikës
03-07-2009
Ofensiva ushtarake e udhëhequr nga amerikanët në Afganistan për t’iu kundërvënë militantëve dhe për të fituar mbështetjen e afganëve në jugun e kontrolluar nga talebanët, vazhdoi sot me hyrjen e trupave në më shumë fshatra të thella.
Rreth 4 mijë marinsa amerikanë dhe disa qindra forca afgane zunë pozicione në provincën Helmand, bazë e militantëve, të cilët në përgjithësi kanë rezistuar kontrollin e qeverisë qëndrore.
Zyrtarët thanë se trupat hasën në qendresë sporadike nga ana e militantëve, ndërsa ngritën postblloqe dhe kërkonin udhëheqësit civilë lokalë. Ky operacion ka për qëllim të ndërpresë linjat e furnizimit për talebanët, të sigurojë mbështetjen e banorëve lokalë, që janë simpatizantë të militantëve dhe ruajtjen e sigurisë për zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen muajin e ardhshëm.
Zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se një marins u vra dhe disa të tjerë u plagosën.
Ky është operacioni i parë i madh pas rishikimit të strategjisë për Afganistanin të ndërmarrë nga administrata Obama, e cila synon të mposhtë kryengritjen e rigjallëruar talibane.
Ndërkohë në Afganistanin lindor, zyrtarët amerikanë thanë se ushtria po përdor të gjitha mjetet e disponueshme për të gjetur një ushtar amerikan që mendohet të jetë rrëmbyer nga militantët në provincën e Paktikas të martën. (ze)
Krijoni Kontakt