Postuar më parë nga
Altini55
Myftiu i madh dhe të tjerët dënojnë bombardimet në Londër
Myftiu i madh i Mbretërisë [Saudite] dje dënoi ashpër shpërthimet vdekjesjellëse që tundën Londrën, duke thënë që Islami ndalon qartë vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ai po ashtu kritikoi terroristët për nxirjen e imazhit të Islamit duke ia përshkruar fesë krimet e veta të neveritshme.
Eksplodimi që plasi nëpër sistemin e transportit Londinez të Enjten, "duke qëlluar njerëz të qetë, nuk arsyetohet me Islam, dhe vërtet kjo është e ndaluar nga feja jonë", - tha shejh Abdul Aziz el-Shejh në një deklaratë të transmetuar nga Agjencia Saudite e Lajmeve.
"T'ia atribuosh Islamit aktet e vrasjeve individuale apo kolektive, bombardimet, shkatërrimin e pronës dhe terrorizimin e njerëzve të qetë, është e padrejtë, ngaqë këto janë të kundërta me fenë hyjnore", - tha myftiu, i cili po ashtu kryeson Këshillin e Dijetarëve të Mëdhenj, autoritetit më të lartë fetar Sauditë.
"Islami është fe e reformave dhe drejtësisë. Ai merr në sy përparimin e njerëzimit dhe e nxjerr atë nga errësira në dritë. Ai po ashtu thërret për respektimin e marrëveshjeve dhe ndalon dhunën", - tha myftiu duke iu referuar qeverive që kanë marrëveshje ndërshtetërore. "Të bësh shkatërrim në tokë është një nga krimet më të mëdha në Islam", - shpjegoi ai.
Shejh Abdul Mohsin el-Ubeikan, një dijetar Saudit dhe anëtar i Shuras [Këshillit Konsultativ], tha që nuk ka pasur kurrfarë arsye për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Duke folur në televizionin MBC, ai nxiti të gjithë anëtarët e komunitetit musliman në Britani që të bashkëpunojnë me autoritetet Britanike në gjetjen e kriminelëve që kanë kryer sulmet.
...
Shejh Abdul Aziz bin Abdullah el-Shejh, myftiu i madh i Arabisë Saudite, Kryetar i Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj dhe Kryetar i Departamentit për Kërkime Shkencore dhe Udhëzim, sot dënoi bombardimet terroriste në Londër dhe dha deklaratën në vijim:
"Të vrasësh dhe terrorizosh njerëzit e pafajshëm, si dhe të shkatërrosh pronën, nuk arsyetohet në Islam. T'ia atribuosh gjithë këto incidente të tmerrshme Islamit është e padrejtë. Muslimanët duhet ta thonë të vërtetën dhe ta zbulojnë pavërtetësinë, si dhe të informojnë të gjithë njerëzit që Islami është një fe e drejtësisë, përmirësimit dhe përparimit. Islami është shpallja e fundit që Allahu zgjodhi për njerëzimin, për t'i udhëzuar nga errësira në dritë. Allahu ka thënë:
"Këtë ditë jua përsosa fenë tuaj, plotësova favorin Tim ndaj jush dhe kam zgjedhur Islamin për fe tuajën".
Feja jonë nxit për përmbushjen e obligimeve dhe na ndalon nga braktisja e këtyre obligimeve. Allahu ka thënë:
"O ju që besoni, përmbushni obligimet e juaja".
Vrasja e padrejtë e qenieve njerëzore në Islam është e ndaluar. Allahu thotë:
"Mos vrisni asnjeri të cilin e ka ndaluar Allahu, përveç me arsye të drejtë".
Prishja në tokë konsiderohet mëkat i madh në Islam. Allahu thotë:
"Nga njerëzimi është ai, e folura e të cilit mund të të pëlqejë në këtë jetë. Dhe ai e merr Allahun për dëshmitar për atë çfarë ka në zemër, ndonëse ai është kundërshtari më grindavec. Kur largohet nga ti, ai bën përpjekje për të dëmtuar në tokë dhe për të shkatërruar prodhimet dhe bagëtinë, kurse Allahu nuk e pëlqen dëmin. Kur i thuhet atij:'Ki frikë Allahun', ai udhëhiqet nga arroganca për të bërë më shumë krime. Pra, i mjafton atij xhehenemi, dhe vërtet ai është vend i keq për t'u prehur".
Krijoni Kontakt