Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    193 falenderime nė 168 postime

    Gjysem Hena -Mylinda

    Na ishte njė herė njė vaj… Gruaja plakė e ndėrpreu fjalėn nė mes dhe hodhi njė shikim jashtė dritares. Sytė e saj vėshtronin diku larg, nė njė pikė tė humbur tė horizontit. Pėrpara saj deti shtrihej i pamatė dhe valet e tij lodronin lehtas, duke prishur formėn e pėrgjysmuar tė hėnės. Gjyshja ngriti sytė lart dhe pa atė gjysėmhėnė qė qėndronte e vetmuar nė qiellin e errėt pa yje tė asaj nate tė gjatė. Ajo lėkundej ngadalė nė karrigen e drunjtė dhe vėshtrimi i saj u bė i ftohtė, i huaj. Vajza e vogėl qė rrinte e heshtur pranė saj, e shikoi gjyshen e ēuditur. Ajo priste tė dėgjonte pėrrallėn e premtuar, por papritmas nga buzėt e gruas sė thinjur dolėn disa tinguj tė ēuditshėm. Ajo fliste nė njė gjuhė tjetėr, nė njė gjuhė qė vetėm gjysėmhėna e largėt mund t’a kuptonte. Vajza e vogėl mbėshteti kokėn nė prehrin e gjyshes dhe dėgjonte atė bashkėbisedim tė ēuditshėm pėr tė. Zėri i plakės ishte i shtruar, e fjalėt dilnin nga goja e saj ngadalė, njėra pas tjetrės, duke ndjekur njė ritėm tė pacaktuar. Shikimi i saj i pėrhumbur ish kthyer shumė e shumė vite prapa. Buzė bregut tė detit ajo shihte dike tjetėr. Ajo vajzė ishte ulur mbi rėrėn e lagurdhe shkruante mbi tė njė emėr. Gjysėmhėna e shikonte nga lart dhe heshtte. Por dallgėt vinin me zhurmė, i merrnin shkronjat me vete e i ēonin larg nė thellėsitė e panjohura tė detit. Vajza shikonte nga shoqja e saj e largėt dhe psherėtinte e trishtuar. Sytė e saj tė pėrlotur kėrkonin tė lexonin atė emėr. Buzėt e thara donin t’a thėrrisnin, por ato tre shkronja i mblidheshin nė fyt, dhe prej buzėve dilnin vetėm ngashėrima. Pėrmes lotėve ajo shikonte atė fytyrė, qe tashmė ishte bėrė e huaj pėr tė, e pakapshme. Ajo mundohej t’a prekte, por sytė e tij i largoheshin. Vajza donte t’i fliste, por djali ikte me nxitim. Vajza vraponte pas tij, por rėra e ftohtė e plazhit e pengonte. Dallgėt ngadalėsonin vrullin e tyre tė shpejtė pranė bregut, dhe talleshin me pėrpjekjet e dėshpėruara tė saj. Dikur ato dallgė, qe tani e shikonin vajzėn me pėrēmim, shkumėzonin tė gėzuara mbi trupat e dy tė rinjve. Djali e merrte vajzė nė krahė dhe ata shkonin ashtu tė pėrqafuar drejt rėrės sė ngrohtė. Gishtėrinjtė e tij ngatėrroheshin nėpėr flokėt e gjatė, bjondė tė vajzės, qė shkėlqenin nėn rrezet e buta tė diellit. Por tanimė, kujtimet e atyre ditėve ishin kthyer nė njė makth pa mbarim. Ardhja e dimrit, sė bashku me rrezet e diellit, kish ftohur edhe zemrėn e saj. As ditėt e para tė pranverės nuk kishin mundur t’a ngrohin atė zemėr. Ajo iku… Iku diku larg,nė mes tė shkretėtirės, duke lėnė pas shijen e hidhur tė ndarjes. Tashmė vajza endej bashkė me kujtimet nėn rrezet pėrvėluse tė diellit, dhe mbi rėrėn e nxehtė mbeteshin gjurmėt e mallit. Pėrpara syve i shfaqej mirazhi i tij. Zėri i tij prishte heshtjen mijėra vjeēare tė shkretėtirės, dhe ajo ndjente lotėt t’i njomnin buzėt e etura. Shija e tyre e kripur e ndiqte pasnėpėr vite, e kujtimi i tij i rėndonte shpirtin. Zemra e thyer largohej prej vajzės, ngjitej lart nė qiellin e errėt tė shpirit tė saj dhe kėrkonte zemrėn e djalit. Por ajo zemėr ishte kthyer nė njė diell tė ftohtė dimri, e gjysėmhėna nuk mund t’a gjente mė…
    …Vajza, tashmė e plakur, kaloi gishtėrinjtė nėpėr flokėt e thinjur dhe psherėtiu. Gjysėmhėna e vėshtroi nga lart, pa mundur t’i thoshte asnjė fjalė. Dalėngadalė mėngjesi po agonte, e me largimin e natės largohej edhe gjysma e zemrės sė saj, tashmė e plakur dhe e munduar nė kėrkim tė njė mirazhi tė pakapshėm…

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2017
    Postime
    1
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pėr: Gjysem Hena -Mylinda

    A ka dikush nga kėtu programi Mawinkit?
    Njė softuer i tij qė pėrdoret pėr dizajnimin e brendshėm tė shtėpisė, kuzhinat e kėshtu me radhė ..
    Unė kam kėrkuar kudo, por nuk mund tė shihet nga ku mund ta shkarkoni.
    Tė lutem mė ndihmo
    Faleminderit

Tema tė Ngjashme

  1. Vallja
    Nga deti_bajri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 126
    Postimi i Fundit: 14-11-2009, 23:40
  2. Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-08-2009, 10:17
  3. Mali qe polli gjysem milion euro.
    Nga BlueBaron nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-12-2004, 12:45
  4. 1 milionė e gjysėm emigrantė nė Greqi?
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2004, 12:32
  5. Xhepi -- Mylinda
    Nga Arbushi nė forumin Vogėlushėt shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 14:31

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •