Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Vëllezërit Çetaj - Thërret Prizreni mori Shkodër

    Qe shumë kohë - kur pjesa e pavarur e Shqipëris ende mbante flamur me yll - këtë këngë e kam dëgjuar të kënduar prej Çetajve (Vëllezërit Çetaj).

    Kështu e këndoj (se kështu ma ka zënë veshi.) Këngë të tilla këndoj me zë në kupë të qiellit - sidomos kur më kalon pranë ndonjë duke u gjuajtur e duke kënduar - së paku nuk e ndi atë duke kënduar, e në të shumten e rasteve ndalen menjëher.

    Njerëzit që janë me mua nganjëher ma tërheqin vërejtjen se nuk është sjellje e mirë kjo e imja se të gjithë e kanë të drejtë shprehjen e lirë. Unë i pyes se ku është e drejta e ime me më lënë të qetë, e mbasi nuk e marin të drejten time parasysh, atëher edhe unë po e ushtrojë të drejten e shprehjes së lirë.

    Sidoqoftë, ja kënga:


    Thërret Prizreni mori Shkodër
    -hajde të rrimë se të kam motër
    merre Durrësin e Tiranen
    -se na kështu e gëzojna Nanën
    Unë thërras Pejë edhe Gjakovë
    -Drenicë, Llapë edhe Rugovë
    vjen Deçani e Mitrovica
    -Kaçaniku e Kamenica
    vjen Gilani e vjen Prishtina
    -Ferizaj edhe Klina
    --n'ket Kala së bashku rrina

    Kur të vini mos harroni
    -edhe Krujen du ta ftoni
    qoni fjalë në Gjirokastër
    -Tepelenë e Mallakastër
    pas Mirditsë Kuksin me e thirrë
    -thirre Korçen me rrethinë
    thërras Tetoven e Gostivarin
    -thërras Ulqinin e Tivarin
    Bujanoci e vjen Presheva
    -Suhareka e Malisheva
    --tanë Gollaku e Podujeva

    Kam thirrë Plavë, kam thirrë Guci
    -Hot e Grudë edhe Malsinë
    kam thirrë Dibren, Ohrin, Strugen
    -merre Lezhen edhe Puken
    vjen Çamëria e vjen Janina
    -lumet na së bashku do të rrina
    Manastiri ka qu fjalë
    -gjithsesi unë kam me ardhë
    gjithsesi unë kam me ardhë
    -se për Korçë malli më ka marë
    boni bes ka thanë e di
    --herëdokur me ju do të rri

    Kur të vini dorë për dorë
    -mos harroni e shkoni në Vlorë
    qonja Vlores ni porosi
    -ni flamur le ta mbajë në gji
    të gjithë vllazen edhe motra
    -eni ktu po na thërret votra
    ni kurorë bashkë ta qenisim
    -ni flamur pa yll ta ngrisim
    le të dëgjoj sot Bota e mbarë
    --KSHTU RRINË BASHKË
    --POPLLI SHQIPTARË.


    Çdo të mirë,
    Shqiptari.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë këtë këngë. Qeka me të vërtetë shumë e bukur.


    Faleminderit Shqiptari - nosselgae që e solle këtu në Forum.


    Gjithë të mirat.
    "Atdheu mbi gjithçka."
    Zogu I

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    116
    Me vije mire qe dikush qenka kujdese dhe e paska sjelle ketu tekstin e kesaj kenge!
    Me duhet te ju them se ky tekst ketu ndryshon nga origjinali .Dhe se kjo kenge ka Autor!
    Eshte shkru ne vitin 1990 dhe eshte lexu ne Radio Tirane si Tekst per kenge!!

  4. #4
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660


    pershendetje i nderuar...
    te lumte qe ke sjell kete kenge ketu ne forum...
    une e kam ndegjuar edhe me pare dhe e dua shume....
    se ne te ceken te gjiyha trojet shqipetare dhe sidomos edhe Tetova ime...
    respekte nga une....
    besoj se nuk prish pune qe une solla edhe si kendohet...si tingellon...
    uroj te kaloni bukur...
    Loti nuk sjell dhimbje,por dhimbja sjell lot,mos thuaj o Zot kam 1 dhimbje,por o dhimbje kam 1 Zot

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    116
    Citim Postuar më parë nga tetovarja87 Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=pjO0lOS8gRM

    pershendetje i nderuar...
    te lumte qe ke sjell kete kenge ketu ne forum...
    une e kam ndegjuar edhe me pare dhe e dua shume....
    se ne te ceken te gjiyha trojet shqipetare dhe sidomos edhe Tetova ime...
    respekte nga une....
    besoj se nuk prish pune qe une solla edhe si kendohet...si tingellon...
    uroj te kaloni bukur...


    Ju falem nderit per kete sherbim qe po i beni kesaj kenge dhe Forumit shume te nderuar!



Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •