Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    BE kthen emigrantët e paligjshëm

    Gati plani i ri. Emigrantët e së njëjtës kombësi do grumbullohen në një vend
    Gati plani i ri. Emigrantët e së njëjtës kombësi do grumbullohen në një vend

    BE kthen emigrantët e paligjshëm
    Ministrat pranojnë operacionet e përbashkëta

    --------------------------------------------------------------------------------

    EVIAN

    Bashkimi Europian vendos kthimin e përbashkët të emigrantëve të paligjshëm. Lajmi u bë i ditur dje nga ministri i Brendshëm francez Nicolas Sarkozy, në fund të një takimi me ministrat nga Italia, Spanja, Gjermania e Britania në Evian të Francës. Plani i ri i vendeve të bllokut për kthimin e emigrantëve do të jetë gati brenda pak ditësh. Propozimi u paraqit fillimisht nga Spanja dhe më pas të gjithë ministrat shprehën mbështetjen për këtë. "Vendosëm të bashkojmë forcat duke organizuar operacionet e përbashkëta të kthimit të emigrantëve të paligjshëm", tha francezi. "Bëhet fjalë për një mesazh të qartë që Europa, si entitet politik, dëshiron t'u dërgojë vendeve nga ku vijnë emigrantët e paligjshëm", shtoi ai. Sipas planit të ri, të gjithë emigrantët me dokumente të rregullta mund të hyjnë në pikat kufitare të këtyre vendeve, ndërsa ata që nuk i kanë këto dokumete do të kthehen me urgjencë në vendet e tyre. Meqenëse kjo është një procedurë e kushtueshme, pesë vendet do të organizojnë tashmë operacione të përbashkëta për kthimin e emigrantëve. Shkëmbimi i informacionit mes të gjitha palëve do të lehtësojë mbledhjen në një vend të të gjithë emigrantëve që kanë kombësi të njëjtë dhe që do kthehen në vendin e tyre me avionë specialë. "Emigrantët do të shoqërohen nga policët që vijnë nga vendet ku ata janë ndaluar. Në fillim do të verifikohen dokumentet e tyre dhe të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe më pas ata do të riatdhesohen", tha ministri i Brendshëm italian Pizanu.
    Ministrat e Brendshëm vendosën, gjithashtu, të përforcojnë kontrollet kufitare. "Nuk bëhet fjalë për të mbyllur kufijtë", tha Pizanu, "por ne duhet të mbajmë nën kontroll disa zona specifike të trafikut të brendshëm. Plani parashikon një sërë patrullash të përziera për kontrollet detare, hekurudhore dhe rrugore. Për momentin, zonat "më të rrezikshme", përsa i përket hyrjes së emigrantëve të paligjshëm, janë kufiri mes Sllovenisë, Austrisë dhe Gjermanisë, kufiri mes Italisë dhe Francës, mes Gjermanisë dhe Holandës si dhe zona mes Belgjikës dhe Francës.

    Gazeta Shqiptare 06/07/05

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Nuk e di kujt po mundohen t'i hedhin hi syve kesaj radhe, po me kot e kane. Lufta per mbijetese e te varferve eshte e pashmnagshme dhe BE sado kufi e polica qe te vej ne fuqi nuk do e zgjidhi dot problemin. Ajo qe mund te beje eshte qe te risi viktimat e problemit dhe ti hapi telashe me te medha vetes!

    Nje epoke e re ka filluar ku te pasurit kujtojne se bota i perket vetem atyre po nuk munden te ndalojne te varferin te kerkoje te drejte pjesemarrjeje ne kete bote te felliqur. E vetmja gje qe mundet i pasuri eshte qe ti hapi lufte te varferit. Po Historia na ka mesuar se cdo lufteje nuk i dihet si do e ket fillin!

    me respekt Kryeplaku

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Nje epoke e re ka filluar ku te pasurit kujtojne se bota i perket vetem atyre po nuk munden te ndalojne te varferin te kerkoje te drejte pjesemarrjeje ne kete bote te felliqur. E vetmja gje qe mundet i pasuri eshte qe ti hapi lufte te varferit. Po Historia na ka mesuar se cdo lufteje nuk i dihet si do e ket fillin!

    me respekt Kryeplaku
    Si guxojne Anglezet me kthye emigrantat e paligjshem--njerez qi kane thye ligjin me hapin e pare--prej Anglis? Si guxojne Anglezet me vue rregulla n'vendin e vet? Si guxojne ata me ruejte vendin e vet qi e kane ndertue me gjak e djerse nder shekuj? Just when you think you've seen it all...
    Defend the second amendment

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-02-2005
    Postime
    1
    Citim Postuar më parë nga abnk
    Si guxojne Anglezet me kthye emigrantat e paligjshem--njerez qi kane thye ligjin me hapin e pare--prej Anglis? Si guxojne Anglezet me vue rregulla n'vendin e vet? Si guxojne ata me ruejte vendin e vet qi e kane ndertue me gjak e djerse nder shekuj? Just when you think you've seen it all...
    Nuk eshte aq e thjeshte. Anglia, si shume vende te tjera, ka firmosur Konventa sipas te cilave eshte e detyruar te sillet "mire" me emigrantet.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Kjo pun nuk eshte aq e thjesht sa duket dhe e drejta eshte andej dhe kendej, pse

    1- sepse nje i huaj pa dokumente ne nje shtet te huaj per te jetuar dhe per te fituar pak lek per vete , dhe per familjen duhet , qe te punoje, por qe te punoje duhen dokumente gjuha dhe aftesia per pune, prandaj ne keto kushte eshte i detyruar te punoje ne te zeze pa dokumente pa sigurazion pa nje garanci per pune dhe me nje pagese shume te ulet gjithashtu per nje pune shum te rende , gje qe i con shum shpejt ne presion psikologjik dhe ndryshim te karakterit apo sjelljes kundrejt kesaj shoqerie, duke gjetur rruge te tjera per fitimin sic jane krimi prostitucioni vjedhja mashtrimi dhe se fundi edhe pjesmarja ne shoqata te ndryshme fetare qe i ndihmojne per ti perdorur me vone per qellimet e tyre.

    2- Prandaj pyetja qe europianet i bejne vetes eshte e thjeshte;

    Nje klandestin (apo pa dokomente qendrimi ) ku i gjen parate per te jetuar ??


    pergjigje ne nuk i ruajm dot te gjith se cfar bejne e ku i gjejne parate por i biem shkurt i cojm andej nga kan ardhur, dhe mbajm nen kontroll
    ata me dokumente.

Tema të Ngjashme

  1. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. 400 mln euro nga emigrantet ne Greqi
    Nga Michigan2005 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 16:09
  3. UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:04
  4. Emigrantët dhe diplomacia “Nano”
    Nga NEOLTI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-06-2005, 14:30
  5. Greqi,izolohen emigrantet
    Nga kolombi në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2005, 13:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •