Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 69
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Kontestimet e rezultatit tė zgjedhjeve

    Toska dorezon ne KQZ ankesen per manipulim te votave

    Shekulli online - 05-07-2005 - 16:47


    Kandidati i Partise Socialiste per zonen e Kombinatit ne kryeqytet, ministri i Rendit Igli Toska, ka paraqitur zyrtarisht prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ankesen per manipulimin e votave dhe ka kerkuar qe votimi ne 10 qendra te zones 34 te shpallet i pavlefshem. Nderkaq, jane edhe 3 kandidate te tjere te PS-se, Arben Ahmetaj, Anastas Angjeli dhe Kastriot Islami, qe pretendojne se votimet ne zonat e tyre jane manipuluar.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Anastas Angjeli: "U manipulua procesi i numerimit"

    Shekulli online - 05-07-2005 - 16:45

    Kandidati socialist per deputet Anastas Angjeli do te kontestoje rezultatin e zones 38 ne Tirane, ku pretendohet se ka fituar Ylli Pango. "Kemi nisur te gjitha procedudrat per kontestimin e rezultatit ne zonen 38, une si kandidat dhe partia si subjekt. Deklaroj se procesi zgjedhor eshte manipuluar totalisht nga ana e demokrateve pasi zona 38 eshte zone socialiste ku PS ka fituar kater here. Eshte manipuluar procesi i numerimit nuk u zbatua Kodi i Etikes dhe ai Elektoral, tha Angjeli dukeshtuar se eshte tentuar te manipulohet edhe me listat e studenteve. "Kemi pergatitur materialin per ankim, kontestimi im eshte i pakundershtueshem", tha Angjeli.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Kandidatet socialiste Traga ne zonen 27, Durres e Isaku ne Bilisht: Jane vjedhur votat

    Nje seri ankesash e kontestimesh nga kandidatet socialiste jane bere gjate pasdites se sotme nepermjet konferencave per shtyp. Edhe kandidati socialist per deputet i zones 27 ne Durres, Lulezim Traga deklaroi pak minuta me pare ne nje konference per shtyp ne seline e PS se ne zonen e tij ka pasur paregullsi te shumta qe kane prishur procesin zgjedhor. " Ne zonen time jane vjedhur sistematikisht votat nepermjet certifikatave fallco", tha Traga duke kerkuar rinumerim votash. Kontestimi tjeter i rezultatit eshte bere edhe nga Agim Isaku, kandidat socialist, ku sipas tij edhe ne zonene tij ka ndodhur nej vjedhje massive e votes.

    BalkanWeb

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Kandidatet socialiste, Angjeli, Islami, Toska dhe Ahmetaj kontestojne rezultatet e zgjedhjeve

    Zedhenesi i LSI-se, Sokol Dervishi gjate nje prononcimi per mediat te bere disa caste me pare u shpreh 4 kandidate per deputete te Partise Socialiste, Anastas Angjeli, Kastriot Islami, Igli Toska dhe Arben Ahmetaj te cilet kandidojne ne zonat 38, 73, 34 dhe 33 kontestojne rezultatin e Islami akuzon kryetarin e KZZ-se te zones elektorale numer 73 per bllokimin e 2 qendrave votimi ne te cilat nuk ka nisur ende numerimi i votave. Nderkaq Igli Toska ka paraqitur zyrtarisht prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kerkesen per manipulimin e votave dhe ka kerkuar qe votimi ne 10 qendra te zones 34 te shpallet i pavlefshem. Rivali i dekanit te Fakultetit te Shkencave Sociale, Ylli Pango, Anastas Angjeli duke mos qene dakort me rezultatin e zgjedhjeve eshte shprehur se jane manipuuar disa qendra, ndersa kandidati ne zonen elektorale 33, Arben Ahmetaj ka kerkuar rivotim ne te gjithe zonen ne te cilen ai kandidon.

    BalkanWeb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Koja konteston rezultatin: Te rinumerohen votat ne zonen 29, ka pasur shkelje te renda me certifikatat falso

    "Fenomeni i vjedhjes se votes nepermjet certifikatave te fallcifikuara dominon ne shume zona zgjedhore. Emra te dubluar ne lista, dhe nje diskordance ne numrin e fleteve te votimit me numrin e votuesve, tregon se ky process zgjedhor u kthye ne procesin e certifikatave te vjedhura". Keshtu ka deklaruar zedhenesi politik i PS e njekohesisht kandidati per deputet, Gjergj Koja ne zonesn29 ne Durres. Sipas tij shkeljet e bera ne zonen 29 I japin fitoren kandidateve te pamerituar, ndaj ai kerkoi sot nepermjet nje konference per shtyp rinumerimin e votave.

    BalkanWeb

  6. #6
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Hajduti therret "Kapeni hajdutin". Vete i kishin ne dore e kontrollonin cdo gje qe nga organizimi i qendrave te votimit e deri ne shtypjen e certifikatave dhe tani nuk kane turp e dalin e ankohen.

    Ankesen me "te forte" e ben A. Angjeli: Deklaroj se procesi zgjedhor eshte manipuluar totalisht nga ana e demokrateve pasi zona 38 eshte zone socialiste ku PS ka fituar kater here.

    Cfare logjike!!

    Ja edhe lajmi i fundit:

    Topalli: Nano te uroje PD per fitoren, fitorja e 58 kandidateve tane e padiskutueshme
    Lajmi i ores 20:00

    Nenkryetarja Zhozefina Topalli ne nje konference per shtyp ne seline e PD i beri thirrje kryetarit te PS, te uroje Partine Demokratike per fitoren e padiskutueshme. "Ashtu sic morem urime nga partite simotra nga vende te ndryshme, do te ishte nje gjest vertet fisnik sikur Fatos Nano te telefononte ne seline e PD dhe te uronte fitoren tone". Topalli i drejtoi nje thirrje edhe komisionereve ne qendrat e zonale zgjedhore te pershpejtojne procesin e numerimit te votave. nenkryetarja e PD rikonfirmoi edhe nje here numrin e kandidateve fitues te PD. "kemi 58 fitues, por bashke me proporcionalin e aleateve shtohen dhe 25 karrige te tjera ne parlament", u shpreh Topalli. db/db(/BalkanWeb)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BOKE : 05-07-2005 mė 14:14

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cfar komedie:

    ---

    Toska dorezon ne KQZ ankesen per manipulim te votave

    Shekulli online - 05-07-2005 - 16:47


    Kandidati i Partise Socialiste per zonen e Kombinatit ne kryeqytet, ministri i Rendit Igli Toska, ka paraqitur zyrtarisht prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ankesen per manipulimin e votave dhe ka kerkuar qe votimi ne 10 qendra te zones 34 te shpallet i pavlefshem. Nderkaq, jane edhe 3 kandidate te tjere te PS-se, Arben Ahmetaj, Anastas Angjeli dhe Kastriot Islami, qe pretendojne se votimet ne zonat e tyre jane manipuluar.

    --


    igell banditi i Hakmarrjes ankohet se e kan manipuluar..

    kulmi..

    pellemb e polic nanoist e shikso kloso-enverist ka qene nen tutelen e iglit qe te fitoje patjater ky maskara.. e nashti thot se i ka bere hile nishani qe eshte nje qingj.. para krokodilave te iglit..

    cfar pisash paskan qene soji nanoist..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Asnjehere ne historine boterore te zgjedhjeve te lira nuk kam degjuar qe partia ne pushtet e cila organizon , drejton , mbron, zgjedhjet te ankohet per manipulim nga pala kundershtare qe s'ka asgje ne dore.

    ne shqiperi ndodhin edhe keto cudira

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    PD ka manipuluar zgjedhjet.

    PD kishte 8 vjet kohe, qe nepermjet ministrise se Pushtetit Vendor te pergatiste nje leternjoftim per shqiptaret.

    PD ne 8 vjet te pushtetit, kishte kohe qe te rregjistronte popullsine.

    PD ne 8 vjet kishte kohe qe te pergatiste lista te rregullta.

    PD perdori policine dhe SHIK-un per te bere presion ne zonat e kandidateve per deputet:

    Prof. Dr. Igli Toska ( Sociollog dhe Humanist i njohur ne te 5 kontinentet)

    Imzot Anastas Angjeli ( Prift franceskan )

    Prof. Dr. Arben Ahmetaj ( gjeni ne fushen e telekomunikacionit dhe ne shkencat ekonomike)


    PD nepermjet nje nga elementet me kriminel te saj Pjeter Arbnorin , i cili organizoj dhe Grushtin e Shtetit me 14 Shtator, ka terrorizuar dhe ka keqtrajtuar Prof. Dr. Paulin Sterkaj.

    Njerez te PD vrane komisionerin e Partise Republikane.

    Oficer te policise te rregjimit te Berishes kane terrorizuar Kastriot Islamin.


    -----------------------------------------------


    PD nuk i takojne 58 zona ne Mazhoritar.

    Ilirian Celibashi gjyqtari i njohur ne gjith boten per vendimet e tij te drejta, duhet ti heq 15 zona, PD dhe ti kaloj ne zgjedhje te reja.

    Pastaj te fitoj me i zoti.
    D.m.th ose Partia Socialiste, ose Partia Socialiste.

    ------------------------------------------------------------

    Shqiptaret jane bukshkal qe i heqin te drejten Fatosit dhe Xhoanes te harxhojne para nga buxheti i shtetit neper kazino.


    Poshte shqiptaret.
    Rrofshin greket.

    Poshte maloku.
    Rroft mafiozi.

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Turp per keta kandidate socialiste qe po kontestojne rezultatet e humbjeve te tyre. Kjo nuk ka kurrfare logjike. Duhet te gjithe, sikur Agron Duka, te pranojne humbjet e tyre dhe ti urojne fitoren kundershtarit.

    Tu-tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Rob me pisa se socialistat spaska patur. I urrej me gjith shpirt socialistat megjithse kam dhe ne fis as dua ti shof bojen. Hajt njatjeta

  12. #12

    Ke ndihmojne tere keto kontestime?

    Per mendimin tim socialistet i fryjne dhe i shumefishojne kto kontestime qesharake dhe te pabaza per arsye te nje plani te sakte qe ata kan qysh ne daten 5 ,ora 13.00.

    Ne tere konferencat per shtyp te pjestarve te partise socialiste degjojme te njejtin refren do presim rezultatin nga KQZ dhe nga Kolegji zgjedhor qe shqyrton ankesat e kontestimet nqs cdo kandidat eshte i pakenaqur me vendimin e KQZ per ankesat.

    Kan mbeshtetur shume shpresa ne kte kolegj.Presin qe nga ky kolegj te fitojne 7 apo 8 kandidate qe kan humbur ne mazhoritar.Per fat te mire kandidatet e PD kan fituar me nje sasi te konsiderueshme votash dhe shpresojme qe kontestimet te hidhen poshte nga kolegji zgjedhor.Nje diference prej 2000 votash qe ka cdo kandidat i PD ndaj kandidatve te PS nuk mund te hidhet poshte prej kontestime per manipulim me ane te certefikatave fallco .

    Kontestimet jan nga Arben Ahmetaj ,Anastas Angjeli,Igli Toska,Kastriot Islami.

    Persa i perket qytetit te Elbasanit i vetmi kandidat i PD Aurel Bylykbashi qe fitoi dhe qe i tere qyteti e pa live ne Tv lokal fitoren e tij me 140 vota plus,nuk ka akoma shansin te kete mandatin e tij pasi komisioneret e PS jan zhdukur pa nam e nishan qe ne momentin e deklarimit te fitores se kandidatit te PD dhe nuk kan firmosur asnje proces verbal .
    Ndersa ne pjesen tjeter te qytetit Kandidatet Omer Stringa dhe Nuri Hasa humben mbas nje numerim votash `rrote me rrote`` dhe ne fund diferenca ishte me pak se 100 vota ne favor te kandidatve te PS
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga HaKeLBeRiFiNi : 06-07-2005 mė 05:45

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ne Gjermani dhe Angli i keni percjell zgjedhjet?
    Besoj se e keni percjelle reagimin e atyre qe humben....
    Procesi i numerimit ishte ende ne vazhdim,ata i zgjaten doren fituesit dhe i uruan fitoren duke dhene doreheqje nga posti i lidershipit pasiqe kjo konfirmonte se ata nuk punuan aq shume,dmth nuk e dhane maximumin per realizimin e interesave te popullit,dhe njeherit duke i leshuar rend ati qe ka punuar me shume e eshte treguar me besimtar ne premtimet e dhena!
    Kjo eshte patriotizem,keshtu shprehet dashunija ndaj vendit tende!

    Ky reagim i PS eshte deshprues.
    Keta i bejne keq vehtes,partis se tyre,e njeherit i japin hije zi Shqiperis!
    Keshtu vetem sa i humbin edhe ata qe i kane besuar voten kesaj radhe!
    (flas per njerez te ndergjegjshem).


    ĒDO RESPEKT PER ĒDO NJENIN QE VENDOSI VOTEN PER PD-en

    KJO ESHTE FITORE E GJITHE SHQIPTAREVE KUNDER KRIMIT DHE KORRUPCIONIT
    PER NJE SHQIPERI DEMOKRATIKE
    PER NJE JETE ME TE LUMTUR
    URIME
    URIME SHQIPTARE TE BOTES MBARE




    ju dua
    rtp-ja

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Eu fara ju hupt socialistve po si nuk ju vie turp se qfar jan duke ber tani me numrimin e votave turp te ken.Si nuk kuptojn te gjoret se kan humb por mundohen te bejn trazira,tani edhe bashksia nderkombetare eshte bindur se shqiperia nuk mund te bej zgjidhje te lira,uroj qe demokratet ta ruajn gjakftoftsin dhe te mos bien ne kurthen e nanosit.Po si nuk e kuptojn se pushteti eshte i atij qe populli e voton.Kriza politike ne shqiperi eshte shume e thell dhe nuk ka sheja qe ajo te permisohet ne nje te ardhshme te afert

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Isaku: "Njerezit e PD-se kane korruptuar komisioneret e KZZ-ve"

    05-07-2005 - Kandidati i Partise Socialiste ne zonen 87, ne Bilisht, Agim Isaku, ka deklaruar se gjate procesit te numerimit te votave njerez te paguar kane vjedhur fletet e votimit. Sipas Isakut, kane qene njerezit e strukturave te Partise Demokratike qe kane korruptuar komisioneret e KZZ-ve. Kandidati i PS-se, qe ne kete zone kandidon kunder demokratit Mehmet Hoxha, shtoi me tej se ne lidhje me keto ngjarje jane kontaktuar strukturat ligjore
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-07-2005 mė 22:15

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kokona firmoste ēertifikatat false nė qendrėn e votimit


    Ēertifikatat e vjedhura ose tė shpėrndara para zgjedhjeve kanė luajtur njė rol tepėr negativ nė kompromentimin e procesit zgjedhor tė 3 korrikut. Shqetėsimeve tė Partisė Demokratike para datės sė votimit se ēertifikatat e vjedhura mund tė pėrdoreshin pėr votues tė veēantė pėr tė votuar disa herė, iu shtuan edhe kritikat e raportit paraprak tė misionit tė vėzhguesve ndėrkombėtarė tė OSBE/ODIHR-it. Nė raportin e vėzhguesve ndėrkombėtarė nuk ėshtė anashkaluar ēėshtja e shumė debatuar e ēertifikatave tė zhdukura. Nė raport thuhet se nė fazėn e vonė tė periudhės parazgjedhore u ngrit njė polemikė nė lidhje me pėrdorimin e ēertifikatave tė lindjes si dokument identifikimi nė qendrat e votimit, nė kontekstin e njė mungese tė vazhdueshme tė dokumenteve tė reja tė identitetit pėr pėrdorim tė brendshėm dhe njė sistemi uniform adresash. Ky fakt i ndėrthurur me vjedhjen e njė numri tė madh ēertifikatash tė paplotėsuara dhe printimin e paligjshėm tė pretenduar, si dhe shpėrndarjen e njė numri, madje edhe mė tė madh tė tyre, ngritėn shqetėsime tek palėt e interesuara se ēertifikatat do tė keqpėrdoreshin pėr tė shfrytėzuar mangėsitė nė listat e zgjedhėsve.

    Pavarėsisht se vėzhguesit ndėrkombėtarė ende nuk kanė raportuar nė mėnyrė specifike pėr zona tė veēanta ku ka pasur probleme me ēertifikatat e vjedhura, kandidatėt e Partisė Demokratike deklarojnė se nė zona tė ndryshme tė vendit kandidatė tė njohur socialistė kanė pėrdorur mekanizmat e ēertifikatave falso, pėr tė shmangur humbjen e tyre tė sigurt. Nė njė nga zonat kryesore tė kryeqytetit, pikėrisht nė zonėn 37 ku kandidon deputeti Edi Paloka pėrballė ish-drejtorit tė Doganave, Shpėtim Idrizi, problemi i pėrdorimit tė ēertifikatave falso ka qenė mjaft shqetėsues. Pikėrisht nė kėtė zonė ėshtė shėnuar edhe incidenti mė i rėndė zgjedhor, i vrasjes sė vėzhguesit tė Partisė Republikane, Learton Vathi, i cili ndėrhyri pėr parandalimin e pėrdorimit tė ēertifikatave falso. Sipas deputetit Paloka, nė njė nga qendrat e votimit, nė shkollėn "Hasan Prishtina", nė praninė e kryetarit tė minibashkisė janė shpėrndarė ēertifikata tė falsifikuara, tė cilat mė pas janė pėrdorur nga persona tė ndryshėm pėr tė votuar mė shumė se njė herė. "Abuzimi i madh me ēertifikatat ka ndodhur nė shkollėn "Hasan Prishtina", ku ndodhi edhe akti makabėr i vrasjes sė vėzhguesit zgjedhor tė Partisė Republikane, Learton Vathi. Ngjarja lidhet direkt me problemin e ēertifikatave, pasi Toni lajmėroi nė atė moment se aty po shtypeshin, po firmoseshin dhe vuloseshin ēertifikata nė korridorin e shkollės "Hasan Prishtina", me vulėn e minibashkisė nė prani tė kryetarit tė saj, dhe gjithė grupit qė mė pas kreu dhe krimin e vrasjes", u shpreh ndėr tė tjera Paloka. Ai shtoi se vėzhguesi republikan ndėrhyri pėr tė ndaluar kėtė fenomen, i cili cėnonte kėtė proces zgjedhor, por u qėllua me armė zjarri nga shoqėruesit e kryetarit tė njėsisė sė qeverisjes vendore. Paloka tha gjithashtu se nė qendrat e votimit tek "Hasan Prishtina", rezultatet e votimit janė kompromentuar dhe pėr kėtė ai kėrkoi njė verifikim tjetėr. Vrasjen e vėzhguesit tė Partisė Republikane e kanė dėnuar edhe misionet e vėzhguesve ndėrkombėtarė, ndėrkohė qė nė raportin e ODIHR theksohet se vrasja errėsoi procesin zgjedhor.

    Ndėrkohė, problemet me pėrdorimin e ēertifikatave falso duket se kanė ndikuar ndjeshėm nė shtrembėrimin e rezultatit pėrfundimtar shumė zona zgjedhore, veēanėrisht nė ato zona ku kandidojnė figura tė njohura tė Partisė Socialiste. Kėshtu nė zonėn elektorale 99 ku kandidon kryetari aktual i Partisė Socialiste, Fatos Nano, kandidati i Partisė Demokratike, Besnik Aliaj, ka kėrkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve verifikimin e ēertifikatave tė votuesve. Sipas Aliajt, nė zonėn e tij zgjedhore kryeministri ka vėnė nė lėvizje mekanizmin e parapėrgatitur nga ana e tij, duke pėrdorur ēertifikata falso nė mėnyrė masive, tė cilat siē u shpreh ai, kanė devijuar vullnetin real tė zgjedhėsve.

    Ylber Drazhi



    RD

  17. #17
    Nano e dinte se do t'i humbiste keto zgjedhje.
    Mirepo per humbjet duhej hartuar qe ne fillim alibia dhe ai ne kete rast shfrytezoi nepunesit e gjendjes civile qe me ligj emerohen nga Ministria e Pushtetit Lokal-BEN BLLUSHOJA.
    Te mesuar me te gjitha format e korrupsionit ata nuk e paten per gje qe te sajonin "vjedhjen " e certifikatave te lindjes,nga "askushi" dhe per te cilat ende nuk po mban pergjegjesi "askushi".
    Kam qene i pranishem ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te Kukesit ne vitin 1996,kur ashtu sic ishim duke punuar ne qetesi e ne rregull,kur hyjne nje perfaqesues i PS dhe nje i PAD te "skuqur" ne fytyre.
    Ata na bene thirrje qe te braktisnim Komisionin se ne Shqiperi "po vriteshin njerez e cfare nuk po ndodhte".
    Ndejten ca duke uleritur e kur e pane se asnjeriu nuk po i bente pershtypje atehere deklaruan "terheqjen" nga puna e Komisonit.
    Iken duke lene ne meshire te fatit,me qellim,votat e kandidateve te tyre e per te dale te nesermen me tezat e "grabitjes se votes se lire"!
    Dihet pastaj se si u rrokullisen ngjarjet ne Shqiperi!
    Tani kur shikoj e degjoj se cfare po ndodh,m'u kujtuan serish ato ngjarje te vitit 1996 dhe cuditerisht jane te njejtit persona.
    Cfare kerkojne ata?
    Ne vend se te ulin koken e te kerkojne falje per gjithe keto shqetesime qe i sollen shqiptareve per vite te tera e per zgjedhjet e qelbura qe kurre nuk pane nje vleresim serioz nga BE,tash dalin me platformen e parapergatitur-CERTIFIKATAT.

    Sinqerisht, ata se pari duhet te pranojne humbjen dhe t'u thone shqiptareve "Na Falni"!
    Se dyti, duhet te nxjerrin mesimet e duhura qe te luajne nje rol te pergjegjshem per fatet e vendit.

    Se treti,socialistet duhet te pastrojne rradhet e tyre nga politikane te tipit Nano,Angjeli,Dokle & Co.

    Se katerti,nese nuk kane gje per te thene, atehere te pakten te kene kurajo civile, qe te lene te qete ata qe duan te punojne sinqerisht, per t'a nxjerre vendin nga balta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 06-07-2005 mė 12:34

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ankesat shtyjne vendimet nga KQZ, Qeveria e re formohet fund te gushtit

    Lajmi i ores 7:15 AM



    Salla e mbledhjeve ne Kryeministri
    TIRANE (7 Korrik) -Fatos Nano eshte ne drejtimin e qeverise se tij deri ne fund konstituimit te parlamentit te ri. E thene ne data nese merret e mireqene qe procesi i votimit merr fund sot, Nano qendron deri ne 19 gusht ne postin e tij, ne rastin kur te gjitha kontestimet zgjidhen brenda afateve ligjore. Ne rastin kur ndodh perseritja e zgjedhjeve ne zona te caktuara, qeveria e re kristalizohet ne shtator pasi kalon per votbesim ne parlamentin e ri. "Presidenti i Republikes, ne fillim te legjislatures, si dhe kur vendi i kryeministrit, mbetet vakant, emeron kryeministrin me propozim te partise ose koalicionit, qe ka shumicen e vendeve ne parlament". Neni 96 i Kushtetutes e ka te parashikuar qarte se kur duhet te zgjidhet kryeministri i ri pas zgjedhjeve parlamentare. Duke ju referuar kesaj dhe te gjitha procedurave ligjore ne percaktimin e 100 deputeteve ne te gjitha zonat zgjedhore si dhe listes proporcionale, qeveria e re pritet te marre forme ne fund te muajit gusht.
    Qeveria e re
    Procesi i numerimit te votave dhe percaktimi i te gjithe kandidateve nuk ka perfunduar akoma. Deri tani procesi i numerimit ka perfunduar ne 44 zona zgjedhore, duke mbetur akoma te hapura pa nje rezultat perfundimtar 46 prej tyre. Por nese arrihet te dale rezultati per te 100 zonat ku te 100 KZZ te shpallin rezultatin e tyre brenda dites se sotme, atehere koalicioni qe ka mbi 71 deputete, mund te formoje qeverine e saj deri ne fillim te muajit shtator. Kodi zgjedhor parashikon qe pas mbylljes se 100 zonave dhe shpalljes se kandidateve, KQZ shqyrton brenda 10 ditesh ankesat e partive dhe kandidateve. Pas kesaj shpallet vendimi per te 100 kandidatet dhe listen proporcionale te partive. Me shpalljen e ketij rezultati duke ju referuar gjithmone te gjithe afateve ligjore partia ose kandidati ka dy dite kohe per t'u ankuar ne Kolegjin Zgjedhor. Kolegji Zgjedhor ka afatin e saj ligjor qe te marre ne shqyrtim ankesat brenda 10 diteve. Nese gjithcka zgjidhet nepermjet ketyre hallkave ligjore dhe nuk ka perseritje zgjedhjesh, presidentit te Republikes nuk i mbetet gje tjeter por brenda 20 diteve te therrase kuvendin e ri te mandatuar nga votat e shqiptareve. Kesisoj qeveria e re mund te marre formen e saj rreth dates 19 gusht, por nese presidenti e therret qe ne fillim te kohes se tij ligjore kjo mund te ndodhe dhe me pare.
    Perseritja e zgjedhjeve
    Perseritja e zgjedhjeve ne zona te caktuara do te sillte perseritjen e procedurave ligjore dhe nje here nga e para. Nuk mund te formohet legjislativi i ri pa marre mandatin e tyre te 140 deputetet nga mazhoritari dhe nga lista proporcionale. Pra nese ndodh qe dhe nje here te kete perseritje ne zona te vecanta zgjedhore parlamenti i ri merr formen e tij ligjore ne fillim te tetorit duke legjitimuar ne te njejten kohe dhe qeverine e re. E parashikuar ne Kushtetute deri atehere ne krye te qeverise shqiptare eshte kryeministri aktual. Duke ju referuar kontestimeve te bera deri tani mund te ndodhe qe ne disa raste te perseritet procesi i votimit, qe do te thote nje kohe e gjate edhe pse nuk ka me balotazhe si ne procesin e kaluar zgjedhor. Rasti Meta Zgjedhjet parlamentare te legjislatures se kaluar ishin nje odise e gjate nga KQZ-ja ne Gjykate Kushtetuese, ne balotazhe dhe perseritje zgjedhjesh. Kjo solli zvarritje pafund ne daljen e rezultateve perfundimtare duke arritur krijimin e qeverise se re, ose me sakte rikonfirmimin e saj vetem me 20 gusht. Zgjedhjet e vitit 2001 u zhvilluan me 26 qershor dhe pas balotazheve ne shume zona, kontestimeve zvarritja e krijimit te qeverise shkoi deri ne fund te gushtit. Pas shume mundimesh qe i krijoi ana ligjore e procesit presidenti i asaj kohe, Rexhep Meidani arriti te therrase kryetarin e PS-se, Fatos Nano per te kerkuar kryeministrin e ri te mazhorances. Ishte po kryeministri i asaj Ilir Meta qe me pas dorezoi ne presidenci stafin e tij qeverises. E njejta situate mund te perseritet dhe ne keto zgjedhje, pasi edhe pse nuk ka balotazh eshte Kolegji Zgjedhor qe mund te marre vendime te perseritjes se zgjedhjeve ne zona te kontestuara. Por kete radhe duke qene se qeverisja eshte per te djathten duhet se pari te mblidhet parlamenti dhe me pas te krijohet qeveria, konstituimi i saj mund te shkoje dhe me gjete duke kaluar dhe deri ne fillim te tetorit.
    Presidenti
    Eshte presidenti i Republikes ai qe dekreton qeverine e re. Burime prane presidences bejne te qarte se "presidenti do te zbatoje te gjitha procedurat dhe afatet per krijimin e qeverise se re pas zgjedhjeve parlamentare te 3 korrikut, pasi ato jane te percaktuara qarte ne Kushtetute dhe ligjet e tjera ne fuqi". Keshtu Presidenti edhe ne kete rast do zbatoje ligjin dhe Kushtetuten. Keshtu nese i referohemi ligjeve ne fuqi qeveria e re e krijuar nga Berisha qe eshte deklaruar ne postin e kryeministrit mund te marre dekretin presidencial ne fund te gushtit. db/db (Gazeta Shqiptare/BalkanWeb
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  19. #19
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Socialistet kane shume arsye perse ta vonojne keshtu kete rezultat. Te gjitha mund te pershkruhen shkurt me nje shenje: $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ !

    Arsyeja "njesh i madh" mund te jete Albtelecomi, qe Nanoja ja shiti nen-rrogoz turqve. Berisha e kishte deklaruar qe perpara zgjedhjeve, qe sapo te vinte ne pushtet do ta anullonte ate shitje te kesaj kompanie qe normalisht duhet te konsiderohet si pasuri kombetare. Berisha tha se do ta anullonte sepse shitja e kesaj kompanie nuk ishte bere konform rregullave te konkurrences te nje tenderi te ligjshem, por i ishte ofruar vetem turqve, gje per te cilen Nanoja kuptohet, merr rryshfetin e vet. Edhe ne rast se nuk kishte konkurrente te tjere, sic pretendonte Nanoja ne menyre qe te mbulonte rryshfetllekun qe kaloi nen rrogoz, s'ka nevoje ta shesesh kaq me nxitim or vlla, sepse nuk tregon seriozitet ne nje transakcion kaq te madh dhe me vlere per te ardhmen e gjithe shqiptareve njehere. Tani turqit nxituan ta shesin Albtelecomin papritur e pakujtuar tek nje kompani libaneze para pak ditesh. Qe "hajde gjeja gjurmet lepurit po deshe" t'i thone Berishes.

    Pa le tregetia e drogerave qe behet pastaj. Ja, dhe para pak ditesh kur njerezit e kishin mendjen me teper tek rezultati i zgjedhjeve, u kap nje burre nga Fieri me nje sasi te madhe heroine ne Kakavije.

    Kjo humbje kohe iu intereson vetem dhe vetem socialisteve qe te fshijne gjurmet e matrapazlleqeve qe i kane bere ne kurriz te popullit keto 8 vjet qeverisje.

    Une nga Sali Berisha dua qe ai te vere ne vend nderin e viktimes se Shkallnuerit, te Eva Vishes, dhe t'jua tregoje vendin bisedave te incizuara tek Rogneri te Nanos atje ku duhet, ne gjyq. T'i gjeje faktet dhe ta nxjerre ne shesh te verteten, por te verteten ama, ku te jete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 07-07-2005 mė 08:30
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    LSI: Nuk njohim rezultatin ne proporcional

    E Merkure, 06 Korrik 2005
    Levizja Socialiste per Integrim deklaron se nuk do te njohe zgjedhjet ne sistemin proporcional, duke pretenduar se eshte shkelur Kushtetuta: KQZ te pezulloje numerimin e votave ne proporcional dhe te konsideroje kete pjese te procesit elektoral si te pavlefshem. Ceshtja do te dergohet ne Gjykaten Kushtetuese

    Ergys GJENCAJ

    Levizja Socialiste per Integrim nuk do te njohe zgjedhjet ne proporcional. Forca politike, qe drejtohet nga Ilir Meta, deklaron se ky pozicionim vjen prej faktit, se sipas saj, eshte shkelur Kushtetuta e vendit, si dhe manipulimet e theksuara qe verehen me votat e sistemit proporcional. Mbeshtetur ne keto fakte, por edhe ne te tjera, Levizja i ka kerkuar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te pezulloje numerimin e votave ne proporcional dhe te konsideroje kete pjese te procesit elektoral si te pavlefshem. Ajo akuzon perfaqesuesit socialiste ne komisionet zonale zgjedhore per braktisje te detyres, e ne kete menyre i lihet hapesire komisionereve opozitare te manipulojne votat.

    "LSI deklaron se komisioneret e Partise Socialiste po braktisin vendnumerimet e votave, cka u ka hapur rruge komisionereve te Partise Demokratike dhe partive te tjera te numerojne votat ne favor te partive fantazem. Ky akt i paprecendet, qe ka cenuar rende procesin zgjedhor po tjeterson votat e shqiptareve dhe votuesve te LSI-se ne favor te PR-se, PSD-se, PAA-se e disa partive te tjera", thuhet ne deklaraten e shperndare nga zyra e shtypit te LSI-se.

    Deri me tani, nga numerimi i votave ne proporcional, duket qarte se partite e cilesuara te vogla, si Partia Republikane apo Partia Socialdemokrate, kane fituar nje numer te konsiderueshem votash ne proporcional, mbeshtetur nga fenomeni "Dushk", i cili ka ardhur si rrejdhoje e thirrjeve nga PD dhe PS gjate fushates zgjedhore e me pas i aplikuar nga zgjedhesit. LSI thekson se do t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese per te konsideruar kete proces si antikushtetues dhe te pavlefshem, pasi ai cenon hapur prerogativat kushtetuese dhe perkatesisht nenin 64, pika 2 te Kushtetutes.

    Gjithashtu ne deklarate, LSI u ka kerkuar te gjithe organizmave nderkombetare, te cilet kane ndjekur ecurine e procesit zgjedhor, "te nderhyjne energjikisht per delegjitimimin e ketij manipulimi te paprecedent qe rrezikon rende te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise. LSI u kerkon realizuesve te deforimimit te votes te heqin dore sa me pare nga ky turp qe po u lene mbi shpine shqiptareve". Levizja Socialiste per Integrim thekson se ka hyre ne zgjedhjet e 3 korrikut per te bere nje gare te ndershme, por u perballe me manipulimet e dy partive te medha.

    Keshtu, rezultati i zgjedhjeve nuk do te gjeje pasqyrim real ne Parlamentin e ardhshem. Ajo evidenton faktin se PS dhe PD jane kryekeput fajtore per devijimin e votes se zgjedhesve ne proporcional. "Nese Parlamenti i kaluar u cilesua si Parlamenti i Dushkut te Vogel dhe krijoi mungesen e stabilitetit politik dhe qeverises ne vend, Parlameti i ardhshem do te jete ai i Dushkut te Madh, cka do te bjere perseri ne kurriz te qytetareve shqiptare, te ardhmes se vendit dhe procesit te integrimit", thekson Levizja e Metes. Duke kundershtuar hapur kete fenomen, LSI ka deklaruar se nuk do te njoh kete pjese te zgjedhjeve.

    Kritikat e LSI per zgjedhjet:

    PS-PD nuk arriten te realizojne zgjedhje te lira dhe te ndershme.

    Kodi Elektoral, te cilin LSI e kundershtoi dhe votoi kunder e qe perben bazen e manipulimeve, nuk garantoi standarte demokratike. Ai krijoi kushte per deformim te hapur dhe te madh te procesit zgjedhor.

    Te gjitha shqetesimet qe LSI ngriti dhe u hodhen poshte nga KQZ, si problemi i bojes se padukshme, vendnumerimit te votave dhe e drejta e subjektit per te nderruar vezhguesit ne afatet kohore qe kjo lejohet per komisioneret, kane rezultuar me pasoja serioze gjate votimeve dhe numerimit te votave.

    Problemi me listat e zgjedhesve vazhdon te mbetet "Themra e Akilit" dhe per kete ne bejme pergjegjese qeverine, e cila ka pasur te gjithe kohen e nevojshme ne dispozicion per te hartuar lista te sakta, por asaj i ka munguar vullneti politik per te realizuar nje proces te tille, i cili shkaktoi anomali te shumta diten e zgjedhjeve dhe per rrjedhoje edhe manipulime.

    Problemi i listave u shoqerua edhe nga problemi i zhdukjes se nje numri jashtezakonisht te madh certifikatash, nje pjese e madhe e te cilave jane perdorur diten e zgjedhjeve per te manipuluar rezultatet e tyre. Pergjegjes eshte pushteti qendror dhe ai vendor, qe drejtohet nga PS e PD, pasi nuk kane marre masat e duhura per parandalimin e ketij fenomeni. Ata kane kryer se bashku nje masaker elektorale me pasoja te rrezikshme.

    Votimi me shume se nje here dhe ne disa vende pa dokumenta identifikimi eshte evidentuar qarte edhe nga raporti paraprak i OSBE-ODIHR dhe kjo ka qene kryesisht ne dem te rezultatit te LSI-se.

    Jane verejtur raste te shumta te votimit kolektiv, ku nje person i familjes ka votuar per te gjithe pjesen tjeter te saj.

    Gjate dites se votimeve, por edhe perpara saj eshte ushtruar nje presion i madh psikologjik mbi votuesit, duke mos i lene te shprehin ne menyre te lire vullnetin e tyre nepermjet votes.

    Kodi i Etikes, i nenshkruar nga te gjithe forcat politike, nuk u zbatua ne asnje rast. Fushata elektorale nuk u mbeshtet mbi alternativat politike dhe programore, por mbi denigrimin e kundershtareve.

    Fushata e paprincipte dhe e pamoralshme elektorale dhe mediatike e PS kunder LSI ka ndikuar negativisht ne vendimarrjen e lire te votuesve shqiptare, duke penalizuar kryesisht LSI, por edhe te majtes ne teresi.

    Gjate dites se zgjedhjeve u cenua rende heshtja elektorale nga PS e PD. Madje PS, nepermjet gazetes se saj "Zeri i Popullit", ka bere diversion te hapur politik kunder LSI, duke deklaruar terheqjen e kandidateve te LSI nga konkurimi.

    Ka patur incidente te dhunshme gjate dites se votimeve dhe pas tyre, ku eshte verejtur nje rritje e tensioneve ne procesin e numerimit te votave, vecanerisht ndaj vezhguesve te LSI.

    PS dhe PD jane pergjegjes per mospermbushjen e standarteve, por edhe organizmat nderkombetare qe kane asistuar ne pergatitjen e Kodit Zgjedhor, te cilat kane qene me shume te interesuara per marreveshje politike mes ketyre dy forcave sesa ne percaktimin e qarte te standarteve te realizimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, cka ka shkaktuar ambiguitet dhe mundesi te abuzimit me Kushtetuten dhe voten e shqiptareve.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  2. KQZ: Jo mandate manipuluesve tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 02:59
  3. Institucionalizimi i manipulimit tė zgjedhjeve
    Nga Himarioti nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-05-2005, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •