Shkak per ket teme u be nji njoftim nga albasoul i dates 17 Qershor 2002, te rubrika- Njoftime-Konjaku me i mire ne bote.
Me kenaqesi zbuloj qe tradita e pijeve shqiptare vazhdon dhe merr fryte ne arenen nderkombetare.
Veēse si pijetar-pijedashes me pelqen ti vej pikat mbi i.
Ajo qe prodhohej ne Shqiperi nga i famshmi Kondakēi (i heq kapelen) dhe kjo qe prodhohet tani ne Shqiperi nga firma qe ka trasheguar pervojen dhe formulen "magjike" nuk mund te quhet konjak (cognac). E famshmja pije Shqiptare radhitet ne kategorine e pijeve Brandy.
Po ju jap me teper shpjegime se kush quhet (Cognac) Konjak.
Cognac quhet distilati i veres se prodhuar ne zonen e Charente dhe Charente Marittime te krahines Aquitania qe ndodhet ne Francen perendimore. Rrushi (nuk di shumesin e rrushit) ideal jane Sant-emilion, Folle Blanche, Colombard dhe Ugni blanc. Distilimi i veres behet mbasi lengu i rrushit ka mbaruar fermentimin mbas shtrydhjes dhe kryhet vetem me alambike te vjeter te shekullit te 15-te. Vjeterimi fillon nga muaji prill i i pari pas vjeljes se rrushit. Vjeterimi kryhet ne bote te vegjel te bera me dru lisi nga krahina Limousin apo nga krahina Tronēais. Cognac si minimum duhet te kaloje si dy vjet vjeterim para se te dale ne shitje.
Eshte i mrekullueshem si dixhestiv apo si pije meditacioni.
Ka nji vjershe te bukur qe shoqerojne ritualin e gustimit te cognac.
On le verse...on l'humanise...
on le hume...on le boit...
et puis, on en parle.
Perkthejeni simbas deshires.
Besoj se ju sqarova ndopak, qe per prodhimin e cognac nuk ka "formule sekrete" perveē dashurise per rrushin dhe pijen.
Ja disa nga cognac qe kam ne bufene time :
Courvoisier
V.S.O.P. Fine Champagne 40°
Napoleon Gaston de Lagrange
V.S.O.P. Fine Champagne 40°
Remy Martin
V.S.O.P. Fine Champagne 40°
Gjthshka e shkrova per hir te se vertetes, ēka nuk i heq asgja te mire te dashurit tone kognak "Kondakēi".
Kognaket tane kane ngrohur shpirterat tane ne ditet e akullta te universitetit. Kur shitnim dy lata mence per te blere nji shishe konjak me "Tre yje" 13.5 leke. Apo kur luanim poker derisa na dilnin syte per te shijuar te mirin, te famshmin, te emblin konjak "Skenderbej" 17,5 leke.
Per ato kujtime kognaku yne eshte me imire se ēdo "Courvoisier".
Krijoni Kontakt