Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 57
  1. #1
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Anxhela Peristeri

    Me nje look te ri. Se shpejti dhe me nje album te ri. Me kenge e videoklipe edhe me provokuese. Sepse synon te hyje me fuqishem ne treg. Anxhela Peristeri e ka treguar se e arrin ate c'ka deshiron. Ndaj eshte gati per nje mesymje te re


    E mbani ndopak mend nje vajze imcake me nje violine ne duar, qe perpiqej te binte me cdo kusht ne sy, qe te bente per vete anetaret e jurise se "Miss Albania 2001", e qe te mund te fitonte dicka nga ai konkurs bukurie? Ndoshta nuk do te ishte aq e lehte te kujtohej nje cupke e bukur mes dhjetra te tjerave, nese vetem pak kohe me pas ajo nuk do te kishte dale nga anonimati per te mberritur ne keto kohe kur eshte bere jo pak objekt i medias se shkruar dhe asaj elektoronike e kur i eshte dashur te rrefeje jo pak here fillimet e saj, pra pikerisht ate momentin e saj magjik me violinen ne duar. Atehere vertet nuk fitoi kuroren e me te bukures (arriti te dale deri ne pesembedhjeteshe) por prej asaj pasarele te bukurise, ylli i saj i fatit do te gjente gjithsesi nje tjeter udhe per te ndritur. Kumbaret e saj Ardit Gjebrea dhe Vera Grabocka do t'i jepnin te tjera mundesi liceistes se bukur, qe te behej dikushi. Dhe ajo do te dinte t'i shtryezonte te gjitha, ashtu sic kishte shfrytezuar edhe ato pak minuta te prezantimit te saj te pare si miss.

    Dhe ja ku eshte me nje album ne treg, me nje kenge hit, me nje videoklip, me ftesa te shumta per spektakle dhe emisione te ndryshme televizive, me nje menaxher...Gjithcka qe ka ndodhur ne nje hark shume te shkurtet kohor. Nje shperthim brenda nje viti, zhurma e se cilit duket se nuk do te mbetet vetem me kaq. anxhela eshte ne prag te realizimit te nje albumi te ri, me te cilin do te synoje nje boom te dyte, me kenge edhe me komerciale edhe me provokuese. Pse te mos e pretendoje. Kohen e ka perpara. Nuk eshte me shume se 19 vjec dhe ka arritur qe tani te rendise plot evenimente ne te shkuaren e saj aspak te larget.



    Nuk kishte si te ndodhte ndryshe perderisa qe ne moshen 15 vjecare nisi te bente gjithe gjerat qe deshironte te bente, me nje vrull te papare. E nisi qe ne Korce, ne qytetin e saj te lindjes, aktivitetin e saj. Nuk la koncerte e festivale pa u prezantuar dhe keshtu u be nje cupke e famshme brenda rrethit te vogel te artisteve te vegjel te qytetit. Por Anxhela nuk donte te ishte si gjithe te tjeret. Me ate energjine dhe forcen prej femije, qe do gjithcka, arriti ta terheqe pothuajse perdore familjen e saj drejt Tiranes: destinacionin e vetem ku do te mund te niste gjithcka nga fillimi. Liceu Artistik i Tiranes sigurisht qe do t'i jepte shume me shume mundesi se ai i qytetit te saj ndaj dhe prinderit nuk ia bene me dysh. Dhe vajza do t'ua shperblente sa hap e mbyll syte gjithe kete levizje te madhe. Jo pse do te renditej nder nxeneset me te rregullta te Liceut, as pse do te mesonte t'i binte shume bukur violines, as pse mori pjese ne nje spektakel bukurie por sepse do te dinte ta gjente vete rrugen drejt artit te madh, drejt spektakleve te medha. Spektakli i cdo te diele "Telebingo" do te ishte starti i pare per te. Te vetemen mundesi, qe i dhane, per te kenduar, edhe live, Anxhela s'do ta humbiste kurrsesi. Perkundrazi kamerat qe trasmetonin drejpersedrejti spektaklin do t'i sherbenin per te shfaqur gjithe talentin e saj. Karaoket qe nisen te organizoheshin nga Gjebrea ishin nje shans i mire aq sa ajo nuk do t'ua leshonte lehte mikrofonin te tjereve nga duart. Cupka e vogel, edhe pse ishte rritur pakez, donte te ishte serish ndryshe nga te tjeret. Dhe ia arriti. Nga nje prej vajzave ta zakonshme te korit te madh te vajzave, u evidentua si nje talent me shume. Ndaj jo me kot erdhi nje moment qe organizatoret i besuan te drejtonte se bashku me Bledi Strakoshen disa prej edicioneve te "Telebingos Kombetare". Vajza e bukur, lozonjare dhe e shkathet kishte bere "bingo" per te ardhmen e saj. Po ate vit, kur ende nuk kishin kaluar shume muaj nga prezantimi ne "Miss Albania 2001" kur ajo nuk do te ishte me thjesht si vajza e Telebingos me ate buzqeshjen karakteristike e kembet e gjata, por si kengetarja Anxhela Peristeri. Konkurimi me nje kenge te Miron Kotanit ne festivalin "Kenga magjike 2001" ia dha te drejten ta gezonte kete status te ri. Nje rrjedhe e mbare, qe do ta kishte zili cdo vajze e moshes se saj. Por qe Anxhelen nuk e joshi dhe aq. Ndoshta pse kur kishin marre udhen e shpernguljes nga Korca ajo dhe prinderit e saj kishin synuar qe te arrinin majen. Te ciles Anxhela i eshte afruar shume prane ne kete vitin e fundit, pasi do t'i duhej te kalonte dhe nje eksperience ne festivalin e madh te muzikes ne RTSH, te provonte shijen qe te le ftesa per te qene nje nder shume kengetaret e njohur neper koncerte apo tur koncertesh ne qytete te ndryshme te Shqiperise dhe jashte saj, deri sa mberriti ne nje cast te tille kur punen dhe karrieren e saj te mos e drejtoje me vete ajo por nje menaxher.

    Ndersa ne fillime gjithcka ka qene e rastesishme, si nje fat i rene nga qielli tani Anxhela nuk mund t'i lere gjerat te rrjedhin ashtu si duan ato. Menaxheri, ai qe ka pranuar ta marre "nen kujdestari" vendos gjithcka per te. E mesa duket pas realizimit te albumit te pare "kujdestaria" ka qene e mbare. "Kisha gjithe keto kohe qe perpiqesha te beja dicka qe te mbetej ne vemendje dhe nuk kisha arritur asgje deri ne momentin qe vendosa te bashkepunoj me dike qe mund te menaxhoj gjithe punen time. Dhe besoj se nuk kam gabuar aspak. Kenga qe shume shpejt u be hit "Nje mije e nje djem" erdhi fale ketij bashkepunimi". Flet per kengen me te cilen konkuroi ne festivalin e te rinjve "Top fest", vetem nje vit me pare, kengen qe vertet i solli nje fame te menjehershme edhe jashte kufijve te Shqiperise. "Ndoshta nuk do te kishte ndodhur kjo nese menaxheri im nuk do te me kishte krijuar mardheniet me kompozitoret maqedonas, me te cilet kemi punuar jo vetem per kete kenge por edhe per gjithe te tjerat, qe do te mbushnin albumin tim te pare". Anxhela eshte e bindur se Robert Bilbilo i ka garantuar sukses te menjehershem e vec tij dhe Maki, Osko... kompozitore keta qe do te realizojne dhe disa kenge te tjera, qe se shpejti do te prezantohen ne nje album te dyte. "Por ndryshe nga hera e pare ne kete album te dyte do te jete edhe emri i Genti Lakos, sepse albumi do te perfshije rryma dhe stile te ndryshme muzikore". Thote se menaxheri dhe ajo vete kane menduar te hedhin ne treg kenge shume me provokuese. Vetem keshtu tregu mund te jete i teri i saji "Pse jo. Ne albumin e pare krahas kengeve komerciale, sic ishte dhe ajo "Nje mije e nje djem" jo pa qellim nxorra ne videoklip nje balade per te vendosur ne peshore dy anet e mia, pra qe di te bej dhe komerc por dhe te shfaq vlerat e verteta qe kam. Them se e kam kaluar proven per t'u quajtur nje kengetare ndaj ndjehem gati te nis komcercin me muziken qe une do te kendoj". Synim i shprehur qarte por dhe qe duket qarte, mjafton te kesh qene paksa i vemendshem ndaj spektakleve, emisioneve apo medias ne pergjithesi: Anxhela eshte pare shpesh e ngado, sepse tashme ka zene mire vend ne rrethin e atyre kengetareve qe jo vetem jane interesante por dijne dhe te krijojne performanca te bukura ne skene, te luajne me gjithcka kane e te mbeten keshtu ne qender te vemendjes. E ajo cuperlinka qe diti ta beje kete gje qe atehere kur nuk ishte gje tjeter vecse nje nder dhjetra e dhjetra vajza qe konkuronin per nje kurore missi, nuk ka pse te mos jete perfeksionuar ne gjithe keto kohe. Madje pa e pasur me nevojen e violines, pas se ciles vari gjithe shpresat e saj nje here e nje kohe.

    Edhe modele



    Ka qene gjithnje e bindur se bukuria eshte nje faktor i rendesishem per nje kengetare. Ndaj qe ne fillim ka luajtur fort edhe me look-un. Deri pak kohe me pare, pas konkursit te bukurise, ka provuar dhe pasarelat e modes nga te cilat "tani kam hequr dore sepse dua t'i kushtohem seriozisht vetem muzikes". Tashme nuk i duhen dhe aq pasarelat sepse edhe ne skene i ka te gjitha mundesite te bej jo vetem kengetaren por edhe modelen ne nje fare menyre. Mjafton ta kujtojme tek festivali "Top Fest" ku u shfaq me nje veshje orintale. E jo vetem aty por edhe ne prezantimet e tjera eshte shfaqur gjithnje me nje stil te ri.

    Dhe ndjehet mire me evoluimet qe ben here pas here. Ja pershembul ka vetem pak dite qe i ka zhdukur rrelat bjonde dhe eshte bere paksa me e erret. Nje ndryshim qe ka bere serish peshtypje tek djemte qe nuk e lene rehat sa here ajo gjendet apo kalon diku. e keto kohe kane filluar edhe ta gjuajne pak me teper. Por ajo e ka zgjedhur mikun e saj. Korcarkes se bukur ka kohe qe ia ka rrembyer zemren nje djale prej Tirane. Dhe Anxhela nuk heziton aspak te pohoje "po jam shume e dashuruar ne keto kohe".

    Kengatraje 19 vjecare Anxhela Peristeri. Sapo ka mbaruar Liceun Artistik dhe deshiron te nise studimet per juridik.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 03-07-2005 mė 20:57

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    38
    Postime
    6,849
    19 vjet i paska kjo?

    Pse mua me eshte dukur me e madhe? hmm
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga CheLives
    19 vjet i paska kjo?

    Pse mua me eshte dukur me e madhe? hmm
    Tė janė plakur sytė o mik.....

  4. #4
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    38
    Postime
    6,849
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Tė janė plakur sytė o mik.....
    Mbase po...
    Ashtu mu duk te pakten ne klipin e "Ishe mbret"
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  5. #5
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    455
    Angjela eshte e mire por do te ishte edhe me e mire po te mos kishte vjedhur kenge , "ishe mbret " eshte e vjedhur !
    ArsGothicė

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    38
    Postime
    6,849
    Citim Postuar mė parė nga Ermelita
    Angjela eshte e mire por do te ishte edhe me e mire po te mos kishte vjedhur kenge , "ishe mbret " eshte e vjedhur !
    Halla po te kishte "tekerlek" do e thirnin xhaxha.
    lol

    Ose ben ose nuk ben nje kengetar, nuk ka mes asnjehere. Te pakten une ashtu mendoj.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    Dj Visi Maska e shqiptari02
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Mosha
    38
    Postime
    192

    hmmmmm...

    eshte vertet qesharake se si ne shqiptaret jemi gati per kritika ma mer mendja se eshte e vetmja gje qe dime te bejme apo jo? Ndoshta dhe injorant mund te kritikoje sepse eshte e lehte. Anxhela ka qene nje nga shoqet e mia qe ne moshen 10 vjecare e deri sa jam larguar nga shqiperia pasi kemi shkuar ne te njejten shkolle dhe gjithashtu ne nje mehalle. Nuk po e mbroj se eshte shoqja ime por po e mbroj per faktin se me vjen keq se si kritikojme per nje kenge qe ajo ka vjedhur dhe qe 1% nga ne ka pasur rastin ta degjoje ate kenge te cilen ajo e ka vjedhur dhe e di qe behet fjala per kengen Mbreti, Kur nga ana tjeter Sinan Hoxha me shoke te tjere kendon 100% kenge turke, Greke te vjedhura duke i dubluar ne shqip dhe qe po i degjove njehere ste mer malli te degjosh me kenge. Kurse Anxhela me stilin e saj unik te te kenduarit te ben qe kenget e saj sa here ti degjosh aq me shume te pelqejne. Anxhela me kujton Stilin po prape unik te Gjergj Jorgaqit. Sa nga ju i kane degjuar kenget e Gjergj Jorgaqit dhe nuk kane qene te urritur per te degjuar perseri sa me shume? Prandaj eshte me mire te mos varemi ne nje fije peri per te hedhur poshte punen dhe vullnetin e saj qe ka aritur deri ne kete dite kur artisteve te tjere madje nje jete nuk ju mjafton per te aritur ate sukses qe Anxhela ka aritur tashme. Me vjen vertet keq per pjesmaren e dobet ne kete teme.

    Me Respekte

    Askushi!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shqiptari02 : 10-07-2005 mė 23:22
    Opinion is like ass.. Everybody has one!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    37
    Postime
    11,960

    Anxhela Peristeri: O korēare, o hiē fare

    Anxhela Peristeri rrėfen pėr pushimet, impenjimet dhe “mbretin” e saj
    Serenate per ate qe dua


    Anxhela, ēupa nga Korēa, e ka nisur karrierėn e saj nė fushėn e muzikės nė moshė tė vogėl dhe ka arritur tė ēajė pėrpara nė kėtė fushė tė artit. E pranon se fillimi ka qenė shumė i vėshtirė, por ka arritur t`ia dalė mbanė. Sapo ėshtė kthyer nga disa pushime nė Mal tė Zi dhe nė Greqi. Tashmė po punon pėr t`u paqraqitur te “Mikriofoni i artė” dhe “Kėnga magjike”.

    Gjithashtu pritet edhe njė bashkėpunim i saj me Sabianin. Pėrveē fushės sė artit, sukses ka patur edhe nė fushėn e dashurisė, pranon qė e ka gjetur “mbretin” e saj. Ajo tregon edhe pėr pasionin e saj pėr prozėn dhe shprehet se do tė botojė njė libėr me proza.E vlerėsoj deri aty ku mendoj se ėshtė e mjaftueshme, pa arritur nė ekstrem. Pėr tė bėrė njė zgjedhje, nuk nisem nga pamja e jashtme, por nga njeriu. Siē e ka edhe kėnga “Zgjodha njeriun”. Por nė rastin tim ka diēka tė mrekullueshme, sepse ai ėshtė i mirė edhe si paraqitje, edhe si njeri.


    Anxhela, ē`thonė ditėt e nxehta tė verės?
    Kėto ditė tė nxehta i kam kaluar nė Greqi dhe nė Mal tė Zi. Jam kėnaqur shumė dhe them se i kisha tė nevojshme kėto pushime.

    Nuk tė pėlqen t`i kalosh pushimet nė Shqipėri?
    Edhe bregdeti shqiptar mė pėlqen, sidomos Saranda, megjithatė kėtė vit preferova qė t`i kaloj jashtė, pėr tė ndėrruar ambient. Mendoj se ishte njė zgjedhje e mirė kjo qė bėra, sepse mė shijuan vėrtet shumė kėto pushime.

    Tė pėlqeu mė shumė Greqia apo Mali i Zi?
    Unė personalisht u kėnaqa shumė nė tė dyja, secili vend kishte tė veēantėn e vet. Selaniku ėshtė mė i madh dhe mė i bukur, ndėrsa Mali i Zi kishte mė shumė jetė nate.

    Tė pėlqen jeta e natės?
    Po, mė pėlqen! Nė kėto ditė qė isha jashtė frekuentuam diskotekat e vendeve pėrkatėse. Edhe kur jam nė Tiranė, nuk e devijoj jetėn e natės, dal gjithmonė. Jam mėsuar me njė tė tillė jetė, duke qenė se kėndoj nė njė lokal nate.

    Po me pushime, me kė ishe?
    Nė Mal tė Zi isha me shoqėrinė, ndėrsa nė Greqi me familjen time. Kam bėrė vetėm dy ditė plazh, njė ditė nė Greqi dhe njė nė Mal tė Zi, sepse si pėr inat u prish koha. Gjithsesi nuk mė vjen keq, sepse nuk shkoj pėr pushime vetėm pėr tė bėrė plazh, por edhe pėr tė ndėrruar ambient. Pastaj e rėndėsishme ėshtė qė t`ia kalosh bukur dhe tė jesh nė njė shoqėri tė kėndshme. Kėto gjėra mund tė them me plot gojėn se nuk mė munguan.

    Tė ngacmuan grekėt dhe malazezėt, duke qenė se bie nė sy pėr gjatėsinė qė ke?
    Andej kishte aq shumė femra tė gjata, sa duhej tė vishja taka, pėr t`i arritur. Por, jashtė modestie nuk ngelesha mbarapa edhe unė. Gjithsesi nuk isha atje me synimin qė tė mė ngacmonin.

    Cili ėshtė komplimenti mė i shpeshtė qė tė kanė zėnė veshėt kėtu nė Shqipėri?
    Mė shumė mė kanė thėnė : “Je si shpirt!”

    E ke nisur karrierėn tėnde nė moshė shumė tė re. Si e ke pėrjetuar kėtė gjė?
    Filimi pėr mua ka qenė shumė i vėshtirė, sepse vija nga njė qytet tjetėr, nga Korēa. Megjithatė talenti, puna duke mos pėrjashtuar edhe fatin, mė sollėn nė kėtė rrugė qė unė po ndjek tani. Nuk mund tė them se e ndjej veten tė realizuar, sepse ky ėshtė vetėm fillimi pėr mua. Mė e vėshtirė ėshtė ta mbash famėn, se sa ta fitosh atė.

    Ta kanė thėnė ndonjėherė rrugės shprehjen: “O korēare, o hiē fare”?
    Po, m`i kanė thėnė tė dyja variantet edhe “O korēare, o hiē fare”, edhe atė tjetrėn “Mė mirė korēare, se hiē fare”.

    Tė kanė bėrė ndonjėherė serenatė poshtė ballkonit?
    Koha kur bėheshin serenata ka kaluar tashmė, i pėrket brezit tė prindėrve tė mi. Mua vetė mė pėlqen t`i kėndoj nė dreka apo darka tė ndryshme familjare.

    Nėse do tė ishe e ēmendur pas ndonjė djali, do t`i bėje njė serenatė?
    Po, patjetėr, nėse do tė kishte shtėpinė me ballkon, bėj shaka. Nėse do ta bėja njė gjė tė tillė, do tė mė duhej tė isha shumė e bindur pėr djalin. Nėse ai do ta meritonte atė gjest qė do tė bėja unė, apo jo. Dhe gjithashtu tė isha e bindur se edhe ai do ta bėnte njė gjė tė tillė pėr mua.

    I ke kushtuar ndokujt ndonjė kėngė tėnden?
    Jo, jo, asnjėrėn prej tyre.

    Kėnga “Ishe mbret”, ishte vėrtet e suksesshme. Po Anxhela e ka njė “mbret” qė e ka bėrė pėr vete?
    Po, e kam njė mbret, qė mė ka bėrė pėr vete me kurorėn (qesh).

    E vlerėson pamjen e jashtme te njė djalė?
    E vlerėsoj deri aty ku mendoj se ėshtė e mjaftueshme, pa arritur nė ekstrem. Pėr tė bėrė njė zgjedhje nuk nisem nga pamja e jashtme, por nga njeriu. Siē e ka edhe kėnga “Zgjodha njeriun”. Por nė rastin tim ka diēka tė mrekullueshme, sepse ai ėshtė i mirė edhe si paraqitje, edhe si njeri.

    Si janė raportet e tua me familjen, a ndihen ata krenarė pėr ty?Ēdo prind e ka tė shenjtė fėmijėn e vet dhe besoj se tė qenit krenar pėr mua nė kėtė kohė, nuk ju ka munguar. Edhe unė ndihem krenare me veten sepse kam punuar shumė, pa mohuar edhe mbėshtetjen qė mė kanė dhėnė prindėrit.

    Cilat janė impenjimet e tua pėrsa i pėrket aspektit profesional?
    Po punoj pėr t`u paraqitur te “Mikriofoni i artė”, ku po punoj me kompozitorin Dorian Gjoni. Ndėrsa pėr te “Kėnga magjike”, kompozimin e ka bėrė Florian Mumajesi. Do tė nxjerr edhe njė singėll tė ri, ku do tė bashkėpunoj me Sabianin dhe me Ronin.
    Bashkėpunon mė shumė me emra tė rinj?
    Nuk kam ndonjė kundėrshtim pėr tė punuar edhe me emrat e vjetėr. Por mendoj se tė rinjtė sjellin ide tė reja.

    Sa kujdesesh pėr lukun?
    Pėrsa i pėrket veshjes, paradite mė pėlqen tė jem e thjeshtė dhe sportive; nė mbrėmje mė pėlqen njė veshje klasike; nė skenė prirem drejt ekstravagancės, por pa e tepruar.

    Po flokėt nė ngjyrėn tėnde natyrale i ke?
    Jo, nuk jam bjonde natyrale, i kam tė lyera.

    Ēfarė tė pėlqen tjetėr veēse tė kėndosh?
    Mė pėlqen shumė tė shkruaj, kryesisht prozė. Mendoj se sė shpejti do tė botoj njė libėr nė prozė.

    Po tė lexosh, tė pėlqen?
    Po, mė pėlqen shumė tė lexoj, kryesisht romane. Autori im i preferuar ėshtė Stefan Cvajg. Mė pėlqejnė edhe librat enciklopedikė.

    Mund tė thuash ndonjė nga ato qė ke shkruar?“Do tė doja tė thosha shumė gjėra nė kėto momente, por nuk bėra gjė tjetėr veēse tė putha…Dhe buzėt e mia lehtas pėshpėritėn mbi buzėt e tua”.

    Gazeta Express Online
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    nietzschean autodidactic Maska e c.Ronaldo
    Anėtarėsuar
    30-09-2005
    Vendndodhja
    Tetovė......... Grupi: Tetova Clan
    Postime
    89
    Nga Anxhella me pelqejne kenget: "Ishte mbret" dhe "Zi e ma zi".

    Por dicka s'me pelqen eshte ajo qe kengen "Zi e ma zi" e ka kopjuar nga nje kengetare bullgar me sa duket por s'ka dert ende meson e re eshte lol
    Football is the opera of the people.
    by: Stafford Heginbotham

  10. #10
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Kengetare shume yll, e kam shume qejf Anxhela Peristerin dhe ka ze fantastik.
    Kenget e saj qe me pelqejne jane: Ishe mbret, Prape do ti lutem ...etj
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e SnoW~DroP
    Anėtarėsuar
    05-05-2004
    Postime
    432
    Ku e keni degjuar kete cupen?
    Na jepni Link

  12. #12
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011
    Si nuk e kam pare kete teme une. Sa cudi me duket dhe sa te vogel e mbaj mend Anxhelen. Me tipin qe ka pasur kur ka qene e vogel, vetem si artiste (argetuese) mund ta shikoja kur te rritej, si tip i Britney Spears e kam fjalen : )

    Visi po ti si nuk me ke derguar nje mesazh per te me kujtuar. Anxhela ka qene ne nje klase me Irisin, dhe po vrisja mendjen tani ku e kisha degjuar si emer. Tek fotoja me lart duket shume ndryshe nga ajo qe ka qene kur ishte e vogel.

    Me behet shume qejfi qe lexoj keshtu per vajzat e shkolles Tefta Tashko , i uroj suksese...

  13. #13
    Dj Visi Maska e shqiptari02
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Mosha
    38
    Postime
    192
    Citim Postuar mė parė nga Fiori
    Si nuk e kam pare kete teme une. Sa cudi me duket dhe sa te vogel e mbaj mend Anxhelen. Me tipin qe ka pasur kur ka qene e vogel, vetem si artiste (argetuese) mund ta shikoja kur te rritej, si tip i Britney Spears e kam fjalen : )

    Visi po ti si nuk me ke derguar nje mesazh per te me kujtuar. Anxhela ka qene ne nje klase me Irisin, dhe po vrisja mendjen tani ku e kisha degjuar si emer. Tek fotoja me lart duket shume ndryshe nga ajo qe ka qene kur ishte e vogel.

    Me behet shume qejfi qe lexoj keshtu per vajzat e shkolles Tefta Tashko i uroj suksese...

    epo ndryshojne cupat me ti Fiori riten zbukurohen sta varin me yll tjetra. Bravo i qofte per kurajon e saj qe kur ishte e vogel dukeshe qe do beheshe dikushi kishte deshire te dilte kudo, semos na mungonte ne po disa njerez i ndihmon edhe fati ngadonjehere, ne na ra shorti ktu, Fiori a je pjestare e AASO ti? si ka mundesi ste kam pare une ty asnjehere? kam qene ne plot party andej nga ri ti ose te kam pare edhe ti sme ke folur mendjemadhe j/k ajde shendet edhe sa me shume para me shoqja fjori.

    DJ VISI www.djvisi.n3.net
    Opinion is like ass.. Everybody has one!

  14. #14
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Mosha
    34
    Postime
    1,277
    Ēiljeta Xhilaga dhe Peristeri sulmohen nė Fier

    Dy kėngėtaret shqiptare, ndėr mė tė famshmet, Ēiljeta Xhilaga dhe Angjela Peristeri, kanė pasur njė incident me publikun fierak, por, prapėseprapė, nė fund arritėn tė pajtohen me sulmuesit pas njė koncerti dhe dolėn pa pasoja fizike.
    Breshėri gurėsh dhe tullash janė hudhur njė javė mė parė me rastin e njė koncerti festiv, i cili u organizua nga bashkia e Fierit.
    Fyerje, sharje, hudhje tė ndryshme, gurė, ka pasur nė drejtim tė dy kėngėtareve. Anxhela Peristeri, ishte mė e rrezikuara, e cila pėr pak sa nuk ėshtė goditur.
    Por, ndėrhyrja e Ēiljeta Xhilagės (ish-Miss Simpatia e Shqipėrisė pėr vitin 2002) me
    ledhatimet dhe trupin e saj i ka zbutur fierakėt gjaknxehtė, qė kanė kthyer ulėrimat nė brohoritje.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  15. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    37
    Postime
    11,960
    Anxhela Peristeri nė njė buzuk te njohur nė Greqi

    Gjithēka ka nisur nga adhurimi i njė menaxheri grek, i cili thonė se qe mahnitur nga zėri i biondes, teksa kjo kėndonte njė kėngė greke te Sillo Club. Ka qenė pikėrisht greku qė i ka bėrė Anxhelės njė ofertė tė parefuzueshme, mesa duket, pėr tė kėnduar nė njė buzuk tė njohur grek, emri i tė cilit nuk dihet. Nėse prisnit ndonjė album tė ri tė biondes korēare, nuk do ta keni pėr ca kohė, deri sa atė ta marrė malli pėr publikun shqiptar.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Shume bionde u dukerka te kjo foto me siper

  17. #17
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Kengetare e lezecme edhe zerin se ka te keq .......

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Mosha
    36
    Postime
    4,063
    O Anxhela Peristeri Vajze me goxha mendim ,Eshte Goxha Kengetare e kan zili te gjith Kengetaret e tjera ,Apo sqenka ba ma E mir kete her nice look Anxhela Peristeri Vazhdo kshu se je yll bote

  19. #19
    Dj Visi Maska e shqiptari02
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Mosha
    38
    Postime
    192
    Citim Postuar mė parė nga WALCHIRIA
    Kengetare e lezecme edhe zerin se ka te keq .......

    Zerin se paska te keq? Mos bej komente te lutem se ma hoqe trurin. Si ajo nuk e ka zerin asnje, jo se paska te keq,se di une cfare shkolle ke bere ti qe i gjykoke kaq mire artistat.
    Opinion is like ass.. Everybody has one!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,241
    Me pelqen si kengetare Anxhela shum nice oshte [-_^]
    #VamosArgentina

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Aleksandër Gjoka
    Nga Letersia 76 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 27-01-2020, 19:10
  2. Anxhela
    Nga Fiori nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 23:05

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •