Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 96
  1. #21
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Edhe mua me pelqen Anxhela por edhe disa kenge te saj me pelqejne.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-02-2007
    Postime
    1
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Me nje look te ri. Se shpejti dhe me nje album te ri. Me kenge e videoklipe edhe me provokuese. Sepse synon te hyje me fuqishem ne treg. Anxhela Peristeri e ka treguar se e arrin ate c'ka deshiron. Ndaj eshte gati per nje mesymje te re


    E mbani ndopak mend nje vajze imcake me nje violine ne duar, qe perpiqej te binte me cdo kusht ne sy, qe te bente per vete anetaret e jurise se "Miss Albania 2001", e qe te mund te fitonte dicka nga ai konkurs bukurie? Ndoshta nuk do te ishte aq e lehte te kujtohej nje cupke e bukur mes dhjetra te tjerave, nese vetem pak kohe me pas ajo nuk do te kishte dale nga anonimati per te mberritur ne keto kohe kur eshte bere jo pak objekt i medias se shkruar dhe asaj elektoronike e kur i eshte dashur te rrefeje jo pak here fillimet e saj, pra pikerisht ate momentin e saj magjik me violinen ne duar. Atehere vertet nuk fitoi kuroren e me te bukures (arriti te dale deri ne pesembedhjeteshe) por prej asaj pasarele te bukurise, ylli i saj i fatit do te gjente gjithsesi nje tjeter udhe per te ndritur. Kumbaret e saj Ardit Gjebrea dhe Vera Grabocka do t'i jepnin te tjera mundesi liceistes se bukur, qe te behej dikushi. Dhe ajo do te dinte t'i shtryezonte te gjitha, ashtu sic kishte shfrytezuar edhe ato pak minuta te prezantimit te saj te pare si miss.

    Dhe ja ku eshte me nje album ne treg, me nje kenge hit, me nje videoklip, me ftesa te shumta per spektakle dhe emisione te ndryshme televizive, me nje menaxher...Gjithcka qe ka ndodhur ne nje hark shume te shkurtet kohor. Nje shperthim brenda nje viti, zhurma e se cilit duket se nuk do te mbetet vetem me kaq. anxhela eshte ne prag te realizimit te nje albumi te ri, me te cilin do te synoje nje boom te dyte, me kenge edhe me komerciale edhe me provokuese. Pse te mos e pretendoje. Kohen e ka perpara. Nuk eshte me shume se 19 vjec dhe ka arritur qe tani te rendise plot evenimente ne te shkuaren e saj aspak te larget.



    Nuk kishte si te ndodhte ndryshe perderisa qe ne moshen 15 vjecare nisi te bente gjithe gjerat qe deshironte te bente, me nje vrull te papare. E nisi qe ne Korce, ne qytetin e saj te lindjes, aktivitetin e saj. Nuk la koncerte e festivale pa u prezantuar dhe keshtu u be nje cupke e famshme brenda rrethit te vogel te artisteve te vegjel te qytetit. Por Anxhela nuk donte te ishte si gjithe te tjeret. Me ate energjine dhe forcen prej femije, qe do gjithcka, arriti ta terheqe pothuajse perdore familjen e saj drejt Tiranes: destinacionin e vetem ku do te mund te niste gjithcka nga fillimi. Liceu Artistik i Tiranes sigurisht qe do t'i jepte shume me shume mundesi se ai i qytetit te saj ndaj dhe prinderit nuk ia bene me dysh. Dhe vajza do t'ua shperblente sa hap e mbyll syte gjithe kete levizje te madhe. Jo pse do te renditej nder nxeneset me te rregullta te Liceut, as pse do te mesonte t'i binte shume bukur violines, as pse mori pjese ne nje spektakel bukurie por sepse do te dinte ta gjente vete rrugen drejt artit te madh, drejt spektakleve te medha. Spektakli i cdo te diele "Telebingo" do te ishte starti i pare per te. Te vetemen mundesi, qe i dhane, per te kenduar, edhe live, Anxhela s'do ta humbiste kurrsesi. Perkundrazi kamerat qe trasmetonin drejpersedrejti spektaklin do t'i sherbenin per te shfaqur gjithe talentin e saj. Karaoket qe nisen te organizoheshin nga Gjebrea ishin nje shans i mire aq sa ajo nuk do t'ua leshonte lehte mikrofonin te tjereve nga duart. Cupka e vogel, edhe pse ishte rritur pakez, donte te ishte serish ndryshe nga te tjeret. Dhe ia arriti. Nga nje prej vajzave ta zakonshme te korit te madh te vajzave, u evidentua si nje talent me shume. Ndaj jo me kot erdhi nje moment qe organizatoret i besuan te drejtonte se bashku me Bledi Strakoshen disa prej edicioneve te "Telebingos Kombetare". Vajza e bukur, lozonjare dhe e shkathet kishte bere "bingo" per te ardhmen e saj. Po ate vit, kur ende nuk kishin kaluar shume muaj nga prezantimi ne "Miss Albania 2001" kur ajo nuk do te ishte me thjesht si vajza e Telebingos me ate buzqeshjen karakteristike e kembet e gjata, por si kengetarja Anxhela Peristeri. Konkurimi me nje kenge te Miron Kotanit ne festivalin "Kenga magjike 2001" ia dha te drejten ta gezonte kete status te ri. Nje rrjedhe e mbare, qe do ta kishte zili cdo vajze e moshes se saj. Por qe Anxhelen nuk e joshi dhe aq. Ndoshta pse kur kishin marre udhen e shpernguljes nga Korca ajo dhe prinderit e saj kishin synuar qe te arrinin majen. Te ciles Anxhela i eshte afruar shume prane ne kete vitin e fundit, pasi do t'i duhej te kalonte dhe nje eksperience ne festivalin e madh te muzikes ne RTSH, te provonte shijen qe te le ftesa per te qene nje nder shume kengetaret e njohur neper koncerte apo tur koncertesh ne qytete te ndryshme te Shqiperise dhe jashte saj, deri sa mberriti ne nje cast te tille kur punen dhe karrieren e saj te mos e drejtoje me vete ajo por nje menaxher.

    Ndersa ne fillime gjithcka ka qene e rastesishme, si nje fat i rene nga qielli tani Anxhela nuk mund t'i lere gjerat te rrjedhin ashtu si duan ato. Menaxheri, ai qe ka pranuar ta marre "nen kujdestari" vendos gjithcka per te. E mesa duket pas realizimit te albumit te pare "kujdestaria" ka qene e mbare. "Kisha gjithe keto kohe qe perpiqesha te beja dicka qe te mbetej ne vemendje dhe nuk kisha arritur asgje deri ne momentin qe vendosa te bashkepunoj me dike qe mund te menaxhoj gjithe punen time. Dhe besoj se nuk kam gabuar aspak. Kenga qe shume shpejt u be hit "Nje mije e nje djem" erdhi fale ketij bashkepunimi". Flet per kengen me te cilen konkuroi ne festivalin e te rinjve "Top fest", vetem nje vit me pare, kengen qe vertet i solli nje fame te menjehershme edhe jashte kufijve te Shqiperise. "Ndoshta nuk do te kishte ndodhur kjo nese menaxheri im nuk do te me kishte krijuar mardheniet me kompozitoret maqedonas, me te cilet kemi punuar jo vetem per kete kenge por edhe per gjithe te tjerat, qe do te mbushnin albumin tim te pare". Anxhela eshte e bindur se Robert Bilbilo i ka garantuar sukses te menjehershem e vec tij dhe Maki, Osko... kompozitore keta qe do te realizojne dhe disa kenge te tjera, qe se shpejti do te prezantohen ne nje album te dyte. "Por ndryshe nga hera e pare ne kete album te dyte do te jete edhe emri i Genti Lakos, sepse albumi do te perfshije rryma dhe stile te ndryshme muzikore". Thote se menaxheri dhe ajo vete kane menduar te hedhin ne treg kenge shume me provokuese. Vetem keshtu tregu mund te jete i teri i saji "Pse jo. Ne albumin e pare krahas kengeve komerciale, sic ishte dhe ajo "Nje mije e nje djem" jo pa qellim nxorra ne videoklip nje balade per te vendosur ne peshore dy anet e mia, pra qe di te bej dhe komerc por dhe te shfaq vlerat e verteta qe kam. Them se e kam kaluar proven per t'u quajtur nje kengetare ndaj ndjehem gati te nis komcercin me muziken qe une do te kendoj". Synim i shprehur qarte por dhe qe duket qarte, mjafton te kesh qene paksa i vemendshem ndaj spektakleve, emisioneve apo medias ne pergjithesi: Anxhela eshte pare shpesh e ngado, sepse tashme ka zene mire vend ne rrethin e atyre kengetareve qe jo vetem jane interesante por dijne dhe te krijojne performanca te bukura ne skene, te luajne me gjithcka kane e te mbeten keshtu ne qender te vemendjes. E ajo cuperlinka qe diti ta beje kete gje qe atehere kur nuk ishte gje tjeter vecse nje nder dhjetra e dhjetra vajza qe konkuronin per nje kurore missi, nuk ka pse te mos jete perfeksionuar ne gjithe keto kohe. Madje pa e pasur me nevojen e violines, pas se ciles vari gjithe shpresat e saj nje here e nje kohe.

    Edhe modele



    Ka qene gjithnje e bindur se bukuria eshte nje faktor i rendesishem per nje kengetare. Ndaj qe ne fillim ka luajtur fort edhe me look-un. Deri pak kohe me pare, pas konkursit te bukurise, ka provuar dhe pasarelat e modes nga te cilat "tani kam hequr dore sepse dua t'i kushtohem seriozisht vetem muzikes". Tashme nuk i duhen dhe aq pasarelat sepse edhe ne skene i ka te gjitha mundesite te bej jo vetem kengetaren por edhe modelen ne nje fare menyre. Mjafton ta kujtojme tek festivali "Top Fest" ku u shfaq me nje veshje orintale. E jo vetem aty por edhe ne prezantimet e tjera eshte shfaqur gjithnje me nje stil te ri.

    Dhe ndjehet mire me evoluimet qe ben here pas here. Ja pershembul ka vetem pak dite qe i ka zhdukur rrelat bjonde dhe eshte bere paksa me e erret. Nje ndryshim qe ka bere serish peshtypje tek djemte qe nuk e lene rehat sa here ajo gjendet apo kalon diku. e keto kohe kane filluar edhe ta gjuajne pak me teper. Por ajo e ka zgjedhur mikun e saj. Korcarkes se bukur ka kohe qe ia ka rrembyer zemren nje djale prej Tirane. Dhe Anxhela nuk heziton aspak te pohoje "po jam shume e dashuruar ne keto kohe".

    Kengatraje 19 vjecare Anxhela Peristeri. Sapo ka mbaruar Liceun Artistik dhe deshiron te nise studimet per juridik.
    Komplimenti per rrugen qe po ben ne artin e musikes.Je shum particolare ne muziken qe ben.Ndoshta edhe njihemi...Te fala Jones. Rubini,ITALI. my adres email. minirubi@email.it

  3. #23
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    si kengetare eshte e mire po melodite i kopjon shum nga muzikat e huaja
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Zhvishet Anxhela Peristeri: Topless i kėngėtares te pishinat e Mulletit

    Ka pėrfituar nga qetėsia e mesditės nė pishinėn e “Venue
    Park” nė Mullet pėr tė zgjidhur rrobat e plazhit dhe
    pėr tė shijuar mė mirė rrezet e diellit, duke menduar se
    askush nuk po e shihte.
    Por kėtu ka rėnė nė objektivin e paparacit tonė. Kėngėtarja Anxhela Peristeri, e cila thuajse
    prej njė viti jeton nė Greqi, duket se ka preferuar Shqipėrinė pėr tė pushuar pak ditė. Ndoshta duke menduar,
    qė ishte harruar edhe nga fotografėt e gazetarėt, tė cilėt
    duket se ishin lodhur duke u marrė sidomos me jetėn e saj
    private, kėngėtarja sė bashku me njė mikeshė, pasi kanė pirė
    njė kafe te “Juna” pranė Librit Universitar, mesditėn e sė
    premtes sė shkuar kanė vendosur tė kalojnė disa orė nė
    pishinėn e “Venue Park”, nė Mullet, njė zonė jo shumė “e
    populluar”, nga fotografėt. Por atėherė kur ka menduar
    se askush nuk po e shihte, Anxhela ka qenė vazhdimisht
    nėn fokusin e paparacit tonė, qė ka realizuar njė seri fotografish tė kėngėtares, qė nga momenti kur ajo ka zbritur
    nga makina e shoqes sė saj, si dhe gjatė kohės sė relaksit nė zhezlong. Nė shoqėrinė e tyre, gjatė gjithė kėsaj kohe nuk ka pasur asnjė mashkull. Nga sa shihet edhe nė foto, nė momentin e fundit Anxhela e ka parė, qė dikush po e fotografonte dhe i ėshtė drejtuar tė ndalet, por atėherė ka
    qenė tepėr vonė.

    PJESĖMARRJA NĖ “KĖNGĖN MAGJIKE”

    Nga sa mėsuam ardhja e Anxhela Peristerit nė Tiranė
    kėtė radhė lidhet me njė projekt muzikor. Nga njerėz pranė
    kėngėtares kemi mėsuar, se ajo ka qenė nė kryeqytet pėr
    pak ditė sepse ka vendosur tė marrė pjesė nė festivalin “Kėnga Magjike”, qė zhvillohet nė fund tė vitit. Por duke qenė se pranimi i kėngėve tashmė ka
    filluar duket se ky aktivitet e ka impenjuar Anxhelėn seriozisht. Nuk dimė se cilėt janė Zhvishet Anxhela Peristeri Topless i kėngėtares te pishinat e Mulletit
    bashkėpunėtorėt, qė ajo ka zgjedhur pėr tė marrė pjesė nė
    kėtė festival, megjithatė ėshtė e sigurt, qė do tė dėrgojė aty njė kėngė pėr konkurrim. Nė fakt, pas largimit tė saj drejt Greqisė, disa muaj mė parė menduam se Anxhela do tė
    shkėputej tėrėsisht nga jeta artistike nė Tiranė, por me sa
    duket dėshira pėr tė mos u harruar e rikthen sėrish. Sepse
    edhe nė kėngėn e saj tė fundit nė Shqipėri pėrpara largimit,
    pėrcolli tė njėjtin mesazh: “Mos mė harro”. Ndėrkohė nė
    Greqi kėngėtarja vazhdon tė jetė e angazhuar me muzikėn
    duke kėnduar kryesisht nėpėr lokalet e natės dhe sipas
    miqve tė saj ėshtė e paguar mirė.

    ENDE E PADASHURUAR
    Ende e padashuruar. Tė paktėn kėshtu tregojnė miqtė e
    afėrt tė kėngėtares nė lidhje me jetėn private tė Anxhelės.
    Pak kohė pėrpara largimit nga Shqipėria, Anxhela
    Peristeri jetoi edhe ditėt e fundit tė njė lidhjeje tė gjatė, me Endrin. Bėhej fjalė pėr njė marrėdhėnie tė nisur kohė mė parė dhe qė shpesh mbushi faqet e kronikave rozė tė
    gazetave shqiptare. Pėrflitej njė ndarje e kėngėtares nga i
    dashuri e mė pas Anxhela, qė mohonte gjithēka. Por
    ndoshta largėsia dhe jeta e Endrit nė Shtetet e Bashkuara
    tė Amerikės bėnė, qė kjo lidhje tė pėrfundonte realisht,
    ndoshta duke u bėrė edhe shkak pėr largimin e Anxhelės
    nga Shqipėria. Miqtė konfidencialė tė kėngėtares me tė
    cilėt ajo ėshtė shoqėruar kėto ditė tė qėndrimit tė saj nė Tiranė, thonė se Anxhela tashmė ėshtė single dhe e
    padashuruar, por kjo jo pėr shkak tė lidhjes dhe nostalgjisė sė vjetėr. Pėrkundrazi, duket se ndarja nga Endri e ka bėrė t’i kuptojė gjėrat ndryshe.



    G.Panorama







    #VamosArgentina

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet nė Bllog
    17
    Anxhela Peristeri: Jeta ime e re si kėngėtare buzuqesh

    Eraldo Rexho

    Nė fillim vitet 2000 emrin e saj e gjeje kudo nėpėr faqet rozė tė fundjavės. Ishte prezente nė shumė evente muzikore dhe popullariteti i kishte arritur kulmin. Prej pesė vitesh i mungon Shqipėrisė. Arsyeja?! Po ndėrton njė karrierė tė re si kėngėtare nė vendin fqinjė me ne, Greqinė. Anxhela Peristeri, kėngėtėrja e njohur shqiptare do tė vijė sot nė “Bluetooth” me njė rrėfim interesant mbi jetėn qė bėn tani. Ēdo natė kėndon nė buzuqe dhe siē thotė vetė, sadisfkasioni qė merr ėshtė i madh. Mbi 1000 njerėz qė e ndjekin dhe e duartokasin pėr ēdo mbrėmje. Ky ėshtė bilanci i saj nė fund tė ditės, bashkė me paratė qė natyrisht s’i mungojnė. Po pse u largua nga Shqipėria? A e ndjen diskriminim dhe kur do tė kthehet nė Tiranė? A ka njė mashkull nė jetėn e saj dhe kur do tė martohet? Rrėfehet Anxhela...Rrugėtimi i saj nė Greqi dhe planet pėr t’u rikthyer nė skenėn shqiptare.
    Ku ka humbur Anxhela gjithė kėto kohė?
    Siē ėshtė bėrė e njohur edhe para 5 vjetėsh kur u largova jam duke jetuar nė Greqi.
    Edhe nė Greqi po merresh me kėngė?
    Patjetėr qė po. Merrem vetėm me kėngė dhe angazhohem nė aktivitete tė ndryshme muzikore, kryesisht nė buzuqe, pasi ato janė qendrat mė tė rėndėsishme ku interpretojnė kėngėtarėt.
    Ke planifikuar ndonjė bashkėpunim me kėngėtarė grekė?
    Kėtu ku ndodhem, vetėm me kėngėtarė grekė bashkėpunoj.
    Si ėshtė dita jote nė Greqi, me ēfarė merresh tjetėr? Ndjek ndonjė shkollė?
    Dita ime ėshtė shumė e ngarkuar me angazhime tė ndryshme, po ashtu edhe nata duke qenė se jam duke kėnduar nė njė qendėr shumė tė madhe, andaj nuk mė mbetet kohė pėr tė kryer tė tjera studime.
    A e ndjen diskriminimin si shqiptare?
    Nuk ndjej asnjė lloj diskriminimi, por besoj se pėr kėtė mė ndihmon shumė dhe profesioni.
    Pse zgjodhėt Greqinė dhe jo njė shtet tjetėr?
    Sepse mė pėlqente gjithmonė muzika greke.
    Pse e ke ndryshuar emrin?
    Emrin nuk e kam ndryshuar, ėshtė i njejti. Mėnyra e tė shkruarit ka ndryshuar duke qenė se kėtu shkruhet nė gjuhėn greke, por shqiptohet njesoj.
    Si ėshtė puna nė buzuk?
    E bukur, por e lodhshme.
    Do ia kėshilloje kolegeve tė tua punėn nė buzuk?
    Pse jo?! Ėshtė bukur tė tė adhurojnė mbi 1000 njerėz thuajse ēdo natė.
    Ke kontakte me shqiptarėt atje?
    Shoqja ime e ngushtė, Rafaela, qė njėkohėsisht ėshtė dhe parukierja ime ėshtė shqiptare dhe pėrveē saj kam kontakte dhe me shumė tė tjerė.
    Pse u largove nga Shqipėria?
    Ishte njė vendim i momentit pa asnjė lloj shkaku.
    Je larguar bashkė mė familjen?
    Po, jetoj me familjen time.
    E viziton Shqipėrinė, tė ka marrė malli pėr skenat shqiptare?
    Mė ka marrė shumė malli pėr skenat shqiptare, por kryesisht pėr Shqipėrinė. Planifikoj sė shpejti tė bėj njė vizitė nė Tiranė.
    Ke nė plan tė rikthehesh me ndonjė klip, ose pjesėmarrje nė Festivale?
    Akoma nuk kam njė plan konrekt, por sigurisht nė tė ardhmen e afėrt do tė rikthehem.
    E ndjek muzikėn shqiptare? Ēfarė mendon pėr zhvillimet qė kanė ndodhur?
    Muzika shqiptare gjithmonė ka pasur nivel dhe besoj se vazhdon tė ketė. Nuk kam ndjekur zhvillimet e fundit, por jam e sigurt qė ka cilėsi.
    Cilin prej kolegėve shqiptarė vlerėson mė shumė?
    (qesh) Tė gjithė.
    Tė flasim pak pėr dashurinė, ėshtė dikush nė jetėn tėnde pasi gjithmonė ka pėrbėrė kuriozitet kjo pjesė?
    Jo, jam singėll.
    Nė planet e tua pėr tė ardhmen ėshtė krjimi i njė familjeje?
    Pėr momentin jo, nė tė ardhmen sigurisht.
    E imagjinon veten nėnė, sa fėmijė ėndėrron tė kesh?
    Patjetėr e imagjinoj. Do tė doja njė djalė dhe njė vajzė.
    Si pėrfundim kur do takohemi bashkė nė Tiranė?
    Sė shpejti besoj. Faleminderit!

    Gazeta Shqiptare

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Anxhela Peristeri

    Nje rrugetim artstik I bukur mes Hitesh e Suksesesh !

    Debutimi I pare ne skenen e Garave Muzikore - vetem 14 vjec .



    Festivali I Kenges 2001
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-12-2017 mė 11:12

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Anxhela Peristeri

    TOP FEST 1 - 2004


  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Anxhela Peristeri

    ARTISTE !!!


  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Anxhela Peristeri

    Nje tjeter Sukses !


  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Anxhela Peristeri

    Impresionuese !

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-12-2017 mė 11:33

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Anxhela Peristeri

    Nje hap larg Suksesit te Madh - Vendi I Dyte " Kenga Magjike 2016 "


  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Anxhela Peristeri

    ĒMIMI I MADH - Vendi I Pare " Kenga Magjike 2017 " !



    BRAVO & Suksesi I ardhshem ne skenen e EUROVIZIONIT ne vitet ne vijim !!!

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Anxhela Peristeri


  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Anxhela Peristeri

    Videoklipi I Kenges Fituese


  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Anxhela Peristeri

    Bashkėpunimi me Kastriot Tushėn


  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Anxhela Peristeri


  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Anxhela Peristeri

    Si E Madhja Pagarushe !


  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Anxhela Peristeri


  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Anxhela Peristeri


  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Anxhela Peristeri


Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Aleksandër Gjoka
    Nga Letersia 76 nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 29-07-2021, 19:17
  2. Anxhela
    Nga Fiori nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 23:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •