Postuar mė parė nga
Humdinger
Me nje look te ri. Se shpejti dhe me nje album te ri. Me kenge e videoklipe edhe me provokuese. Sepse synon te hyje me fuqishem ne treg. Anxhela Peristeri e ka treguar se e arrin ate c'ka deshiron. Ndaj eshte gati per nje mesymje te re
E mbani ndopak mend nje vajze imcake me nje violine ne duar, qe perpiqej te binte me cdo kusht ne sy, qe te bente per vete anetaret e jurise se "Miss Albania 2001", e qe te mund te fitonte dicka nga ai konkurs bukurie? Ndoshta nuk do te ishte aq e lehte te kujtohej nje cupke e bukur mes dhjetra te tjerave, nese vetem pak kohe me pas ajo nuk do te kishte dale nga anonimati per te mberritur ne keto kohe kur eshte bere jo pak objekt i medias se shkruar dhe asaj elektoronike e kur i eshte dashur te rrefeje jo pak here fillimet e saj, pra pikerisht ate momentin e saj magjik me violinen ne duar. Atehere vertet nuk fitoi kuroren e me te bukures (arriti te dale deri ne pesembedhjeteshe) por prej asaj pasarele te bukurise, ylli i saj i fatit do te gjente gjithsesi nje tjeter udhe per te ndritur. Kumbaret e saj Ardit Gjebrea dhe Vera Grabocka do t'i jepnin te tjera mundesi liceistes se bukur, qe te behej dikushi. Dhe ajo do te dinte t'i shtryezonte te gjitha, ashtu sic kishte shfrytezuar edhe ato pak minuta te prezantimit te saj te pare si miss.
Dhe ja ku eshte me nje album ne treg, me nje kenge hit, me nje videoklip, me ftesa te shumta per spektakle dhe emisione te ndryshme televizive, me nje menaxher...Gjithcka qe ka ndodhur ne nje hark shume te shkurtet kohor. Nje shperthim brenda nje viti, zhurma e se cilit duket se nuk do te mbetet vetem me kaq. anxhela eshte ne prag te realizimit te nje albumi te ri, me te cilin do te synoje nje boom te dyte, me kenge edhe me komerciale edhe me provokuese. Pse te mos e pretendoje. Kohen e ka perpara. Nuk eshte me shume se 19 vjec dhe ka arritur qe tani te rendise plot evenimente ne te shkuaren e saj aspak te larget.
Nuk kishte si te ndodhte ndryshe perderisa qe ne moshen 15 vjecare nisi te bente gjithe gjerat qe deshironte te bente, me nje vrull te papare. E nisi qe ne Korce, ne qytetin e saj te lindjes, aktivitetin e saj. Nuk la koncerte e festivale pa u prezantuar dhe keshtu u be nje cupke e famshme brenda rrethit te vogel te artisteve te vegjel te qytetit. Por Anxhela nuk donte te ishte si gjithe te tjeret. Me ate energjine dhe forcen prej femije, qe do gjithcka, arriti ta terheqe pothuajse perdore familjen e saj drejt Tiranes: destinacionin e vetem ku do te mund te niste gjithcka nga fillimi. Liceu Artistik i Tiranes sigurisht qe do t'i jepte shume me shume mundesi se ai i qytetit te saj ndaj dhe prinderit nuk ia bene me dysh. Dhe vajza do t'ua shperblente sa hap e mbyll syte gjithe kete levizje te madhe. Jo pse do te renditej nder nxeneset me te rregullta te Liceut, as pse do te mesonte t'i binte shume bukur violines, as pse mori pjese ne nje spektakel bukurie por sepse do te dinte ta gjente vete rrugen drejt artit te madh, drejt spektakleve te medha. Spektakli i cdo te diele "Telebingo" do te ishte starti i pare per te. Te vetemen mundesi, qe i dhane, per te kenduar, edhe live, Anxhela s'do ta humbiste kurrsesi. Perkundrazi kamerat qe trasmetonin drejpersedrejti spektaklin do t'i sherbenin per te shfaqur gjithe talentin e saj. Karaoket qe nisen te organizoheshin nga Gjebrea ishin nje shans i mire aq sa ajo nuk do t'ua leshonte lehte mikrofonin te tjereve nga duart. Cupka e vogel, edhe pse ishte rritur pakez, donte te ishte serish ndryshe nga te tjeret. Dhe ia arriti. Nga nje prej vajzave ta zakonshme te korit te madh te vajzave, u evidentua si nje talent me shume. Ndaj jo me kot erdhi nje moment qe organizatoret i besuan te drejtonte se bashku me Bledi Strakoshen disa prej edicioneve te "Telebingos Kombetare". Vajza e bukur, lozonjare dhe e shkathet kishte bere "bingo" per te ardhmen e saj. Po ate vit, kur ende nuk kishin kaluar shume muaj nga prezantimi ne "Miss Albania 2001" kur ajo nuk do te ishte me thjesht si vajza e Telebingos me ate buzqeshjen karakteristike e kembet e gjata, por si kengetarja Anxhela Peristeri. Konkurimi me nje kenge te Miron Kotanit ne festivalin "Kenga magjike 2001" ia dha te drejten ta gezonte kete status te ri. Nje rrjedhe e mbare, qe do ta kishte zili cdo vajze e moshes se saj. Por qe Anxhelen nuk e joshi dhe aq. Ndoshta pse kur kishin marre udhen e shpernguljes nga Korca ajo dhe prinderit e saj kishin synuar qe te arrinin majen. Te ciles Anxhela i eshte afruar shume prane ne kete vitin e fundit, pasi do t'i duhej te kalonte dhe nje eksperience ne festivalin e madh te muzikes ne RTSH, te provonte shijen qe te le ftesa per te qene nje nder shume kengetaret e njohur neper koncerte apo tur koncertesh ne qytete te ndryshme te Shqiperise dhe jashte saj, deri sa mberriti ne nje cast te tille kur punen dhe karrieren e saj te mos e drejtoje me vete ajo por nje menaxher.
Ndersa ne fillime gjithcka ka qene e rastesishme, si nje fat i rene nga qielli tani Anxhela nuk mund t'i lere gjerat te rrjedhin ashtu si duan ato. Menaxheri, ai qe ka pranuar ta marre "nen kujdestari" vendos gjithcka per te. E mesa duket pas realizimit te albumit te pare "kujdestaria" ka qene e mbare. "Kisha gjithe keto kohe qe perpiqesha te beja dicka qe te mbetej ne vemendje dhe nuk kisha arritur asgje deri ne momentin qe vendosa te bashkepunoj me dike qe mund te menaxhoj gjithe punen time. Dhe besoj se nuk kam gabuar aspak. Kenga qe shume shpejt u be hit "Nje mije e nje djem" erdhi fale ketij bashkepunimi". Flet per kengen me te cilen konkuroi ne festivalin e te rinjve "Top fest", vetem nje vit me pare, kengen qe vertet i solli nje fame te menjehershme edhe jashte kufijve te Shqiperise. "Ndoshta nuk do te kishte ndodhur kjo nese menaxheri im nuk do te me kishte krijuar mardheniet me kompozitoret maqedonas, me te cilet kemi punuar jo vetem per kete kenge por edhe per gjithe te tjerat, qe do te mbushnin albumin tim te pare". Anxhela eshte e bindur se Robert Bilbilo i ka garantuar sukses te menjehershem e vec tij dhe Maki, Osko... kompozitore keta qe do te realizojne dhe disa kenge te tjera, qe se shpejti do te prezantohen ne nje album te dyte. "Por ndryshe nga hera e pare ne kete album te dyte do te jete edhe emri i Genti Lakos, sepse albumi do te perfshije rryma dhe stile te ndryshme muzikore". Thote se menaxheri dhe ajo vete kane menduar te hedhin ne treg kenge shume me provokuese. Vetem keshtu tregu mund te jete i teri i saji "Pse jo. Ne albumin e pare krahas kengeve komerciale, sic ishte dhe ajo "Nje mije e nje djem" jo pa qellim nxorra ne videoklip nje balade per te vendosur ne peshore dy anet e mia, pra qe di te bej dhe komerc por dhe te shfaq vlerat e verteta qe kam. Them se e kam kaluar proven per t'u quajtur nje kengetare ndaj ndjehem gati te nis komcercin me muziken qe une do te kendoj". Synim i shprehur qarte por dhe qe duket qarte, mjafton te kesh qene paksa i vemendshem ndaj spektakleve, emisioneve apo medias ne pergjithesi: Anxhela eshte pare shpesh e ngado, sepse tashme ka zene mire vend ne rrethin e atyre kengetareve qe jo vetem jane interesante por dijne dhe te krijojne performanca te bukura ne skene, te luajne me gjithcka kane e te mbeten keshtu ne qender te vemendjes. E ajo cuperlinka qe diti ta beje kete gje qe atehere kur nuk ishte gje tjeter vecse nje nder dhjetra e dhjetra vajza qe konkuronin per nje kurore missi, nuk ka pse te mos jete perfeksionuar ne gjithe keto kohe. Madje pa e pasur me nevojen e violines, pas se ciles vari gjithe shpresat e saj nje here e nje kohe.
Edhe modele
Ka qene gjithnje e bindur se bukuria eshte nje faktor i rendesishem per nje kengetare. Ndaj qe ne fillim ka luajtur fort edhe me look-un. Deri pak kohe me pare, pas konkursit te bukurise, ka provuar dhe pasarelat e modes nga te cilat "tani kam hequr dore sepse dua t'i kushtohem seriozisht vetem muzikes". Tashme nuk i duhen dhe aq pasarelat sepse edhe ne skene i ka te gjitha mundesite te bej jo vetem kengetaren por edhe modelen ne nje fare menyre. Mjafton ta kujtojme tek festivali "Top Fest" ku u shfaq me nje veshje orintale. E jo vetem aty por edhe ne prezantimet e tjera eshte shfaqur gjithnje me nje stil te ri.
Dhe ndjehet mire me evoluimet qe ben here pas here. Ja pershembul ka vetem pak dite qe i ka zhdukur rrelat bjonde dhe eshte bere paksa me e erret. Nje ndryshim qe ka bere serish peshtypje tek djemte qe nuk e lene rehat sa here ajo gjendet apo kalon diku. e keto kohe kane filluar edhe ta gjuajne pak me teper. Por ajo e ka zgjedhur mikun e saj. Korcarkes se bukur ka kohe qe ia ka rrembyer zemren nje djale prej Tirane. Dhe Anxhela nuk heziton aspak te pohoje "po jam shume e dashuruar ne keto kohe".
Kengatraje 19 vjecare Anxhela Peristeri. Sapo ka mbaruar Liceun Artistik dhe deshiron te nise studimet per juridik.
Krijoni Kontakt