Close
Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 158

Tema: E preka...

  1. #41
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    E kalter me pelqyen keto shkrimet e tua shume.
    Pershendetje!!!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  2. #42
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    ........nuk ma dhe doren?????
    Shko tani ne breg, kerko kufomen dhe varrose. Kisha shkuar shume larg qe te kthehesha perseri ne breg........
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Foxy__Lady
    Anėtarėsuar
    15-09-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    3

    E preka ...

    Kaltra me pelqeu kjo poezia jote e shkurter .Spo te them urime sepse besoj eshte nje cast i jetuar nga jeta jote dhe castet e dhimbjes sia vlen te perlyhen me fjale urime.

  4. #44
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Dua te vdes ne vjeshte,
    Si gjethe,e verdhe, portokalli, e kuqe, kafe....
    dua te vdes!

    Me ngrohtesine time, te mbaj ngrohte
    rrenjet e tua
    dhe me shpirtin tim, ne dimer ti ushqej,
    Qe ti te me lejosh, prane teje
    te rilindem ne pranvere.

    Me ler te rilindem si gjethe e gjelber
    ngjitur pas trungut tend,
    Te ndjej ngjitjen e limfes
    Dhe flladet e puthjes ne vesh...

    Mos me genje ne pranvere!
    Acarin, brymen, te ftohtin mos ma sill
    Me ler te lulezoj ne vere
    dhe perseri prane teje
    ne vjeshte te vdes........

    Dua te perseris ciklin e jetes
    prane teje ne perjetesi.......
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  5. #45
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    E desha pyllin tend. Me mrekullonin lisat e larte, filizat e reja te pemeve te sapodala, gjelberimi i fresket. E doja.
    Ti me lije te futesha ne te, te kaloja ore te tera, te harrohesha....
    Me thoshe qe ishte per mua dhe qe nuk lije njeri tjeter te futej aty. Harrohesha mbeshtetur ne trungjet e pemeve, duke perkedhelur gjethet e njoma, duke nuhatur aromen e sytheve te sapombira, duke ndjere flladin fluturimthi prekes.Kisha provuar te ngjitesha ne maja dhe te ndjeja veten si ne qiell....
    Nje dite e pashe te djegur pyllin tend. Vende vende te djegur...
    Nje zjarr kishte kaluar aty. Me the qe e kisha djegur une. Me the qe flaket e mija te pakontrolluara e kishin djegur...
    Tani e shikoj nga larg. E dua, ashtu sic eshte ,perseri e dua, por ti nuk me le me te futem ne te. Ke frike nga mua........
    E shoh nga larg sikur dua te sheroj me veshtrimin tim pjeset e djegura....... Shoh gjelberimin e mbetur qe perseri e dua aq shume, por... nuk futem dot me aty.....
    ..... me mungon feshferima e pemeve, flladi i fresket, me mungon gjeberimi, me mungon lartesia e majave......
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  6. #46
    your incubus
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    me merren mendte
    e me dehet shpirti nga vargjet
    e tua te kaltra.
    qenkam xheloz
    per mashkullin
    qe te ben te urresh dimrin
    e te te marri malli per vjeshten!
    te imagjinoj:
    lakuriq,
    flokeleshuar,
    te djersitur
    e me sy te njome
    mbi mollezat e uritura.
    midis majash te bardha
    e qiejsh roze,
    qenke shpirti i trazuar i poseidonit!

    picke te s'emes!
    te dashurokam!

  7. #47
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Isha ulur ashtu, me gjunje te mbledhura, koken mbeshtetur tek gjunjet, e bere e tera si top.
    Rrija dhe mendoja e perhumbur ne boten time, larg, .... sa larg...
    Ti erdhe pas meje pa u ndjere dhe me fole ashtu, me ze te larte...
    Uhhh, sa me trembe.....
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  8. #48
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    U be nje kaos i tmerrshem, zhurma, klithma, ulerima....
    Lekundje, shembje, lekundje, shembje, lekundje shembje.....
    Pastaj, heshtje varri dhe muzg.
    Pluhuri i dhimbjes, ra si shi dhe mbuloi germadhat...
    Shhttt, mos beni zhurme, kur te kaloni andej, mos prekni...
    Cdo prekje shkakton lekundje dhe shembje te reja...
    Cdo prekje, ndez dhembje.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  9. #49
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Ti kishe te drejte.....
    Pamundesia, e burgosi shpirtin tend
    dhe mosbesimin dhe dyshimin
    si gardian ia vuri...

    Une kisha te drejte....
    Pamundesia, shpirtin tim e la te lire
    dhe une fluturoja per tek ty
    te prekja, te dashuroja
    dhe ikja perseri,
    pa kerkuar dhe pa marre asgje me vete.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  10. #50
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Mos mi perflak endrat.
    Te ndezura, perveluese,
    As ti dot nuk i duron...
    ..............................
    Mbi gjuhen tende
    Pikat e shpirtit tim
    qe ti e shtrydh, le te bien
    Dhe gelltiti te tera,
    Brenda teje te mbesin.

    Mos mi trego endrat e tua
    sepse ato
    te mijat endrra ndezin....
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •