Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 158

Tema: E preka...

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ChloeS
    Anėtarėsuar
    03-08-2002
    Postime
    181
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    O e_Kaltra.............. te te them te drejten.......kur lexova postimin tend te pare mu duk shume pa kuptim dhe shume kontradiktore me veten tende, dhe nuk kuptoja se si te skruanin se ishte e mrekullueshme. Mejithate vazhdova ti lexoja me rradhe.....kur kam mbaruar se lexuari te gjitha, nuk e kisha vene re veten qe kisha ngelur me goje hapur dhe si dashje padashje me kishe futur ne boten tende shpirterore.
    Ti me menyren tende, ke kthyer cdo gje qe eshte afer teje ose me mire te them, qe te rrethon ne nje gje te shtrenjte gje qe as nji njeriu nuk i jep rendesi ne jeten e perditshme. Tani mund te them me plot gojen qe ishin fantastike dhe te uroj fat ne kete rruge.(megjithese ca fati....ti e paske fatin ke dora....dhe kur ta prekesh, kape dhe mos e lesho mo)
    Rrespektet e mia

  2. #22
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Mosha
    34
    Postime
    1,379
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Te lumte e kaltera! Je me te vertet nje talent . Te urojme mbaresi ne kete rruge qe te ka dhuruar zoti, dhe ndoshta nje dite ky talent te derdhet ne libra dhe te na dhurosh te gjitheve ne, kete kenaqesi qe na dhurove per pak caste! URIME!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Re

    Vetem lexoni e heshtni.Nganjehere dhe fjalet jane te teperta

  4. #24
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Te kujtohet, kur per here te pare ne u takuam dhe fluturuam te dy, mbi ate qytet te lashte e te panjohur? Se si prekem statujat antike dhe kembanaret ngjyre gri? Mban mend si te gjeti zgjuar drita e mengjesit dhe se si drita e veshtrimit tend, me zgjoi mua?
    Sa here ngecem me pas, udhekryqeve te udheve tona per tek njeri tjetri dhe instiktivisht zgjodhem ate rruge qe perseri na bashkoi.
    Te kujtohet kur tiparet e fytyres tende i merrja ne mollezat e gishterinjve te mi, per ti ruajtur perjetesisht ne kujtesen time?
    Vetetimat e pasionit tend qe ndriconin cdo skaj te erresirave te mija dhe bubullimat e ndjenjes time qe shurdhonin hapesirat e tua?
    Mban mend ate shi te ngrohte ne nje muzg vere qe na beri qull te dyve?
    .................................................. .................................................. ...
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  5. #25
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    I mblodha demonet-ujqer, te shpirtit tim dhe i mbylla ne kafaze te hekurt. Delet-engjej, i leshova te kullosnin ne livadhin e shpirtit tim. Ato shetisin te qeta, por une nuk gjej prehje.
    Ulerimat e demoneve-ujqer, prishin qetesine e blerte. Gervishjet e hekurave me kthetra, ngjethin shpirtin tim. Ata jane aty......
    .....Sa do te zgjase?.....
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  6. #26
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ato qe nuk ti kam dhene dot, jetojne akoma brenda meje. Gjysma gjerash, gjymtyre te prere te gjalle te levizshem, makthet e mija.
    Ato qe nuk kam marre dot nga ty, hone te pafunde, sterrė, jane ne shpirtin tim, te pambushura nga asgje.
    Jap dhe marr gjysma... te paplota....
    Paplotesia e ka kapur per gryke dhe po e mbyt deshiren per te qene e plote qe me ndez shpirtin.
    Trishtimi pikon nga qerpiket dhe merr rruge.
    Nuk di kur do mundem te clirohem nga plotesia ime kur do mundem tia fal dikujt dhe makthet e gjysmave te marrin fund....
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  7. #27
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Fjalet......i gjeta shtegut qe me ēonte per tek vendi ku me prisje ti. Vareshin neper gemuasht anes rruges. Te ngecura,...te dridhura,...te embla,.....pasionante,....te hidhura,....te trembura,....te pasigurta,.....kryenece....te dhimbshme....te dashuruara....
    Me shikonin qe shkoja per tek ty dhe une nuk zgjasja duart qe ti mblidhja. Vetem i shihja ashtu, leshuar pakujdes, rruges ku une do kaloja. Ti nuk mi jepje ne duar dhe une nuk i merrja nga aty ku ti i kishe vene.....
    Kur te takova ty, ti ishe krejt i heshtur dhe pafjale.......
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  8. #28
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Une jam kaosi i mendimeve te tua.
    Jam kurioziteti yt, per te pare ne bote te panjohura.
    Jam egoja jote mashkullore per te pasur per vete ato qe eshte veshtire ti kesh.
    Une jam possesiviteti yt.
    Jam kenaqesia e fituesit, kur ngre flamurin mbi keshtjellat e pushtuara.
    Jam deshira jote per te qene i dashuruar dhe i perkedhelur.
    Une jam trishtimi dhe dhimbja e embel e shpirtit tend.
    Jam ujrat e rrembyera ku deshirat e tua te zhytura rreken gjithe kohen per te dale ne breg.
    Jam mosbesimi dhe dyshimi yt.
    Jam re e kalter ne qielln tend blu.
    Une jam qellim dhe pengese ne jeten tende.
    Jam terheqja dhe tendosja jote per te me arritur dhe per te me prekur, keshtu paprekshmerisht larg sic jam.
    Jam mundimi yt per te mos me mbajtur dhe per te mos me leshuar.
    Jam......
    ........pamundesisht per te qene e jotja.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  9. #29
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    I bera, te gjitha ato qe kisha thene "kurre nuk do i bej".
    Vazot e tabu-ve, te gjitha i theva.
    U ula te mbledh cilfat e te thyerave ne dysheme, dhe gervishta padashje shpirtin tim me to.
    Gjaku u perzje me ciflat e thyera.
    I mblodha dhe pastrova te gjitha bashke.
    Tani cdo gje duket ne vendin e vet, vec vazove te tabu-ve qe mungojne dhe shpirtit me plage te fashuara.
    Kur te sherohet plaga, do dal te ble vazo te tjera.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    e dashur

    tingellon ndryshe fjala jote ne meditim.eshte krejtesisht e ndjere,e jetuar dhe e dhimbur.une jam e bindur se rruget e tua jane perpara, te hapura.eksploroji te gjitha, shkoju deri ne fund.
    sa per vazot me tabu e kam bere dhe une.me kane ngelur akoma ca shishka...
    kenaqem qe je keshtu dhe qe je modeste...

  11. #31
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim


    Vertet tingellon ndryshe ketu. Ti je e sakte, e dashur. Ndoshta kjo vjen ngaqe ato qe shkruaj ketu, jane me teper pjese shpirti se sa mendje.
    Faleminderit ty dhe te gjithe atyre qe me lexojne.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  12. #32
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ka kaluar kohe qe atehere, kur flladi i puthjeve shpirtin ma ngrohte, kur rrezet e ngrohta te prekjeve me dritheronin trupin, kur aromat e luleve shperthenin ne shpirtin tim nga embelsia e fjaleve te tua, kur syte e mi drite dhe jete merrnin nga pasioni yt.
    Stina e pranveres perendoi.
    Dimri, i ftohte, me heshjen e akullt, me acarin e harreses, gjithcka po tham brenda meje. Bien degezat me sythat e njome, ngrijne lule te sapocelura....
    Dimer pse erdhe kaq shpejt? Une vjeshten akoma nuk e kisha kaluar !!!
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    e kalter

    nuk e di pse dhe sesi ndodh, por ti bie (me vjen) si floke debore.shtruar, butesisht, pa zhurma dhe krejt e bardhe.
    ke kaq shume paqe edhe duke te lexuar hidherimin.
    kur te lexoj ty me behet nje buzeqeshje ne cepat e buzeve...

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-08-2002
    Mosha
    29
    Postime
    13
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kur ne nuk e presim dimrin ai shfaqet dhe papritur ate besim qe na kishte dhene pranvera na e zhduk.Pse?
    Ndoshta mosbesimi te pranvera ,ndoshta .
    Mosbesimi i dimrit nuk eshte e ftohte eshte vdekjeprures dhe sidomos kur ke mbyllur syte dhe ke besim te plote te pranvera
    ehhhhhhhhhh
    Dimri e zgjodhi vete rrugen

  15. #35
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Kam lindur ne mes te dimrit. Ndoshta prandaj nuk e dua.
    Jam mrekulluar nga rrezet e para te ngrohta, nga ngjyrat dhe tingujt e pranveres.
    Ne dashuri kam rene me cdo gje te bute dhe te ngrohte qe shpirtin me perkedhel.
    I dua te treja stinet, vec asaj kur u linda. Po ajo vjen dhe vjen tek mua pa me pyetur.
    Vjen me ftohtesine e fjaleve dhe acarin e heshtejs, vjen me shiun e mosperfilljes dhe ngricat e tradhetise.
    Ai vjen tek mua pa me pyetur dhe shkund dhe than pranverat e mija.
    Eshte stina kur kam lindur.
    Dhe une perseri dhe perseri si atehere kur isha bebe, pres nje rreze te ngrohte qe te me gjalleroje shpirtin. Pres flladet e fresketa dhe aromat e blerta, pres....pres....pres...
    Do vije????
    Kam lindur ne mes te dimrit .............
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  16. #36
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Po bie debore....
    Debora e pare. E imet si kokrra orizi, e shpeshte,dhe per cudi, me nje zhurme feshferitese. Shshshshshshshhhhhh.....
    Mbi barin e gjelber, mbi gjethet akoma te gjelbera te pemeve (sivjet nuk kishte vjeshte ne qytetin ku une banoj), bardhesi feshferitese, shshshshshhhhhhhhhh.

    Ndryshe nga vite te tjera, asgje nuk me ngjall ne shpirt.

    Debore brenda meje. E bardhe e ftohte, nen nxehtesine e mallit tim shkrin. Avuj, ujra, shtreterit e lumejve te shpirtit mbushin. Perplasen vale te ftohta e te turbullta, mjegulla nuk me le te shoh.
    Dua te shperthej te gjitha pritat, te derdhem dhe qetesisht te kthehem ne piken e fillimit.

    Sa do zgjashesh ti o dimer?
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  17. #37
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    ....ishte............................nuk eshte me!
    Nje marrezi pa fund dhe nje fund i marrezishem.
    Leng i hidhur , mbeshtjelle me embelsi
    Fluturim ne maja dhe zbritje ne humnera
    Tejzgjatje ndjenjash, deri ne lodhje, per te arritur....
    Mesnatat e mija qe preknin mengjeset e tua te pergjumur
    Dy vite te ndjera ne dy caste dhe caste qe zgjasin si vite
    Tejzgjatje endrash qe shkonin paralelisht me realitetin,
    per te mos u takuar kurre...
    Nderfutje ne labirinthe shpirterash
    Dhe fantazmat e frikerave qe gjeje aty,
    Nje fillim pa fund dhe nje mbarim i sapo filluar
    Ekzistence ne kaos ndjenjash, derdhjesh, frenimesh.......
    Dritehije pritjesh, dhimbje ankthesh, lumturime takimesh...
    .................................................. .....................................
    Te gjitha keto ....ishin.........por nuk do te jene me.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-08-2002
    Mosha
    29
    Postime
    13
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Si jemi si femijet e vegjel !Edhe pse rritemi jemi si ata ...........
    Kur na thonin mos e bej kete gje se do vritesh ,dhe ne e benim .
    Pastaj?
    Pastaj u vrisnim dhe nuk e benim me kuptohet.
    Nuk e benim me se u vrisnim dhe kur e perserisnim u vrisnim akoma me keq
    Kjo eshte jeta

  19. #39
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    ...........Kam qene femije e prape. Kaloja ditet ne lodra dhe shpesh rrezohesha gureve te kalldremit te rrugices time ose gervishtesha mureve e pemeve te komshijve. Jam mesuar te rrezohem, te vras gjunjet, ti gjakos, te ngrihem, ti fshi dhe prap te vazhdoj te luaj.
    Por shpirtin tim te brishte, kurre nuk kam dashur te ma gervishin. Nuk kam dashur te shoh, pluhur, gjak dhe plage, ne te.
    Po kush e ka valle shpirtin e tij aq te madh, sa te ndjeje dhimbjet ne shpirtin e tjetrit...????
    Ja kjo eshte jeta.
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



  20. #40
    Re, ne nje cep te qiellit
    Anėtarėsuar
    30-08-2002
    Vendndodhja
    ne nje cep te qiellit
    Postime
    237
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Pashe nje ender....
    Notoja ne nje det te erret te zi sterre, dhe ti aty diku larg qendoje mbi bazamentin e nje fari. Fari me drite te zbehte, te mprehte, me ndriconte rrugen per tek ti. Notoja pa ditur nese do te arrija dot, nese deshiroje ti te te arrija . Fuqite po me linin,mezi merrja fryme, edhe pak.... edhe pak....
    Ti rrije atje, i pavendosur, nese duhesha shpetuar une apo jo. Fytyra e ngrysur e vrare.......nuk kuptoja dot asgje.....
    Notoja ne ate det deshperimi te zi, makthi, lodhje..........
    Do ma japesh doren apo jo.....????
    "Vanity... you are my favorite sin!"

    DEVIL'S ADVOCATE



Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •