Prishtinë, 3O qershor

Mali i Zi së shpejti do të hapë zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë që ka për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, bëri të ditur dje në Prishtinë ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Nacionaliteteve dhe të Grupeve Etnike në Qeverinë e Malit të Zi Gëzim Hajdinaga

"Kemi premtuar se do të kemi një zyrë të komunikimit për Malin e Zi këtu në Prishtinë. Punohet në atë drejtim dhe unë besoj që me përkrahjen që e kemi, shpejt do ta hapim atë zyrë që do të jetë edhe një vend për bashkëpunim më të mirë dhe për informimin që mund ta kenë të dyja palët", tha Gëzim Hajdinaga.


Kosova.com