KQZ: Jo mandate manipuluesve te zgjedhjeve

E Enjte, 30 Qershor 2005
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paralajmeroi se nuk do te certifikoje asnje fitore ne zona te caktuara, qe mund te kete ardhur nga kryerja e veprimeve abuzive, pavaresisht se nga pikepamja formale kandidatet do te jene fitues. Levizja per te parandaluar manipulimet nga komisioneret apo votuesit. Celibashi: "Ndjekje penale per votuesit me certifikata te vjedhura"

Ergys GJENCAJ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te jete institucioni i vetem, i cili do te beje shpalljen e kandidateve per deputete, fitues ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 3 korrikut. Asnje deklarate per fitore te zgjedhjeve, qe do mund te vije nga shtabet elektorale te kandidateve te ndryshem pas mbylljes dhe pas numerimit te fleteve te votimit nga komisionet perkatese, nuk do te jete zyrtare. Vetem KQZ do te vere vulen mbi rezultatin e zgjdhjeve. Gjithashtu, cdo perpjekje per manipulime apo plane te tjera nga kandidate te ndryshem mbi rezultatin e zgjedhjeve, do te jete e deshtuar perballe procedurave vendimmarrese te KQZ-se.

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar dje se duke iu referuar disa informacioneve qe ka institucioni qe drejton, "duhet te behet e qarte per kandidate te caktuar, te cilet kane ndermend te inkurajojne ne diten e votimit ose do te perpiqen te inkurajojne kryerjen e veprimeve abuzive, qofte nga komisionere, qofte nga votues, te jene te sigurte se ne rast se do te jene nga pikepamja formale fitues ne ato zona zgjedhore, kjo fitore e tyre nuk do te certifikohet". Celibashi ka theksuar se fitorja e zgjedhjeve, e cila nuk certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si edhe nga vezhguesit, vendas apo nderkombetare, nuk ka asnje lloj vlere.

"Keshtu qe te mos lodhet askush, ne qofte se ka ndermend per ndonje plan "B" jashte planit "A", qe parashikon ligji, sepse do te kete pergjegjesi ligjore dhe nuk do te kete rastin qe te jete fituesi real", ka vleresuar kryekomisioneri.

Kohet e fundit kandidate nga kampet kundershtare te politikes shqiptare, kane ngritur akuza te ndersjellta per perpjekje per manipulime te zgjedhjeve. Pretendimet kane te bejne kryesisht me listat e zgjedhjesve, por edhe mbi presione ndaj votuesve. Por, sipas kryetarit te KQZ, thirrja e tij ka pikerisht qellim per te minimizuar cdo tentative te mundshme per kryrjen e veprimeve abuzive.