Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Antarsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Faleminderit
    0
    4 falenderime n 4 postime

    Analistt shqiptar mbi skenaret e 3 korrikut

    Revista Klan

    Si do te jete perberja e kabinetit qeveritar qe do te dale nga 3 korriku? Do te jete Nano, Berisha apo Meta kryeministri i duhur? Do te kemi nje qeverisje te qete apo kriza te njepasnjeshme? Artan Fuga, Mustafa Nano, Remzi Lani dhe Andi Bushati komentojne gjithe skenaret dhe kombinimet e mundshme

    nga Sokol Shameti

    Pese skenare, pese pikepyetje. Me tre korrik, rebusi do te hidhet per zgjidhje. Si do te jete qeveria qe do te na qeverise te nesermen? Politologe, intelektuale, publiciste kane nisur qysh tani arsyetimet. Cili do te jete skenari me i mundshem. Sondazhet behen papritur te dobishem, matane retorikes militante qe brohoret per fitore prapa cdo shenje te lidereve politike. Punetoret e mendjes mundohen te nxjerrin nje mesazh nga gjithe sinjalet qe shkembejne mes tyre elektorati dhe klasa politike. KLAN hartoi pese skenare te cilet mund te rezultojne si realiteti qeverises i kater korrikut, dites se pare pas zgjedhjeve. Nje qeveri e socialisteve dhe aleateve te tyre? Nje qeveri e socialisteve me LSI-ne? Nje qeveri e PD-se dhe aleateve te saj? Nje qeveri ku PD-ja do te lype mbeshtetjen e LZHK-se? Apo versioni me i guximshem i nje qeverie te perbashket PD - LSI? Ne iu drejtuam per t'u marre nje mendim kater personazheve te njohur, te paanshem dhe te ekuilibruar te jetes publike shqiptare. Cfare mendojne Remzi Lani, Mustafa Nano, Artan Fuga dhe Andi Bushati per keto pese mundesi? A do te mbijetonin gjate qeverite e dala prej tyre? Tek KLAN, ne i lexuam te paret pergjigjet e tyre dhe kuptuam se nese ka nje fill te perbashket qe i lidh te gjitha mendimet e te ftuarve ne kete forum ai eshte: Me kater korrik, gjithcka do te jete e mundshme.

    QEVERI SOCIALISTE DHE E ALEATEVE

    Sa i mundshem eshte ky skenar?

    Artan Fuga

    Kjo situate politike paszgjedhore teorikisht nuk eshte e pamundur qe te krijohet, megjithe veshtiresite qe has per tre arsye kryesore: Se pari, koha e gjate e socialisteve ne pushtet, ka sjelle objektivisht imobilitet dhe lodhje te elektoratit. Se dyti, kufizimet ne politikat sociale te qeverisjes socialiste e kane zbehur teper natyren e majte te PS duke e shkeputur nga shtresat e gjera te elektoratit popullor. Se treti, shkalla e larte e korrupsionit qe frustron individin dhe nxit pulsionet kundervepruese.

    Perkundrejt ketyre faktoreve qendrojne mundesi te ndryshme pohuese te kesaj formule, te cilat lidhen kryesisht me mundesine e nje abstenimi virtual te shtresave te konsiderueshme te elektoratit, gje qe s'perjashtohet te peshoje shume ne kushtet e nje sistemi zgjedhor me nje raund.

    Andi Bushati

    Sondazhet me serioze tregojne se do te ishte pothuajse i pamundur. Socialistet se bashku me aleatet e "Dushkut te madh" zor se do t'i kalojne 65 vende ne parlament, nderkohe qe per te bere qeverine duhen se paku 71. Nese kjo ndodh permes zgjedhjesh te rregullta, duhet te jete nje moment i madh reflektimi per te gjithe, sepse do te tregoje se shqiptaret pranojne te qeverisen nga shkallnurokracia.

    Remzi Lani

    Mbetet nje variant i mundshem, qe mund te fitoje ose humbe terren ne javen qe vjen. Per nje pjese te publikut ky variant do te lexohet si statusquo, per nje pjese tjeter si vazhdimesi.

    Mustafa Nano

    Eshte situata politike me e paqarte e me e palexueshme, perballe se ciles jam ndodhur ndonjehere. Por te them te drejten, nuk shoh gjasa qe te ndodhe nje gje e tille.

    Kush do te ishte kryeministri natyror i ketij kombinimi?

    Artan Fuga

    Fatos Nano, per shkak te grupit te forte te deputeteve qe ne kete opcion do ta mbeshtesnin ate personalisht dhe sepse brenda ketij grupimi nuk shihet ndonje figure qe do ta konkuronte ate, duke pasur te njejten shkalle mbeshtetjeje. Aq me teper qe Nano kontrollon edhe partine.

    Andi Bushati

    Padyshim Fatos Nano i cili ne kete rast do te ishte fituesi vetmitar i zgjedhjeve dhe para te cilit do te duhej qe per shume kohe te heshtnim te gjithe.

    Remzi Lani

    Kryeministri i ketij kabineti natyrshem do te ishte Fatos Nano. Aleatet do te kerkonin te kishin sa me shume poste ne kabinetin e tij, por nuk do te mund te vinin ne diskutim autoritetin e Nanos si drejtues i ketij koalicioni.

    Mustafa Nano

    Fatos Nano, sigurisht.

    Sa e qendrueshme do te ishte kjo qeveri?

    Artan Fuga

    Deri ne castin e krizes se ardhshme presidenciale.

    Andi Bushati

    Numerikisht kjo qeveri do te ishte stabile sepse do te mbeshtetej ne nje mazhorance homogjene e cila nuk do te qe cudi nese shtohej edhe me opozitare te blere. Pasi ne nje rast te tille te berit opozite do te humbiste shume vlera dhe cmimi i deputeteve te shtitur do te qe ku e ku me I lire se ai i pararendesve te tyre, qe u strehuan ne pularite e klanit te Zemunit. Si vizion, si projekt dhe si aksion do te ishte e dobet, pasi e ka treguar qe tani se c=eshte ne gjendje te beje dhe periudha pas zgjedhjeve do te bente edhe me pak efikase, prandaj edhe me vulnerabel. Ne cdo rast nuk do ta mbaronte dot mandatin, por do ta shtynte deri ne zgjedhjet presidenciale te 2007.

    Remzi Lani

    Nese ndodh ky variant, qeveria do te ishte stabel, por ka pak gjasa se ajo do te mund te shkonte pertej nje mandati dyvjecar, deri ne zgjedhjen e Presidentit te ri. Gjithsesi, nje kabinet i ri Nano, do te gjendej nen presionin e dy opozitave, asaj te Berishes dhe asaj te Metes. Nuk mund te imagjinohet nje marreveshje e re, ne te njejtat kushte dhe me te njejtet aktore si ajo qe coi ne zgjedhjen e Presidentit aktual.

    Mustafa Nano

    Qeveria, e prodhuar dhe e mbeshtetur nga nje maxhorance kocke e lekure, do te ishte biologjikisht e paqendrueshme. Shkurt, ose do te ishte pa te ardhme, ose do te gjallonte duke marre serum nga deviza e qeverise se fundit "Nano": "qe te mos hedhesh vickla, po te bej minister".

    QEVERI E ALEATEVE TE MAJTE PLUS LSI-NE

    Sa i mundshem eshte ky skenar?

    Artan Fuga

    Ka disa mundesi qe te krijohet kjo konjukture politike paszgjedhore nese ne baze, elektorati i majte do te priret qe voten propocionale te mos ia jape aq shume aleateve te bindur te PS (pa peshe elektorale) por LSI. Ndofta i ndodhur para presioneve politike, Ilir Meta do ta pranonte nje aleance me PS, por do te paguante per kete nje "fature" elektorale jashtezakonisht te rende duke humbur kredibilitetin e tij te konsiderueshem aktual.

    Andi Bushati

    Eshte skenari me i mundshem. Sondazhet tregojne se nuk do te kete qeveri pa LSI-ne. Dhe megjithe personalizimin e ashpersimin e konfliktit Nano-Meta, une e ve shume ne dyshim nese baza e LSI do ta lejonte shefin e saj te shkonte drejt ndonje kompromisi me Berishen. Me sa duket dy partite e medha te se majtes jane te denuara te bashkepunojne me njera tjetren. Gje qe do te thoshte stanjacion, palevizshmeri e se njejtes klase qeverisese te nivelit te dyte, te shquar per korrupsion dhe mungese dinamizmi. Eshte nje produkt qe e kemi provuar edhe me pare megjithese ne forme disi me te ndryshme.

    Mustafa Nano

    Proporcionalisht me votat e LSI-se rriten edhe gjasat qe kjo te ndodhe.

    Remzi Lani

    Kjo do te ishte ne fakt Qeveria e se Majtes. Nese u besojme sondazheve eshte nje variant seriozisht i mundshem.

    As Nano dhe as Ilir Meta, por nje person i trete, jo nga radhet e politikaneve aktive prane tyre.

    Andi Bushati

    Nuk them dot emer. Nje figure e dobet, pak a shume e pranueshme dhe nga Nano dhe nga Meta e qe do te mundohej te mbahej ne kembe, jo permes rezultateve, por permes aftesise per t'u shpetuar rrufeve te te dyve.

    Mustafa Nano

    Normalisht, do te duhej te ishte Fatos Nano si kandidat per kryeminister i partise me te madhe, por nje situate e tille e veshtireson apo e hedh ne ere skenarin, per te cilin ju beni fjale. Per te njejtat arsye, nuk mund te jete kryeminister as Ilir Meta. Mendja te shkon tek Edi Rama, por nuk besoj se ky i fundit do te pranoje te drejtoje nje qeveri, te cilen nuk mund ta kontrolloje e drejtoje ne asnje pikepamje. Ben Blushi apo Sokol Nako? Pse jo!

    Remzi Lani

    Nese kjo do te ndodhe, enigma me e madhe do te jete emri i Kryeministrit te ardhshem. Programi minimal i Metes duket se eshte largimi i Nanos, programi i tij maksimal eshte te behet vete Kryeminister. Tre vjet me pare, kur Nano dhe Meta ndertuan nje koalicion te brendshem ndersocialist, duke qene te dy ne te njejten parti, ata bene nje ndarje te pushtetit duke filluar nga dy postet kryesore. Kjo eshte e paimagjinueshme te ndodhe perseri. Nje koalicion PS-LSI do te mund te ndertohet vetem mbi nje figure kompromisi, cka do te thote se Nano dhe Meta do te duhet te spostohen te dy dhe te kerkojne dike tjeter. Kush do te ishte kjo figure kompromisi?. Une nuk shoh ndonje emer ne horizont. Edi Rama, figura me popullore nder socialistet, do te ishte problematik dhe i papranueshem, sidomos per Meten, por edhe per Nanon. Kompromiset e deritanishme jane bere jo mbi bazen e personalitetit te forte, por mbi bazen e mungeses se personalitetit te forte.

    Sa e qendrueshme do te ishte kjo qeveri? A do te mundte ajo ta mbyllte mandatin?

    Artan Fuga

    Shume pak e qendrueshme, e brejtur nga mosbesimet reciproke, lufta e berrylave, konfliktet per poste etj.

    Andi Bushati

    Pak, sepse duke qene se nuk do te udhehiqej nga nje lider, ajo do te ishte me e dobet si perballe opozites ashtu edhe perballe orekseve te Nanos e Metes, qe do ta perkrahnin formalisht, por nuk do ta mbeshtesnin me force, faktikisht. Kjo qeveri do vihej ne rrezik me 2007, nese opozita nuk do te preferonte te votonte serish nje kandidat te djathte si president te republikes .

    Mustafa Nano

    Do te mund ta perfundonte mandatin, ashtu sic do te mund te rrezohej edhe ne harkun e tre muajve. Gjithcka do te varet nga humori i Nanos e Metes.

    Remzi Lani

    Pavaresisht se kush do te ishte Kryeminister, ky Kabinet veshtire se do ishte i qendrueshem dhe sidomos afatgjate. Kercenimi i zgjedhjeve te reja do te ishte permanent. Nga ana tjeter, zgjedhja e Presidentit kam frike se do jete afati i fundit i cdo kabineti te mundshem, gjithnje nese skena politike do te vazhdoje te dominohet nga te njejtet aktore.

    QEVERI E ALEANCES SE DJATHTE

    Sa eshte i mundshem ky skenar?

    Artan Fuga

    Kjo situate politike paszgjedhore do te ishte fort e mundshme ne rast se elektorati i lekundur do te merrte pjese masivisht ne zgjedhje dhe shkalla e abstenimit do te ishte relativisht jo e madhe.

    Andi Bushati

    Ka pak gjasa te jete i mundshem. Te dhenat tregojne se PD dhe aleatet nuk do te kene 70 plus 1 te deputeteve. Kjo edhe per shkak se PD do t'i funksionoje me keq se PS-se , fenomeni i transferimit te votave te proporcionalit tek aleatet e vegjel. Por megjithese ka nje renie te lehte ne dy javet e fundit te fushates, PD nuk e ka humbur ende perfundimisht shansin per te qene partia e pare ne vend.

    Mustafa Nano

    Nuk besoj shume se koalicioni parazgjedhor i opozites do te jete i vetmjaftueshem per te bere shumicen ne kuvendin e pas 3 korrikut.

    Remzi Lani

    Nje variant i hapur, por qe do te varet mjaft se sa do te mund te beje per vete shtresen e ndermjetme dhe te pavendosur ne ditet qe vijne. Nje pjese e publikut e sheh si Qeveria e Ndryshimit, nje pjese si Qeveria e '97. Do te duhet edhe vota e atyre qe do ta shihnin thjesht si nje Qeveri Normale.

    Pa dyshim, Z.Sali Berisha.

    Andi Bushati

    Natyrisht Berisha. Megjithe avantazhet dhe risqet qe perfaqeson. Ai do te jete vertet kryeministri i duarve te pastra, i vullnetit per reforma, i zhdukjes se monopoleve i perpjekjes per te sheruar arsimin e shendetesine. Por ne rastin hipotetik te zgjedhjes se tij, interesant nuk do te qe te vezhgohej vullneti per t=i realizuar keto objektiva (gje qe nuk i mungon) por menyra se si ai do ta bente kete. Besoj se Berisha e ka kuptuar se do te qe i deshtuar krejtesisht po te perdorte te njejtat menyra si ne periudhen 1992-1997.

    Mustafa Nano

    Berisha dhe kjo nuk ka asnje diskutim.

    Remzi Lani

    Kryeministri i natyrshem i ketij Kabineti do te ishte Berisha. Do te jete po Berisha ai qe do te vendose per kabinetin e tij te ardhshem, ku aleatet do te kerkojne sa me shume, sigurisht duke harruar se me shume sesa publikun shqiptar, ata do te perfaqesojne ne Parlament dhe ne Koalicion formulen e komplikuar dhe te imponuar te Dushkut te Madh.

    Krejt e qendrueshme deri ne fund te mandatit, biles edhe me cmimin per t'ia lene postin e Presidentit pas dy vjetesh ndonje individi te ardhur ose propozuar nga e majta.

    Andi Bushati

    Do te varet nga 100 ditet e para. Nese PD nuk kthehet me revansh, nese vazhdon te frymezohet edhe ne qeverisje nga filozofia e pragfushates qe mbeshtetej tek KOP-i dhe politikanet e rikthyer, nese nuk fillon me procese gjyqesore por, ashtu sic ka premtuar, me denimin e korrupsionit tek vetvetja, PD e ka liderin karizmatik per ta vene ne levizje shtetin. Per ta bere ate efikas dhe dinamik. E kjo e ben nje qeveri te qendrueshme. E nese gjithcka shkon ne kete rruge hipotetike, as e majta nuk do te kishte guximin te shfrytezonte zgjedhjen e presidentit si pretekst per ta cuar vendin ne zgjedhje.

    Mustafa Nano

    Do te ishte me pak e qendrueshme se sa qeveria me kryeminister Nanon, pasi Berishes nga njera ane do t'i duhej te komandonte nje maxhorance te paprovuar, nga ana tjeter do t'i duhej te merrej gjate me pakenaqesite qe do te lindin brenda pd-se pas formimit te qeverise.

    Remzi Lani

    Kjo Qeveri, sigurisht do te ishte stabel, por edhe kjo sikurse edhe te tjerat, ka te ngjare te jete nje Qeveri me mandat te shkurtuar, per dy vjet, deri ne zgjedhjen e Presidentit. Pavaresisht se Berisha eshte shprehur se do te ishte i gatshem per nje kompromis per nje president konsensual, kjo me duket e veshtire. (Ndoshta ka ardhur koha te fillojme te mendojme seriozisht per disa tabu qe nuk i prekim, ose nuk na lene t'i prekim, si sistemi zgjedhor (pse jo proporcional?) dhe zgjedhja e Presidentit (me te njejtat kompetenca te kufizuara, por i zgjedhur direkt nga populli, cka do ta vendoste me mire ne rolin e arbitrit te pushteteve).

    QEVERI DEMOKRATE DHE E ALEATEVE PLUS LZHK-NE

    Sa i mundshem eshte ky skenar?

    Artan Fuga

    Eshte i mundshem nese PD ka nevoje per ata pak deputete te LZHK qe mund te dalin ne Kuvend me qellim qe te beje nje shumice te munguar per pak mandate mbeshtetes.

    Andi Bushati

    I pamundur pasi nuk mendoj se LZHK do ta kaloje pragun e hyrjes ne parlament.

    Mustafa Nano

    Nese lzhk-ja do te kishte te njejten peshe elektorale me LSI-ne, gjasat do te ishin shume te medha.

    Remzi Lani

    Ndoshta ky skenar eshte pak me i mundshem se sa mendohet. Ne kushtet e nje loje elektorale te hapur dhe te nje balance te ngushte, edhe pak perqind mund te jene vendimtare. LZHK nuk do te marre aq vota sa enderron, por mund te marre mjaftueshem aq sa per te ndikuar ne ekuacionet e ardhshme te pushtetit.

    Z.Sali Berisha sepse LZHK nuk mund te supozoje ndonje kandidature tjeter.

    Andi Bushati

    Po te pergjigjesha seriozisht, Berisha, sepse nuk mendoj se ndokujt i shkon ne mendje Ekrem Spahia.

    Mustafa Nano

    Sali Berisha. Mund te ishte edhe Dashamir Shehi si nje kandidature-kusht per koalicionin qeverises, por ngaqe e njoh kete te fundit si njeri me skrupuj, nuk besoj se mund te adoptonte metodat e nje presioni te tille.

    Remzi Lani

    Edhe ne nje Qeveri te mundshme PD-LZHK, Berisha do te ishte kryeminister. Pavaresisht marrdhenieve te acaruara te kesaj fushate elektorale, LZHK nuk do te mund te diktoje kushte, te njejta me ato qe Meta do te kerkonte t'i impononte Nanos. E shumta do te synoje nje cope me te madhe ne torten qeveritare.

    Me e qendrueshme se nje qeverisje PS + LSI.

    Andi Bushati

    Do te qe e qendrueshme sepse kur mbreteroret u blene nga ish-komunistet nuk do ta kene te veshtire te shiten brenda llojit.

    Mustafa Nano

    Do te ishte me e qendrueshme se ne te gjitha variantet e meparshme, por pa garanci se mund te mbyllte mandatin.

    Remzi Lani

    Mendoj se edhe kjo Qeveri do te kete si steke veshtire te kapercyeshme daten e zgjedhjes se Presidentit. Megjithese, gjithmone gjerat do te varen edhe si do te jene punet ne kampin e opozites dy vjet me pas.

    QEVERI E DEMOKRATEVE ME ALEATET PLUS LSI-NE

    Sa eshte i mundshem ky skenar?

    Artan Fuga

    Nuk eshte i mundshem, mendoj si variant paszgjedhor. Shenoj se nuk mund te perjashtohet qe te krijohen kushte edhe per nje qeveri socialiste ose demokrate si qeveri te pakices, me mbeshtetje jo pjesemarrese te LSI ose LZHK (respektivisht) qe do te conte jo vone e me siguri ne zgjedhje te reja dhe ne bllokime te forta administrative.

    Andi Bushati

    Do te ishte nje zgjidhje e mire. Do te shkundte politiken dhe shoqerine. Do te largonte nga pushteti nje kaste njerzish qe e kane pare shtetin vetem si arken e mbushur per ta dhe familjet e tyre. Do te clironte energji te reja dhe do te rivitalizonte pjese te shoqerise qe jane ndier te margjinalizuara deri me tash. Do t'i jepte Berishes shansin per te realizuar ndryshimin e premtuar. Por do te kishte edhe nje garanci qe nese ai binte ne revanshizem e autoritarizem, votat e LSI-se do ta rrezonin pa problem nga pushteti. Po ky skenar i mire ne leter ka dy probleme. Se pari vete Berisha ka refuzuar te qeverise me LSI, duke e quajtur edhe ate pjese te se keqes. Dhe se dyti, druaj se Meta nuk do te vendose dot ta hedhe hapin e koalicionit me PD, pavaresisht nga presioni qe i bejne lobime ekonomiko- shoqeroro- mediatike prane tij. Perballe presionit te tyre, dyshoj se ai do t=i bindet thirrjes te se pareve dhe trysnise qe do te ushtrojne socialistet e vjeter te importuar nga PS ne LSI, per te bashkepunuar serish me partine meme.

    Mustafa Nano

    Nuk arrij ta perfytyroj nje skenar te tille.

    Remzi Lani

    Nuk mund te perjashtohet, por une e kam te veshtire ta imagjinoj. Por, nuk perjashtoj qe per nje fare kohe, LSI te mund te mbeshteste nje Qeveri pakice te PD. Do te ishte hera e pare qe nje qeveri pakice do te funksiononte ne Shqiperi.

    Berisha me ose pa zevendes Meten.

    Mustafa Nano

    Nje qeveri e tille absurde do te meritonte nje kryeminister absurd. Le te themi, Nikolle Lesi apo Spartak Braho.

    Remzi Lani

    Nese e marrim seriozisht kete ide, Kryeminister do te ishte perseri Berisha. Por, mund te kerkohej edhe ndonje alternative tjeter, qe ta bente Meten te ndiehej pak me mire. Se kush mund te ishte nuk mund te spekuloj.

    Se paku deri ne veren e 2007-es ajo do te shkonte pa probleme nese PD i shmangte gabimet qe permenda me lart. Por nese nuk ndodh keshtu, kjo formule do te kishte magjine e kalimit te pushtetit te konsumuar nga PD, drejtperdrejt tek PS, pa pasur nevoje per zgjedhje.

    Mustafa Nano

    Nese do te behej realitet, cuditerisht edhe mund te zgjaste ne kohe.

    Remzi Lani

    Nuk besoj se do te ishte nje Qeveri e qendrueshme. Do te kishim Berishen, qe nga njera ane do te varej nga LSI dhe nga ana tjeter do te gjendej nen presionin e opozites socialiste. Me fjale te tjera nuk do te ishte nje Qeveri kujdestare, por nje Qeveri kalimtare. Per ku?

    Ndryshuar pr her t fundit nga Albo : 29-06-2005 m 14:20

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Antarsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Faleminderit
    0
    4 falenderime n 4 postime
    E djathta liberale

    E grupuar bashke
    Me nje kualicion te gjere--me shoqerine civile e intelektual e njerez te rinj--
    60% e kandidateve per deputet--njerez te rinj e cilesor.
    Me parti e politikan te gjithe spektrit--nje pjese ishin ne anen e kundert--tani jane me te.

    Me nje Lider te pranuar nga te gjithe si Kryeministri i ardhshem--qe dihet se punon 24 ore e nuk ri ne buzuqe.

    Me nje program qe te qeverise me duar te pastra--me njerez te rinj e te pakorruptuar--te luftoj korrupjonin, monopolet, varferine, taksa te ulta e biznes i lire nga monopolet e i zhvilluar--e te harrij ne minimum kohen per hyrje ne BE.

    Premtimi i saj ---me pune te forte e duar te pastra--te nxjerr vendin nga tazicioni--e ta fusi ne Europe---per kete u ngri PDja ne 1990--'ta bejme shqiperine si gjithe europa'.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Antarsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,892
    Faleminderit
    59
    119 falenderime n 109 postime
    And Bushati.. ( ne se ai eshte i pari qe e thote) krijon nje term te ri ne fjalorin politik shqiptar..
    Shkallnuro-kracia..

    djal i mire e inteligjent me duket ky Andi..

Tema t Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa n forumin Elita kombtare
    Prgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 21-07-2015, 14:25
  2. Drafti pr Unitet
    Nga Modesti n forumin Shqipe nga Maqedonia
    Prgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 17:10
  3. Kristo Frashri: Dilema pr Himarn
    Nga Qafir Arnaut n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Letrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] n forumin Enciklopedia letrare
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 15:02
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 15:53

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •