Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Raporit i CIA-as per tentativat e permbysjes se regjimit komunist nė Shqiperi

    Ekskluzivisht per "Koha Jone", gjithe raporti i CIA-s per Shqiperine 1949-1960, dhuruar AQSH-se nga Arkivi i Sigurise Kombetare SHBA

    Duke filluar nga ky numer, cdo te diele dhe te enjte, gazeta "Koha Jone" do te publikoje gjithe raportin e CIA-s amerikane per Shqiperine. Ne bashkepunim me AQSH-ne tashe ky raport eshte perkthyer i plote dhe eshte gati per botim. Pse "Koha e Jone" po e boton te plote kete raport si dhe raporti e ish-Jugosllavise ku flitet per Kosoven? Mos valle per sensacion? Jo, aspak! Duke botuar nje raport te CIA-s amerikane per Shqiperine e vitit 1949, ne duam te terheqim vemendjen se hapja e arkivave, duke perfshire edhe dokumente "Top-Sekret", sherbejne per mireqeverisje. Ata qe udheheqin kete vend duhet ta kuptojne me ne fund se vazhdimisht jane nen vezhgimin e publikut te gjere. Jo vetem te publikut, por edhe te organeve te specializuara. Akoma me tej. Ata jane nen vezhgimin e nje opinioni te gjere brenda e jashte vendit, madje jane nen vezhgimin e vazhdueshem te organeve te specializuara brenda e jashte vendit. Ky vezhgim i imet vazhdon jo vetem kur ato jane gjalle, por edhe kur kane vdekur.

    Se dyti, "Koha Jone" e boton te plote kete raport sepse behet fjale per nje periudhe te rendesishe te historise se Shqiperise. Ajo i perket "Luftes se Ftohte". Kete "lufte" populli shqiptar e perjetoi dyfish. Per nje kohe te gjate Shqiperia ka qene ne "lufte" si me paktin e NATO-s ashtu dhe me traktatin e Varshaves, pra, si me Lindjen ashtu dhe me Perendimin. Cuditerisht, Shqiperia ka qene ne lufte edhe me vetveten. Kujtoni "luften e klasave".

    Se treti, duke qene nje raport selektiv nga nje sherbim sekret i specializuar sic eshte CIA amerikane, ky raport u afron historianeve fakte te reja. Shikimi i vetvetes nga vetvetja, asnjehere nuk eshte i plote. Ne shume raste duke qene subjektiv, ai mund te jete edhe i gabuar. Historia e vertete nuk mund te shkruhet duke u mbeshtetur vetem ne pikepamjet e tua. Bota e sheh, e nderton dhe e shkruan historine duke marre ne konsiderate edhe faktin se si e ka pare tjetri ate.

    Situata e tanishme ne Shqiperi, 1949

    Permbledhje

    -Izolimi dhe regjimi i dobet shqiptar jane faktore te rendesishem qe ndikojne ne paqendrueshmerine themelore te Shqiperise. Megjithate, as Jugosllavia, as Greqia, mbeshtetja e te cileve mund ta lehtesoje permbysjen e regjimit Hoxha nuk mund te japin garanci ne rrethana te tilla. Nderkaq, politika sovjetike ne Shqiperi eshte e interesuar:

    1.Te ruaje nje qeveri prosovjetike

    2.Ta perdore Shqiperine si mbeshtetje per presion kunder Titos.

    Shteti shqiptar i vendosur nen mbikeqyrjen e forte sovjetike forcoi shume kontrollin e mekanizmit te brendshem. Spastrimet e perseritura te elementeve desidente si ne qeveri ashtu edhe ne Prtine Komuniste vazhduan deri atehere kur mbeshtetesit pro-sovjetike ishin ne pozicione te rendesishme. Qendresa e hapur kunder regjimit ekziston ende ne vend. Megjithate, ai eshte i pakoordinuar, keshtu qe nuk ka efektivitet. Qarqe shqiptare ne mergim duhet te kapercejne fanatizmat reciproke para se te perpiqen per te realizuar nje grusht shteti kunder regjimit komunist.

    Bashkimi Sovjetik per t'ia dale mbane politikes se saj, mbeshtet vetem vendet e varfra. Shqiperia ka nje ekonomi primitive. Nje pjese e madhe e popullsise ndodhet ne nje nivel jetese gjysme zie per buke. Per rendesine politike dhe strategjike qe ka Shqiperia, Bashkimit Sovjetik i duhet ta mbaje ende ekenomine shqiptare, e cila eshte zhytur ne borxhe.

    Cfaredo faktoresh qe te kombinohen jashte dhe brenda Shqiperise nuk ka te ngjare qe kete dimer te ndodhe ndonje permbysje e regjimit shqiptar pro-sovjetik. Tito eshte i afte per te bojkotuar qeverine e kontrolluar nga Moska. Ai tregohet i kujdesshem per te ndermarre ndonje levizje qe mund ta destabilizonte Shqiperine. Josif Broz Tito i frikesohet reagimit te mundshem sovjetik. Ndikimi i fuqive perendimore mund te sherbeje per t'i kthyer mendjen Greqise ndaj cdo veprimi militar qe ajo mund te kete kunder Shqiperise. Ne anen tjeter, komunistet pro-sovjetike, te cilet drejtojne regjimin shqiptar, me mbeshtetjen dhe ndihmen e Bashkimit Sovjetik, jane te afte per te shmangur mundesine e ndonje revolte te brendshme dhe te suksesshme ne te ardhmen e afert. Stalinistet shiptare jane plotesisht te varur nga Bashkimi Sovjetik. Ata me pak mbeshtetje nga qeveria sovjetike jane te afte te ruajne pushtetin e tyre. Pervec kesaj, besnikeria e tyre ndaj Bashkimit Sovjetik ndodhet dhe kontrollohet nga vezhgimi konstant i nje personeli me 1000 "keshilltare". Ata - "keshilltaret" - ndodhen ne pozicionet kyce ne te gjithe Qeverine Shqiptare dhe Partine Komuniste.

    Shenim i Publikuar

    Kjo kopje informacioni, e paraqitur edhe ne faqen e pare te ketij botimi, instrukton perdoruesin ose individet sipas juridiksionit te zyres se marresit, te cilet e kerkojne kete informacion per kryerjen e detyrave te tyre shteterore.

    Ky dokument mund te merret vetem nga departamenti qe eshte i autorizuar si:

    a. Ndihmesi special i Sekretarit te Shtetit per kerkim dhe inteligjence ne Departamentin e Shtetit.

    b. Drejtori i Inteligjencies, GS, USA, per Departamentin e Ushtrise.

    c. Komandanti i Inteligjencies per Departamentin e Flotes Detare.

    d. Drejtori i Inteligjencies, USAF, per Departamentin e Forcave Ajrore.

    e. Drejtori i Sigurise dhe Inteligjencies, AEC, per Komisionin e Energjise Atomike.

    f. Zv/drejtori per Inteligjencien, Joint Staff

    g. Ndihmesdrejtori per mbledhjen dhe shperndarjen CIA, per cdo agjenci te departamenteve te tjera.

    CIA-n e kane marre:

    Zyra e Presidentit

    Keshilli Kombetar i Sigurimit

    Keshilli Kombetar i Sigurise se Burimeve

    Zyra e Sekretarit te Mbrojtjes

    Departamenti i Ushtrise

    Departamenti i Flotes Detare

    Departamenti i Forcave Ajrore

    Kryetaret e stafit

    Komisioni i Energjise Atomike

    Keshillii Kerkimit dhe Zhvillimit

    Situata ne Shiperi

    Rendesia nderkombetare e Shiperise

    Per arsye te vendndodhjes strategjike, ne nje hapesire marredheniesh te fuqishme, por te paqendrueshme, Shqiperia, megjithese nje vend i vogel dhe i varfer, ka nje rendesi teper te vecante. Ndarja e Jugosllavise me Bashkimin Sovjetik coi ne izolimin e regjimit shqiptar pro-sovjetik duke e rrethuar me komshinj jo miqesor. Te paret qe kerkojne permbysjen e regjimit ne Shqiperi jane fqinjet. Jugosllavia e Titos e kufizuar me Shqiperine ne zonen verilindore synon qe disa nga minoritetet kosovare shqiptare si dhe refugjatet shqiptare t'i perdore kunder regjimit shqiptar. Ne anen tjeter te Shqiperise, ne Greqi, ekziston ndjenja e eleminimit te Shqiperise. Sipas tyre ajo eshte baze per operacione te metejshme anti-greke. Izolimi dhe dobesimi i Shqiperise shton veshtiresite e Kremlinit per te perkrahur Shqiperine. Bashkimi Sovjetik ka synim ta perdore Shqiperine si baze kunder Jugosllavise apo Greqise. Izolimi dhe dobesimi i Shqiperise sherbejne ne te njejten kohe edhe per rritjen e rrezikut te ndonje veprimi hakmarres nga fqinjet e Shqiperise. Megjithate as Jugosllavia, as Greqia nuk jane te pergatitura te ndermarrin ndonje veprim per permbysjen e regjimit Hoxha. Titoja e ka aftesine per t'i dhene Shqiperise nje goditje te befasishme. Ai mund ta rrezoje Hoxhen, mirepo duket se ka frike nga regjimi sovjetik. Ne anen tjeter, ne Greqi ekziston nje ndjenje e shperndare per t'i dhene fund rolit te Shqiperise si baze kryesore guerilase. Cdo dhune greke ne territorin e Shqiperise do te sherbeje per rritjen e kercenimit te armiqesive te medha. Greqia, ndryshe nga Jugosllavia, nuk ka grupe te medha minoritare shqiptare qe mund t'i shfrytezoje. Shume grupe ne Shqiperi kundershtojne pretendimet greke per Epirin e Veriut. Per me shume, Greqia nuk beson me dhe heziton ne mbeshtetjen e shkuar nga fuqite perendimore dhe Kombet e Bashkuara. Bashkimi Sovjetik po perpiqet te ruaje pozicionin e tij ne Shqiperi. Prestigji sovjetik do te rritet nese do te kete nje baze detare ne Adriatik. Ajo eshte perfshire totalisht ne ruajtjen e regjimit Hoxha. Shqiperia gjithashtu eshte nje vend i dobishem per te mbeshtetur shtypjen sovjetike kunder Titos. Me Shqiperine nen kontrollin e vazhdueshem sovjetik, Kremlini i kthehet politikes se nje veprimtarie te intensifikuar kunder Greqise. Ne te njejten kohe Bashkimi Sovjetik po ndjek kete politike:

    1. Te ruaje regjimin Hoxha pro-sovjetik

    2. Te perdore Shqiperine si mbeshtetje kunder Jugosllavise dhe Greqise

    Fakti qe Bashkimi Sovjetik nuk e ka realizuar paktin e ndihmes se dyanshme me Shqiperine mund te ndikoje ne deshirat e tij per te ardhmen. Ai ruan fleksibilitetin e veprimit ne respekt me satelitet e tij te izoluar.

    2. Situata e politikes se brendshme

    Forcimi i kontrollit te partise

    Perpjekjet e Enver Hoxhes per te realizuar politiken sovjetike ne Shqiperi duken te veshtira. Komunistet duket se e kane nen kontroll organizimin e qeverise dhe sistemin e sigurimit. Shumica e shqiptareve, ndoshta me shume se 90% e njerezve, e kane kundershtuar grupin komunist, te cilet shfrytezuan pushtetin pas ikjes se Gjermanise nga vendi me 1944. Qe atehere shiptaret kane vuajtur nga shtypja. Komunikimi i tyre shpirteror eshte i veshtire. Per nje regjim komunist ne Shqiperi eshte e natyrshme kthimi i Jugosllavise se Titos. Shume prej tyre e duan kete mbeshtetje. Nen patronazhin e Titos regjimi komunist shqiptar ia doli mbane duke ndryshuar menyren e jeteses, e cila gjithmone ka qene e ulet. Pas shkeputjes me Jugosllavine Titiste niveli i jeteses ra duke bere qe te rriten pakenaqesite e popullit. Faktore te tjere qe ndoshta mund te kene ndikuar ne ne acarime te metejshme jane:

    1. Perpjekjet e Titos per te shkaterruar regjimin Hoxha

    2. Dobesimi i Partise Komuniste shqiptare

    3. Veprimtaria aktive armiqesore greke kunder regjimit Hoxha.

    Ne kete kohe qeveria Hoxha per te ruajtur pozitat e veta gjen te nevojshme presionin shtypes popullor, duke vendosur kufizime ne aktivitetet e jetes se perditshme dhe duke terrorizuar popullin. Skenat e luftes ne gjirin e partise komuniste shqiptare ku protagonistet kryesore jane Hoxha dhe Xoxe, te trilluara qe me 1944, kur komunistet moren pushtetin, shperthyen ne shtator te 1949. Kremlini e lejoi Hoxhen te mbante pozicionin si kryetar titullar i shtetit. Koci Xoxe dhe ndjekesit e tij ne fillim u hoqen nga qeveria dhe me vone u arrestuan. Gjyqi i Xoxes ne maj te 1949 tregoi planin e tij per te spastruar ndjekesit e Hoxhes, dhe per ta bere Shqiperine koloni te Jugosllavise. Sipas evidences se prokurorise Xoxe ka zevendesuar komunistet kryesore ne qeveri me anti-sovjetike dhe pro-nacionaliste te Titos. Xoxe u ekzekutua ne korrik 1949 dhe ndjekesit e tij u denuan me burgime te ndryshme dhe humbje te te drejtave civile. Bashkimi Sovjetik e ndoqi ceshtjen e Xoxes nga afer. Gjate gjithe qeverise shqiptare u bene spastrime te pameshirshme. Eshte e dyshimte nese ka mbetur apo jo ndonje nga te caktuerit e Xoxes. Zevendesuesit jane te rinj, militante pro-sovjetike, por qe u mungon eksperienca administrative. Spastrimet tregojne, se pari, se Kremlini eshte i vendosur te mbaje ne shtet vetem nje regjim shqiptar te dobishem dhe, se dyti, se ne luften brenda partise, Hoxha triumfoi duke iu permbajtur ndryshimeve te politikes se Moskes ndaj Jugosllavise. Gjyqi i Xoxes sherben si pjese e rendesishme e fushates se Kremlinit kunder nacionalizmit anti-sovjetik. E izoluar ne satelitin pro-sovjetik, e kufizuar me Jugosllavine nxitese, gjykimi i komunisteve te dores se dyte duken se kane si qellim:

    1. Te theksojne efektivitetin e kontrolleve sovjetike ne Shqiperi

    2. T'u tregoje komunisteve jugosllave per dramen e madhe te spastrimit titist. Pas renies se Xoxes, rikthimi ne pushtet i shume pjesetareve te qeverise coi ne forcimin e kontrollit te Kremlinit ne Shqiperi. Gjenerali i larte Bedri Spahiu drejtoi gjyqin kunder Xoxes. Udheheqja ideologjike e Xoxes e Partise Komuniste u mor persiper nga gjenerali Liejtnant. Mehmet Shehu , i cili ndoqi Akademine Ushtarake te Vorshillovit gjate viteve 1945-1946. Ai direkt iu pergjigj urdhrave te Kremlinit, duke u bere keshtu Minister i Brendshem. Mehmet Shehu u ngrit ne detyre si Gjeneral Liejtnant ne korrik 1949. Te tjere personalitete moskovite ne qeverine shqiptare perfituan rritje gradash ushtarake. Veshtrimi pesimist i Hoxhes mund te jete nje ide pranimi qe kontrolli i Moskes po zgjerohet me spastrimet e veta.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e xhelil
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    82
    Jam antikomunist dhe antienverist por jam shqiptare dhe me behet qejfi shume qe nje njeri si enver hoxha i ka shti te dridhmet cia-as amerikane
    apo mos jane perrallat e cia-as
    apo mos jane perrallat e kohes sone me atsh.
    apo ndoshta jane te dyja bashke se tani ne USA kane filluar hetimet per Amstrongun se na ka rrejte se nuk paska zbritur ne hene.
    Kur eshte marre Amerika me ne ndonjehere apo nuk ka pase shqiptare qe te prkrahin.
    Por e keqja eshte se as nuk do te merret me ne shqiptaret se nuk ka interesa se jane Greket dhe Izraelitet qe ste lene gje pa te shpifur.

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  3. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  5. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •