Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Bashkim Kopliku: Lideri i PD ka vënë maskën e qingjit

    Gazeta Shqiptare

    Flet Bashkim Kopliku: Lideri i PD ka vënë maskën e qingjit

    "Si urdhëroi Sali Berisha armatosjen e PD më 1997"

    ------------------------------------------------------------------------

    /Tetë vjet pas rrëzimit të pushtetit të Partisë Demokratike, Bashkim
    Kopliku, ish-ministër i Rendit dhe njëkohësisht ish-zv/kryeministër i
    qeverisë së parë të Partisë Demokratike, në një intervistë të gjatë për
    Gazeta Shqiptare, rrëfen shumë sinqerisht si i ka përjetuar ditët e
    fundit të rrëzimi të saj. Ai konsideron një "gomarllëk" mbështetjen
    politike që Partia Demokratike u dha firmave piramidale dhe akuzon me
    tone të rënda liderin e kësaj partie, Sali Berisha. Sipas Koplikut,
    lideri i PD nuk ka ndryshuar as tani në vitin 2005. Ai e bën atë një nga
    shkaktarët kryesorë të krizës së vitit 1997, madje e akuzon se "sikur
    gjithçka të ishte lënë në duar të Berishës, gjaku do të kishte shkuar
    deri në gju". Për Koplikun pas asaj që ndodhi më 1997 "asnjë vend tjetër
    në botë s'do mbante në politikë një njeri si Berisha". Ja intervista e
    plotë./

    *
    Në gazetën "Koha Jonë" të 15 prillit 1997 citohen pjesë nga një
    intervistë juaja. Sipas kësaj interviste, ju keni bërë publik faktin se
    presidenti Berisha kishte urdhëruar armatosjen e PD-së në një mbledhje
    të grupit parlamentar të PD-së, të zhvilluar rreth një muaj më parë.
    Mund të na përshkruani me sa më shumë detaje që të kujtoni të gjitha
    hollësitë e asaj mbledhjeje?*
    Në atë kohë jam shprehur në masmedia të ndryshme, e kam vështirë të jem
    i përpiktë në citimet. Nejse, ajo që ka rëndësi është se fakti qëndron.
    Z. Berisha erdhi në grupin parlamentar të PD-së dhe pa u ulur, në këmbë,
    lëshoi bombën: "Të armatoset PD-ja".

    *Kush ishte prezent?*
    Grupi parlamentar i PD-së, besoj se shumica e deputetëve të PD-së.

    *Fjala e Berishës?*
    Mbaj mend se z. Berisha nuk priti të bëhej diskutim nga deputetët dhe as
    ai nuk mbajti ndonjë fjalë, por tha shpejt e shpejt atë, në këmbë, "të
    armatoset PD-ja", dhe iku. Nuk ndenji të japë përgjigje, sepse "kishte
    punë të ngutshme për të kryer", për të shtypur kryengritjen e armatosur.

    *Si u interpretua në grup ky urdhër?*
    Duhet të sqaroj se kishte muaj që brenda PD-së, brenda grupit
    parlamentar të saj kryesisht, bëhej një diskutim i gjatë në mes atyre që
    donin veprime të "forta", shtypje me dhunë të prishësve të rendit,
    demonstruesve në Vlorë e në gjithë Shqipërinë, dhe atyre që e
    konsideronin çmenduri jo vetëm armatosjen e PD-së, por edhe vetë
    shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme (po i quaj liberalët). Shpallje
    e gjendjes së jashtëzakonshme do të thoshte që të kishte të drejtë
    "shteti" të urdhëronte ushtrinë të vendoste rendin. Në liberalët isha
    edhe unë. Ishim të bindur që nuk duhej përdorur dhuna ndaj
    demonstruesve, por masa politike, si dorëheqja e qeverisë, krijimi i një
    qeverie të re, po të PD-së, që të fillonte negociatat me demonstruesit,
    që kërkesat e para i kishin që të hiqej Kryeministri, z. Meksi. Në se as
    qeveria e re e PD-së nuk do ta qetësonte dot situatën, duhej të ecej në
    rrugën normale, të krijimit të një qeverie teknike, që do ta shpinte
    vendin në zgjedhje të parakohshme. Edhe pas shpalljes së gjendjes së
    jashtëzakonshme, ne liberalët insistonim në masa të qeta. Jam krejt i
    bindur që liberalët e PD-së e shpëtuan vendin nga lufta civile, se po të
    ishte vetëm për z. Berisha dhe të fortët, këtu do të bëhej gjaku deri në
    gju. Kur presidenti, z. Berisha, iku, në grupin parlamentar plasi
    diskutimi në mes të fortëve dhe liberalëve. Të fortët bënin thirrje
    histerike "për shtypje me gjak të kryengritjes bolshevike", e ne
    liberalët insistonim në zbatimin e principeve të demokracisë. Në të
    fortët kryesisht ishin disa njerëz me zë në zanatet e tyre jopolitike
    (si mjekë, piktorë, matematicienë, historianë etj.), por që politikisht
    ishin katapultuar personalisht nga z. Berisha në Kuvendin e vitit 1996,
    ishin njerëz pa ndonjë meritokraci në lëvizjen demokratike, njerëz të
    vonuar, të etur për karrierë të shpejtë politike, e që nuk duronin që
    karriera e tyre të merrte fund kaq papritur e kaq shpejt, nga ca
    demonstrues, që "policia e ushtria" duhej t'u shtypte kokën; ishin një
    lloj KOP-i i asaj kohe. Ne liberalët nuk kishim ndonjë farë organizimi
    në grup, ishim njerëz që thjeshtë na bashkonin mendësitë demokratike për
    zgjidhjen e situatës, e bile nuk kishim as miqësira personale me
    njëri-tjetrin! E kam fjalën, nuk ishim agjentë të amerikanëve, siç u
    pëlqente berishistëve të shpifnin.

    *A pati diskutime, apo Berisha u largua me shpejtësi ashtu siç flitet në
    shkrimin e "Koha Jonë"?*
    Siç ju thashë, z. Berisha nuk u duk më për këtë problem në grupin
    parlamentar.

    *Çfarë ndodhi konkretisht pas kësaj mbledhjeje? Si u shpërndanë armët
    dhe nga kush? Kush mori armë?*
    Ne liberalët ngulëm këmbë që mos të armatosej asnjë civil jashtë
    rregullave shtetërore. Pra, nëse ka nevojë, të rekrutoheshin njerëz në
    repartet përkatëse të policisë dhe ushtrisë së shtetit, dhe jo të
    partisë, të PD-së, sepse kjo ishte fashizëm. Pra, ishim që armatosja të
    bëhej vetëm sipas të gjitha rregullave shtetërore, dhe vetëm në rast
    nevoje ekstreme. Insistimi i liberalëve qe i madh, dhe berishistët
    zgjodhën rrugën tjetër. Filluan të na izolonin ne liberalët nga i gjithë
    aktiviteti partiak, të bënin armatosje "të fshehtë" të militantëve, e sa
    herë ishim rrotull "ne liberalët" i binin me bërryl njëri-tjetrit:
    "Kujdes, ja ai". Kishim të dhëna se armët po shpërndaheshin pa asnjë
    rregull, pa marrë as shënimet elementare, emër i marrësit, numër arme
    etj. Nga ne, nga liberalët, u shfrytëzua shumë tribuna e Kuvendit si
    edhe shtypi, gjë që kontribuoi shumë në frenimin e luftës civile.

    *Si shkuan zhvillimet e mëtejshme në PD, që u arrit deri në ngjarjet e
    vitit 1997?*
    Duhet thënë se ngjarjet e asaj kohe kanë qenë shumë intensive, brenda
    pak javëve u kryen zhvillime të vrullshme, që shoh se nga "historianët"
    e sotëm pasqyrohen gabim: flitet me muaj, në kohë që duhet folur me
    ditë. Projektohen në një kohë ngjarje që kanë ndodhur në kohë të
    ndryshme dhe që kanë logjikën e vet vetëm po u rreshtuan njëra pas
    tjetrës. Madje, edhe epoka e qeverisë së PD-së duhet ndarë në dy
    periudha të mëdha: para referendumit për Kushtetutë, dhe pas
    referendumit, ose praktikisht tre vitet 1992-'94, dhe tre vitet
    1995-'97. Vitet 1992-'94 karakterizohen nga një punë kolosale për
    transformimin e Shqipërisë nga një shtet totalitar në një shtet të
    ekonomisë së tregut. U vendos rendi, njerëzit filluan të mos kenë frikë
    të dalin rrugëve kur errej, pushuan të shtënat natën. Ministrat e PD-së
    të asaj kohe nuk kishin asnjë bodigard nëpër kryeqytet. Edhe ministri i
    Rendit publik, kur lëvizte edhe nëpër Shqipëri, kishte vetëm një oficer
    me vete. Madje nganjëherë e merrte makinën edhe fillikat i vetëm, pa
    shofer e pa oficer (besoj i shihni se ç'bëhet me ministrat dhe
    badigardët sot!). Gjatë këtyre 3 vjetëve u bënë reforma ekonomike me një
    vrull të paimagjinueshëm. U privatizua toka bujqësore, dyqanet e
    ndërmarrjet e vogla e të mesme, u privatizuan shtëpitë, u liberalizuan
    çmimet. U krijuan institucione demokratike. U shkatërrua pa nam e nishan
    shteti komunist dhe u krijua shteti i ekonomisë së tregut. Ne thyem
    konceptin etatist për ekonominë. Më kujtohet që në vitin 1993, në
    Bruksel, në mbledhjen e G-24 (24 vendet e zhvilluara që do të ndihmonin
    Shqipërinë), mora duartrokitje të furishme, sepse u thashë: "Nuk duam
    gjë nga ky studim disa qindra faqesh, i bërë me ndihmën e Bankës
    Botërore, e që parashikon fonde për përfundimin e veprave të filluara
    nga socializmi. Këto vepra do t'i privatizojmë, dhe nëse vërtet kanë
    leverdi, t'i vazhdojnë privatët. Ajo që duam, janë këto "dy fletë", janë
    investimet urgjente në rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike
    etj., që janë rreshtuar aty." Pra, na është dashur të bëjmë përpjekje të
    mëdha për të futur konceptin e shtetit që merret kryesisht me investime
    që privatët nuk kanë interes t'i bëjnë, si p.sh. me infrastrukturën,
    duke iu kundërvënë edhe të majtëve brenda PD-së, por kryesisht atyre të
    opozitës, PS-së, që qanin hallin se "shteti nuk po ndërtonte më
    fabrika". Po të lexoni "Zërin e Popullit", të asaj periudhe, do të gjeni
    me dhjetëra shkrime ku sulmoheshim pikërisht për këto mendime. Sot
    socialistët po mburren se po bëjnë të njëjtën gjë, rrugë etj.!
    Natyrisht nuk mund të kërkohet suksesi i asaj periudhe në rreshtimin e
    veprave publike shtetërore të asaj përmase që bëhen sot, si kaq qindra
    kilometra rrugë etj. Atëherë, qëllimisht shqiptarin po e linim të
    forcohej individualisht, pra shteti nuk i merrte frymën me taksa "për të
    rregulluar rrugët". Në fakt edhe nuk mund të vileshin shumë tatime,
    sepse të ardhurat bruto për frymë (GDP) ishin nja dhjetë herë më të
    vogla se sot, e nuk kishte se ç't'i merrje të shkretit shqiptar, veç ta
    vdisje nga uria. Shqiptari nuk siguronte dot ushqimin e vet, mbahej me
    ndihma humanitare të huaja, që edhe shpërndaheshin nga ushtri të huaja.
    Pra, pretendimi i sotëm se "PS-ja ka punuar më mirë se ka bërë 200 km
    autostradë, kurse PD-ja në vitin..." është të mburresh me një produkt të
    kohës, që nuk tregon punën tënde. Është si të pretendosh se "me që
    kishte karabinë sovjetike, komandanti i zborit, shoku Sulo, ishte
    strateg më i dëgjuar se Aleksandri i Madh i Maqedonisë!". Për të
    vlerësuar përparimin e kohës, duhet të shihet se si u mbush tregu, nga
    dyqanet krejt bosh të vitit 1991-'92; se si u mbushën shtëpitë (nga
    televizori me autorizim, në dy televizorë për shtëpi); se si u ndërtuan
    shtëpi të reja në fshat; se si lulëzoi kudo aktiviteti privat; se si
    filloi ta mbajë veten shqiptari, duke lënë ndihmat humanitare që e
    mbanin kur PD-ja formoi qeverinë. Përparimi i Shqipërisë gjatë kësaj
    periudhe ka qenë një çudi ekonomike, që na bëri "heronjtë e Bankës
    Botërore". Në PD mbretëronte fryma e misionarëve demokratë idealistë.
    Debati ishte i lirë. Z. Berisha respektohej si njeri punëtor, me të meta
    të vogla, pra si njeri dhe jo si zot. Megjithatë, nga fundi i periudhës,
    filluan të shfaqen shenjat e totalitarizmit, të berishizmit. Do të
    veçoja, për më sinjifikativin, ndryshimin e bërë, diku nga mesi i
    1994-s, të statutit të PD-së, ku u hoq ndalimi i mosmbajtjes së postit
    të kryetarit të PD-së për më tepër se dy mandate rresht. Z.Berisha po
    siguronte me qitje të largët përjetësinë, dhe pak nga ne iu kundërvunë
    në atë kohë, gjë që përbën një faj tonin. Vitet 1995-'97 Po i ndaj në
    disa nënperiudha. Fundi i vitit 1994 deri maj i 1995-s. Humbja e
    referendumit për Kushtetutën. Vendosja në PD e dorës së fortë, për të
    shtypur me dhunë çdo zë, edhe brenda PD-së edhe jashtë saj, që guxonte
    të kishte mendime të ndryshme nga z. Berisha. Mendohej nga më
    militantët, se reagimi i popullit për referendumin e Kushtetutës
    kërkonte një përgjigje me forcim të unitetit të PD-së dhe me shtypje të
    zërave ndryshe, dhe jo të kundërtën, liberalizimin e shtetit, dhënie
    lirie masmedias e kundërshtarëve politikë. Humbja e referendumit shihej
    në "tolerancën e madhe ndaj komunistëve", dhe faji i PD-së shihej në
    qëndrimin e butë: "Vetë e keni fajin që nuk ua shtypët kokën
    komunistëve" - ata që ulërinin më tepër shpesh ishin ish-komunistët!
    Ishte një histeri kolektive, që udhëhiqej nga z. Berisha. Ai filloi të
    godiste të gjithë "konfliktuozët" e PD-së, ata që nuk pranonin të
    ktheheshin në kukulla të tij. ("Konfliktuoz" është një term italiano-
    tiranas, për fjalën "konfliktual", apo "sherrxhi") Natyrisht, brenda
    PD-së, pati debate dhe kundërshtime ndaj tij, por zëri ynë, i
    "konfliktuozëve" (atyre që përpiqeshin të mos lejonin që PD-ja të
    kthehej në një parti komuniste, nga metodat, me mungesën totale të
    demokracisë së brendshme), shtypej nga ulërimat e militantëve, që
    përkraheshin jo vetëm nga z. Berisha, por edhe nga z. Eduard Selami, që,
    pavarësisht se ishte formalisht kryetari i PD-së, në fakt ishte thjesht
    një zëdhënës i z. Berisha. Ndërkohë, filloi një gjuajtje shtrigash, me
    akuza, të vërteta dhe të pa vërteta, për korrupsion. U krijua një
    tymnajë akuzash, për të gjithë. Karakteristike ishte që nuk kishte asnjë
    vullnet për të bërë analiza për akuzat që u bëheshin njerëzve;
    qëllimisht liheshin pa u ndjekur akuzat, që të mos dihej kush ishte i
    pastër dhe kush ishte i korruptuar. Për çudi, akuzat shpesh nuk
    fabrikoheshin vetëm nga opozita, por edhe nga kolegët brenda PD-së, një
    dorë e padukshme thurte dhe ushqente thashethemnajën nga brenda PD-së.
    Të korruptuarit e vërtetë z. Berisha i shante, i kritikonte, por nuk i
    dënonte, pasi bëhej "i mëshirshëm", duke i falur, duke mos u thelluar
    qëllimisht në analiza dhe gjetjen e fajtorëve. Ai me mjeshtri po
    përgatiste një lukuni që i duhej për t'u përdorur për diversion brenda
    PD-së, kur i duheshin vota të vjedhura, dhe trukime të zgjedhjeve e
    marrje të vendimeve brenda PD-së.
    Edhe akuza "për spiun Sigurimi" u përdor shumë për tymnajë. U akuzuan
    spiunë të vërtetë dhe të pavërtetë. U hoqën nga listat e kandidimit për
    deputetë të vitit 1996 të gjithë ata që kishin firmosur për Sigurimin,
    por me këtë rast u hoqën edhe ata që kishte rezultuar se kishin votuar
    kundër urdhrave të z. Berisha, në jetën e brendshme të PD-së (rezultoi
    se ishin nxjerrë sekretet e votimeve të fshehta, dhe z. Berisha e dinte
    se kush ka votuar kundër tij). Ata që ishin me popullaritet, dhe që nuk
    hiqeshin dot aq lehtë, u hoqën nga zonat e tyre elektorale, dhe u
    degdisën në zona të thella; që ose të humbnin ose të lodheshin e
    dërmoheshin, që të mos kishin më fuqi të kundërshtonin me efektivitet
    kthimin e PD-së në një parti totalitare. U futën në forumet drejtuese
    (Kryesi, Këshill Kombëtar) disa fytyra krejt të reja, njerëz që ia dinin
    për nder "karrierën e tyre të shpejtë politike" direkt e vetëm e vetëm
    z. Berisha, siç thashë më parë: një farë KOP-i i asaj kohe. Ata
    destinoheshin të ulnin përqindjen e njerëzve me mendim të pavarur brenda
    PD-së, të "konfliktuozëve". Me një fjalë, u bë krejt e kundërta e asaj
    që duhej bërë: në PD triumfoi tradita e vjetër komunisto-shqiptare e
    dajakut (dhunës) ndaj traditës Perëndimore të re (të brishtë) të lirisë.
    Këtë e konsideroj një fatkeqësi kombëtare.

    *Dhjetor 1995-mars 1996*
    FMN insistonte që të vihej kontroll mbi bankat. Të aprovoheshin
    amendamentet përkatëse në ligjin e Bankave. Erdhi puna deri sa të
    prisheshin fare marrëveshjet me FMN-në, nëse nuk aprovohej ky ligj. Po e
    theksoj këtë fakt, sepse është e kundërta e asaj që përsëritet nga
    berishizmi, se gjoja FMN "nuk na paralajmëroi për rrezikun" nga marrja
    hua në publik, pra nga piramidat; dhe për gënjeshtrën tjetër, që gjoja
    mbledhja e parave nga piramidat nuk ishte e kundërligjshme. Këto i
    pretendonin me të madhe edhe njerëz që sot bëjnë publikisht ekspertin e
    ligjeve të PD-së aktuale. Ligji i ri për bankat ndalonte marrjen e
    parave borxh në publik nga çdolloj institucion apo shoqëri, përveç
    bankave të licencuara. Pra, ishte ligji që do të ndalonte njëherë e mirë
    fajdet (piramidat mashtruese). Ligji i Bankës u aprovua, por piramidat
    vazhduan të zhvillohen pa i prekur njeri.

    *Prill-maj 1996*
    Fushata dhe zgjedhjet e majit. Vjedhje masive e votave, që nuk po e
    komentoj në hollësi, sepse është e njohur. Joshje e firmave piramidale,
    marrja e tyre si aleatë në fushatën elektorale, nga të dyja paritë, edhe
    PD edhe PS. Piramidat (fajdet) paraqiteshin si një fenomen normal,
    pavarësisht se ishte në shkelje të Ligjit për Bankat, që sapo ishte
    aprovuar, shkelje që justifikohej me "ai ligj ishte i manjakëve,
    ekspertëve të FMN-së". Sidoqoftë, premtohej se do të "merreshim me
    fajdet sa të mbaronin zgjedhjet", me që ishim në fushatë, dhe do të na
    dëmtonte marrja me to "siç na dëmtoi në zgjedhjet lokale të vitit 1992
    liberalizimi i çmimit të bukës". Këto ishin përgjigjet që merrnim ne
    "konfliktuozët" që kërkonim zbatimin e ligjit. Ç'është e vërteta, bëmë
    kompromis dhe i pranuam këto justifikime, por ama me kusht që të
    merreshin masa dinamike menjëherë pas zgjedhjeve. Polemikat i zhvillonim
    të mbyllura atë kohë, brenda zyrave të PD-së, "për të mos dëmtuar partinë".

    *Maj-tetor 1996*
    Zgjedhjet u kritikuan ashpër nga komuniteti ndërkombëtar. U tha që
    zgjedhjet lokale të tetorit 1996 do të monitoroheshin intensivisht nga
    ndërkombëtarët. "E gjithë" PD-ja u hodh për të fituar zgjedhjet e
    tetorit. U gjet stimulimi absurd i skemave piramidale, që të krijonin
    një ndjenjë mirëqënieje, që njerëzit "vetë" të votonin për PD-në që ju
    garantoi atë mirëqënie: u arrit, të futeshin "300 000 lekë për familjar
    sot", e të merreshin "900 000 lekë pas tri javësh". Piramidat u
    përkrahën fuqimisht nga PD-ja, nga kandidatët e saj për pushtetin lokal,
    nga vetë z. Berisha. Qëllimi u arrit: edhe kundërshtarët e PD-së votuan
    për të, me që nuk donin të "ngacmonin" këtë mrekulli ekonomike".
    Zgjedhjet e tetorit u fituan pa asnjë vjedhje votash.

    *Nëntor-mars 1996*
    Asnjë masë reale për të bllokuar aktivitetin e piramidave. Kolapsi i
    tyre erdhi jo nga shteti, por si rezultat i ngopjes së natyrshme të
    procesit të mashtrimit; nuk mund të merreshin më tepër depozita se sa
    jepeshin interesa, sepse shteruan burimet. Piramidat kishin tërhequr
    praktikisht shumicën e kursimeve të shqiptarëve, bile edhe të ndonjë
    miku të huaj. Mosqënia në gjendje e firmave piramidale për të dhënë
    paratë, shkaktoi protesta masive në të gjithë vendin. Shteti fillimisht
    ndenji pasiv, bile duke thënë edhe "kush ju tha t'i fusni paratë në
    firmat?!". Apo filloi të tallet me popullin, duke krijuar komisione
    parlamentare për studimin e piramidave, duke bërë të paditurin, apo
    idiotin. U detyrova të dal edhe publikisht kundër qeverisë time, që nuk
    po merrte masa kundër piramidave (diskutim në seancë plenare, i botuar
    më 22 nëntor 1996! Besoj se është prononcimi i parë publik kundër
    piramidave). Në vend të marrjes së masave, u provua kundërvënia ndaj
    protestave me forcë policore, por qe e pamundur. Duhet thënë fakti se
    protestat fillimisht ishin fare spontane, në kuptimin që nuk ishin të
    organizuara nga opozita, PS-ja. Më kujtohen diskutimet për të rënë në
    kontakt me demonstruesit dhe u tha të kontaktohej me ata të PS-së, se
    mos kishin lidhje. Ata të PS-së rezultoi se ishin fare të çorientuar dhe
    nuk po kuptonin se ç'po ndodhte. Ata vetë, të PS-së, kishin qenë krah
    për krah me firmat piramidale gjatë fushatës elektorale, edhe kandidatët
    e tyre kishin shfrytëzuar gjatë fushatës, sidomos gjatë asaj të majit të
    1996-s, po firmat piramidale. Prandaj demonstruesit nuk kishin besim as
    te PD-ja, por as edhe te PS-ja. Vetëm kur ne, PD-ja, nuk po reagonim si
    duhet, pas disa javë demonstratash, e "morën veten" ata të PS-së dhe u
    vërsulën, penetruan në mesin e demonstruesve dhe i shfrytëzuan për
    qëllimet e tyre politike; për t'i dhënë predominancë politike protestës
    së piramidave. Pra, PS-ja i hodhi benzinë zjarrit që kishte ndezur
    PD-ja. Këto janë momentet që desha të theksoj, sepse vazhdon të
    spekulohet, nga të dy monopolistët politikë, edhe nga PS-ja edhe nga
    PD-ja, për këto fakte. Janë këto fakte arsyeja e vërtetë, që deri sot,
    nuk u dënua njeri për shkatërrimin e Shqipërisë gjatë skemave
    piramidale: Në pushtet erdhi PS-ja, që ishte bashkëfajtore, dhe nuk
    kishte sesi ta vinte në vend drejtësinë.

    *Në një intervistë televizive të vitit 1995 jeni shprehur se nuk
    ekzistonte korrupsion gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. A jeni të
    këtij mendimi edhe sot? Ka pasur apo jo korrupsion në atë periudhë?
    *Edhe sot jam i këtij mendimi, se atëherë, deri në vitin 1995,
    korrupsioni ishte në nivele minimale, pra praktikisht nuk ekzistonte.
    Njerëzit që ishin në administratën e PD-së ishin në shumicë dërrmuese
    idealistë, njerëz tip misionarësh të lirisë dhe të antikomunizmit. Pas
    referendumit, sidomos gjatë vitit 1996, PD-së filluan t'i ngjiteshin
    gjithfarë arrivistësh dhe degjeneratash, që janë pasojë automatike e
    korrupsionit politik. Korrupsioni politik shkakton edhe korrupsionin
    ekonomik. Me korrupsion politik nënkuptoj vjedhjen e votës, edhe brenda
    PD-së, moszbatimin e parimeve demokratike etj. Ia vlen të ndaloj pak te
    një gjë shumë e përfolur, edhe për korrupsion, tek privatizimet. Gjatë
    viteve 1993 dhe 1994 privatizimet janë udhëhequr nga unë, në pozicionin
    e zëvendëskryeministrit për reformën ekonomike. Them se ka qenë procesi
    më pak i korruptuar i të gjitha reformave ekonomike të këtyre 15 vjetëve
    tranzicion. Në të gjithë vendin u krijuan bordet e privatizimit (pothuaj
    900 vetë në të gjithë Shqipërinë), të cilat shërbenin si nxitës të
    privatizimit, si zhbllokues të ngecjeve të privatizimit. Edhe brenda
    PD-së shpreheshin qëndrime, si "jo po mos ta privatizojmë filan objekt,
    se nuk kanë bërë akoma dokumentet ish-pronarët", apo "përse ndërmarrjen
    të mos e privatizojë ky grup ish-të përndjekurish politikë?", apo "përse
    mos t'ia japim një investitori me ide shumë pozitive biznesi?" etj. Të
    gjitha këto ide, këto ngecje, para krijimit të bordeve të privatizimit,
    ishin shkak për frenimin e procesit, gjë që lidhej me dëmtime të
    paimagjinueshme të pronës së përbashkët. Duhet të shkojmë me mend në
    situatën e fillimit të viteve '90, që të kuptojmë se nuk mund të vonohej
    asnjë moment privatizimi, sepse do të ishte me pasoja shumë të rënda,
    mund të mos mbetej gjë për të privatizuar, sepse objektet do të
    shkatërroheshin edhe fizikisht. Mentaliteti zotërues antipronë
    shtetërore që mbretëronte, ishte mentaliteti i grabitjeve masive, i
    trashëguar nga periudha e qeverisë Nano të vitit 1991, me grabitjet
    masive në Laç etj. Bordet qenë një "shpikje" që godiste, rregullonte
    edhe situatën para bordeve, kur vetëm "dy ministra" vendosnin: me firmën
    e tyre përjashtonin nga ankandi! Pra bordet, këta 900 vetë, qenë
    parlamenti i privatizimit. Edhe personat e SHIK-ut, apo Shefi i Policisë
    që merrte pjesë në bord, e që sot përflitet gjithë mllef, ishin vënë
    qëllimisht që të ulnin rrezikun e kalimit të pronës shtetërore në duart
    e personave kriminalë. Nga ana tjetër, në borde merrte pjesë edhe
    opozita. Vendimet e bordeve ishin të hapura, ku secili votonte me
    shkrim. Publikimi i privatizimeve ishte perfekt dhe fare transparent. Si
    rezultat, u privatizuan me mijëra ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të
    mëdha, brenda më pak se 6 muajve. Megjithatë, procesi u kritikua, e unë
    mendoj se u kritikua sepse nuk u bënë hatërllëqe, as për ata të PS-së,
    dhe as edhe disave të PD-së, që "të mbyllnin gojën"! Shoh sot në media
    ca liderë politikë që "shajnë privatizimin me borde", e më kujtohet kur
    vinin në zyrën time që të kërkonin favore të paligjshme për privatizim.
    Duhet thënë se Bordi Qendror i Privatizimit, që unë kryesoja, nuk ka
    bërë, në qindra rastet që ka kaluar nëpër duar, asnjë përjashtim të
    vetëm nga ankandi, e përsëris, as edhe një përjashtim të vetëm! Diku nga
    viti 1995 u hoqën bordet e privatizimit, dhe privatizimi filloi të bëhet
    "ekskluzivisht me ankand". Ky qe një dështim i plotë praktik. Ankandet u
    kriminalizuan. Në ankande hynin kriminelë të armatosur, që kërcënonin
    ose blinin pjesëmarrësit në ankande, që të tërhiqeshin. Procedurat u
    bënë fare jotransparente. Nejse, nuk po e zgjas më tej për privatizimin,
    sepse nuk dua t'ju shkëpus nga tema juaj e intervistës. Aktivitetet ku
    mund të flitet për korrupsion dhe mungesë totale transparence qenë
    marrja e kredive nga bankat shtetërore, marrjet e licencave, dhënia e
    tokave me qira "99 vjet" etj., të cilat nuk u kritikuan aq shumë nga
    opozita e kohës, PS-ja, me që ishin edhe vetë të përfshirë në
    korrupsionin që nisi: PS-ja paguhej me favore nga të korruptuarit e
    PD-së, për të mos folur shumë, për të mos kritikuar shumë! Sidoqoftë,
    duke e parë situatën me mendtë e sotme, pas 8 vjetësh regjim të PS-së,
    jam i bindur që rastet e korrupsionit, para vitit 1997, kanë qenë me
    mijëra herë më të pakta, më të rralla se sot. Sot, të gjesh një zyrtar
    që nuk merr bakshishe, që nuk trukon tenderat për të marrë "10-20%-shin
    e vet", është gjëja më e vështirë, e shpesh e pamundur.

    *Si e gjykoni qëndrimin e qeverisë së PD-së dhe presidentit Berisha në
    ngjarjet e vitit 1997?*
    Disa gjëra i shpjegova më lart. Por ajo që do të theksoja përmbledhtas
    këtu, është sa vijon. Faji kryesor i kastës së aparatçikëve profajde të
    PD-së, me në krye z. Berisha, nuk ishte tolerimi i firmave piramidale.
    Jo, tolerimi mund të ishte jo faj, por gabim, apo gomarllëk. Këtu flitet
    për faj të rëndë penal, për ushqimin e firmave piramidale me përkrahje
    politike, për krijimin ndaj tyre të lehtësive për të vepruar në një kohë
    që ekzistonte detyrimi i qartë ligjor për t'i ndaluar. Flitet për
    mbështetje qeveritare në pagesat e tatimeve dhe taksave, për
    kontrollimin e financave të tyre skandaloze dhe për fshehjen e gjendjes
    së tyre reale-e kjo nuk do të thotë "tolerim", por do të thotë
    praktikisht krijim i piramidave. Natyrisht, janë pronarët e tyre
    ekzekutorët e krijimit të tyre, por z. Berisha, në krye të aparatçikëve
    profajde, i krijuan politikisht dhe ekonomikisht piramidat, siç krijon
    një pushtet një rend ekonomik të caktuar. Nuk jemi pra vetëm para një
    mosveprimi, jemi para veprimesh në favor të firmave piramidale
    mashtruese, të kryera nga kasta propiramida e PD-së. Fakti që shumë
    zyrtarë të firmave piramidale ishin ish-sigurimsa apo ish-aparatçikë të
    Partisë Komuniste, nuk do të thotë se ato i krijoi PS-ja e jo PD-ja; ai
    soj zyrtarësh ishin shërbëtorët më të devotshëm të Kryeministrisë dhe të
    Presidencës së kohës së PD-së!

    *Nëse PD-ja, që në dhjetorin e 1996-s, apo fundja në janarin e vitit
    1997, do të krijonte një qeveri teknike për ta shpënë vendin në zgjedhje
    të parakohshme, e njëkohësisht do të fillonte të ndante paratë në një
    masë të vogël, p.sh. deri në vlerën 10 000 dollarë (sa të kënaqeshin
    masa më e madhe e kreditorëve nga demonstratat), Shqipëria nuk do të
    ishte shkatërruar. Shqipëria u shkatërrua që z. Berisha të mos humbte
    kolltukun e tij të presidencës së dytë, dhe që berishistët të mbanin
    pushtetin aq të dëshiruar. Ju keni qenë një nga drejtuesit e qeverisë
    dhe njerëzit më të besuar brenda PD-së. Sipas jush, duke ndjekur
    lëvizjet e fundit politike, ka ndryshuar vërtet PD-ja dhe Berisha?
    *Z. Berisha në përmbajtje nuk ka si të ndryshojë, ai vetëm ka vënë një
    maskë për t'u dukur "qengj". Nuk ka vend tjetër në botë, që mban në
    politikë një lider që t'i ketë bërë vendit të vet atë që i ka bërë z.
    Berisha më 1996-'97. Ndërsa PD-ja ka ndryshuar për keq; ka rrëshqitur më
    majtas se PS-ja, dhe, ç'është më e keqja, ka marrë ngarkesa populiste,
    që kanë brenda totalitarizmin, që është një rrezik i madh për vendin.


    *Jeta aktuale dhe shkaku pse nuk ingranohet në politikë*

    */Kopliku: Nuk kam një parti politike që të më përputhet/*
    Bashkim Kopliku, ish-ministri i sukseshëm i Rendit i Partisë Demokratike
    në vitet 1992-1993 nuk mendon të futet sërish në politikë, pasi sipas
    tij ende nuk ka një parti që i përputhet së paku në gjërat kryesore, me
    mendimet e tij. Tashmë në pension, Kopliku mendon se Partia Demokratike
    ka ndryshuar për keq, në një kohë që ai vetë nuk kë ndryshuar. Kopliku
    pohon se ndihet komod që është prezent në media me mendimet e veta të
    shprehura në formë opinionesh. Sipas tij "e kam për detyrë t'u them
    bashkëqytetarëve të mi të vërteta, ashtu siç i mendoj unë. Mendja ma
    thotë se i bëj një të mirë opinionit politik e ekonomik shqiptar, me
    analizat dhe opinionet e mia". Njeriu që dikur drejtonte bordin e
    privatizimeve të ndërmarrjeve dhe gjithçkaje shtetërore të trashëguar
    nga komunizmi, pohon se korrupsioni në atë kohë ishte në kufij minimalë
    dhe se detyra e tij ndaj shtetit është bërë shumë ndershmërisht. Në këtë
    këndvështrim Kopliku sheh të gjithë angazhimin e tij të dikurshëm në
    strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. Duke besuar se ka
    përmbushur shumë më mirë se të tjerët, që tashmë janë në radhët e PD,
    detyrat e tij jo ndaj partisë, por ndaj popullit dhe shtetit.


    *Pasaporta*

    -Diplomuar si inxhinjer elektronik në Universitetin e Tiranës, 1966.
    -Uzina e Radio Televizorëve Durrës (1973-1991)
    -Kryetar i Sektorit të Kontrollit të Cilësisë (1973-75)
    -Kryetar i Byrosë Teknike (1985-90)
    -Kryeinxhinjer (1990-91)
    -Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Durrësit (1991-1992)
    Deputet i Kuvendit (1991-1997)
    -Zëvendës Kryetar i Këshillit të Ministarave dhe Ministër i Rendit
    Publik (1992-1993)
    -Zëvendës Kryetar i Këshillit të Ministarave i ngarkuar me Reformën
    Ekonomike (1993-1995)
    -Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Financës dhe
    Privatizimit (1996-1997).
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Mes carcafit te gjate qe ka derdhur Kopliku, une u perqendrova tek pjesa e pare, aty ku thote se Berisha urdheroi armatimin e PD-se ne 1997. Per fat te mire, Kopliku pretendon se kjo gje u tha ne grupin parlamentar te kohes, pra ne prani te 100 e ca veteve. Rrjedhimisht eshte e konstatueshme ne se po genjen apo po thote te verteten. Pershtypja e dyte eshte se Kopliku flet per "liberale" dhe "te forte" por nuk permend asnje emer se kush ishin keta liberale dhe kush ishin keta te forte. Pershtypja e fundit eshte se zoteria ne fjale priti mbi tete vjete per te zbardhur nje ngjarje te rendesishme te 97 per ta hedhur si shashke ne pikun e fushates elektorale. Dhe nuk ka si mos te te bjere ne sy sintonimi i perkryer me platformen e vetme te PS-se, ate anti-Berishe, kur kane mbetur vetem tre dite fushate elektorale.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vellai i gruas se Koplikut kandidon per PD-PDR.. pra Fred Xhaferi..

    kushedi c'heq i ziu me kok derrin Bashkim..

    Fenomeni "Kopliku" ..do nje trajtim te vecante.. e do ja bejme ndonje dite..

    Ate e kurdisin..

    ate vidhen qe e kurdis nuk e ka ne dor i ngrati Bashkim..

    eshte e vjeter ajo vidhë..

    Por nje gje eshte interesante dhe e vertete.. se.. PD ka vene ne qeverine e saj te Pare.. Armiq te saje te betuar.. sikurse Kopliku..Sander Meksi, tan Hoxha e plot e plot te tjere..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Mua me beri pershtypje ne kete historine e " Belul Gjeraqines" qe:

    Vite ku Bashkim Kopliku ka qene ne poste te qeverise 92-96, jane vitet me te mira per Shqiperine. Se ka punuar me vetmohim Baci.

    Autoritari, patriarku, "diktatori" Sali Berisha, qe bente vetem cfar donte vet, nuk ka patur dore ne punen kolosale te viteve 92-96. Ate e bente vetem Baci.

    Kurse faturen e 97 nuk themi qe sduam ta paguajm, por kur shohim qe po vjen kamarieri per te mare llogarine, ngrihemi si me terezi nga tavolina per te shkuar ne WC dhe ja leme Sales te merret me pagesen.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Thelbi ketu nuk esht e lagu se lagu ,por esht shum i thjesht me nje pyetje


    A I ARMATOSI SALA ANTARET SIMPATIAZANTET SHOKET DHE FISIN ME ARME PARA 97 APO JO ????????


    Meqense e kane shkruar edhe te tjere kete fakt do doja pergjigjen tende Brari .

    Dhe ne qoftese po ateher gjith faji esht i Sales pa shum dengla

    dhe ne qoftese jo i bien ne qafe kot , pasi ka qene viktime e pa-aftesise se tij politike etj..

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Sot ne emision Opinion, ku te tjere te ftuar ishin Ruci, Gjinushi dhe Pollo, Jozefina Topalli tha dicka interesante qe nuk e zhvilloi dot me tej se debati u ashpersua shume dhe pati shume nderprejeje te fjales. Nuk e mbaj mend fjale per fjale, por tha se ne mbledhjet e grupit parlamentar te viteve 96-97 ajo ishte ne karriken ngjitur me Koplikun dhe nuk kishte degjuar dicka te tille dhe se Kopliku duhet te kete pasur halucinacione.

    Ky fakt eshte shume i lehet per tu ekspozuar, nqs shtypi yne nuk do ishte i klientizuar. Gjate intervistes Kopliku permendi krahun e forte dhe ate liberal. Gazetarja nuk kujtohet ta pyese se kush tjeter bente pjese ne kete krahun liberal, qe presupozoj se do ishin me te gatshem per te pranuar kete deklaraten hipotetike te Berishes. Mgjth, dihet lista e deputeteve te 96 te PD-se dhe marshalla jane shume, jo pak ende aktive ne politike. Ti pyesin dhe ta marrim vesh.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Sic e kam thene edhe me pare, dobesia kryesore e Berishes eshte perzgjedhja e njerezve rreth tij, dhe Kopliku qe eshte nje derdimen e gjysem per nga vete fjalori qe perdor, dikur Berisha e beri edhe minister. Kopliku, Baleta, Brus Xhekson e ndonje tjeter jane ata qe bejne profesionin e prostitutes politike. Cfare do te me japesh qe te shkoj tek Gazeta e Mafies Shqiptare qe te bej nje intereviste kunder Berishes?

    Kopliku ka edhe nje arsye tjeter personale qe i trembet berjes se Berishes kryeminister. Vete Kopliku eshte akuzuar nga SHIK ne 1997 si spiun i sherbimeve sekrete te vendeve fqinje brenda qeverise shqiptare. Bile edhe vete Berisha e ka nxjerre nje fjale te tille nga goja ne parlamentin e asaj kohe ne debat e siper. Riardhja e PD-se ne pushtet do te thote hapje dosjesh, zbardhja e te verteteva te 1997, gjykimi dhe ndeshkimi i krimineleve qe shkaterruan dhe demtuan shtetin shqiptar.

    Shpresoj qe Kopila te tille Berisha te mos u japi perseri poste ministrore pasi eshte turp per te dhe degjenerim per gjithe inteligjencen shqiptare.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Bashkim Kopliku: Votoni per te keqen me te vogel, votoni per PS
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 23-02-2013, 14:33
  3. Vajza e Berishës: Pasuria nga UNMIK, 800 mijë USD
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 272
    Postimi i Fundit: 20-05-2010, 04:11
  4. Shprivatizimi i ekonomisë sonë (Bashkim Kopliku)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-03-2004, 17:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •