Magjia e gjuhės

Spiro Saqellari
Logopedist


Disa ditė mė parė, njė i afėrmi im, duke mė kėrkuar njė nder mė bėri njė tė tillė, shumė mė tė madh: Duke mė kėrkuar tė shėrbeja si pėrkthyes midis rrethit tė tij dhe kushėrirės sė tij franceze, unė njoha historinė mallėngjyese tė kėsaj gruaje 68-vjeēare, qė vinte pėr herė tė parė nė dheun e prindėrve tė saj, histori qė zgjoi nė mendjen time edhe njė e tillė, tė ngjashme, por nė kah tė kundėrt. Tė tria kanė nė thelb tė tyre gjuhėn e nėnės, atė qė thithim bashkė me qumėshtin nė fėmijėri dhe kryesisht ata fėmijė qė jetojnė me prindėrit e tyre jashtė, ku kjo pasuri, e dyta pėr nga rėndėsia pas jetės qė na fal nėna, rrezikohet. Kur flas pėr gjuhė tė nėnės, kam parasysh si atė tė njė shqiptari ashtu dhe atė tė njė kinezi, arabi apo rusi qė nuk banon nė vendin e tij.
Margarita donte ta thėrrisnin Kono.
E lindur nė Francė nga dy prindėr shqiptarė dhe e pagėzuar me emrin e gjyshes, Kono, por me fatin e keq tė humbjes sė nėnės nė moshėn dy vjeē e gjysmė, Konua shqiptare, "bėhet" Margarita… Babai, pas vdekjes sė nėnės, martohet me njė vendase qė s'duronte dot gjuhė tjetėr veē tė saj, dhe kėshtu Konua e vogėl, me humbjen e nėnės humbi, jo vetėm emrin qė i vuri ajo, por edhe gjuhėn. Nga gjuha e nėnės mori vetėm aromėn mėngjesore tė saj, pėrkėdheljet, ninullat dhe dhimbjet. Nuk janė pak, nė tė kundėrt, lėnė gjurmė tė pashlyeshme qė jehojnė nė shpirtin e trazuar dhe tė lumtur tė njeriut; patjetėr qė kėtė kishin bėrė edhe tek Konua jonė. Kujtimi i mjegulluar i ninullave tė nėnės, komunikimi me tė atin nė fėmijėri, restoranti i tij qė herė pas here mbushej me ca njerėz tė "ēuditshėm" qė po kėshtu pėrkėdhelnin dhe kėndonin, "pa vegla muzikore" dhe sidomos fjalėt "ēupė e babait", "zemra e babait", "shejtan"…, qė megjithėse tė thėna mes ngashėrimit, nga Margarita "Kono" kuptoheshin qartė, kishin shėnjuar gjithė jetėn e saj. "Gjithmonė, qė e vogėl, jam ndier ndryshe nga moshatarėt e mi - mė thoshte njė ditė - e vogėl, nuk e kuptoja pse? Por kur u rrita, dhe sidomos tani qė erdha kėtu, takova tė "mitė", pashė "fshanė", shtėpinė e prindėrve, rrėnjėt e mia, e di shumė mirė se pėrse kam qenė dhe jam ndryshe: Unė jam shqiptare". Nuk u ēudita aspak, kur njė ditė Konua mė kėrkoi t'i thosha njė "goxha" gruaje, nė krah tė kėndonte njė ninullė. Sapo filluan vargjet "nane, nane ēupėn-o", e mira Kono vuri kokėn te prehri i kushėrirės dhe tha se kjo ishte dhurata mė e bukur e jetės sė saj. Se nė ē 'gjuhė doli mendimi nuk e kujtoj dot, pasi ngashėrimi qė shoqėroi fjalėt e zhvlerėsoi ēdo pėrkthim, edhe nėse duhej njė i tillė. Shumė njerėz erdhėn e takuan Konon nė ato ditė dhe tė gjithėve ajo do t'u thoshte: Flisni, flisni. "Tek fytyra e ēdonjėrit, por, sidomos te fjalėt e tyre, unė shikoj veten fėmijė, e rrethuar nga prindėrit e mi", do tė mė thoshte njėherė gjatė atyre diskutimeve tė gjata pėr fėmijėrinė. Ditėt e fundit para nisjes, vura re se Konua, gjithmonė e mė pak kishte nevojė pėr pėrkthimet e mia. Fėmijėria, e ruajtur aq bukur nė kujtimet e saj dhe e ushqyer po me mjeshtėri nga ajo, po zgjonte tashmė, e ngacmuar nga e folura e njerėzve tė saj, gjuhėn e nėnės. Magjia e gjuhės, e regjistruar qė nė fėmijėri, po rrezikonte tani tė mė linte "pa punė". Kur ndonjėri e thėrriste Margarita, Konua nuk e kthente kokėn deri atėherė sa tjetri ta kuptonte "gabimin". Kono! mė thėrrisni - thoshte - pasi unė ajo jam: Konua nga Mbrezhani. Unė vėrtet merrem me tė folurin, gjuhėn e fėmijės, zhvillimin e saj, por kurrė nuk do ta kisha kuptuar kaq mirė magjinė e saj po tė mos kisha njohur "Margaritėn" Kono....
Pėr nga vlerat qė ka gjuha e nėnės nė zhvillimin harmonik tė fėmijės dhe mė pas, nė gjithė jetėn e tij, pa hezitim, do tė thoshim se rėndėsia e saj ėshtė "flori e shkuar floririt"; pasuri qė e mbart me vete dhe tė shėnjon nga tė tjerėt. E pėrsėris, motivi qė mė shtyn pėr tė shkruar kėto radhė nuk ėshtė mė shumė patriotik sesa njerėzor. Gjuha pėr fėmijėn nė vogėli ėshtė si qumėshti. Qė fėmijės t'i bėhen shėndet, i do nga mėma e tij. Qumėshti ushqen organizmin, gjuha mendjen. Nė kėtė moshė, ajo nuk pėrmbledh vetėm fjalėt, por ninullat, pėrkėdhelitė, tė shprehurit e parė, fjalėt e para, kujtimet, mbresat e fėmijėrisė etj. Meqė ka tė bėjė me gjitha kėto gjėra themelore, gjuha vazhdon tė jetė gjatė gjithė jetės ekuilibėr pėr mendjen. Gjuha ėshtė atje, nė rrėnjėt tona dhe jo vetėm pėr ne, por edhe pėr ata qė do tė vijnė. Do tė ishte gjėja mė e pakėt qė kur harron njė gjuhė tė humbisje vetėm aftėsinė pėr ta folur atė, por bashkė me tė, fatkeqėsisht, sidomos kur bėhet fjalė pėr gjuhėn e mėmės, humbet kujtimet, fėmijėrinė tėnde, njė nga momentet mė tė ēmuara e mė tė referuara nė jetė. Me kohėt e reja qė kanė ardhur dhe sidomos pėr ne, vendet e varfra, dihet qė gjuha e nėnės ėshtė e rrezikuar. Por ne kemi, gjithashtu edhe shembuj nga eksperienca e vendeve tė tjera qė i kanė kaluar kėto probleme, eksperiencė qė vjen nė formė jehone dhe bėhet pėsim pėr tė ruajtur identitetin nė kėtė botė qė sapo vjen dhe po globalizohet. Pak histori kemi dėgjuar pėr italianėt, irlandezėt, grekėt apo dhe shqiptarėt e "amerikanizuar"! Tė pėrpiqemi pėr shkollat shqipe, por sė pari, t'i krijojmė parakushtet e saj nė shtėpi me fėmijėt tanė, duke e mbajtur gjallė dėshirėn dhe dashurinė pėr gjuhėn, duke folur e kėnduar nė tė, qė nga ninullat e deri tek kėngėt mė tė fundit, qė nga pėrrallat dhe historitė e lashta deri te lajmet mė tė reja. Si mėmėsia edhe atėsia nuk transmetohen dot veēse nė gjuhėn e nėnės; dashuria gjithashtu. Ndaj t'u flasim shqip, jo vetėm atyre qė ikėn "burra" kėtej, por edhe fėmijėve qė na lindin nė vendin ku jetojmė. Gjuhėn tjetėr fėmija e mėson sapo t'i vijė koha pėr tė dalė pėrjashta, me moshatarėt e tij. Tė flasim me ta, t'i pėrkėdhelim e qortojmė nė gjuhėn qė na kanė folur edhe ne prindėrit tanė, pasi vetėm nė gjuhėn e nėnės jemi tė aftė ta bėjmė si duhet kėtė. Kėshtu do tė ruajmė rrėnjėt, pasi gjuha i vadit ato dhe bashkė me to mban gjallė kujtimet qė tė tregojnė kush je, nga je dhe ku vete; thelbin e tė qenit pra.


Marre nga Tirana-Observer.