Artikull qe tregon--ne thelb ca ka qene--PPSH nga rrjedh PSSH--asnje parti e klases puntore a socialiste--po nje grup njerezish--qe as nuk kishin ndonje lidhje me te majten--------po perdorrnin stalinizmin per te mbajtur pushtetin.
Prandaj dhe sot shohim udheheqesit e PSSH---si asnje parti tjeter socialist--miljoner me parate e vjedhura nga populli--e duke pire e luajtur ne kazino--kur populli vua.
--------------------------------------------------------------------------------

Fragment nga pjesa e dytė e kujtimeve tė Hrushovit pėr Shqipėrinė. Ēėshtja e kufijve tė Shqipėrisė me Jugosllavinė dhe reflektimi i Hrushovit pėr komunizmin si parajsė e pamundur dhe pėr hapjen e kufijve

Hrushovi: Enver Hoxha, njė bandit


Shekulli

“Ē’ėshtė ky lloj socializmi nė tė cilin njeriun duhet ta mbash me zinxhirė? Ē’ėshtė ky regjim i vėrtetė, kjo lloj parajse? Tė gjithė e duan parajsėn, por ajo nuk mund tė jetė e tillė, pėrderisa njerėzit duan tė arratisen prej saj, kurse dera ėshtė e mbyllur”.
Nikita Hrushov


... Hungarezėt kanė mosmarrėveshje tė forta kufitare me Jugosllavinė, ku jetojnė dy milionė hungarezė. Hungarezėt janė nė grindje me rumunėt pėr shkak tė Transilvanisė. Rumunėt me shkumė nė gojė, pėrpiqen tė vėrtetojnė se qė nga lashtėsia ajo ėshtė provincė rumune, ndėrsa hungarezėt theksojnė se Transilvania gjithmonė ka qenė tokė e tyre dhe se atje mbizotėron gjuha dhe kultura hungareze. Rumunėt bėnė tė pamundurėn nė mėnyrė qė tė shkulnin nga rrėnjėt gjithēka.
Pėr Shqipėrinė dhe Enver Hoxhėn
Njė grindje e madhe kufitare ekziston midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė. Unė mendoj se nė Jugosllavi ka mė shumė shqiptarė se edhe nė vetė Shqipėrinė, ndėrkohė qė Enver Hoxha i druhet Jugosllavisė. Mirėpo shqiptarėt qė jetojnė nė Jugosllavi nuk i kthejnė sytė aspak nga Shqipėria dhe atje nuk duan tė shkojnė, sepse nė Jugosllavi jetohet mė mirė. Madje Tito ndjek njė politikė mė tė menēur.
Enver Hoxha ėshtė thjesht njė bandit. Vallė, politikan ėshtė ai qė njeh vetėm njė metodė: litarin nė fyt dhe tėrhiqe fort? Politikė tipike staliniste. Hoxha mban vrasės tė fshehtė, tė cilėt eliminojnė kundėrshtarėt: i zėnė nė rrugė dhe i therin ose sulen drejt shtėpive dhe i masakrojnė. Po Mehmet Shehu? Mė parė nė Shqipėri ka vepruar njė sekretar i Komitetit Qendror tė partisė, qė ishte punėtor dhe njeri shumė i menēur. Ai konsiderohet themelues i Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, por atė e mbyti vetė Mehmet Shehu. E pėrse? Sepse ai ndiqte vijėn e bashkimit tė Shqipėrisė me Jugosllavinė. Kjo kishte qenė, ndėr tė tjera, ide e Stalinit. Mbase, nė kohėn e vet, ajo ka qenė e arsyeshme dhe mė pas jo. Por nėse dikush ofendon dikė, pėrse u dashka zhdukur?
Socializmi, parajsa e pamundur
Krahas problemeve kufitare, ekzistojnė gjithashtu edhe shumė tė tjera. Ē’ėshtė ky lloj socializmi nė tė cilin njeriun duhet ta mbash me zinxhirė? Ē’ėshtė ky regjim i vėrtetė, kjo lloj parajse? Tė gjithė e duan parajsėn, por ajo nuk mund tė jetė e tillė, pėrderisa njerėzit duan tė arratisen prej saj, kurse dera ėshtė e mbyllur. Nė rast se, siē thuhet, Zoti do tė lejojė qė tė vazhdoj veprimtarinė time, unė do t’i hapja plotėsisht tė tėra dyert dhe dritaret. Po pastaj, mos vallė tė tėrė do tė largoheshin menjėherė? Lenini i hapi kufijtė sovjetikė pas luftės civile. Dikush edhe u largua si Shaljapini, Andrejevi, Kuprini dhe njerėz tė tjerė tė pėrmendur. Por mė pas u kthyen, kurse tė tjerė pėr shumė kohė kėrkonin tė shkonin andej. Vallė, a ka mundėsi qė i tėrė populli tė largohet? Po sa tė huaj vijnė te ne dhe nuk kthehen nė vendin e vet... Pėrse ne duhet t’i trembemi kėsaj?
Hrushovi pėr hapjen e kufijve
Le tė marrim Poloninė. Atje kush deshi tė largohej nga vendi, u largua. Por ēfarė ndodhi? Mė pas shumė vetė u kthyen. Nė kohėn e vet, njė ambasador yni na dėrgonte telegrame nga Izraeli, ku thuhej se disa qytetarė qė kishin mbėrritur atje nga Bashkimi Sovjetik kėrkonin leje pėr t’u kthyer. Unė kam njė tė njohur, grua fatkeqe, qė dy herė ka bėrė burg nė kohėn e Stalinit, burrin ia kanė pushkatuar, vėllanė dhe tė shoqin e sė motrės gjithashtu, ndėrsa gjatė luftės, nėnėn dhe tė atin ia dogjėn tė gjallė gjermanėt”, mė keq s’ka ku tė vejė! Ajo mė ka treguar se njė kushėrirė e saj kishte vajtur nė Izrael, kishte qėndruar pėr mik, kishte parė se si jetonin dhe ishte shprehur se nė pėrgjithėsi hebrenjtė jetonin mirė. Por ata tė moshuar, tė cilėt ishin formuar si njerėz nė pushtetin sovjetik, ishin tė brengosur. Ajo gjithashtu pati dėshirė tė shkonte atje, por kurrsesi nuk pranoi tė jetonte nė Izrael...
Pėrktheu nga origjinali: Nikolla Sudar (Tė gjithė titujt dhe mestitujt janė redaksionalė)

SOMARIO

Nikita Hrushov pėr Enver Hoxhėn dhe komunizmin shqiptar

“Enver Hoxha ėshtė thjesht njė bandit. Vallė, politikan ėshtė ai qė njeh vetėm njė metodė: litarin nė fyt dhe tėrhiqe fort? Politikė tipike staliniste. Hoxha mban vrasės tė fshehtė, tė cilėt eliminojnė kundėrshtarėt: i zėnė nė rrugė dhe i therin ose sulen drejt shtėpive dhe i masakrojnė. Po Mehmet Shehu? Mė parė nė Shqipėri ka vepruar njė sekretar i Komitetit Qendror tė partisė, qė ishte punėtor dhe njeri shumė i menēur. Ai konsiderohet themelues i Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, por atė e mbyti vetė Mehmet Shehu. E pėrse? Sepse ai ndiqte vijėn e bashkimit tė Shqipėrisė me Jugosllavinė. Kjo kishte qenė, ndėr tė tjera, ide e Stalinit. Mbase, nė kohėn e vet ajo ka qenė e arsyeshme dhe me pas jo. Por nėse dikush ofendon dikė, pėrse u dashka zhdukur?”


Reflektimi i Hrushovit pėr krizėn e ekonomisė komuniste. Problemet e Bashkimit Sovjetik me vendet socialiste dhe kriza e ekonomisė ruse nė vitet ’60, kur tė gjithė satelitėt komunistė i kishin sytė nga Vėllai i Madh Rus.

Hrushovi pėr dėshtimin e
komunizmit pėrballė kapitalizmit

Para nesh shfaqeshin edhe aspekte tė tjera tė marrėdhėnieve tona me fqinjėt. Nė atė kohė ēėshtja mė serioze ishte cilėsia e prodhimeve tona. Pėr fat tė keq, ne asnjėherė nuk do t’i arrijmė dot vendet kapitaliste. Por pėr tė konkurruar me sukses me ta dhe pėr ta bėrė socializmin tėrheqės pėr njerėzit, gjithēka te ne duhet tė jetė e cilėsisė sė parė. Ne nuk duhet tė pėrulemi para kapitalizmit. Ky ėshtė turp. Pėr fat tė keq, shikojini radiot, magnetofonėt dhe autoveturat tona se si janė. Ja, pra, ne festuam 50-vjetorin e revolucionit tė tetorit, duke blerė te “kapitalizmi i kalbur” uzinėn e veturave tė markės “Fiat”. Tė tilla makina, me siguri qė atje janė tė vjetėruara, por kapitalistėt nuk janė budallenj”; ata na shesin ato modele qė tashmė i kanė hequr nga prodhimi dhe pėr vete prodhojnė modele tė reja. Pėr fat tė keq, ne akoma nuk jemi nė gjendje tė punojmė siē duhet. Na thonė se mė parė kemi qenė tė prapambetur, por ata qė kanė jetuar dikur nė Rusi, prej kohėsh kanė vdekur. Le tė marrim Japoninė: ajo u shkatėrrua plotėsisht nga lufta, kurse sot zė njė nga vendet e para nė botė. Edhe Gjermania Perėndimore, e cila pjesėrisht ka qenė gėrmadhė, gjithashtu rivalizon me SHBA-nė pėr sa i pėrket progresit teknik. Ē’ėshtė e vėrteta, nė disa fusha tė shkencės e tė teknikės ne ndodhemi pėrpara tyre. Pėr shembull, shpikėm shkrirjen e pandėrprerė tė ēelikut, licensėn e sė cilės ne madje ia shitėm SHBA-sė. Mirėpo kėta shembuj janė tė veēuar nė krahasim me ato qė ne blejmė atje...
Shumė probleme tė ndryshme lindin nė marrėdhėniet midis vendeve socialiste. Po tė mos i shtrosh ato dhe po tė mos i zgjidhėsh, mund tė ēojnė nė grindje. Ne na vjen zor kur vendet socialiste e shohin Bashkimin Sovjetik si njė lopė tė madhe vetėm pėr t’u mjelė, ndėrkohė qė ne jetojmė mė keq se shumica e atyre vendeve tė cilat na ndihmojnė. Niveli i jetesės pėrcaktohet nga plotėsimi i kėrkesave pėr frymė tė popullsisė. Le tė marrim, pėr shembull, konsumin e mishit. Nė vitin 1964 nė RDGJ konsumohej 75 kg mish pėr frymė, nė Ēeki 65 kg, nė Poloni rreth 50 kg, pastaj vijnė hungarezėt tė ndjekur nga rusėt, ndėrsa mė ulėt ishin bullgarėt me 26 kilogramė...
Tashmė ekziston edhe njė problem i ndėrlikuar: shpenzimet pėr mbrojtjen e kampit socialist. E drejtė do tė ishte qė ato tė pėrpjesėtoheshin nė mėnyrė tė barabartė; tė llogariteshin sa shkonin, tė pjesėtoheshin mesatarisht pėr frymė tė popullsisė dhe secili tė jepte kontributin e vet. Unė mendoj se atėherė ne do tė kishim mundėsi tė shkrutonim gjysmėn e shpenzimeve tė luftės tė Bashkimit Sovjetik. Po ēfarė rezultoi nė realitet? Nė kuadrin e Traktatit tė Varshavės, nė njė farė mėnyre, u morėm vesh se sa i duhet njė vendi qė tė forcojė aftėsitė e veta mbrojtėse: ēfarė sasie tankesh duhet tė kishte Rumania dhe sa anije duhej tė ndėrtonte ajo nė Detin e Zi. Mė pas ministri i Mbrojtjes mė raportoi se rumunėt nuk po bėnin asgjė dhe se ata nuk po i pėrmbushnin detyrimet e veta. Rumunė t’i binin shkurt: “Ne na mbron Bashkimi Sovjetik, askush nuk guxon tė na sulmojė, sepse tremben nga BRSS-ja, prandaj le tė shpenzojnė rusėt pėr mbrojtje, kurse ne tė ngrejmė standardin e jetesės”... Gjithmonė rusėt dhe vetėm rusėt... Nėse njė frymė tillė e kujdesit social do tė avancojė edhe mė tej, nėse tė gjithė do tė shpresojnė se rusėt duhet tė kontribuojnė, se rusėt do tė na mbrojnė, kjo mund tė pėrfundonte keq pėr kampin socialist.

27/06/2005
KATEGORIA: Dossier