Amen vella!Qendrime te tilla Pilateske "cfare eshte e verteta..." s'kane vend ne jeten e nje te krishteri.
E verteta nuk eshte doktrine, as mesim, as liber, eshte nje Person dhe ky eshte Krishti.
Amen vella!Pergjigen s'keni si ta merrni perderisa te kuptoni gabimin ne doktrinen e paracaktimit per shpetim. Dhe deri sa ta pranoni ate gabim, pergjigjet tuaja per temat e shpetimit lene shume per te deshiruar.
Ne nuk dime asgje. Ne njohim vetem Krishtin.
---------------------------------------------------------------------------
Persa i perket temes ne fjale.
Do doja te beja nje pyetje te thjeshte.
Nqs cdo njeri vjen ne kete bote i paster, i mire, atehere prej nga del ligesia qe sundon ne bote?
Pergjigjia ime eshte:
-Ligesia s'eshte vecse Miresia, ne gjendjen e saj te pjekur!
Ajo qe njihet si "E mira" s'eshte vecse fara e "Se keqes". E keqja zhvillohet nga e mira dhe ka te njejten natyre me te.
Ne zemren e nje foshnje "te pafajshme" ka po aq ligesi sa ka ne zemren e nje krimineli te pashpirt! E di qe kjo eshte e rende. Por mjaft te kujtojme se cdo kriminel, ka qene dikur nje foshnje e embel dhe e dashur....
Eshte e vertete qe Krishti tha:
Lerini femijet te vijne tek Une, se per ta eshte e hapur Mbreteria e Perendise!
Por, Ai nuk tha:
Cdo femije ben pjese ne Mbreterine e Perendise!
Ne rast se femijet lindin si pjesetare te kesaj Mbreterie, atehere perse dalin jashte kur rriten?
Por, femijet mund te hyjne shume lehte ne kete Mbreteri sepse sistemet imunitare te jetes se rene nuk jane zhvilluar ende tek ata. Dhe e dini se cilat jane keto sisteme:
Feja, Doktrina, Teologjia, Siguria, Traditat,Rregullat, Njohurite "biblike", Imazhet qe kemi ne per Zotin...
Jane pikerisht keto sisteme qe e pengojne njeriun te vije tek Krishti. Dhe femijet nuk i kane keto sisteme te zhvilluara, ndaj ata mund te vijne lehte tek Krishti...
Le te behemi dhe ne si femijet pra...
---Ata nuk diskutojne nese femijet shkojne ne parajse apo ferr...
Krijoni Kontakt